Policia e Eulex-it ka ndaluar në Prishtinë, me akuzën për pjesëmarrje në krimin e organizuar, Ukë Rugovën. Gazetarët që kanë raportuar lajmin i kanë pëmendur këtij të fundit faktin që është deputet i Kuvendit të Kosovës, por më së shumti e kanë identifikuar si djalin e Ibrahim Rugovës. Në asnjë prej titujve të gazetave shqiptare që kanë patur të bëjnë me këtë ngjarje nuk ka munguar fraza “arrestohet i biri i Ibrahim Rugovës”. Me sa duket, është kjo që ka bërë përshtypje. Do duhej të tërhiqte vëmendjen dhe akuza (pjesëmarrje në krimin e organizuar), dhe lloji i veprës penale (korrupsion me vizat për udhëtim jashtë vendit), dhe fakti që ai shstë anëtar i Parlamentit të Kosovës, dhe në fakt të trija këto kanë rënë në sy, por më së shumti ka rënë në sy detaji që i ndaluari, apo njëri ndër të ndaluarit, është djali i Ibrahim Rugovës.
Është logjik ky nënvizim nga ana e gazetarëve. Kudo do të veprohej në të njëjtën mënyrë. Në Kosovë edhe më shumë, pasi Ibrahim Rugova është një personazh, të cilin ca e ca e kanë shndërruar në një legjendë. Dhe djali i një legjende është vështirë të përfytyrohet si i përfshirë në ca prapësira banale, siç është kjo e nxjerrjes së vizave në këmbim të ca lekëve (është si thuash që “djali i Mujit apo Halilit vidhnin pula, apo tërshërë, në Lugjet e Verdha”).
Ka dhe një arsye tjetër që e bën të kuptueshëm këtë nënvizim. Dhe kjo arsye është tipikisht shqiptare. Fëmijët e njerëzve me rëndësi, ndikim apo pushtet këtejpari janë rëndom ca njerëz të llastuar, që jetojnë gjithë kohën me idenë se fuqia e prindërve, sidomos e atyre prindërve që me këtë fuqi kanë bërë ç’kanë dashur (nuk është e thënë që ky të jetë rasti i Ibrahim Rugovës), është diçka që ata mund ta trashëgojnë e ta shfrytëzojnë mú sikur të ish e tyrja, duke gëzuar të njëjtin imunitet e impunitet që kanë pasur, apo kanë prindërit.
Ka ‘Ukë’ edhe në Tiranë. Madje ‘Ukët’ e këtushëm janë pesha më të rënda se sa Uka i vërtetë, por fati i tyre është se në Shqipëri nuk ka Eulex. Sikur të kishim Eulex, ndonjë prej ‘Ukëve’ të këtushëm do ish në burg tani. Tok me prindërit e tij. Për të mos dalë më prej andej.
duet eulex ose gjykat gjermane
Sa emocionale dhe te rendomta i keni shkrimet ju “gazetarucet” e temes. Po te kishte vertet eulex ne Shqiperi kam bindjen qe dhe ky Kryeministri aktual i zgjedhur nga turrma e analfabeteve fundksional si puna juaj do kishte ca byrzylyke prej hekuri ne kyce. prandaj te mos i hyme temave qe do te na fusnin minimalisht gjysmen e parlamentit ne burg, per te mos vazhduar me individet e thjesht shqipetar qe vetem per mos pagim taksash e dritash nder vite dso tu duhej tju trokiste policia tek dera 2 here ne jave. Mjaft folet prrocka se jeni gazeta me ordinere ne menyren si i argumentoni gjerat. Percillni lajmin jo opinionin personal se jeni gazetar jo analist te ftuar ne emision.
nuk duhet eulexi por duhet vendosmeria e shtetit, shteti i ligjit, ligji i barabarte per te gjithe. ka 23 vjet qe thuhet nuk ka shtet… pse pikerisht ne kto 23 vjet, pse valle????
Më se e drejtë zoti Nano duket ae paska ardhur koha që të vijë një forc si Eulex që më në fund të vihet drejtësi në këtë fshatin e madh ku ne jetojmë siç e tha dhe ambasadori Amerikan
Uka i Kosoves dhe Ujqerit e Shqiperise, thuaj zoti Mustafa.
Keta qe para 20 vjetesh ishin te pabreke ( si i gjithe populli ), sot nuk e dine ne sa banka jashte e brenda Shqiperise, i kane mbyllyr paret. Kane nga pese gjashte shtepi e vila, si dhe dhjatra ha toke truall ne bregdet.
E pra Ana, ti sa shtepi dhe sa m katror toke ke ne bregun e detit. Se per breke, ti perseri pa breke do te jesh.
shkrim shume i sakte, “priviligjet” si femije te pushtetareve, te vdekur apo te gjalle…po konsiderojne Kosoven prone private..
Mungesa e kulturws sw ndwshkimwrisw tw ligjit krijon kushte qw kushdo fwmijw i ndonjw personi “VIP” tw abuzojw me ligjet sepse ndjehet i sigurtw se ska kush ta denojw. Ky wshtw qytetwrimi ynw. Pa empacipimin e shoqwrisw sonw nw kwtw drejtim vazhdimisht do kemi precedentw tw tillw.
Kush mundet me i ndaluar kwto “kauboj” shqiptar. Nw gjendjen qw jemi sot ne si shoqwri vetwm “diktatura” mund ta frenoje disi kwto fenomene
Me vjen keq qe nje leshko si ty ule prestigjin e emrit ILIRET duke e perdorur per te perfaqesuar veten. Ti mund te quhesh per bukuri GOMAR. Kaq kisha.
Me pelqeu ky artikull ! UK-rat e Tiranes jane shume me te prapet se UK-a i Kosoves !
Ketu i kemi vrases, hajdute , kriminele, kopuke , injorante ,etj.etj.