SHËNIM: Fishekzjarret, shembull nga Tetova!

redaktor

Po i afrohemi mesit të Dhjetorit dhe ngado, ndihet ajo që, me një zgjedhje përtace gjuhësore quhet ‘atmosfera e fundivitit’. Qoka pa fund, por ajo çka përbën sinjalin më të zhurmshëm të afrimit të një apokalipsi festiv, është moria e bam-bameve të shashkave, që përthithin të madh e të vogël si askund – veç ndër popuj me probleme të rënda mentale dhe identiteti, si tek ne – ku ajo aroma e agrumeve që të gudulis me një ndjesi karakteristike, të denjë për ‘ndërrimin e viteve’, zëvendësohet nga duhma e qelbur që çlirohet në ajër, duke përbërë tamam një “pordhë” me efekte katastrofale, dalë prej organizmave të prishur mendsh.

Ndërsa gjetkë, por ngjitazi me ne, një qeverisje lokale si ajo e Tetovës, edramoset dhe vendos të ndëshkojë me gjobë deri në 500 euro – por dhe me burg në raste më ekstreme – kë shet, blen apo luan me shashka e fishekzjarre gjatë këtyre ditëve, sipas një vendimi që ka marrë departamenti i sigurisë pranë komunës së Tetovës.Eshtë koha për një integrim…tetovar!

E.H

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *