Kemi qenë me mijëra ne shqiptarët që këto dy netët e fundit pas tërmetit me ndjenjë llahtare e shprese njëherësh kemi pëshpëritur me vete lutjen “O Zot!”, duke çuar ndërmend në të qindat e sekondës sa e sa ploja natyrore rreth e rrotull, ku gjindja është dorëzuar në fatin e vet në pritje të zbritjes së mëshirës hyjnore.
Tërmetet si fenomen natyror, kanë historinë e tyre ekstra shqiptare.
Ne ndoshta jemi i vetmi vend që u kemi kushtuar atyre këngë e vargje sfiduese. Në kohën e komunizmit, ideologjia e kohës prodhoi edhe sloganin: “Tërmeti tund malet, por jo shqiptarin”.
Parë nga pikëpamja thjesht njerëzore pa përzierje ideologjike, është e vërtetë se pasojat e disa tërmeteve në atë kohë, u përballuan me një vitalitet të pashoq, përballë mundësive të kufizuara.
“Lart u ngrit o Bahçallëku / më i bukur se më parë” – këndohej, duke ia atribuuar partisë rindërtimin e lagjes së njohur të Shkodrës që u bë simbol shkatërrimi e gjithashtu rindërtimi me të shpejtë, nga tërmeti i prillit 1979.
Dhe po atë vit, në Festivalin e Këngës në RTSH, çmimin e parë do e fitonte një këngë e treshes Liljana Kondakçi, Zeliha Sina dhe Afërdita Zonja, ku ndër të tjera thuhej:
Atë që bën ti Shqipëri / jo bota kurrë s`e ka parë / me djersë vaditesh, e bukur rritesh / dhe lartësive ngjitesh ti….
O ç`u dridh toka o ç`u dridh deti / forcën shqiptari po ku e gjeti / që mbi tërmet o lartë ngrihet dhe më i fortë….
Me ndryshimin e sistemeve, tërmetet u futën në ligjërimin social si diçka që po të ndodhte, do na dreqosnin fare si shoqëri, me arsyetimin se ca tërmete akoma më të rënda kanë rënë në jetët tona.
Ky ka qenë aspekti fatal i këtij arsyetimi.
Ndërsa aspekti shpresëdhënës, ka qenë ai kur një tërmet, edhe pse i frikshëm e me pasoja, është konsideruar i domosdoshëm për t`i dhënë një goditje së keqes.
Por mos ndodhtë!
Sepse jo vetëm që kemi këllqe të dobëta për ta përballuar, por do shpërthejnë më pas dhe akuzat e ndërsjellta politike, me baza sizmike!
e.h. / dita

Ate qe bente SOCIALIZMI I ENVER HOXHES per popullin ne raste fatkeqesish natyrore ,KURRE NUK MUND TA BEJE KAPITALIZMI!!!
Kujtojme TERMETIN e dhjetorit 1967 ne Librazhd e Diber,ku shtepite e shkaterruara u ndertuan te REJA brenda 1 muaji,duke e bere llacin me uje te ngrohte!!!
Vete ENVER HOXHA i vizitoi keto 2 rrethe ne mes te debores per te mobilizuar njerezit!
I PAHARRUAR KA MBETUR TERMETI I PRILLIT 1979 ne Shkoder,ku ngelen pa shtepi 100 mije njerez dhe per 5 muaj e gjithe Shqiperia ndihmoi per NDERTIMIN E SHTEPIVE TE REJA FALAS me te gjitha MOBILJET !!!
Bile ne BAHCALLEK,kam punuar vete personalisht,ne krye te 250 ushtareve per MBJELLJEN E LULEVE,PEMEVE etj ne oborret e vilave FALAS!!!
25 ambasadoret e asaj kohe te akredituar ne Tirane,dyshonin se SHTEPITE DO ISHIN PREJ KARTONI,me qenese qeveria shqiptare NUK PRANOI ASNJE QINDARKE NDIHMA TE HUAJA!!!
Kur erdhen ne Bahcallek,goditnin me gisht muret e shtepive dhe te habitur u binden se CFARE FORCE MORALE,EKONOMIKE DHE SOLIDARITET KISHTE SHTETI DHE POPULLI SHQIPTAR I ASAJ KOHE!!!
Krahasojeni kete shembull me PERMBYTJET KRIMINALE qe beri Sali Berisha,po kesaj zone per 4 here rresht,duke i shkaterruar SHTEPITE E ENVER HOXHES FALAS,tokat e mbjella,bagetite etj duke mos u dhene asnje lek demshperblim!!!
NE KAPITALIZEM(po e provojme ne kurriz)NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK,thoshte Enveri,por ne habiteshim!!
Termeti i 15 Prillit 1979 mobilizoi popullin shqiptar ne nje unitet te papare ne histori. Tre vellezit e mij ishin vullnetare dhe nder drejtuesit e kantjereve ne Dajc, Bushat e Velipoje. Nuk ishin anetar te partise, por ingjiniere, vullnetare drejtues dhe specialiste te afte, shqiptar te vertete. Ata moren pjese me vullnet te lire dhe perkrahen me entuziazem politiken e PPSH per rindertimit te shpejtuar te zonave te demtuara. Ata e deshen Shqiperine te bukur dhe popullin te lumtur. Nuk punuan per xhepat e tyre si dikush sot, por per vendin u sakrifikuan edhe ne kantieret e hidrocentraleve . Sot nuk jane me, pasi vdiqen pak kohe me pare me nje pension prej 100 eurosh ne muaj. Termeti i ketyre diteve me beri te kujtoje me respekt sacrificat e tyre ne ndertimin e vendit dhe rindertimin e shtepijave te reja te shkaterruara nga termeti i 1979 ne Shkoder dhe rrethinat e saj.
Kapitalizmi eshte i mire per hajdutet , kriminlet dhe “kollaron” qe di ta shfytezoje kete element //! Beji analizen 30 vjecarit te fundit e do te bindesh ..! Socializmi nuk ka per tu zhdukur kurre perderi sa populli jeton .Populli sot eshte i mashtrruar nga ata qe dje u rriten me perkedhelime . Ata sot jane ne sherbim te borgezise se pa meshireshme . Populli ne asnje vend te botes nuk e do kapitalizmit , por borgjezia ka shtene ne dore mjetet e propagandes ..!Poshte tradhetia ..!
Kam qene ne Lezhe ne 79 kur ra termeti, dhe sot e mbaj mend mire se si zgjoheshin ne 3 te mengjesit puntoret, si femije nuk i merrja vesh po sot kur Tirana u lekund rende me erdhi ne mendje ajo kohe,ndodhin keto qe ne te marrim vesh se cfare ishte Enveri dhe cfare jane keta debile qe qeverisin sot, na duhen dhe tregimet e te ish arratisurve qe kan kaluar me ndihmen e UDB te kuptojme qe Enveri ka pasur te drejte.