Të paktën dje ata duhej të kishin heshtur…

anazapta

Të paktën dje, dy të akuzuarit kryesorë si vrasës të katër qytetarëve të pafajshëm në tragjedinë e 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri Brendshëm Lulzim Basha, duhej të kishin heshtur. Të bënin sikur ishin shumë të zënë me punë të tjera, ndoshta sikur po shikonin fjala vjen filmin më të ri të Hollivudit që po shfaqet në Tiranë ‘Ujku i Uoll Stritit”, se kishin dalë të bënin një ngjitje në mal, apo se patën telefonata të rëndësishme me Grosrukun apo Doris Pak… Por, jo. Ata nuk heshtën.

Berisha u shfaq sërish në “dritaren” e tij në Facebook dhe foli me të njëjtin fjalor që ka folur kur vrau. Mungesa e drejtësisë e trimëron. Foli për “banditë të paguar”, foli për ‘marrje të pushtetit me dhunë”, foli për bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë…

Me të njëjtën gjuhë foli edhe pasardhësi i Berishës në krye të PD-së, Lulzim Basha dhe jo vetëm ai. Bashkë me të ishin edhe Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka, një seri individësh të përfshirë në afera dhe lapanjozëri politike të pashembullta. Këta individë me kredibilitet zero në publik, patën guxhimin të deklaronin dje që fajtorë për 21 janarin qenkëshin vetë protestuesit që i erdhën Saliut përpara zyrës (!!). “Pasojat e 21 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit…”- ishte përgjigja që dhanë për gazetarin që i pyeti. Hapu tokë, çfarë turpi!

Shumëkush është ndjerë i fyer dje nga ky reagim i Berishës, Bashës dhe krerëve të partive opozitare, të cilët humbën thellë në 23 qershor, por me sa duket nuk kanë mësuar asgjë nga shuplaka popullore. ‘Fajësia zverdhet e zverdhet nga frika se mos derdhet’, thotë një fjalë e urtë. Një profesor i nderuar, pasi kishte dëgjuar prononcimin e Berishës për 21 janarin në TV, i irrituar nga gjuha e tij, më mori në telefon e më kujtoi atë fabulën e njohur popullore: Ujkun po e qethnin, që të vinte mend / Ai thoshte: Shpejt, se më ikën dhentë! Ky është Berisha, kjo është fatkeqësisht “opozita e sotme”. Të pandryshueshëm, madje të përkeqësuar në gjendjen e tyre të fajësisë.

Mashtrohen të gjithë ata që kujtojnë se Berisha ka nxjerrë mësime nga 23 qershori. Gabojnë edhe ata që po tentojnë ta rehabilitojnë atë dhe njerëzit e tij njësoj si pas 97-s.

Share This Article
10 Comments
  • Mendoj se duhet mbajtur nje qendrim edhe per prezencen e LSI ne kete perkujtim, kur dihet qe shkak qe nxiti revolten popullore ne 21 janar ishte pikerisht korrupsioni i pronarit te LSi, kryehajdutit me damke Ilir Metes, saliu vrau per te mbroitjur ato kater vota te Ilir Metes qe e mbanin ne pushtet, ndersa tani Ilir Meta eshte perseri ne pushtet dhe con lule te k viktimat e tij. eshte njesoj sikur te ishte gjalle Hitleri dhe te conte lule tek vorrezat e deshmoreve te kombit. O DITA poer kete te beni nje shkrim, per konvertimin e moralit te PS me votat e LSI vetme per t’u bere Edi kryeminister e ca capacule ministra dhe natyreisht te pasuorhen sic u pasurua klika e saliut dhe pastaj si eshte ajo shprehja popullore qe thote: na plasi trapi per popullin e per kombin. Kjo eshte perseritur prej 100 vjetesh ne Shqiperi me te gjitha qeverite e nga te gjithe kryeministrat e kane plackitur e kane shitur dhe e kane braktisur vendin.

  • SHPREH NGUSHELLIMET E MIJA TE SINQERTA PER VIKTIMAT E 21 JANARIT.
    Keto jane fjalet qe vrasesi ka shkruajtur ne faqen e tij ne faceboock, dje ne pervjetorin e trete te madakres.
    Shprehja te vret naten dhe te qan diten, ka evoluar, tani kemi se vrasesi te VRET DITEN DHE PO DITEN KERKON TE NGUSHELLOJE.
    Deri ketu ka shkuar pislleku berishian.

  • Hajduti bertet kapeni hajdutin. Krimineli kerkon te fajsoje viktimen. Hajde merre vesh. Per Injorantin Basha duhet te ket vetem nje mase. Burg si vrases, si hajdut. Po ashtu eshte me vend qe ne biruce ta shoqeroje edhe Saliu. Vetem keshtu mund te mebndohet se do ndertohet shtet ligjor.

