Te figura e Bamir Topit është parë gjithnjë një “tironc” i nevojshëm për politikën egërshane: me staturë të dukshme qytetare, i pashëm, me një fjalor të latuar mirë e pa rrëshqitje, ai ka qenë një amortizator i dallkaukllëkut në PD, një mbajtës balancash edhe krahinore; dhe mund të thuhet pa droje se më shumë nga sa mund të ketë marrë ai nga PD-ja, ka marrë PD-ja nga ai, kuptohet Berisha.
Ka qenë gjithëherë e nuhatshme se Topi nuk ka patur ndonjë tërheqje kah Berisha si personalitet politik, por bindjet e djathta e kanë çuar në vathën blu, aq sa forcë kanë patur tek ai. Presidenca që ai fitoi nga Berisha, nuk ka qenë ndonjë majë pushteti e ëndërruar prej tij. Mungesa e një karrierizimi të thekur e të tepruar, ka qenë virtyt i tij në politikë.
Mangësitë e tij kanë qënë në të tjera drejtime, të cilat rezultojnë në fund me një mosmenaxhim të drejtë të potencialit të tij politik. Momenti që ia uli më tepër kreditet e personalitetit, ishte marrja e postit të presidentit në një mënyrë jo fort të ndershme, madje madje, të turpshme, ku 6 vota u blenë si mall pazari.
E vështirë të hidhet fall e të shihet se çdo mund të kishte ndodhur nëse ai nuk do e pranonte atë pazar, por të paktën do mbetej një “tironc” simpatik. Së fundi, i është përveshur Berishës me një fjalor, tipik për atë që shumë ka duruar, e tanimë është moment t`ia kthejë reston. Por për Topin nuk është më hall Berisha; për të, hall është riformatimi i personalitetit politik, për t`u rifaktorizuar në politikën e ditë, si një “tironc” i nevojshëm, shumë më tepër se sa thjesht një kryetar partie. Dhe kjo rrugë, nuk kalon nga Berisha, sigurisht; edhe nëse i përvishesh!

Eshte krejtesisht i paafte… duke pasur parasysh qe humbet kundrejt personazheve qe, duke e njohur shume mire njeri tjetrin per nje kohe te gjate ne nje vend te vogel e te mbyllur, akuzojne njeri tjetrin per gjera shume te renda: nga vjedhja, pandershmeria, genjeshtra, dhuna, banditizmi, imoraliteti… gjer tek problemet mendore te thella.
I mire i mire ,po c’t’ja beje bukurine?!
Me kujton Eduart Selamin…
Topi eshte pa ‘tope’!…
Te djathten e bejne te djathtet me origjine dhe jo kushdo qe qarkullon djathtas pasi majtas parakalohet…
E djathta ka mbetur ‘si peme renjedale ndane nje rruge te perbaltur’…
Sa do zgjase valle?!
Te djathtet e rinj jane interesaxhinj,dhe i marrin krahet sipas lugut te parase e te kripes…
Ish te djathte pa prona.Ish te djathte pa krah te djathte po invalida.Ish te djathte me semafor te djagur djathtas.Ish te djathte qe shohin majtas…Ose,ose te djathte pa kah horizonti! (Busulla tregon polin e djathte vetem nga perfitimi personal)
Keshtu edhe Topi…qe mbeti pa predha…
E sakte.Politika ka sh nevoje per urtesi.Duhet ndoshta nje 5 perqindeh si zhurmues,por vetem kaq.Kete peseperqindesh ta gjejme po ne Shqipnine e mesme; jo Tropoje, jo Milot-Mamuras, mundesisht ngazona te mirefillta urbane.
TOPI U BE PRESIDENT ME 2 MILION DOLLARE TE DROGES. ESHTE I DEGJENERUAR DHE NUK NGJALL KURRFARE SHPRESE.
BAMIR TOPI e beri karrieren e vet. Edhe pse u zgjodh ne menyre te sforcuar, me lek e pa pike merite, ai arriti kulmin e nje politikani PRESIDENTIN.
Tashme Topi eshte karte e djegur politike. C’kish per ti dhene popullit ja dha.
Eshte e udhes te hape krahun, te lere te rinje te pretendojne.
Topi me ngjan me shume me nje dallkauk Tirane se sa nje djal “tirons”. Ata te moshes sime e dine mire se “tironsit” simpatike nuk i benin ate qe ishin nga Tirana, por ata qe mblidheshin dikur tek Broduej, dhe te tille ishin nga te gjitha krahinat. Tironsit perfituan shume nga ajo prurje per tu qyteterur se deri ne ate kohe hanin ne sofer kembekryq.
Topi gjithashtu tregoi se nuk ishte president i REPUBLIKES se Shqiperise, pasi sapo mori kete post te rendesishem, nder gjerat e para i beri vizite nje palo te ashtuquajturi mbret. Pra REPUBLIKA iu gjunjezua MONARQISE se Zogjit te dyte (lekes), se i pari la kockat ne mergim, ku harxhoi dhe parate e grabitura shqiptareve.
Me kete mentlitet haxhiqamilas, ky TOPI vec gjyle topi mund te jete, por jo nje lider modern.