SHËNIM: Të paguhesh për të mos prishur punë

anazapta

Shqiptarët e Shqipërisë e ata të Kosovës nuk i bashkon thjesht gjuha e gjaku, por dhe ca vese, sidomos ato që kanë të bëjnë me shtetin, ligjin, përgjegjësitë, ndjenjën e detyrës. Edhe pse pak më të avancuar në këto drejtime, për shkak të një trashëgimie më të konsoliduar, shqiptarët e Kosovës po shfaqen së fundi si një lloj rrushi që po piqet duke parë këtë rrushin tonë këndej, sidomos kur vjen fjala për ca prapësi që kanë si objekt rrogën. Një drejtuese e re e sektorit të shëndetësisë në komunën e Gjilanit, ka hasur në letra shkelje nga të më ndryshmet (siç po ndodh me qeveritarët tanë pas ndërrimit të pushteteve), ku ndër to ishte dhe ishte dhe një roje pylli që ishte futur në listë-pagesa si rrogëtar. Në anët tona kjo nuk përbën ndonjë çudi. Rojet e pyllit kanë qenë me shumicë në 8 vjet. Mjaft të thuhet se sa qeveritarë merrnin nga një rrogë duke futur emrin dhe në bordet e ujësjellësave nëpër rrethe, pa bërë asnjë çap pune për ta sjellë në terezi këtë sektor të falimentuar (zaten, prej tyre ka falimentuar), e jo më të shtojnë ndonjë pikë ujë më tepër në çesma. Pra, nuk është fjala se kanë marrë ndonjë rrogë padrejtësisht, por kanë prishur dhe punë mbi të gjitha, sa të vjen të thuash: të të lidh një rrogë, vetëm punë mos prish!    / E.H.

 

A nuk do ishte më efikase që të bëhej ky lloj pazari me Berishën:

-Sa e ke rrogën si kryeministër?

-Kaq.

-E do trefishin e kësaj rroge, vetëm ta lësh një punë që nuk e bën dot?

Sepse, rroga e trefishuar e Berishës dhe e sa e sa qeveritarëve e zyrtarëve të tjerë, do kishte një kosto shumë të të ulët se ajo që ka sjellë paaftësia dhe prishpuna e tyre për sa kanë ushtruar pushtet. Në këtë pikë, dhe roja e pyllit qëndron më lart.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *