SHËNIM: Të varfër, por seksi!

redaktor

Pas ballafaqimit me botën nga `90 e këtej, i vetmi ngushëllim për shqiptarët ka qenë fakti se, të paktën femrat tona janë më të pashme se atje, në perëndim, në botën e zhvilluar.

E thënë ndryshe, janë më seksi. Kjo, pasi ndër mitet e ushqyera për një botë të shndritshme në të gjithë aspektet andej kufirit, ishte dhe ajo që femrat e tyre janë më rrëzëllitëse, pasi dhe ushqehen më mirë dhe nuk e kanë surratin me puçrra si tonat, ose me lëkurë të vyshkur nga mungesa e vitaminave. Në këtë mit, rol të madh kishin kryer dhe spektaklet e televizioneve italiane, apo filmat hollivudianë.

Por ja që nuk ishte krejt kështu; dhe nuk ishin të paktë shqiptarët që e prekën “botën e përtejme” të perëndimit, që u shprehën se ndër gjërat që nuk shkonin tek “ata”, ishin dhe femrat; aspak të bukura, si dhe, ose të kolme tej mase ose me fizik prej rakitikeje. Dhe ja tek vërtetohet kjo mbresë kur vjen lajmi se një portal i njohur çek ka konkluduar se femrat britanike nuk janë hiç të bukura.

Sipas asaj ç`ka është thënë në faqen e portalit, mis-i më i fundit në Britani, po të konkuronte në Çeki as në finale nuk do arrinte dot, e jo më të fitonte kurorën e bukurisë. E meqë Çekia i përket Lindjes, atje ku ishim dhe ne, kjo duket se jep orientit politik të vetmin avantazh karshi oksidentit. Thënë ndryshe, jemi vërtet më të varfër, por ama më seksi!      

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *