Në të gjithë tragjeditë e kësaj bote, sidomos të atyre që kanë si shkak të drejtpërdrejtë njeriun, punët e mbrapshta të tij, anën delikuente të akteve që ndërmerr, aspekti më i dhimbshëm dhe më i ndjeshëm janë fëmijët. Jo të moshuarit, që dhe ata kanë delikatesën e tyre, jo nënat, por fëmijët më së shumti. Vetëm tek ata, çdo lloj arsye e mosarsyes fiket, nuk funksionon. Tek dy lloj tragjedish që po përjeton bota aktualisht, Gaza dhe rënia e avionit të Malazia Airlines nga goditja e separatistëve pro-rusë në qiellin ukrainas, në fokus janë fëmijët, viktimizimi tragjik i tyre, për shkak se të mëdhenjve nuk u funksionon truri; që në fakt, nuk u funksionon ‘fëmija’ brenda tyre. Sikur njeriu ta ruante sadopak atë naivitet e çiltërsi fëminore me rritjen në moshë, atë botë të pastër ëndrrash e dëshirash, kur t`i dilnin leshrat e burrit, nuk do bëhej njëherësh dhe aq mizor. Në këtë pikë, urimi që kemi ne në gjuhën tonë “u rritsh e u bëfsh burrë!” është krejt pa sens, nëse tek këta burra futen dhe ata që qëlluan me raketë një avion krejt të pafajshëm, që për më tepër ishte dhe 10 mijë metra larg tokës ku gjallojnë sa e sa vrasës të pashpirt, si gjithnjë për gjithë arsyet e mosarsyes; apo se futet tek ata dhe Benjanim Netanjahu. E kundërta, ankesa e tipit “mos u bëj si fëmijë”, kur sheh se ç`bëjnë kësi farësoj burrash, vlen të kthehet në urim: “qëndrofsh gjithnjë fëmijë!” Edhe i tillë do e lesh këtë botë, gjithsesi, por të paktën e lë me nder, e jo si burra burrecë, dikush me leshra e dikush pa to, por gjithsesi prej leshi. Pra, jo të rrosh apo të mos rrosh, por të jesh burrë apo fëmijë, kjo është çështja…/ E.H.

Bukur ermir djali. Këta farë burrash qe flet ne kete esse janë me shumicë ketu? Keta palo burrat tane kane qelluar jo nje avion por ishin gati te vrisnin nje popull te tërë me 1997-ën!? Nuk ka asgje nga ciltersia feminore te keta burrat tane? Madje nuk e dimë nëse kanë qënë ndonjehere femijë apo nënat “lindën burra ne maternitet”?. S’ka asgjë,asnjë shenjë pozitive feminore te keta? Janë kollodokë nga koka te këmbët!? Sikur ta kisha une ne dorë,pas kësaj esseje nxitese te virtyteve feminore do t’i lidhnja të gjithe burrat shqiptarë te bythët e ullinjve të xhevdet hekalit dhe,do t’i lija aty deri sa te thoshin e te nenshkruanin se “ne jemi palo burra”? Përndryshe aty do t’i lija te ngordhnin!?
Bote e mbrapshte………………….!Dhimbje pa funs…………!
BOTE PLOT DHIMBJE E FATKEQESI QE IN KRIJON VETE NJERZIMI I KTHYER NE KAFSHE E PASHPIRT…..!