SHËNIM: T’i mbash qiririn dhe kronometrin

redaktor

Berisha nuk është vetëm prej atyre që i mbajnë tjetrit qiririn – posaçërisht kundërshtarëve politikë – ose që flet me bindje sikur t`jua ketë mbajtur, në rastet kur vërshon me akuza, të cilat mbërrijnë deri tek caqe intime; u vërtetua se veç qiririt, ai u mban dhe kronometrin.

Dje në parlament, ai tha se fjalimet e Ramës janë më ta gjata se të Chavesit, Kadafit e Kastros. E para, çudi që tek liderët fjalimgjatë, nuk rezulton të jetë asnjë nga ata me nam për mirë; e dyta, fjalimet maten për nga esenca, vlera e tyre në atë që thuhet e kumtohet, e jo nga gjatësia; e treta, Rama si i gjatë që është, do i ketë ca gjëra të gjata, siç ka fjalimet, ose dhe fjalitë, në rastet kur ka bërë e bën publicistin.

Pra, çështje stili.

Dhe e fundit, do ishte mirë që, Berisha të fshikullonte kundërshtarët për diçka që nuk e ka vetë. Nuk bën që çdo akuzë që ai lëshon ndaj të tjerëve, të shndërrohet në një fugë që kthehet tek ai; edhe kur është fjala për fjalime të stërgjata!/E.H

Share This Article
1 Comment
  • Nga te gjitha ato krahasime apo pararelizma me qiri e kronometer, qe ben shkrues i shkrimit E.H., rasti i Berishes qe flet per kundershtarin dhe nuk shikon veten e tij, mua do me duket me i goditur krahasimi me rastin e Nastradinit kur mblodhi, rreshtoi dhe numeroi gomaret, i hipi njerit prej tyre e u nis per rruge per t’i çuar ne fshat. Gjate rruges, i merakosur se mos i kish ngelur ndonje pas, kthen koken e i numeron edhe nje here dhe i rezulton 1 gomar me pak. I alarmuar, i zbret nga gomarit, vrapon pas te shohe se mos gomari i munguar kishte mbetur rruges, nuk shikon gje, i numeron perseri gomaret, dhe pasi i rezultojne ne rregull, i qetesuar i hipen gomarit te tij dhe vazhdon rrugen. Perseri e ze meraku, i numeron perseri gomaret dhe perseri i rezulton 1 gomar mangut. Zbret nga gomari perseri, shikon mbrapa per gomarin e munguar por nuk dallon gje. I numeron perseri gomaret, dhe i çuditur qe numri edhe kesaj radhe i del ne rregul, i hipen perseri gomarit dhe vazhdon rrugen.
    Keshtu eshte edhe puna e Berishes, i hipur akoma ne pushtetin e terbimit te tij politik, sepse eshte akoma njeri me pushtet, e akuzon kundershtarin per 101 gjera, dhe nuk mund te dalloje qe vet eshte mbartes i 1000 fishit te atyre akuzave, sepse duhet zbritur nga pushteti-gomar qe zoteron, dhe atehere di t’i llogarise gjerat tamam, si Nastradini i zbriste gomarit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *