Terrorizëm ambiental!

redaktor

kodrat2Pasi turmat e ekzaltuara nga festimet e Ditës së Verës u tërhoqën nga fronti i betejës për pak lumturi gastronomike, lanë pas në një hapërdarje apokaliptike mbi atë pak qilim të jeshiltë të kryeqytetit, gjithë llojin e mbetjeve, organike e jo të tilla, duke e ndotur si mos më keq këtë fillimpranvere. As më pak e as më shumë, ishte rishfaqja e sindromit të “tortës” së Pavarsisë.

Nuk është mirë të ushqesh një vetëpersekucion kombëtar për ca vese vërtet kombëtare; ashtu siç është e tepruar të sajosh krenari boshe kur nuk ke me çfarë ta mbushësh. Por gishti duhet vënë mbi plagë: ne kemi nevojë për pak “kërbaç”, qoftë  dhe jo metaforik por real, sidomos kur vjen puna tek raporti me ambjentin, mjedisin. Eshtë një përvojë që ka dhënë rezultat dhe tek popuj të tjerë në kohë të errëta të etikës jetësore të rrethanave të ngjashme. Mendoni për pak se ç`punë të mirë e të frytshme do mund të bënte dje Policia Bashkiake, nëse në vend që të kish zgjedhur të hahej me ata të Rendit, të aplikonte masa sa ndërgjegjësuese e sa ndëshkuese për çdo individ që do linte pas “jashtëqitje” të sferës etike, të përbërë nga shishe, qese plastike, eshtra nga mishngrënja, e turlilloj sendesh e lëndësh të tjera ndotëse, një pisllëk që nuk e ka shkaktuar as kolektivi i Gozhdë-Bullonave Kavajë kur ka pas shkuar ato vite për ekskursion në pyllin e Divjakës.

Është e dhimbshme të vëresh se festat tona, më tepër se na shplodhin e na këndellin shpirtërisht, na nxjerrin në pah paaftësinë për të përjetuar këto dy përmasa kënaqsie, ngjashëm me luftën në çdo front që i kemi hapur ndërtimit të shtetit, duke gëlthitur njëherësh se duam shtet!

 

Share This Article
10 Comments
    • Ke te drejte Labush .Kur e dim se cfare majmunesh kemi pse e hapim kaq shume oreksin per te festuar .Pse ti jepet kaq shume permasa kesaje feste ku ne vendet e botes festohen shume here me thjeshte .Edhe vendet qe mbyten nga bemi ekonomik nuk e festojne sic kerkojme ne shqiptaret .
      Tradicjonalishte eshte nje dite kalendarike qe ne lashtesi eshte konsideruar si ndryshim i klimes nga te ftohtit ne nje klime me te kendshme .I kemi vene ne kalendal emrin Dita e Veres.Kaq mjafton edhe per rendesine qe ka .
      Me bejne cudi permasat ekstreme qe ne shqiptaret duam tu japin ditve te shenuara apo ngjarjeve te se shkuares .Difekti dihet ku qendron .Tek organizatoret qe i hiperbolizojne datat e shenuara. Kemi shume shemtira te tilla qe vazhdojme te mos edukojme forma e menyre per te festuar .Sic mund te permend Torten e Lulit ne 100 vjetorin e Mevetesise. Skandal qe ne bote u komentua si kulmi i shprehjes se varferise. Sesi u sollen shqiptaret qe, Torten e kthyen ne bajge, duhej te ndikonte qe ne raste te tilla ti mendojme mire inisjativat per te festuar .
      Troc labi ka te drejte .Kulturen per te festuar ta vendosim me dhune ligjore qe ambjentin ta ruajme si pjese te shtepise sone .

  • Ne jemi cik te vecante si specje pa kerrbac s’funksonojme dot.Jemi si ca njerez qe nuk funksonojne dot po s’qene ne krize,po s’paten hallet e dynjase.Po pervec kesaj nuk funksonojme dot normalish po s’ja hodhem cik shtetit,ham inat edhe me njeri-tjetrin qe “ja ai aty e hodhi…da hedh dhe une”.
    Tjetra esht qe ne jemi dhe pertac si njerez.
    Kjo duket tek tokat qe si punojme,tek deget qe zgjedhin maturantet,tek bizneset qe hapim…si dhe tek punet qe zgjedhim ne emigrim.
    Ketu ne amerike shqiptaret vetem pune doorman,super dhe porter duan qe per ironi jane pune pastrimi me fshese dhe plehra.
    Ketu ne amerike s’hedhin nje bisht cigare shqiptare.Esht nje park ne bronx qe rrine vetem shqiptare…esht xixe!
    Edhe kur shkojne per te ber mish ne zgare ne oyster bay ne ny ku pin dhe birre…ne kosh te plehrave e hedhin cdo gje.Po ne kemi semundjen qe kafshojme trupin tone.

  • “BENI SI THEM UNE, E MOS BENI SI BEJ UNE” Turp, shume turp te kemi. Kjo gje nuk lejohet te ndodh ne nje shoqeri qe pretendon te bashkohet me EUROPEN. Por cfare pret nga nje shoqeri si ajo e jona kur fjala e urte popullore( e permendur me larte) i perputhet 100%…CFARE DUA TE THEM………? Heren e fundit qe jetova ne Shqiperi per 6 muaj , me kishte ndodhur qe te me mbaronte paketa ( po e pi duhanin) dhe per cudi te gjithe njerezit me te cilet ndodhesha ne ate moment talleshin kur me shikonin se po kerkoja kosh plehrash per ta hedhur poshte , duke me thene her pas here qe ta hidhja poshte ( ne rruge kuptohet )…. Por megjithate une koshin e gjeta nje moment,… E trishtushme eshte se kur ben muhabet me ta per ceshtje te tilla (ne pergjithesi ceshtje sociale ) flasin krejt ndryshe nga cveprojne ne jeten e tyre te perditshme…! Kjo nuk lejohet te ndodhe , eshte e pallogjikshme , nuk kuptim …………..? CFARE DUA TE THEM…..? Nuk duhet te kerkojme nga te tjeret qe te bejne dicka te mire ( si per mbrojtjen e mjedisit ) por ta fillojme nga vetja jone , qe shpresojme se te tjeret do te ndergjegjesohen . Perndryshe mos u habisni kur te filloj te zbatohet ligji ( gjobat dua te them ) se EUROPA keto kushte ka (edhe per ju gazetare ) ……

  • Kaq e veshtire eshte qe plehrat e veta ti hedhesh ne kosh,apo ne nje qese!!!! Eshte per tu habitur dhe vene duart ne koke me kete prapambetje mesjetare qe e karakterizon kete popull,i cili feston i veshur me Armani,Versaçe i rrethuar nga plehrat.Sa here shkoj me pushime ne shqiperi habitem se si shqipetaret edhe ne shi mbajne syze dielli vetem per tu dukur,edhe kur femrat gatuajne jane te veshura me minifund dhe çizme me taka te larta dhe ky eshte kulmi i injorances dhe paditurise.

  • Nje popull qe per 23 vjete u rrit me gjuhen e urretjes…mrekulliadhe nen tingujt e bombave te kallashit e te tritolit mos presni mrekulli….. Mrekullia ne ate toke vjen vetem kure banda e P.D te jene pas hekurave,sepse ata jane orkestra qe mesoi ate popull me te tille kulture.

  • Kjo eshte “gjuha” qe flasim ne shqiptaret. Aty ku shkelim ne, nuk rritet me as bari. Funderrinat, lene funderrina pas.
    Ne nuk kemi asgje te perbashket me Europen. Ne jemi shpellaret e saj. Nuk meritojme te trajtohemi ndryshe.
    Keto turma vijne me 250 qese plastike me vete. Ne to brenda, kane aq buke dhe sende ushqimore, saqe te shkon ndermend se jane duke shkuar me lope, per nja dy jave. Asnjera nga ato qese qe boshatiset, nuk perdoret ketu per te marre me vete, gjithe ato MUTRA qe lene pas. Jashte shpellaret.!!!

  • ****************************************************************************************************

    E dhe pse larg,
    na vjen per te qare kur shikon si e kane katandisur Tiranen sot, ata qe kane zbritur ne qytet.

    Fajin e ka krimineli Sali Bisha qe zbriti pa leje, pa pune, pa shtepi gjithe kete injorance ne Tirane.

    Ne Tiransit e ikur, punuam dhe ngritem “Parkun e liqenit” duke mbjellur fidane pemesh dhe vaditur cdo te djele si dhe pasi hoqem nje sasi te madhe dheu krijuam “liqenin Artificial” te cilin e kemi ruajtur dhe mbajtur paster.

    “Te vjen per te qare si e keni katandisur Tiranen tone”.

    ******************************************************************************************************

  • sa pa kulture jemi
    ,dhe neser kur ri shkojme ne te vetmen vend me ajer,themi nuk e kane pastruar.
    kjo ndodh ne shkallet e ap,hidhen bishta cigare e letra me jarga.
    ndodh ne rruge,spitale,shkolla.
    e ne njo kohe kur te diplomuarit shtohen ne rruge fliet me ze larte e me fjale te turpshme.
    Na mungon edukata qytetare…………………………………………………..
    sa keq qe na u prish tirana, ku dilnim xhiro e pershendesnim njeri tjetrin,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *