Asnjëherë në Shqipëri nuk ka patur një klasë politike kaq egërsisht të pangopur, jo vetëm me pushtetin, por më shumë me grabitjen e pasurisë së shtetit. Pushteti ka qenë e mbetet porta drejt pasurimit, dhe kur ua kanë mbyllur këtë portë, ata kanë shpërthyer gjithçka kanë mundur për të bërë rikthimin e pushtetit.
Në 25 vite qeverisje, vetëm muajt e parë të pas marsit të vitit 1992, mund të quhen të shpresës dhe të besimit. Është e pabesueshme e si aq shpejt, rrokopujshëm shpejt, në disa muaj, që nga marsi e deri në korrik 1992, besimi mund të davaritej, shpresa të merrte ububushëm tatëpjetën dhe pushteti vendor, në të shumtën e rretheve, të kalonte edhe një herë nga e majta, që edhe vetë nuk e besonte se mund të ndodhte kështu.
Shumëkujt, edhe sot e kësaj dite mund t’u sillen në memorie ditët e para të pluralizmit politik; premtimet që bëheshin ishin mrekullisht ëndërrndjellëse; vargani i njerëzve pas tyre ishte në euforinë e një shprese; askush nuk ishte në gjendje të mbante në mend fjalët që shin thënë, një herë për çekun e bardhë, herën tjetër për anijet që prisnin të sillnin ndihmat, askush nuk e kuptonte se çfarë ideje kishte në mendje presidenti i porsazgjedhur kur lëshonte parullën, “ne qeverisim, bota na ndihmon”, teoria famëkeqe e shkatërrimit, e njohur si “Teoria zero”, të dukej sikur gjithçka deri asaj dite, që nga brezaret e deri tek këngët e romanet ishte bërë keq e duhej shembur; dhe kjo klasë politike, të dukej aq idealiste, sa të vinte keq që nuk i kishe njohur më parë.
Nepotizmi, jeta e kamur e byroistëve, mënjanimi fillimisht nga sulmet e zonjës Hoxha, pastaj kalimi tek kafetë e saj, pa vënë në mengene zezimin politik, pastaj befas pulat e Haxhi Lleshit e portokallet e Rita Markos, lidhjet e krushqive dhe mishi që ishte shpenzuar, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe i parlamentit, mbajtur nga një deputet, Genc Ruli, që vetë ai kishte lidhje familjare me byroistët, të gjitha veç e veç e së bashku, krijonin idenë se tash e pas, si askund tjetër, ne do të kishim klasën politike më idealiste e më vizionare, por edhe më të ndershme në të gjithë rruzullin, dhe, si askund, duhej të bëheshim merak se mos ndonjë shtet tjetër na i mirrte për të vënë në të mirë punët e tyre.
Mjerisht, ajo që ishte thënë për byroistët kishte qenë vogëlsi e pallogaritshme për ata që po vinin, herë përmes pardesyve të bardha e herë përmes krismave. Një klasë politike, thellësisht e uritur dhe skajmërisht e paskrupullt, po vinte bujshëm, për të bërë gjëmën.
Në 25 vite pluralizëm, shqupasit kanë qeverisur 13 vite; është një pushtet, si të thuash, i ndarë më dysh. Katër vitet e para qeverisen përmes besimit se këta ishin ndryshe, vitin e pestë përmes armës dhe forcës, pastaj 8 vite të tjera nga ndarja e së majtës në dy skalione, ku asnjëra prej tyre nuk ishte aq idealiste sa të qëndronte larg pushtetit.
Por 13 vitet qeverisje të pushtetit të Sali Berishës dhe grupit skifter pranë tij e së bashku me të, duke krijuar një oborr presidencial fillimisht e kryeministror më pas, për të shkuar tek oligarkia familjare, kanë qenë ndoshta më grabitqaret në të gjithë historinë tonë politike e të kombit; aq sa edhe kur socialistët rierdhën në pushtet në vitin 1997 e deshën t’u ngjajnë, dukeshin si lojëra fëmijërore përballë asaj që kishte ndodhur e që do të ndodhte në tetë vitet e ardhshme.
E gjithë pasuria e shtetit u vendos në ankand jashtëzakonisht shpejt. Ndihmat që vinin nga perëndimi grabiteshin sapo arrin në oborret e degëve të PD-së apo në qendrat e tyre dhe kjo ishte më e pallogaritshmja. Shkatërrimi ishte bërë epidemi politike, dhe, nëse për pak vite u zhdukën plantacionet që nga veriu i Shqipërisë e deri në Jug, duhej të ishim të lumtur që nuk e kishin fuqinë të merrnin gjithë tokën në krahë dhe ta shisnin ku mund të shitej.
Për ta bërë gjithçka më të organizuar krijuan një gjetje jo të panjohur, krijimin e firmës me emër të madh, “Shqiponja”, e cila mori përsipër të zotëronte gjithë pasurinë e vendit, shpërndarjen e saj dhe krijimin e bosëve të parë financiarë pranë Partisë Demokratike. Askush që nuk ishte i besuar politikisht nuk mund të mbijetonte normalisht; gjithësecili që tentoi, qoftë edhe një herë të dilte nga vatha që ishte ngritur, goditej e shumë shpejt falimentonte.
Përmes “Shqiponjës” u bë i gjithë kontrabandimi i naftës shqiptare drejt Serbisë dhe Malit të Zi. Ushtarakët e lidhur me PD-në, sidomos në veriun e vendit, u bënë përçuesit e lidhjeve të reja mafioze e jo vetëm mafioze me ushtarakët serbë, dhe jo pak prej tyre u bënë e vazhdojnë të jenë pjesë e fuqishme e lobit serb në Shqipëri. Në vitin 1998, maj, njëri nga këto kontrabandistë, nga Tropoja, do të vriste në rrugëtim shefin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci, Mërgimi, dhe këtë nuk do e bënte për përfitime materiale, por sipas urdhërit të ardhur jashtë Shqipërisë.
Së bashku me naftën, filloi kontrabanda e armëve, jo vetëm për serbët e Bosnjës, por edhe në vende të tjera ku kishte ende embargo, si kishte për naftën, dhe vite më pas, kur petët e politikës po i hiqeshin lakrorit të së jashtëligjshmes, ish presidenti, Berisha në këtë rast, do të pohonte se ai e kishte dhënë urdhrin për të thyer embargon. Do të jetë i njëjti që do të deklarojë se “Lazarati ishte politika ime”, si një dëshmi e tregtisë së narkotikëve përmes sistemit qeveritar.
Megjithëse të dhëmb, por ne kishim klasën politike ndër më të korruptuarat në Europë. Të gjithë ata që ishin në pushtet nuk kishin asnjë të drejtë, sipas ligjeve në fuqi që vetë i kishin miratuar, që të merrnin pjesë në tenderat e shtetit, të përfitonin zyrtarisht nga konçensionet, të ishin pjesë e përfitimeve që vinin nga të ardhurat e vendit – dhe të gjithë e kanë bërë. Përmes njerëzve të tyre merrnin tenderat më të fuqishëm, dhe kur nuk merrnin pjesë, merrnin 10 deri në 15 përqind të secilit tender; merrnin pjesën e tyre nga konçensionet, u bënë proverbialë se sa lehtë mund të shiteshin, dhe se si, nëse nuk i blije, nuk mund të kaloje. Që nga proçesi Arsidi e deri tek konçensionet e minierave të bakrit e kromit është një paradë e grabitjes së pasurisë; që nga vilat e para e deri tek vilat madhështore berishiane, janë resurse të tëra të këtyre njerëzve që, me pagat e zakonshme të ministrit apo të deputetit, duhej të kishin maksimumi një banesë të zakonshme në lagjet e zakonshme të Tiranës.
Por ata kanë gjithçka që njeriu mund të ëndërrojë. Nëse më parë kishim disa bij e bija byroistësh që shkonin me studime jashtë shtetit, edhe kjo e dënueshme, sepse nuk kishin asnjë meritë as ata e baballarët e tyre; tani kjo është jetë e zakonshme e politikës, e drejtësisë, e strukturave të policisë, sidomos të asaj që njihet me emrin “Çiftelia”, por edhe e shumë të tjerave rreth e rrotull saj.
Vilat që kanë rrethuar kryeqytetin dhe në rrethe, të njerëzve të politikës, janë ndër ato që asnjë burrë shteti nuk mund t’i bëjë me pagën e tij. Dhe nuk ka se si bëjë. Dhe askush, jo vetëm që nuk skuqet, por edhe “të skuq”, nëse merr guximin dhe i kërkon gjënë më normale në botë: Të ardhurat dhe justifikimin e tyre.
Klasa e vjetër politike, ndër të cilat figurat më eminente të botës financiare, krahas Rulit e Pashkos, do të ishin edhe shumë të tjerë, ku përshquhet Ridvan Bode, dy herë ministër i katastrofave, do të pasohen tepër shpejt nga një klasë e re politike, të cilët erdhën për të ngritur nivelin e përvetësimit në një stad të ri, megjithëse u thirrën si shpresë për rinovim. Basha, më i spikaturi prej tyre, Olldashi i ndjerë, grupi i Kosovës në përgjithësi, i mbledhur rreth zonjës Berisha-Malltezi, gjithëfarë njerëzish të diplomuar, edhe jashtë Shqipërisë, u bënë tepër shpejt ulkonjat e ujqësorit e grabitjes së pasurisë.
Nëse “ Rruga e Kombit” dhe e vërteta e saj, do të zbardhet ndonjë ditë nga politikanë të guximshëm, atëherë do të ndjehet humnera që kanë krijuar, dhe, në të cilën janë edhur më shumë se 200 milionë euro në xhepa të ditur dhe të paditur.
Nëse “Gërdeci” do të zbardhet ndonjë ditë nga një qeveri e guximshme, në të gjithë amalgamën e tij, atëherë do të ndjehet qartësisht se si mizoria e familjes kryeministrore nuk ka njohur asnjë kufi, duke shfrytëzuar edhe fëmijët 10 e 12 vjeçarë si skllevër të vdekjes.
Nëse rasti “Trebicka” do të ketë ndonjë ditë dritën e tij, do të ndjehet se si pushteti të mbyll gojën, jo vetëm Kostës që guxoi e foli, por edhe motrës së tij, e cila, sapo nisi të gërvishë plagën, nuk është më mes nesh, megjithë titullin e saj të lartë shkencor.
Dhe këta njerëz janë aq të paskrupullt, sa që pasi të vrasin, të japin para dhe të marrin votat, si në Gërdec; të nxjerrin në pritë, por të bëjnë të pasur, si në rastin Hajdari; të qëllojnë pas shpine, por të afërmit e tuaj i dërgojnë në majat e drejtësisë, nga ku nuk mund të shohësh më poshtë, si në rastin Broci; të thërrasin si shpresë e së ardhmes, por të ndodh papritur një aksident, si në rastin Olldashi; të shajnë e të shalojnë vite e vite me rradhë, dhe pstaj të thonë duke u zgërdhirë se kjo ishte një lojë në prag të votimeve, si Berisha për Nanon.
Presidenti i një shteti të fuqishëm, të shtetit gjerman, u shkarkua nga detyra, pasi përfitoi një kredi, disi miqësisht, nga e cila kishte një interes prej diçka më shumë se 800 eurove, e megjithëse doli i pafajshëm, ajo diferencë ishte e papranueshme për ata që e duan shtetin e tyre mbi xhepin.
Ne kishim në pushtet një klasë politike që bëri namin, që zgërdhihet paturpërisht, përtallet me dinjitetin e zgjuarsinë tonë, e përsëri, përdhunshëm, kërkon të vijë në pushtet.
Vijon

Nje shkrim i shkelqyer qe te gozhdon me prova dhe fakte te pakundershtueshme dhe qe te krijon tablone e qarte te fajesise se kesaj lukunie ujqerish te pandeshkuar. Por ky shkrim i shkelqyer i z.Bedri Islami do te jete i paplote nqs nuk do te shkruhet pjesa e dyte e tij per te cilin une i propozoj titullin “Burracakeria e Mosndeshkuesve”.Nderime autorit !
Bedri Islamit nuk ke cfare ti thuash per ato qe shkrun, permbledhur, sakte me vertetesi, vertet shkelqyer, por puna eshte ne ato qe nuk shkruan ose i shkruan me diplomaci .. Z Pellumbi , te jete thjesht “burracakeri ajo e mosndeshkuesve”?.Do ishte gjysma e se keqes!.
Te presim pjesen e dyte te shkrimit
Era ? Edhe une jam shprehur me eufemizma apo ne forme diplomatike sic shpreheni ju dhe dilemes qe shtron pyetja juaj i pergjigjem keshtu :-nuk eshte thjesht burracakeri por me teper se kaq. Shume me teper . Faleminderit qe me lexoni.Nderime !
I dime te gjitha z.Islami,por ne lexuesit e duruar nuk te ndihmojme dot.Nuk kemi pike ushtrie me vete te ndeshkojme larot e Berishes,nuk kemi as dymbedhjete police te arrestojme Berishen,por na mungojne edhe prokuroret,gjykatesit,,..Te gjitha ja dhame partise socialiste.Kjo parti eshte si puna jevgut me dy kobure,qe bertiste:-Ah te mos i kisha duart e zena!
Po shkrim I bukur
Gjithnje kame shkruar dhe keshilluar pa frige por dhe pa meri. Te ndeshkohen sipas ligjit shkelesit dhe spurdhaket qe perpiqen me çdo forme e mjet anti demokratik te shkaterrojne te ardhmen e Shqiperise dhe femijeve tane.
Per hater te karriges dhe karrieres se matufave shqupas nuk ka arsye dhe as llogjik te rrenohet atdheu!
Shqiperia eshte e te gjitheve ndaj apeloj qe qytetaret e ndershem dhe punetor ti dalin zot Shqiperise.
Nuk kemi pse te bjem pre e se keqes.
Nuk mund te bëjme sehir kur shohim nje grusht rrebelash qe pretendojne te jene zoter pushtues te Shqiperise!
Ndaj bëj thirrje zgjohuni Shqipetar kundes kulqedres famekeqe qe kerkon me çdo kusht te na mposhte e te na dhunoj lirine dhe demokracine.
Mjaft duruam 25 vjet barbarizmat berishjane.
Preng Pjetri .Lezhe.
Nuk fshihem une ne komentet e mia kurre,ndryshe s.jam vet vetja.
respekt per guximin Preng Pjetri qe del me emrin tend. A ke ndonje ide se si te ngrihemi e t’i dalim zot Shqiperise?
Po pse mer fllad anonimati na i fut dygishtoret ne siklet? 😉
Ai shyqyr qe gjeti faqen e DITA-s per t’i treguar “socialistit” Fran Frrokajt, se eshte kthyer familjarisht kunder “kulqedres” Berishe…
Prenga del me emer dhe mbiemer se e ka hallin ke thesi i miellit per fundviti or fllad, dhe ti pret te na jape ide se si mund t’i dilet zot Shqiperise? Ku ku moj nan!
RAMA SKA BYTHE … NE VEND TI FUSI NE BURG SE KANE VJEDHUR MILIONA BERISHA BASHA DHE KANE FAKTE PER KETO NDYRESIRA ….. CFARE BENE I LEN TE DALIN TE BERTASIN NE BULEVARD ..TURP TE KENE … E BENE VENDIN SI NE AFRIKE …. ZIHEN KUSH E KUSH TE VJEDHI SA ME SHUME … DHE E HARRUAN POPULLIN E SHKRETE …VENDOSNI DREJTESI PER POPULLIN .. GJUKONI TE KORRUPTURIT … DHE MOS I BESONI BASHES SE E DON QEVERINE PER TE VJEDHUR SA ME SHUME … CFARE BERI BASHA PER TIRANEN ……ASGJE … VETEM E VETEM PER SURRATIN E VET … TA KEM PERBALLE E BESHTYJE NE SURRAT BASHE EDHE BERISHEN …SE SJANE SHQIPTARE POR TRADHETARE TE POPULLIT …
John qenke shum zemer gjere, une po te kisha mundesi do i kisha varur tek xhamia ose te sahati i Tiranes
Z Islami ,keto dhe shume prova te tjera i di gjithe populli shqiptar por siç thuhet” Ja the por kujt ja the ,kush te degjon “mendoj personalisht se kupa po vjen drej derdhjes dhe duhet te goditet kjo klike hajdutesh (te majte dhe te djathte) pa meshire dhe pa hezitim ,shembuj ka shume si Kroacia, Rumania etj.Boll u tallen per 25 vjet me kete popull,eshte e domosdoshme lindja e nje force te trete politike (POR E NDERSHME DHE PATRIOTE)dhe kjo eshte urgjente dhe ka mjaft intelektuale brenda dhe jashte Shqiperise te cilet mund te bejne te mundur kete KATARSIS te llumit politik shqiptar
korcari ? Ne nje mendje me ju per domosdoshmerine e lindjes se nje force te re politike,patriotike dhe me moral.Boll me me pragmatistet pa parime, pa ideale ,pa moral dhe kusare.Boll me! Nderime!
Sakte korcari. Qellimi i gazetareve dhe analisteve te shitur ke Partia Punes eshte jo vetem manipulimi i mendimit, por edhe shperqendrimi vemendjes se publikut, nga ajo cfare eshte me akute, me vendimtare, dhe me e domosdoshme per aktualitetin
Ti i thua, po boll ore gojeshqyer, se mbetet duke mbushur faqet e gazetave me lloj-lloj shkrimesh bajate, kurse ata vazhdojne e perserisin si papagalle po te njejtat gjera.
Ti i thua, po boll ore sharlatane, se aq ju jane trashur trute aq shume sa s’po mbani mend as vete, se c’fare shkruanit dje, dhe cfare po shkruani sot, ata po te njejtin avaz.
Ti i thua po boll or teveqele, se keto qe ju po na i tregoni sot me aq shume fantazi dhe profesionalizem gjuhesor e gazetaresk, ne i kemi patur te qarta ne koke qysh ne kohen e kokqepes, keta po me nje brime fyellit.
Po kujt i hyn ne pune se sa vodhi dhe sa vrau politikani, kur keta, politikane e gazetare, te gjithe bashke, kane bere pakt njeri-tjetrin per t’u pasuruar ne kurriz te popullit dhe taksapaguesve ?
Prandaj dhe eshte e kote te vazhdosh te merresh me medioker te tille, per t’u mbushur mendjen, se prej tyre PRITET ZGJIDHJE KONKRETE dhe jo KONSTATIME BAJATE, te cilat sot pas 25-vitesh shkerdhatokraci katovicare i kane mesuar permendsh bile dhe vete gomeret.
Qe duhet THEMELUAR nje FORCE E RE POLITIKE me perkrahje masive si nga te djathtet ashtu dhe nga te majtet e zhgenjyer, kete s’kane nevoje te na e sqarojne “kokat” e mediave dhe te gazetarise, se kete e dime vete.
“Kokat” te na japin udhezime se si duhet te ORAGANIZOHEMI. Pa filozofira te shumta.
Bota eshte shume praktike dhe i urren llafollogjite e teperta. Prandaj dhe ecin me hapa vigane duke na lene me qindra vite prapa. Po vazhduam me keto rritme breshkaxhinjsh distanca sa do vije e do rritet. Nje vend qe prodhin vetem thashetheme, eshte i destinuar te ngordhe. Prandaj “O burra, bashkohuni dhe na hapni dritaren.
Saliu,nje qenie psikopatike-katundare me gen islamo aziatik,kllonuar me ate komunist,rritur brenda kulles se erret,ka mbi nje cerek shekulli qe ka pushtuar kete vend dhe ben cfardo lloj krimi,dhe shkaterrimi me Shqiperine dhe frymoret e saj.
Duke mos arritur ta ndalim banden e ketij te cmenduri ordiner,ne e kemi vene veten,ne pozicionin e qenieve perverse skllaveri dashese,qe nga lart deri poshte.
Saliu na ka vene per tere kohes pasqyren para surratit,ku kemi pare vehten si bageti e zgjebosur me brinjet gjak dhe pa nxjerre asnje blegerime.
Dhe vazhdon ky maskarallek vetvrases dhe nervozonjes deri sot,ku Rama,belbezoi ca fjale te pergitheshme per vandalizmat, pa proceduar Bashen,qe ishte ideatori i tyre se bashku me babe Saliun,qe perpara dritareve te Rames se ngrat,vazhdonte te bente thirrje per dhune dhe vandalizem kunder institucioneve shteterore dhe ne te ardhmen.
Prandaj fajin fare thjesht duhet ta gjejme tek mosekzistenca njerzore e vehtes tone qe nga Rama, i cili eshte fare i pavetdijshem per vendin qe mban si dhe per qeniet perverse uleritse(se per trimeri te hane mune) qe ka perballe deri tek tufa e heshtur,frikacake dhe e interesave te vogla dhe meskine qe quhet shoqeri shqiptare.
Shoqeri-bagetia,nuk ka bere qofte dhe nje proteste te vetme,per javashllekun dhe sabotimin e reformes ne drejtesi,qe eshte egzistenciale,per Shgqiperine europiane dhe per te filluar te veje haka atje ku duhet.
Apo nje proteste para presidences se Jarit me mustaqe dhe pa mustaqe,qe me nje guxim krimineli dhe dje dekoroi,cubin dhe kriminelin kombetar Sali, me dekoraten me te larte te ketij vendi.
saliu nuk eshte fare qenie psikopate katundare.
Ai eshte nje gjarper i zgjuar qe kishte marre persiper nje mision shume delikat “te shkateronte nje komb qe ne themel per interesa te Serbeve dhe te lobeve perendimore te interesuar per ta cuar kete vend ne zero”
DHE E BERI
Per kete sherbim do kishte perfitimet e veta, ashtu si dhe grupi i hajnave, cubave dhe horrave qe kishte rrotull.
Populli shqiptar (edhe ai kosovar) fatkeqesisht jane flegmatike per interesat e kombit dhe te marrin gjak ne vetull po i preve nje gjethe peme nga shtepia e tyre
Z Islami i ka permendur shume sakte te gjithe momentet por do doja te shtoja dicka qe e kam merak dhe zoti Islami nuk e ka permendur.
Para pak ditesh gjarperi serb kercenoi qeverine shqiptare ( nuk ishte nevoja fare) qe te mos nderhynte ne punet e Kosoves sepse mareveshjet ishin ne perputhje me planin Ahtisari.
Z Veton Surroi qe ka qene pjese e bisedimeve e hodhi poshte kete pretendim, mareveshje te kesaj natyre nuk perfshiheshin ne kete plan.
Per ata trutallasher -shqiptare dhe kosovare qe nuk u besohet se ajo qe po ben qeveria e Kosoves eshte tradheti kombetare, mjafton te degjojne artikulimin e ketij gjarperi me helm, mjafton te marrin vesh se per kete po kembengulin serbet, dhe ate qe kam frike se Z islami nuk afrohet t’a artikuloje eshte se per te gjithe keto poshtersi ka marre me shkrim apo me goje nje OK edhe nga qarqe antishqiptare proserbe nga ata qe quhen perendimore.
Nuk duhet te vetcensurohemi dhe vetsugjestionohemi nga fjala perendimore.
Ka 25 vjet qe kesaj mostre do i ishte gjetur vendi , nga populli , PO NGA POPULLI, po edhe ai i shkreti shikon ne kokerdhok te syrit perendimoret, ai i qeshen i rahen shpatullat gjarperit apo jo, a i thane burre shteti apo jo, a ja thane qe po thyen embargon dhe do te çojme ne te s’emes apo jo… edhe njemije e nje poshtersi qe ka bere.
Shkrimi ishte perfekt
ah mor zoti gazetar kur do dalin njerez idealista qe te duan kete popull dhe vendin e tyre .qe te shpetojm na kjo murtaj e zeze qe na ka mberthyer
I`nderuar Pellumb Zaimi,mir thue se,nji shkrim shkelqyer qe nuk te len asnji shteg te guzhdon nga faktet qe jan,por lind pytja se:a i behet von klanit te sali serbit dhe pseudopolitikanve shqiptar se:Bedriu apo tii nderuar Pellumb,jua thue me goj apo me shkrim se;cfar krime kan bere kta kolona e 5,qe ishin futur si kuaj troje ne p.p.sh,sic ishte ramiz alia,sali serb berisha,besnik mustafa,kujtim cashku,flas ne kohen he vitin e mbrapshte 1990,dhe 1991,vitet e zeza te historiografis ton.
Pra,e cuditshme eshte i nderuari Pellumb se,as popullit nuk i bene pershtypje se cfar donencon Bedriu apo Pellumbi,pra ki popull injorant dhe pakurizor me duket se eshte bere imun nga hajdutet,vrasesit,kriminelet,tradhtaret pra menji fjal ky popull eshte pajtue me kto hiena,duke besuar se,edhe ky popull nji dite dote arije te vjedh e te marr cfar kan lan ujqerit e pa ngopur dhe tarefet e familjet e tyre,ky popull shef andra me syt cel,duke besuar se nji dite te gjith dote pasurehen si shkerdheni e berishes dhe gita e sali serbit apo si femrat e nishanit apo si familja e mulit te tropojes apo si lulzimbasha dhe hajduti ilir meca,si vjedhaduti rama apo si fatmir mediu,dhe imamin po ashtu mos e haroim,e gjin gjonin ta kujtoim,pra cfar te shkrujm ne,ore vella dhe per kende?Per nji popul qe hajdutit i thot bravo je i zoti,qe kriminelit i bene temenara,qe mashtrusit e beson dhe i thur levdata,pra ky eshte populli jon ore vella,dhe nuk e meriton qe ta udheheq i ndershmi,por e meriton dhe e don qe ta udheheq,pushti,kurvari,i pamoralshmi,hajduti,mashtrusi tradhtari dhe krimineli,he jua pavte hajrin ki popull sali serbit dhe krejt kriminelve te shqipris,kurse per ti pellumb dhe bedri pershendetjet e mia nga zvicra.
korcari ? Ne nje mendje me ju per domosdoshmerine e lindjes se nje force te re politike,patriotike dhe me moral.Boll me me pragmatistet pa parime, pa ideale ,pa moral dhe kusare.Boll me! Nderime!
Shqiptar sharri ? Ju pershendes edhe une.Me ben pershtypje qe prapa thjeshtesise se komenteve tuaja qendron nje idealist dhe patriot per tu admiruar dhe nje njeri me intuite te mprehte politike.Jam ne nje mendje me idete e komentit tuaj me perjashtim te shprehjes qe fajeson popullin. Jo i nderuar,-nuk duhet fajesuar populli si injorant dhe pa shtylle kurrizore por ka spjegime te tjera inaktiviteti dhe pergjumja e tij. Kerkon shume kohe spjegimi ne kete fushe por une po ju them vetem kaq,-eshte vene ne dispozicion te pergjumjes nje ushtri e tere menyrash dhe mjetesh per ta caktivizuar revolten e tij.Por ne ndergjegjen e tij populli zjen dhe di ta ndaje shapin nga sheqeri.Nuk do te jete e larget dita kur ai do te eksplodoje.Per me teper dhe per shume informacione qe nuk i kini aty ne Zvicer do te doja te benim nje bisede te gjate kur te vini ndonjehere ne Shqiperi.Ruani shpirtin tuaj idealist dhe patriotik thellesisht prej shqiptari te ndershem i dashur mik i krahines me histori te madhe te Shote e Azem Galices.Ju perqafoj!
Shkrimi eshte i paplote.
Lakuni dhe nepotizem,hajduteri dhe oligark po krijihen edhe ne keto momente ,qe shkruajme ne.
Ps -ja dhe LSi-ja jane po aq pjese e ketij grupi sa edhe PD.
Po autorit i pelqen te flase si nje tifoze.
Shkrim i paplote.
Dhe autori e di,e kupton,por eshte i varur.
Prekini po deshet ! Vetem te drejten per me bere llam llam llam keni ! Madje dhe kete pa nxjerre “fakte pikante” , se pastaj shkon per lesh !
Bedriii , Ramizi …… Bedri , Ramizi ……. dhe kush qendronte pas Ramizit !
Do kishte qeverisur me mire Sllobodan Miloshevici ne Shqiperi se klani i Ramiz spiunit ! Keta qehajajte jane edhe me te eger se vete beu !
Lleshi ? “….qehajajte me te eger se vete beu..”. E sakte shume e sakte.E ka vertetuar gjithnje historia.. Nderime !
kete e dime dhe jemi ne nje mendje me ty per 13 vjetet e saliut,mendoj se pjesa e dyte i takon 12 vjeteve.Pse idealet e qindramije njerezve te ndershem jane shitur nga drejtuesit e te majtes?
Cilat jane fijet qe lidhin kubene dhe na krijojne iluzionin se hajduti eshte i ndershem , Ramense majtas eshte maria dhe djathtas djalli kur te dy shtrihen ne nje shtrat.
Cfare i lidh dhe cfare i ndan Ramen,meten dhe Berishen!
shume komunist je ty nuk thua te verteten se ky popull ka nje klas politike te qelbur
Bedri,te lutem,mjaft me me keto analiza te cilat tregojne njeren ane te se vertetes…Ana tjeter e se vertetes shqiptare eshte shkaku i te gjithave cka cek ne shkrimet e tua.
Bedri,pse nuk flet se te gjitha partite politike ne shqiperi i polli e njejta miter komuniste,i njejti ideator i krijoi,Ramiz Alia,nga e njejta arkive e Min.Brendeshme dolen dosjet e protagonisteve qe sot bejne politiken dhe ekonomine shqiptare….
Mbaje mend mire,ne shqiperi,asnje politikan i kurrfare rangu nuk mund te perfundoje ne burg per korrupsion apo krime…te gjithe jane te zhytur ne te njejten hale te korrupsionit e krimit..Ata kane marreveshje per mos prekje te ndersjellte !.
Hapi syte te lutem dhe shiko pertej simpative tuaja,miqesive etj.Pertej trashegimise tende politike,shiko te verteten qe e ke para sysh.Sot.Klasa politike recidiviste e shqiperise lufton per te ruajtur parate qe ka mbledhur me korrupsion dhe per te fituar te tjera…..Te gjithe ata qe ke pare dje ne proteste,99.9% jane te mjere per buken e gojes te cilet manipulohen lirisht nga 0.1% djallzor i politikes…..Ne boten e qyteteruar ku ne,shqiptaret nuk bejme pjese,nje proteste e tille eshte arsye madhore refleksioni nga ana e pushtetit…ketu ndodh e kunderta ! Do te shohim ne ditet ne vazhdim indiferencen e piktorit ndaj kesaj ngjarjeje sepse per piktorin apo doktorin ka rendesi pushteti dhe jo njerezit te cilet ata jane zgjedhur per t’u sherbyer dhe jo per t’i sunduar apo ne rastin me te keq,per ti masakruar,sic ndodhi me doktorin dhe zoterine qe sot ben thirrje per protesta…!!??
Shqiperia,me qellim eshte lene pa pune,pa shkolle qe ky popull te mos perparoje kurre,aty ku ka varferi dhe injorance,sundimi eshte krej i lehte…
kaq per sot,
nga shkodra
shah-mat ? “…aty ku ka varferi dhe injorance sundimi eshte krejt i lehte..” Pikes i ke rene shkodran. Vertet mat.Madje me pak levizje.Nderime !
Thjesht duhet nje Kongres i ri Permeti per te shpronesuar koncensionet e huaja dhe grabitjet e klikes vendase. Dhe nje Fillim i Ri, jo Rilindje.
BRAVO!!!!!
illi ? Nuk e kini keq idene e ketij Kongresi te tipit te Permetit . Jam dakord te shpronesohen totalisht te gjithe te pronesuarit dhe koncensionaret pas viteve 90-te. Madje te quhej KONGRESI I TERMETIT PER TE RIMUAR ME ATE TE PERMETIT. Nderime !
Te gjithe te nderuar komentues te mesiperm, e dime vleren e ndergjegjesimit por ky forum ka publik shume te kufizuar. A ka dikush nje ide se si te organizohen njerezit per te bere diçka?
Te jeni te sigurte se asgje nuk mund te presim nga politika,
NUK MUND TE NGRIHEN KEMBET DHE T’I BIEN KOKES
ps shpresoj qe nick-u te mos vihet me reth, qofte edhe nga moderatori apo shefi i tij,si ai i Zapates,(jemi larg atij si vlere por prane atij si ndergjegjesim, hall dhe kurajo).
Mos frikesohet njeri se nuk do rrembejme arme se edhe te duam nuk ka se i ka shitur te gjitha serbi Tropojes, por te perdorim armet e mendjes, te protestes masive…Jo te djegim bunkere-megjithese ai bunkeri eshte kot fare aty ku eshte , te ishte ne ndonje vend tjeter.. eh,
Zoti Islami te lutem me thuaj se kush eshte fajtor, POPULLI NE ASNJE MENYRE. klasa Politike, sepse te gjithe njesoj jane
Eshte e vertet se te ishin ndeshkuar njerzit e rregjimit komunist nuk do kishim kta qe kemi sote.Dua te pyes ket Bedriun a eshte dakort te hapen dosjet..Sikur te ishin hapur Bedriu me shoke nuk do te bente cfar ben,kerkon te laj duart si pilati.
i ke lare duart qe t’u bene pis tek bunkeri??
Plehre serbe ? Kujtoni se do mbahet populli peng edhe 25 vjet te tjera u hap dosja nuk u hap dosja.
Dosjet i ka bere lesh e li dhe si ja ka dashur bytha atij shpellarit te serbise padronit tend qe ti per te leh nga mengjesi ne darke.
Te gjithe vrasesit dhe agjentet e serbise jane me dosje ta pastruara, por ne themi qe nuk kemi nevoje per ato dosje, kemi kemi ujkun, – gjarperin agjent serb, nuk kemi nevoje per gjurmet.
Bedri Islami eshte nje nga shqiptaret qe duhet te nderohet nga ky shtet i poshter apo ai tjetri i kosoves.Lexoja historine o ujku mark e pastaj fol.
Kjo eshte Demokracia e Shqipove ,
fuck shtet -fuck Shqiperi -yyyyyyxhyyyyyyyyym Pasuriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,
sipas konceptit,
me i forti ben ci do suma .
Ujqit e kane vendin ose Brenda hekurave ne kopshtin zoologjik ,
ose plumbin bythes ,por kurr rrugeve te qytetit
per te miren e shqiperis dhe per te miren e secilit prej nesh duhet te ngrihemi te gjith nga ky gjume te kerkojm referendum me kerkesa 1- partia demokratike te shpallet parti antikushtetuese dhe te zhduket njeher e mir ,2- gjykate speciale per SALI RAM BERISHEN,SHKELZEN BERISHEN ,ARGITA BERISHA MALLTEZI ,LIRI SLLOBODANKA BERISHA ,JOZEFINA TOPALLI ,LULEZIM BASHA ,RIDVAN BODE, ARBEN IMAMI,DHE TE GJITHE LAROT QE DALIN CDO TE ENJTE NE PARLAMENT per krimet e tyre
Albi ,
ti ke shuuuume – shuuume te drejt ,
edhe shumica e shqiptareve keshtu mendon ,si ty.
Vetem se ka nji Problem ” Te vogel” !
**********************Nuk eshte dakord PS-ja **********************
Problemi eshte se hajduti se denon dot hajdutin, kjo sepse hajduti nr-2 po te ndershkohej do te refehej per bemat e hajdutit nr-1 dhe me e keqja eshte se ky lloj pingponglleku ka gjasa te vazhdoje dhe shume gjate derisa te injektohet perfundimisht ne venat tona si popull njeanes primitiv…
Keshtuqe Shqiperia nuk ka gje me urgjente se nje grup PROKURORESH bolemedhenje qe ta kthejne perfundimisht faqen tone te historise!!!
Mos u mundoni te na paraqitni ndonje pusht etar te pas viteve 90-te te paster.Njeri eshte me pervehtesues se tjetri.Ketyre politikaneve u ka mbetur akoma nje detyre tani qe do te ndryshojne kushtetuten.Te vendosin nja dy a tre nene qe tu pershtaten per veprat e kryera:
Vjedhia eshte menyra me e mire per tu pasuruar e per te plotesuar gjithshka per vete e familien.
Toka,si prone i takon atij qe e grabit.
Te tjeret qe besojne ne ligj e drejtesi le te vdesin,sepse krijojne probleme per hajdutet.
Po te vendosen keto nene do te lehtesohemi shume ne qe nuk grabisim dot.
amon mer ju adm, na cmendet me kte –
parrullen tuj armiqesore ; ! Ule pak ritmin !
shqiptari se ul asnjiher ,uooooooooooooo !
Ju pershendes z.Bedri per shkrimin tuaj pikant dhe godites ne shenjè.Por mendoj se eshte nje perulje e qellimeshme para krimineleve te deklaruar ne dem te popullit dhe shtetit shqiptar.Ne çdo shtet tjeter do te ishin marre masat e duhura dhe kriminelet pa diskutim do ishin denuar.Te ne vazhdojne te tallen bile ndonjehere edhe duke u mbeshtetur nga nderkombetaret e korruptuar me lobim te drejteperdrejte nga kriminelet.Te shpresojme me reformen por……?
Bedriu shkruan per gjera qe jo vetem populli , por dhe miu i di ( mesa duket Thanua i paguan mire ) ndersa piktori yne KM po punon per ekspoziten e radhes .
Po nuk u shporr ky psikopat Kryeminister nga PS , Shqiperia mbaroi .
keta dy monstra vetem presidenti i dekoron dhe aurel plasari maloku keta te dy jane per varje para popullit per krimet monsturoze qe kan bere do vije mafia ne pushtet dhe maloket pa brek dhe me morra sikur krokodila dhe lahen vetem kur bie shi
zoti na ruajt prej
horrit
morrit
zjarrit
malokut
dhe karaduzave te vuçidolit
Bedri! je thjeshte i paarritshem,me ate shprehjen e tokes qe po te kishin mundesi ta merrnin ne shpine do e shisnin dhe ate i ke thene te gjitha per babezine e tyre por ata deri sa te kene nje popull te tredhur per 500 vjet nga turku e pjesen tjeter te vettredhur,do livadhisin sipas qefit e deshires se tyre!
filad:Edhe pse me keni fyer pa shkak se une nuk fyeva njeri ne komentin tim, nuk po fyej.Sepse fyerja eshte fundi i llogjikes.Une mund te shkruej shume fjale fyese,po nga qe nuk mund te ballafaqofemi nga qe jam mbi njemij e tetqind kilometa lark eshte e kote.Po jam i sigurt se sikur te ishim perball njeri tjetrit ju pranoni me u fyre me cfar ju permban pragu.Me vjen seriozisht qe keni kaq nivel te ulet.Deshiroj te mos jesh edhe nga familja.
Keni më se të drejtë po nuk u ndëshkuan e gjithë kjo lukuni të babëziturish shoqëria jonë nuk ka për tu çliruar nga të pështirë