Deri ditën kur nisi puna e komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, iu mëshua fort faktit se përveç kritereve teknike, kjo reformë nuk do kishte asnjë kriter tjetër. Por atë ditë, nuk e di përse u zgjodh të futej një lloj kriteri, që e bëri këtë reformë të ketë për gërmë të parë alfabeti M-në, minoritetin, atë grek pra! Nëse kriteret duhej të ishin vetëm teknike, përse duhen përfshirë dhe kritere etnike që mund të cënojnë ato tekniket, që kanë të bëjnë me menaxhmin më të mirë të mundshëm të territorit?!
Nëse do kursehen fjala vjen 80 milion euro në vit nga ndarja e re, a nuk është e padrejtë që për një kriter etnik, kjo shifër të zbresë në 60-të?! Po sikur në emër të kritereve jo teknike, të ngrihet dhe opozita e të kërkojë kritere elektorale, ç`duhet të ndodh më pas?! Arsyetimet për një minoritet që nuk duhet të preket pasi mund t`i cënohet identiteti si vlerë, nuk qëndrojnë. Identitetin e një komuniteti të caktuar nuk e cënon aspekti teknik i një qeverisjeje, por fryma e saj, nëse do jetë diskriminuese, përjashtuese, paragjykuese dhe cënuese e të drejtave elementare të atyre njerëzve që përbëjnë atë komunitet.
Përkundrazi, vlera e të ndryshmeve në jetën njerëzore, është aty ku e ndryshmja bashkëjeton, harmonizohet mes vetes, jo për t`u njehsuar, por për të mbetur e ndryshme. Së këndejmi burojnë vlerat humane, së këndejmi testohen ato në një shoqëri. Nëse minoriteti do jetë një enklavë me vete, më kufij të ndarë dhe institucione qeverisëse, arsimore dhe edukuese të ndara, ahere si do dalë në pah virtyti ynë i bashkëjetesës?! Ne nuk i bëjmë nder minoritetit duke i thënë: ju në punën tuaj e ne në tonën!
Këtë lloj “komoditeti” as komuniteti nuk duhet t`ja lejojë vetes. Komoditeti më i madh në këtë rast do ishte fryma e vullneti i përbashkët që përmbi veçoritë e identitetet e ndryshme (duhet veçuar që janë të ndryshme dhe jo të kundërta), të ndërtohen realitete të të përbashkëtave, që në emër të jetës e dinjitetit janë shumë më tepër sesa të ndryshmet. Dhe ky do ishte një leksion shqiptar mjafti i vyer për Ballkanin dhe Europën, pasiqë vlerës së bashkëjetesës fetare do i shtohej dhe ajo e bashkëjetesës etnike. Pastaj, si mundet që krerë politikë të minoritetit ta kenë në majë të gjuhës fjalën integrim, e nga ana tjetër të kërkojnë veçim?! / E.H.

e more ne na qeverisin shqipfolsit prandaj jane punet keshtu se po te ishte verte vota e lire dhe demokratike nuk do te ndollnin keto tragjedi keti populi , qe komandohet nga banditat shqipfoles dhe komandohet nga ambasadoret e veri atlantikut populli nuk ka as dhe nje gje ne dore dhe kur voton ja vjellin voten si te arllmen e tyre dhe te brezave se po te ngrihej populli per te drejtat e tyre nuk do ti kishim keshtu punet .
Bukur z.E.H. Te pakten, per te paren here shoh nje Numer! Duke mos hyre ne idete e artikullit [qe per mua qendrojne] nuk i jepen popollit shifra fare ne cdo vendim marrje; e sidomos ne ndryshime te tilla kurdohere ka nje kosto. Askush, asnjehere, nuk thote Asgje. Pse?
Debati eshte perqendruar ne zgjedhje e vota; pozite e pozite; fiton ky apo i ngelet hatri atij; Parlamenti do miratoje, ekspertetet po japin disa variante….po “mire o njerez te mire” C’dodh me Popullin? I ziu popull do te dije kostot, faturat, taksat e shpenzuara; per kete “reforme” Sherbimet dhe perfitimet. Cilat jane demtimet, te mirat dhe efektet e ndryshimeve? Kush mendon apo na i thote ne keto? Votimet u bene, do behen…1x ne 4 vjet. Pastaj? Populli do merret me “pasojat e kesaj reforme” cdo dite, kur ju ti keni “hartat, deputetet e votat.”
—
Mua kjo “menyre e distancuar” sikur jane “vezhgues te pa-anshem” e jo banore te tokes tone, e krejtesisht te ndare nga Fiananca dhe Kostot per nje shtet, ku vetem diskutohet per “vizione e vendime Politike!” …me duket SKADALOZE. Jeni nje shtet ne borxhe, jo vetem ne borxhe por po marrim borxhe per te lare borxhet. keto borxhe qe duhen lare do ri-paguhen me interes te Akumuluar, i cili ne varesi te tregjeve e krizave boterore – ne raste – shtohet ne menyre progresive, duke kaluar patjeter shumen origjinale e shumen e parashikuar te shlyhet. Per me teper [2x] po shikojme te marrim dhe me shume borxhe, dhe nuk ka garanci qe cdo institucion borxh-dhenes do na i jap keto borxhe. Pra do kalkuluar paraja. Dikush mund te pyese [me naivitet] e ben mire qe e mendon dhe kete, ” asgje nuk ndryshon, Shqiperia eshte ajo qe eshte, ku qenkan Shpenzimet?”
Nese ndryshon nje strukture lagjeje qofte dhe tabela rrugesh ne segment prej 10 Km gjithmone ka shpenzime; asgje nuk behet falas; edhe kur del nga nje xhep i buxhetit te hyje tek tjetri: Duhen PARA. Para te cilat nuk i kemi. Ne reforma e ndryshime administrative ne rang shtetetor; do ndryshojne qe nga vulat, letrat dhe emertesat deri tek Arkiva e Shtetit, e ne cdo hap, cdo kthese e cdo ndryshim do kete/do dale nje pagese e re. Ne raste te tilla ka 1) pagesa fillestare do jete “nen hutese” sado pune te besh Popullata ne mendjen e saj do ndjeke referencat e vjetra. [duhen 5-10 vjet a me shume te zere rrenje. Kujtoni si akoma kemi lek te reja/te vjetra] 2) asnjehere kostot e plota totale s’dihen. Ka kosto te pa-parashikuara qe shpesh jane te demshme seprojekte nuk lihet ne Mes…paraja do gjindet diku.
Reformat Territoriale nuk jane tek (1) Politika (2) Administrata (3) Elektorati e Vota (4) Minoritetet e cdo gje tjeter, Reforma Elektorale fillon tek Financa dhe Kostot ne vazhdim. Per Kujtese… FMN-ja na ka dhene ~$300.000.000 Borxh. Kush te na jape me, “plani yne eshte te marrim” ~$1 Miliard borxh ne total, ne 3 vite. Shtetit Shqiptar nuk ja mban te punojne “pa laps” Katastrofat ekonomike nga shpenzime te pa-menduara jane gjithmone Pas Deres. Politikanet te mendojne per Ne- popullin- pasi cdo borxh i marre, jemi Ne dhe Republika te vene si Hipoteke; per nje kohe kur as antaret e PD-se se sotme e as te PS-se te jene relevant ne jete politike. = do jene ne pension kur ne ri-paguajme borxhe pa fund.
Per ta mbyllur; o’lla…sa parashikohet te kushtoje ajo reforme? A ka ndonje mundesi qe Opinioni Publik te shohe shpenzimet ze-per-ze, dhe Koston Totale; te paktente na jepet mundesia te themi JO…ose kthehuni pas, e filloni nga kostoja dhe sa na e mban Xhepi!
—
Per t’ja bere “naften fare”…kemi deshtuar ne manaxhimin e 3 aseteve madhore, kur qofte te treja, apo dhe njera nga to, nuk do na kishte cuar me “kesulen e lypjes” ne dore tek FMN-ja. BankersPetroleum [qe si paguan taksa shtetit Shqiptar, duke shfrytezuar nje ligj te 1991, nese parate e fituara ri-investohen ne ate vend bzinesi nuk paguan.] BP thote: jemi me humbje. Ne periodike te BiznesiteNderkombetar, zv-presidenti i tyre [kanadez] siguron tregjet duke thene: (1) punet na shkojne mire (2) jemi krenare te rrisim te ardhurat per shtetin Shq. me taksa (!!!!) (3) futen disa here ne tendere te reja, megjithese po pretendojne VARFERI, kane tentuar 2x, kane blere 1x ( $400 milion, $260 milion etj) [te gjitha keto jane ne rekord publik.]
” Rruga e Kombit” qe per shperdorime te tilla, do kishin kaluar neper akuza penale nje rradhe personalitetesh Politike, e Zyrtare te shtetit. Demet jane aq ekstreme sa truri i njeriut te zakonshem i lexon ose “shume” ose si kap fare. Dhe tjetri thote: “qe baba Rruga” si tifoz e Patriot dhe “opozitari” ja kthen ” rruga eshte me gropa”. Problemi eshte me i thjeshte, Po paraja?
Licenca e Llotarise. Ne bote [ajo britanike] fitimet jane teper-teper-te vogla krahasuar se per bzinese te tjera. Thuaj 5-7-15% fitime. Llotaria i ka ~ 0.7 ose 1 ose 1.5%. Pse kaq te vogla? Se dhe keshtu eshte teper shume!! Nje “leje Llotaria” shqip d.m.th. “licence te printosh Para” Kompania e Huaj qe ka Loton Shq. merr 7-8 % fitime. Keni degjuar se ka Ar ne Shqiperi? Jo? As une! Dhe keshtu firon Leku i Shqiptarit, abuzohen dhe shperdorohen asetet tona; e ne si gjithmone…shikojme nga jashte- ti regullojme punet, apo shohim SIPER.
keshtu, s’duhet vazhduar me.