  • Politikanet tane dhe nje pjese e shtypit akoma vazhdojne te ‘trullosin’ shqiptaret me deklarata qe nuk kane vlere ligjore mbi nje ngjarje qe duhet vertete ti jepet zgjidhje mbas 3-vjetesh dhe mbas atyre denimeve qesharaka qe u dhane. Mjafton te mendosh qe denimi per pak grame hashashe kap maksimumin 5 vjet!! Cfare eshte duke bere kjo qeveri deri tani?Asgje. Ah jo, po del ne gazeta e televizione dhe po thote se do beje reforma ne te ardhmen per drejtesine (c’lidhje kane me ngjarjen e 21 janarit!!). Domethene kush vdiq nuk ka per te pasur kurre drejtesine e vertete dhe jo kete qesharake qe u dha tani. Ku jane ata ish-qeveritaret e djeshem te korruptuar qe gjoja do hetoheshin?

  • more kur do te ndryshoj morali ketu tek ne.po idrizi ,ndoka ,mediu ,po tu jap edi rama vetem nje post doganjeri ,nuk do lene gje pa thene kunder bashes.nard ndoka eshte bere si ora diellore ,nderron ned 6 muaj. fatekeqesisht te gjith lezhianet qe merren me politike jane te tille .nryshon vetem marka e ores.

  • Duhet denuar ajo lloj marrje pushteti me gure e hunj nga kushdo qe e ben sepse ne Amerike po te guxoje kush te kaloje hekurat e ” Shtepise Bardhe” apo te godase policine HA PLUMBIN. E pra vend demokratik eshte Amerika. Prandaj te mos hyjnizojme kot ata qe godasin policine se mund ta beje dhe opozita e sotme “21 Janare”, e atehere si do thote Rama : Beni si them une, mos beni si bej une.

  • mjer per ata qe vdiqen.. ne 21 janar prisja nga edi rama ti tregonte vendin ketyre plehrave pseftodemokrat qe na shkartuan si komb.. sali hajduti dhe ceri i tij luli bashke me servilat e pushtetit republikanet dhe partine e cameve.. nuk mbrojn interesat e askujt po vetem interesat e pushtetit te tyre. keta mbajn peng demokracine .. gjyqesoret prokurori dhe presidenti i shqiperise jane akoma nen komanden e tyre… populli nuk haron se keta e mbajten shqiperin 23 vjet peng.. do vi koha qe o ta paguajn shtrenjt.

  • …..VR!!! Xhota? Bukur e ke bërë këtë esse për ata që duhet të kishin mbyllur gojën për 21 janarin. Bukur e ke sjellë dhe thenien apo sentencën e profesorit. Të bukura janë dhe përfundimet për ata “që mendojnë se berisha ka nxjerë mësime prej 23-qershorit” dhe për ata “që po tentojnë të rehabilitojnë berishën dhe njerzit e tij si në 97-ën”? Ajo që unë jam i interesuar në të gjithë keta qe ju i emërtoni në vetën e tretë “ata” dhe për të cilët kini artikuluar përfundimet ,është të di kujt kategorie politike i përkasin. Dua ta di sepse “ata” janë pa më te voglin dyshim varrmihësit tanë. E doni t’ja u them cilët janë? Janë në të dy kampet e medha politike. Epo kështu ne nuk duhet te shpresojmë. Rehabilitimi i berishës dhe i berishizmit ështe vdekje e shqipërise dhe e shqiptarizmit. Ujku nuk duhet qethur. Ujku duhet rjepur. Prandaj profesori nuk ta ka lançuar kot atë fabul. Ka qënë burrë me mënd. Nuk e ka pasur fjalën vetëm te ajo qe mendonte ujku kur po e qethnin jo? E ka pasur dhe te berberi. Dhe berberi qe ka briskun dhe pushtetin nuk duhet te meren me qethjen. Duhet t’ja shkojnë gërshëren në gurrmaz jo në lesh. Por e kam thene shume here dhe do ta them edhe shume here te tjera,-nuk duhen gërshërë katovice por hanxhar hekali. Pazareve me ujkun po u del boja, prandaj ujkut nuk i mbyllet goja. Nderime xhotë! V0: kam një pyetje,- a kanë më nga ata jataganët e rrapo hekalit në Hekal? Po ajo koburja e avni rustemit ku eshte se më duket se esat pasha tani ka mare pseudonimin “katovica”? I duhet thëne “avniut” ky ndryshim!? Qofsha i gabuar xhotë se “rrahja me vaj e me uthull” më ka lënë dhe ca pasoja…!? E kupton ti qerrata i zgjuar hekali, e kupton? Vetëm kaçi ta ka futur njeherë kur vari xhaketen te ulliri i shtepise tënde në hekal !? Dhe edlira qe të ka vjedhur mbiemrin!?

  • Këtë version pëllumbi e ka thënë disa herë dhe nga menyra si po zhvillohen ngjarjet kam filluar ta besoj. Ka shumë ngecje te rilindjes dhe kjo po duket se ka diçka. Ka prapaskena qe nuk dalin hapur. Autorit pergezime!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *