Të protestuarit, mes imitimit dhe risive

anazapta

Ndërrimi i sistemeve rithemeloi dhe institucionin e protestës në Shqipëri. Akti i parë ishte greva e urisë së studentëve. Dhe ndodhi më pas që çdo lloj proteste patjetër që do shoqërohej me kërcënimin për grevë urie e më pas me të ngujuarit në këtë lloj greve, me një dekor pothuaj të njëjtë: të shtrirë në dysheme e të mbuluar me batanije, kokëlidhur, me cigare në gojë e të parruar. Erdhi një ditë që kjo prirje për greva urie vend e pa vend u bë një shfaqje majmunore pa pikë kuptimi e lezeti bashkë. Lezet jo e jo, por as kuptim jo. Kësaj sëmundjeje nuk i shpëtoi sigurisht dhe politika, ku grevat e urisë u bënë pjesë e saj në dy raste: Me të ndjerin Pjetër Arbnori më 98-ën; dhe me PS-në më 2010-ën, ndonëse kjo e fundit pretendoi se dhe e reformoi këtë lloj proteste, me detajin kryesor të saj: grevistët vërtet nuk hëngrën e u vetëndëshkuan me uri! Kjo, pasi thuhej rëndom se grevat e urisë, kanë bukë nën rrogoz!

Tashmë, në qerthullin e imitimit alla shqiptar, po futet kërcënimi me vetëflijim duke tentuar hedhjen nga lartësia, si dhe përfshirjen e të miturve në akte po ashtu vetëflijuese, sidomos në raste aksionesh të INUK. Por po fiton forcë zakoni dhe  tentativa për vetëdjegie nga ana e ish të përndjekurve politikë, pas dy akteve të tilla afro një vit më parë në një protestë për dëmshpërblimet, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur një prej tyre, Lirak Bejko. Që  të protestosh në Shqipëri, është gjëja me normale, që vjen për shkak të anormalitetit më të madh që përjeton ky vend: padrejtësitë kudo, më këdo e në çdo gjë. Por prirja për të imituar e ndërmarrë rite ekstreme, nuk është hiç një gjë e mirë. Nga sa është parë deri më tani, impakt më të madh në shoqëri, kanë patur ca forma proteste të pasuruar me elementë fantazie shumë më mesazhuesve e prekëse, sesa ato me lojën e vdekjes.       

Share This Article
5 Comments
  • Je tamam në kohë me këtë esse ermir? Po vjen 1 maji? Çfarë do kemi,piknik apo protesta për një jete më të mirë,për një qeverisje më te mirë e sidomos,sidomos për një drejtësi më të mirë sesa kjo që po na tmerron!? Me gjin gjon dhe me hajdutllëk e korrupsion!? Le ta kthejmë 1 majin në protestën e fuqishme për të larguar njéherë e mirë këtë drejtësi të sunduar nga antiligji dhe korporata e togave që ja kanë nxirë surratin këtij vendi ? Le të bëhet ” Dita” promotorja e nxitjes se protestës kunder “drejtësise se gangrenizuar” më 1 maj? Le të bëhemi më 1maj turperuesit e atyre mijra ojf-ve e ojq-ve që nuk kanë levizur kurrë për drejtesi para ligjit! Le ta nisim me shpërthimin kunder ngrehinave të gjoja drejtesisë ,të asaj golgotha-je që po u mer frymën shqiptarëve! Nderime për zërin tuaj inspirues kunder “padrejtësise” me te cilën po presim t’a “helmojmë” edhe 1 majin e sivjetëm!

    • Ekzakt? Të gjitha ojq-të, ojf-të do ta tundin më një maj . Ne vend te parrullave do te tundin donacionet!

  • Jo re jo ? E cna duhet protestat neve re ? Jemi rehat me bukë,qepë,gjizë dhe qofte me brumë . Jo re jo se thonë qe ka pistoleta pa zhurmë e me helm nga ato të Saliut. Na i fusin “pam,pam” e na mbetet gjiza pa ngrënë…!

  • Ne të hekalit do te jemi të gjithë né protestë ? Do marim dhe xhevdet shehun ne krye e do ta tundim atë gjin gjonin a qysh e quajnë atë hajdutin? Jemi burra ne. Nuk rrimë në shtepi si ju që mbetët pas fustanit të grave. Vrimën e miut peseqind do tja bëjmë më 1 maj gjinit e gjinërve ,saliut e salushëve..! Rrofshin trimat e hekalit dhe shoku ermir hoxha!

  • Do vijnë dhe sindikalistet femra të gëzim kalasë e kol nikollit në protestën e 1 majit. Buzët do t’i kenë t’lyme me të kuq në çanta do kenë vezë të ziera e sufllaqe. Me to do të godasin gjin gjonin dhe po nuk e panë do t’i hanë për vehte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *