Në kuadër të trafikut të drogës, që ka marrë dhe po merr përmasa të “zbulimeve shkencore”, u dha dje një lajm sipas së cilit, ishte tentuar të trafikohej drogë drejt Greqisë duke e fshehur lëndën narkotike dhe në dyshek plazhi. Tashmë, çdokush mund të konsiderohet si një trafikant i mundshëm droge, pavarësisht statusit social e treguesve moralë në sjellje, si dhe në çdo lloj aktiviteti e sendi, të dyshohet se mund të fshihet ndonjë trafik. Të tillë ankthesh dikur ishin për të atë që sot mund ta quajmë “trafik ideologjik”, ku bëheshin sytë e veshët katër se mos armiku depërton me helmin e tij në jetën tonë socialiste. Moslejimi i flokëve të gjata dhe i të dëgjuarit të këngëve te huaja, ishte një prej metodave të ndalimit të ati lloj trafiku. Por një rekord u shënua aty nga fillimi i viteve 80-të, kur në treg nisën të dalin çorapet e ashtuquajtura me lule, për të cilat kishte kërkesë të madhe në treg si dhe me bluzat e golfat e nejlonit. Dhe një model çorapi që ishte për mosha të vogla, kishte në anë një kombinim X-shë në rresht. Ky lloj çorapi doli shpejt nga qarkullimi, pasi siç u përfol, armiku kishte arritur të depërtojë deri tek dizenjuesit e tyre për të lloj modeli, me anë të të cilit promovohej emri i….Koci Xoxes!/ E.H.

sa gota ke pire kur shkrua roma per toma/
Lajmetarit me inicialet: E.H, – ne vend qe te heqesh vetullat po kren syte. Pyesni prinderit e te tjere njerez te ditur – nese vete jeni… . Ti duket qe je i ri dhe ke zarin ne dore, e hedh pa vrare mendjen se ku ai bie. Por te kujtoj se: kur te moshoesh nuk do te te vije aspak mire kur zaret do ti hedhin te tjeret, si tu doje b…., mbi koken tende, familes tende, shoqerise, historise. Kujdes djema, shume kujdes, meqe doni ta beni Shqiperine!
Ty te vjen anash edhe Bahri Falliu i 55 me te tilla shkrime!