Nga Elbasani, erdhi dje një lajm që thoshte se një person ishte gjetur i vdekur pak pasi i kishte vjedhur një sasi të hollash një pensionisti. Viktima kishte pësuar një atak kardiak në largim e sipër me të hollat e marra nga xhepi i pensionistit, ndodhi kjo, që dhe në gjuhën mediatike u përkthye si hak i zënë. Gjuha e popullit tonë e bart mallkimin ‘të zëntë haku!’.
Por vetëm në të tilla raste, ku e drejta duket sikur vihet në vend në një formë shumë të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe të kuptueshme nga të gjithë, kujtohemi se jeta dhe marrëdhëniet njerëzore, kushtëzohen dhe nga një përmasë trashedentale, që thjeshtëzohet në ligjësinë e njohur se, në këtë, por dhe në tjetrën botë – kur është fjala për njerëz që besojnë se llogaria totale përmbyllet në botën tjetër – do korrësh atë që ke mbjellë. Por kjo, jo gjithnjë ndodh siç në rastin e Elbasanit, pasi jo gjithnjë me vdekje shpaguhet padrejtësia që bëhet. Ndokush mund të thotë se ajo, qe veçse një rastësi e se hajdutët e të ligjtë e Shqipërisë dhe të kësaj bote, jo vetëm që nuk po japin shpirt si qendër anës rrugëve, por po bëjnë pallë në lukse e qejfe.
Dhe më shumë se ajo çfarë ndodh realisht, njerëzia ndihen ligsht më shumë nga dyshimi se ata nuk po e marrin hakun që u takon. Ideja se, në këtë botë i miri është viktima e jo i ligu, është më fatale se ekzistimi i vetë ligësisë. Dhe rasti i Elbasanit, shërbeu si një pilulë shprese se e kundërta është e vërtetë. Ajo shërbeu për të nxjerrë në pah faktin se aspiratë bazë e sotme dhe e çdo kohe, është të besuarit se çdo mbjellësh, patjetër do e korrësh; herët apo vonë, me vdekje apo me vuajtje, në këtë botë a në tjetrën.
E.H.
==================================================================
Keto lloj vjedhjesh filluan ne gjoja Demokraci gjate
rregjimit kanunor-verior te kriminelit semure-mendor s-Ali Bisha.
Verioret e keqja me e madhe e Shqiperise.
A te duhen sharlatane
Qe lepijne cdo sahane
Qe i vene zjarrin Vatane
Ke,sa te duash TROPOJANE
FAN NOLI
==================================================================
BERISHA BRAKTIS HAJDUTET
Une nuk do e quaja fatalitet infartin kardiak te ketij hajduti elbasanlli, komshi i Luçiano Boçit, kur rrekej ne Llakatund per ti mesuar poezite e Kadarese rinise llakantundare.
Tashme gjithe mbeshtetesit e “organizates se bamiresise pd-iste” siç e ka quajtur kohe me pare Tom Doshi, kane humbur jo vetem zellin e burimet financiare per te mbijetuar mes krimit e poshtersise, por edhe kane humbur kujdesin e kryekirurgut te tyre nga Viçidoli, Sali Ram Shiqere Berisha.
Nje sygjerim per te tjere komshinj te Luçiano Boçit, para çdo aksioni fitimprures, mirrni bekimin dhe viziten mjekesore nga doktor-mortja Sali Shiqerja.