SHËNIM: Trishtimi që vjen prej derrit… kur ta do puna t`i thuash dajë!

redaktor

Sikleti më i madh i një krize politike tek ne, si kjo aktualja që vijon prej muajsh me bojkotin e opozitës, është pikërisht fakti qartësia e ‘pse’-ve të saj. Ne të gjithë e dijmë se ku janë rrënjët e saj, e se ku tentojnë të zgjaten degët, së bashku me frutat që pretendohet të dalin në to.

Siç e dijmë ne, e dijnë dhe të gjorët ndërkombëtarë, sidomos burri fort i urtë dhe i durueshëm, Kukan. Çdo “lojë” politike vlen të përjetohet, kur prej saj pritet të sqarohet diç që nuk është sqaruar, të zbardhet diç që nuk është zbardhur, të zgjidhet diç që nuk është zgjidhur.

Por në këtë rast, ne e dijmë fort mirë, ne dhe të huajt me në krye Kukan, se nuk ka asgjë për t`u sqaruar, asgjë për t`u zbardhur, asgjë për t`u zgjidhur. Për çfarë po ndodh, “përgjegjësia” e vetme është e atyre – nuk preferoj të them 1 milion – e atyre mijra votuesve shqiptarë, të cilët, në të gdhirë të 23 qeshorit 2013 e deri në muzg të asaj dite, vendosën që të mos qeverisen më nga Sali Berisha – siç dhe në fakt nuk qeveriseshin – për t`ia besuar atë Edi Ramës.

Aty janë rrënjët, e jo tek panxhat e dy deputetëve të majtë mbi fizikun e Strazimirit, që dhe sikur mos ishte prekur me dorë, bojkoti do ndodhte, gjithsesi. A nuk mjaftoi si “letër lakmusi” e parimeve të pretenduara nga opozita vendimi i Kushtetuses për Reformën Territoriale?!    E vërteta tjetër është ajo se, opozita nuk e ka ndërmarrë bojkotin për t`u futur sërish, por për të mos u futur; që do të thotë se basti i saj nuk është për parimet, por për ta ndryshuar atë dreq rezultati të 23 qershorit, me çdo formë e mënyrë. Në këtë pikë, nuk ka vlerë të përdoret termi ‘opozitë’, por vetëm një emër: Sali Berisha.

E gjithë kjo “lojë”, do kishte kuptim nëse ai nuk do njihej e nuk do dihej cili është. Fakti që dihet, të trishton. Jo për ne këto, ngaqë jemi mësuar, por për ata burrë të urtë, si Kukan, që qartazi po mplaket para kohe, ngaqë puna ia do t`i thotë derrit dajë, kur fort mirë e di që nuk është hiç dajë!/E.H

Share This Article
19 Comments
  • Sa burre i urte na qenka ky kodoshi Kukan i “Krokodilit” !!!!!!!
    Kjo qe po ndodh,ne kete dhjetor,nuk eshte krize politike,,,,kjo eshte balloja brekedhjere e nahijes kusaro-bandite te shqup-save,,,ballo te cilen Kukan eshte i detyruar t’a asistoje,si shpagimin me te lehte te asaj corbes bandite,mbi kurrizin e votes se kuseruar te shqiptareve, qe beri ai dhe te ngjashmit e tij,tek “Krokodili” ,me 20 maj 2010.
    TUNG.

    • po thote berisha se jane 19 deputete te inkriminuar dhe edshte e vertete?jo mo mark uk ,, berisha vete eshte nje kriminel..qe vrau shqiptare ne shesh .krimineli i muti

    • Ore ti Mark Uk, Shume here flet kot, me sakte, ti flet kot te gjitha heret. E para, per cfare e ke venë kot atë emre Mark uk? Do te thuash se je nga veriu? Ja ke fut kot plako se ti je nga jugu dhe pikerisht nga Skrapari. te ka tradhetura shpesh here gjuha (thuani). E dyta, Cfare ke me E. Hoxhen? Ku hyn aty Enveri? Me siguri ti do jesh ndonje nga ata kelyshët e fashizmit që Enveri i bëri zap me zgjuarësinë e tij dhe me pushtetin që ja deleguan shqiptarët masivisht. Dëgjo mor kopuk çapërxhik,
      Kur asht kanë Enveri i ri,
      Nanën ty fort mor ta ka ki
      Nuk të la mu bashku me shkij
      Dhe ti vetë je një djalë i tij!

      • Dardan? Fjalën “thuani” jo “thoni” e thonë devollinjtë dhe disa fshatra të Korçës,jo skraparllinjtë? Nderime!

        • Mire mire, Pellumb, por ja futa kot nga Skrapari sepse e kam degjuar edhe nga telpelensit edhe nga permetaret, skraparllinjte dhe nga ato treva qe thoni ju. Shkurt, desha ti thosha atij Mark deledashit qe do te duket nga veriu edhe pse eshte nga jugu.

    • Mark uk ( ujk), Ata 19 deputete me precedent penale i di vetem Saliu yt qe di vetem te shpife, por edhe ne se jane te tille, ka procedura dhe pasi te behen akuzat nga ti qe i ditke apo Berisha do te largohen nga parlamenti. Po si i behet hallit per kryekriminelin shqipatr me emrin Sali Berisha qe ka vrare 26 ne Gerdec, bashke me baxhanakun qe” nuk e njihte”( turp me te madh per nje shqiptar nuk mund te kete), Qe vrau kater ne mes te bulevardit, qe shiti detin grekeve, qe manipuloi votat me 2009 dhe nuk i dorezoi fletevotimet deri sa i dogji se i delte e gjithe Shqiperia si Ruzhdia. Keti , Lulit, Mediut si do ja beni ju qe jane kriminele ne parlament dhe te deklaruar haptazi? Apo akuzoni 19 qe te mbuloni 3? Ikni mor funderrina te kombit, bashkohuni me Fazllicin dhe serbet te cileve u sherbeni prej vitesh!

  • nini:Po sikur te ishe ti polic me 21 janar e te vepronin sic veprove ti dhe huligantet e tjer si do veproje o legen muti.E per cfar per karriken e Edi Rames.Do ishte mire te vriteshin te gjith ata qe u futen ne oborrin e kryeministries.Sipas tejet o rrac muti duhet ti prisnin me lule.O nini cilin e ke te dashurin e asaj qe ju ka lindur qe u del ne mbrojtje.

  • Kjo gjuh e perdorur nga ky” uku” se me ke me ngjan tipik si pedeistat !Sa i ngjajne njeri tjatrit ti ket mesuar universiteti “nobel” i plepave dures?

  • Vertet fyerja eshte pika e fundit e llogjikes.Po kur nje person te fyen ne distanc disa her,kur as nuk nifesh me te nuk mbetet tjeter vec ti pergjigjesh me te njejten monedh alfons K.Do perpiqem te mos perdori tjeter kto dhoj shprehjesh,flm e gezuar festet

      • Ndaj te njejtin mendim me Ju Xume,,,,komentet e tij jane ne kararin e marazit dhe harbutllekut te mortjemadhit brekedhjere,,,ose, ose te familjes se tij kusaro-bandite.
        Gezuar Xume Krishtlindjet dhe 2015-en,,,qofshim me te gezuar dhe me te bashkuar ne vitin qe po presim.

  • Gjithmone ,shoh qe, nje fare Mark uk ,komenton, me nje shqipe e denje per analfabetet dhe ofendon c’do komentues.!? Kjo lloj race,shqiptaresh e ka lene Shqiperine ketu ku eshte! Berisha na frymezon te shajme njeri tjetrin me nene e me prag shtepie! Por ky , mark uk, duhet te civilizohet me pare pastaj te komentoje! Harrojeni politiken te pakten per festat se jemi te gjithe shqiptare dhe jo berishiane!

  • dardan: Ne fakt nuk keni as gja te perbashket me me ket emer.E keqja e madhe eshte vetem per fate te keq flisni shqip.Shko ne Turqi e mos i bje ne qaf fjales dardan.Ato fjalt e Kol Tivarit ne replik me disa te rinje nuk po ju pergjigjem.Nuk bie ne nivelin zero si ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *