Çfarë mund të ndodhë një gjë në “familjen mediatike” shqiptare që të shkaktojë tronditje tek “banorët” e saj?! Përveçse – mos o Zot ndonjë vdekje – asgjë. Aq më pak lëvizje “kuadrosh”, a më saktë drejtues redaksish, që fluturojnë e ndërrohen pa ndonjë kriter të dukshëm profesional, duke provokuar vetëm ca thashetheme të rëndomta nën avuj kafesh dembelllëku të tipit: “Hiç nuk po më punohet sot. Kam një material të mbetur dhe atë po e fus” . Por ja që një faqe web-i, e paska përjetuar shumë rëndë faktin që Andi Bejtja paska ikur nga drejtor i lajmeve në TV Klan, kur shpall:
“Tronditet gazetaria shqiptare: Andi Bejtja largohet nga Tv Klan”!
Tronditëse në këtë rast, është vetëm të qënit rëndë të atij që e ka formuluar këtë titull (Si përkthehet tronditja e medias? ! Me ç`ngjarje është shoqëruar tronditja? ! Kush u alivanos nga lajmi i dorëheqjes së Bejtjes?!) , si dhe tekstin e lajmit që e shoqëron. Ja ç`shkruhet:
“Burime të sigurta pranë këtij televizioni bëjnë me dije se arsyet e largimit të Bejtjes si drejtor informacioni nuk janë bërë të ditura”. D.m.th., bëhet me dije ajo që nuk dihet, bazuar kjo dhe mbi burime! Dhe hajde mos u trondit…!
Ermir Hoxha

-Mos u tall…si do t’ja bejme?..apo ecim e shohim..{sa çyryke do dalin jashte loje!!}