Romano Prodi, dy herë kryeministër i Italisë, dhe President i Komisionit Europian në periudhën 1999-2004, është një personazh, të cilin tentojnë ta thërresin nën armë sa herë që shtrohet nevoja për një personalitet të fortë në krye të një institucioni a dikasteri në Itali. Herën e fundit kur e bënë një tentativë të tillë ishte momenti presidencial në Itali, që fillimisht pati disa ‘djegje figurash’ (mes të cilëve dhe Prodin) e më vonë u finalizua by default me Giorgio Napolitano-n.
Këto ditë është folur dhe për një vardisje që Prodi-t ia ka bërë kryeministri rishtar i Italisë me synimin për ta patur ai anëtar të kabinetit të tij, por Prodi e ka mohuar që të jetë bërë ndonjë bisedë mes tij e Renzi-t. E me këtë rast, në përgjigje të një pyetjeje që iu bë gjatë një interviste në RAI 3 lidhur me ambicjen e tij presidenciale, ai tha: “Jo, as që bëhet fjalë; karriera ime politike është e mbyllur; secili duhet të kuptojë se kur është koha e tij e se kur kjo kohë ka ikur; tani është koha e të rinjve”.
Është një përgjigje e qartë, larg toneve qaramane e qurravitëse që nuk janë të pazakonshme për politikanët e staturës e të moshës së tij. Të bën përshtypje, megjithatë, që ai nuk lë asnjë shteg hapur. Përkundrazi, duket sikur ia mbyll vetes të gjtiha shtigjet që dikush mund t’ia mbajë të hapura. Duket sikur u thotë të tjerëve: “E di që shumëkush do të më shihte mirë në krye të Presidencës, por duhet ta heqin nga mendja një ide të tillë, pasi unë jam tërhequr njëherë e mirë në jetën time private”.
Është e sigurtë që këtë e thotë me dhimbje. Të gjithë ata që janë marrë gjatë me politikë e vuajnë shumë situatën kur kuptojnë se, për ta, loja ka marrë fund, por një pjesë zgjedhin të jetojnë vullnetmirë me këtë vuajtje, sepse kështu nuk lejojnë që karriera e tyre e gjatë dhe e rëndësishme të ketë një fund jo shumë dinjitoz, madje në ndonjë rast dhe qesharak. Nuk është se ndodh gjithnjë kështu, por rreziku që të ndodhë kështu është i përhershëm. Prodi me këtë deklaratë i ka bërë bisht këtij rreziku. Është inteligjent, s’ke ç’thua, dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet.
O’ Tosi,leri pordhet edhe ti…….c’fare do te thuash me “by default”??????……e dime qe e flet anglishten “shume” mire,por behu i kuptushem per te gjithe ne nje shkrim,jo per pakicen????!!!!.
Romano Prodi: Nuk perdor Politiken per Hakmarrje!
Ne momentin qe Kryeministri i ri i Italise, ishte duke u intervistuar nga revista prestigjioze amerikane “Time”, nje telefonate nga Presidenti Xhorxh Bush, qe i uronte Romano Prodit, fitoren e zgjedhjeve ,me 10 prill 2006,do te nderpriste intervisten,per gjysem ore. Ne intervisten e tij te pare,menjehere pas fitores, Romano Prodi,66 vjet, theksoi se Sh.B.A.-te, nuk duhen te frikesohen nga fitorja e te majtes ne Itali, planet e tij, per forcimin e koalicionit dhe cfare mendon ai per kundershtarin e tij gernjar.
Time:-Berluskoni e krahasoi veten e tij me Jesu Krishtin, ju akuzoi ju si nje lider i komunisteve, duke perdorur nje gjuhe vulgare, per te larguar perkrahesit tuaj. Si ju beni fushate kunder nje kundershtari tejet llafazan?
Romano Prodi:-Ju jeni te destinuar, ne rast se dhe ju beni lojen e tij. Por, ne kurre nuk ju pergjigjem ofendimeve qe ai na adresonte. Megjithate, menyra e komunikimit dhe sulmet e tij paten sukses. Ai frikesoi shume perkrahes. Koalicioni i tij humbi, por partia e tij mbeti nje nga me te medhate ne Itali.
Time:-Cilat jane konseguencat qe e nxiten ate te mos pranonte humbjen?
Romano Prodi:-Ishte nje tjeter shembell mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve dhe e gjitha kjo ishte nje loje politike. Nuk ka precedent per ate qe ben ai. Ai eshte nje populist pa rregulla dhe kjo eshte arsyeja qe ai eshte shume i rrezikshem.
Time:-Me nje fitore te ngushte, kini frike se koalicioni i juaj, shpejt mund te shperbehet?
Romano Prodi:-Jo.Me rezultatin e ngushte ne kemi nje konsolidim imediat te koalicionit.Vetem se me kete shumice derrmuese te ngushte,na duhet te koordinojme levizjet tona me shume kujdes.
Time:-Me aleatet,ku perfshihen, komunistet e te Blertet dhe Demo-kristianet,Cfare ju mund te beni per te evituar kolapsin nga krizat qeveritare?
Romano Prodi:-Eshte shume e thjeshte.Spektri i zgjedhjeve Une jau kam bere te qarte aleateve te mij, se ne rast se do te kete carje ne koalicion, une nuk kam alternative tjeter, do t’ju kthehem votuesve. Askush nuk deshiron te humbase punen apo te leshoje pushtetin, qe ata kane fituar.
Time:-Ju jeni zotuar te merrni masa ndaj konfliktit te interesave te Berluskionit, si nje pronar i tre stacioneve televizive nga me pretigjiozet ne Itali. A do ta detyroni ju, Berluskonin te zgjedhe midis politikes dhe pronar mediash?
Romano Prodi:-Une nuk deshiroj te bej ndeshkime ,apo te perdor politiken per hakmarrje.Por nje ligj i thjeshte ANTITRUST,ekziston,por ne na duhet te mendohemi mire se nga duhet t’ja fillojme.Demokracite duhet te kene baraspeshe …dhe perfshirja ne politike dhe informacioni duhet te jene te minimizuara.
Time:-Cili do te jete prioriteti i juaj i pare si kryeminister?
Romano Prodi:Prioriteti absolut eshte permiresimi i ekonomise qe sjell edhe rritjen e mireqenies. Ne do te fillojme duke reduktuar kostot e punes, ne menyre tejet objektive,dhe ne te njejten kohe ne do te dergojme nje mesazh te qarte ne tregjet boterore, se ne kemi nje strategji per reduktimin e deficitit dhe zgjidhja e borxhit te brendshem.
Time :-Demografikisht dhe e pare edhe ne nje kendveshtrim tjeter,Italia eshte nje nga vendet me te vjetra ne bote. A mund te riperterihet Italia?
Romano Prodi:-Problemi i Italise nuk eshte ceshtje moshe. Japonia eshte nje vend me nje popullsi ne mplakje, por ajo eshte ne nje permiresim te plote ekonomik,Problemi qendron ne ate qe Italia eshte e vjeter ne strukturen e shoqerise.
Time:-Ju kini thene se fitorja e juaj eshte nje fitore per Europen. A mos do te thote kjo qe ju menjanoni ,Sh.B.A.te?
Romano Prodi:-Absolutisht jo.Ju e degjuat ne telefonaten pershendetese qe raportet e mija me Presidentin Xhorxh Bush, jane mjaft te mira.Por Italia mund te kete influencen e saj ne punet e botes, se ajo ka edhe peshen reale ne Europe.Me shume se kurre sot, mbetet per tu zgjidhur problemi madhor -ceshtja e Israelit dhe Palestines –dhe kjo kerkon nje kooperim midis Europes dhe Sh.B.A.-se.
Time:-A duhet perendimi te perdore kercenimin e nje nderhyrje ushtarake ne Iran,persa i perket programit nuklear?
Romano Prodi:-Ndersa Europa ka kaluar nje lufte me nazismin,ju kurre nuk duhet te perjashtoni mundesine e nje nderhyrje ushtarake .Por ne kete moment duhet te merret ne konsiderate dhe te funksionoje realisht : DIPLOMACIA . Ne tashme kemi nje vater lufte ne Irak.nuk na intereson edhe nje tjeter.
Cfare ju thoni ju, atyre qe mendojne se me humbjen e Berluskonit, politika italiane nuk duhet besuar me?
Romano Prodi(Buzeqesh):-Ju thoni atyre Me vjen keq ,se Z.Prodi eshte me i besdisshem se Z .Berluskoni,Por te durojne se shume shpejt do te ndrrojne mendim.Le te shpresojme!..
Postoi Raimonda Moisiu
Burre i zgjuar, komentet e tjera jane te teperta.
Prodi eshte europian i kultivuar dhe pranon se karriera politike mbyllet dikur; se secili duhet të kuptojë se kur është koha e tij e se kur kjo kohë ka ikur dhe se tani është koha e të rinjve.
Po cfare ti thuash Kac Islamit qe mendon se karriera e tij politike nuk duhet te mbyllet kurre dhe ai duhet te jete deputet i perjetshem.
Per te qene i perjetshem ne politike u prish edhe me Edin.
Kaci del nga liqeni gjoja ben vrap dhe kujton se eshte cun i ri idioti. Nuk e kupton se eshte kale i ngordhur qe nuk i vlen askujt.