SHËNIM: Tharja e kënetave, varianti shqiptar i 2014

redaktor

Një prej veprave që cilësohej madhore gjatë kohës së komunizmit, ishte dhe tharja e kënetave, që më pas shndërroheshin në toka për prodhim bujqësor. Pra, nga njëra anë banorët përreth tyre shpëtonin nga mushkonjat, e nga ana tjetër përfitonin bukë prej tyre. Dhe e gjitha kjo, bëhej sigurisht me vrull revolucionar. Ne e kishim harruar prej vitesh se ç`është tharja e kënetave, por ja që një proçes i tillë paska ndodhur, jo nën vrullin revolucionar, por në atë të grykësisë për të përfituar prona, ku dhe si të mundet. Eshtë fjala për një territor kënetor në Kune të Lezhës, për të cilin akuzohen 7 zyrtarë lokalë se e kanë tharë me letra të fallsifikuara, për të përfituar më pas prej saj për ndërtim, shitje, apo dreqi e merr vesh. Po po, e kanë tharë! Sipas lajmit, edhe realisht është tentuar tharja duke hedhur inerte në sipërfaqe kënetore. Ju kish marrë malli për tharje kënetash?! Ja ku po rikthehen! Jo si simbol komunist, por si “grykësi kapitaliste” alla shqiptare!

Ermir Hoxha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *