SHËNIM: Trami, a ka një shok (jo elektro), për Bashën, që t`ia heqë nga koka?!

anazapta

Fiksimi që ka Basha mbas Tramit të Tiranës – një tip dashurie virtuale me të – i ngjan fiksimit të një personazhi tek “Ushtari i mirë Shvejk”, i cili kërkonte prej njerëzve që me çdo kusht të pshurrnin në një shishkë që ai ua jepte, për t`u bërë analizën e urinës. Trami u bë kryefjalë e fushatës së tij për Tiranën, që vijon ende, a thua se i gjithë halli i Tiranës dhe i Shqipërisë, është pikërisht Trami që ai e ka në kokë e që e sheh të ecë një ditë kryeqytetit.

Hallin e tij, pra Tramin, ua ka qarë dhe dy diplomatëve të huaj në Tiranë, duke e trajtuar si pengesë qeveritare e vizionit të tij prej shpëtimtari. Nuk dihet se kush ia futi në kokë idenë e Tramit, por krahasuar me bazën vizionare të Ngjelës dhe të ndjerit Olldashi në dy kandidime për Tiranën, ky i Bashës, është jo vetëm pa sens, por dhe qesharak. Ngjela premtoi të zgjidh njëherë e mirë çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit, ndërsa Olldashi premtoi krijimin e qendrave të reja policentrike në kryeqytet, si një zgjidhje emergjente urbane në kushtet e një zgjerimi të hovshëm.

Ndërsa Trami, është diçka luksi për Tiranën aktuale. Tirana nuk është projektuar për Tram, por dhe nëse vjen momenti që transporti e kërkon një formë të tillë alternative, kjo i përket një kohe tjetër, që ende nuk ka ardhur për kryeqytetin; dhe me fondet e çmendura për Tramin, mund të zgjidhen halle shumë më emergjente, si fjala vjen Terminalin polifunksional, për të cilin vërtet Tirana ka nevojë emergjente. A ka ndonjë shok (jo domosdoshmërisht elektro), shumë dashamirës ndaj tij, që t`ja heqë nga koka idenë e Tramit?! / E.H.

Share This Article
8 Comments
  • A e sheh si e ke bere Tironen mor qepaze,cfar trami mor llosh,me ate polici bashkiake te perbere vetem nga hajdute e maskarenj te punesuar, qe punojne per xhepat e vet,privat ne bashki.

  • TRAMI ESHTE “RESURS” PER LULHOLLANDEZIN

    Po i pergjigjem nje komentuesi qe nuk arrin te lexoje nje esse tenden per fjalen “resurs” – mbase ky eshte rasti me i mire per ti spjeguar komentuesit domethenjen: burim te ardhurash nga korrupsioni me perfitim vetjak (nuk po perdor personal se mos trembet shqipfolesi komentues).

    Transporti i qytetareve te Tirones me Tram-way, heret a vone do behet i domosdoshem. Kjo nuk do te thote qe ta beje nje zhberje e krijesave njerezore si frekuentuesi i bordeleve te Amsterdamit dhe Haarlemit (jo ai i New York-ut), qe shiti pjese te ketij vendi dhe masakroi shqiptare ne mes te Tirones e vodhi qindramilone euro ne Rrugen e Hajdutit (ops Kombit).

    Me shume do flisja per anen teknike te problemit, ne zgjidhjen me furnizim ajror qe eshte bere, pa marre ne konsiderate realitetin e rrugeve te Tirones, e bere nga aventuriere qe asgje nuk i lidh me profesionin qe ta plasin turinjve po more guximin ti kundershtosh. Sepse ata jane te pa arritshem ne profesion, jane te plep-dipllomuarit e epopese se lavdishme nacional shkaterrimtare te Shqiperise te udhehequr nga serbo malazezi Sali Ram Shiqere Berisha nga Viçi-doli per te kullotur ne Tirone.

    Trieste eshte qyteti i vetem ne bote ku Ansaldo transporti, shoqeri italiane, ka realizuar nje Tram-Way me marrje te energjise nga binaret, super moderne dhe e sigurte (eshte ne funksionim prej vitesh). Per vete natyren e rrugeve te Triestes eshte studiuar dhe realizuar nje teknike e tille e vetme dhe e pa replikuar (perseritur) nga te tjere.

    Perse te mos realizohet me keto parametra edhe kjo e Tirones se “çunave quuramane te saj”, me kosto shume me te ulet se ajo e zgjedhur me furnizim ajror?

  • A beson vertet autori se nje koke BOSHE si kjo e Bashes ka vend nje ide
    per ndertimin e nje linje trami ne Tirane ?

  • ‘A streetcar named desire’ ose ‘Ëndrra në beze’, filmi i fundit shqiptar që pritet të realizohet me regji të Lul Bashës dhe me frymëzim të Sal Bishës. Ky do të jetë filmi më i bukur shqiptar i të gjitha kohërave.

  • Prap me kete tramin ky. Asgje ska per te bere do e shikoni, jo per gje po nuk ka kohe se erdhen zgjedhjet. Ky ka per te fluturuar nga politika me keq nga te gjithe sepse eshte konceptuar si nje pjelle jashte martese, eshte i deformuar qe ne miter. Thjesht e shkurt eshte njeriu me i paafte qe na kane zene syte ndonjhere

    • Mjafton te shikoni tek faqja e Bashkise se tiranes se cfare punesh ka bere. Sec ka dale me ca njerez ne nje rruge fshati te bere ne mes te tiranes. Shikoni ka rikonstruktuar edhe nje cerdhe. Dhe ne lajmet e bashkise ka vetem ankesa per punen e Rames se sa pune. NUk e kuptoj ku i con taksat tona ky dallkauk

  • akoma beni shkrime per kete hajdute, vrases, shites te vijes ujore te Greqise,hajdute ne mioljona euto ne rrugen e kombit,,vrasesi e 4 protestuesve ne 21 janar ne mes te bulevardit,ikur drejtesise se saliserb antishqiptarit…nje maskarade ,manikini i shpifes ,nje ulttra sherbetor te serbit fasllicit,bashkepunetorit ne tjetersimin e dosjeve trimave UCK ne eulex me me te pasuren e kombit e te botes,Argita MALTEZIN…BIRE ZEZA.,ky vodhi votat me 11 maj, ne sy te gjithe shqiptareve.. gjemopj me ristan burgaxhiun ne kazanat e plehrave, qe na ishin hedhur e flakur votat….e nga nje hajdut me dy nenshtetesi hollandeze etj…qe zgjohet me enderrat se si te vjedh ke te cduk e te paguaj per vrasje,sic beri me paraardhesin e tij vrau S.Olldashin se e kishte rival te forte ne krye PD…ky,ky maskara do beje tramin.ky qe shiti shinat e trenit la kryeqytetin pa stacion treni??/jo ore cdo fjale eshte genjeshter ,shpifje e vetem shpifje…e mni te gjitha kujtojne se keshtu do jete ne vite…shpejt para drejtesise o maskarada e pjellaa saliuserbit/….oh sa ka per bemat e tij..populli i

  • Po,mor po njoh une nje shoqe qe ia heq mendjen e tramit.Edhe ti gazetar e di,e dine gjithe shqiptaret,e di dhe Ab Malltezi,edhe Xeni ,edhe Berisha. Ajo eshte ARGITA MALLTEZI (BERISHA )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *