Edhe më i pashpresi tek klasa politike ka pasur një ndjenjë të vockël besimi se në ndërrimin pushtetor do të kishte, të paktën, disa zhvillime të reja në dhënien e drejtësisë. Ka shpresuar dhe ka pritur. Ka pritur me durimin e njerëzve të nëpërkëmbur.
Dilema e parë që është shtruar para 23 qershorit ishte tronditëse, por e vërtetë: mafia e kishte në dorë përfundimisht politikën, apo kishte vetëm një pjesë të saj, pjesën qeverisëse?
Dilema e dytë kishte të bënte me ndëshkimin, me ndëshkimin si afat dhe jo si domosdoshmëri; pra me përcaktimin e një harku kohor, në të cilin ndëshkimi do të bëhej një normë e zakonshme jetese, dhe jo me përballjen nëse do të kishte apo jo ndëshkim. Kjo e fundit, sidomos nga 1 milionëshi i njohur që votoi pro qeverisë së sotme nuk është vënë në dyshim asaj kohe. Tani, ndërsa është harruar ajo pjesë e dilemës, që kishte të bënte me afatin kohor, janë kthyer të dyja njëherësh: është e gjithë klasa politike nën sundimin e mafias financiare e politike, dhe, me rëndesën e dytë se nuk do të ketë kurrë ndëshkim.
Ka disa ditë që e gjithë media shqiptare, politika, deri në majat më të larta të saj, flasin dhe dëshmojnë për një skandal të ri financiar: DIA –CEZ dhe për dhjetra e qindra milionë euro që janë zhdukur nëpër pusetat bankare të parajsave financiare. Emra, përgjime, fakte, dëshmi, njerëz të arrestuar, të tjerë të akuzuar, kërkesë për hetim ndërkombëtar, ripërsëritje kërkese, duel i heshtur në SHQUP, përgjigje negative nga ambasada e SHBA-së, që kësaj here kërkojnë të rrijnë larg gjithçkaje, ndoshta edhe nga që e dinë se edhe kjo aferë do të shpërbëhet si të tjerat; përsëri akuza, shpresë shqupse për prishje qeverie, kërkim dorëheqje, përgjigje skraparllije, në dukje e zakonshme, por pas saj mund të ketë shumë të papritura. Një grup i vogël njerëzsh, të gjithë të lidhur me pushtetin e djeshëm janë bërë nga vetë shteti i tyre milionerë. Pastaj…
Është krejt e mundur që kjo aferë, dalëngadalë, të shuhet, të jetë memece dhe e gjitha të përfundojë në aktorët e dorës së tretë, ata që u futën për të qenë kurbanët e ardhshëm. Në të vërtetë kjo ishte një furtunë që erdhi nga jashtë, për të tronditur gjërat brenda; por mund të ndodhë edhe ndryshe, që shoshitja nga brenda të lërë gojëhapur edhe ata që janë jashtë.
A e dinte qeveria e sotme, skandalin CEZ-DIA? Po, e dinte. E dinte në të gjitha detajet e saj; që nga nënshkrimi, sepse e ka denoncuar kur ishte në opozitë; që nga përdorimi i saj politik, sepse Berisha shkoi ditën për diell për të dhënë në ankandin çek, që kishte presidencën europiane të rradhës, një pjesë të vendit të tij; edhe këtë e kanë denoncuar dje në opozitë; e dinin se drejtori ishte vëllai i ish-këshilltarit të kryeministrit..ashtu si dinë gjithçka që ka ndodhur në tetë vitet e para qeverisjes së tyre.
Nuk mendoj se rastësisht ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Lu, hodhi një shashkë politike, duke barazuar dy krahët e qeverisjes në një të vetme. Ishte njëlloj sikur të thonte se ndërrimi i kahut të pushtetit nuk e ndryshon shumën e saj përfundimtare. Një diplomat i karierës, edhe kur bën krahasime të tilla në një gjuhë të huaj, të mësuar jashtë Shqipërisë, duhet të jetë matur disa herë për të bërë diçka të tillë.
Problemi është në atë se çfarë ka parë më tepër ambasadori amerikan, të cilën nuk e kanë parë ende të tjerët? Çfarë di ai më shumë se të tjerët, kur gjërat ende nuk janë zbardhur? Ka në të gjithë këtë deklaratë vetëm një mendim përsonal të tij, – çka nuk i lejohet kurrsesi, (nuk ishte në një darke qejfi, si dikur një përfaqësues i OSBE-së me kukurrecka dhe birrë, por në një takim qeveritar, bile shumë të rëndësishëm, kryetemë e ditës) – apo ka diçka edhe më shumë se kaq?
Qeveria e di gjendjen. Edhe nëse ka patur ngurrime e dyshime, në ndihmë të tyre kanë qenë dhjetra institucione të specializuara, të cilat, duke operuar në Shqipëri, janë në fakt mbështetje për secilën qeveri që kërkon të dijë më shumë se të vërtetën: të dijë edhe rrugën e përcaktimit të kësaj të vërtete. Të vërtetën e dinë edhe qytetarët e thjeshtë. E dinë edhe ata,të varfërit e zakonshëm, për të cilët “ përgjërohet” milioneri Lulzim Basha, jo vetëm në konferenca shtypi, por edhe në ecejaket e tij hollandeze. Edhe ata që nuk e kanë ditur, mjafton të shohin se si vilat kanë bujuar në zonat e shtrenjta dhe në të cilat më shumë se gjysma është e njerëzve të politikës.
Qeveria e di. Problemi është në se do të bëjë fakt pritjen e shqiptarëve – ndëshkimin e krimit, të korrupsionit, të varfërisë, të vjedhjeve, të vrasjeve. Është tronditëse që një i akuzuar dhe i penduar për 32 raste krimi të akuzojë shtetin përse nuk arreston vrasësit e gjykatësit Konomi. Është e çuditshme heshtja gjysmake dhe deklaratat që nuk lënë shije të hajrit të ministrit të punëve të brendshme, i cili, megjithë arritjet, ka lënë, si duket të çara, që nuk po heshtin.
Nuk ka asnje qeveri në botë që nuk do të verë me shpatullat pas murit pararendësit e tyre pushtetor. Aq më tepër në Ballkan. Aq më shumë në Shqipëri, ku në 25 vite kemi pasur mijëra përleshje partiake, akuza e kundërakuza, krime e antikrime, sa për 25 shekuj. Edhe qeveria e sotme kërkon këtë: vendosjen me shpatulla pas murit të të gjithë atyre që janë përlyer në krim, në korrupsion, që janë tallur me njerëzit duke i vjedhur e vrarë njëkohësisht, që kanë krijuar oligarkinë financiare mafioze të lidhur me politikën, që e kanë drejtuar vendin sipas modelit bandit al-kaponez. E do, por nuk e bën.
Nuk e bën, sepse nuk mundet, apo sepse pas heshtjes së saj fshihen skenarë të tjerë apo presione të tjera?
Mjaft herë të dërguarëve specialë në vendin tonë, por edhe qeverive të tyre, u është dukur më e arsyeshme, të paktën për sa kohë janë ata vetë në pushtet se, më mirë të durohen paudhësitë e një klase politike, se sa vendi të ketë destabilizim.
Karta e destabilitetit politik është luajtur mjeshtërisht nga Sali Berisha, sa herë që ka dashur dhe në momentet kur i është dashur.
Në vitin 1992 prishi Qeverinë e Stabilitetit, që megjithë dobësitë e saj, ishte një shenjë paqeje dhe e prishi pikërisht me skenarin e destabilitetit, çka edhe ndodhi në një orgji të paparë politike, morale, financiare. Në vitin 1996 bëri puçin zgjedhor dhe bota, përmes syleshëve të saj austriakë, të dërguar këtu, ia fali, sepse kërcënoi se do të destabilizonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, çka e provoi përmes Demaçit e kundër Rugovës.
Në vitin 1998, viti i provës së madhe për kombin, bëri grushtin e shtetit, me tanke, kallanikov, makina të blinduara, pushtim institucionesh, kërcënime vrasjesh dhe vrasje, dhe përsëri gjithçka u la në harresë nga frika e destabilizimit.
Edhe tani, mbi qeverinë shqiptare është i njëjti presion: që vendi të mos destabilizohet, është e dobishme të gjendet një kauzë tjetër, ku të jenë të gjithë të barabartë: të fajshmit dhe të pafajshmit, të pushtetit në ikje dhe të pushtetit në ardhje. Kauza ishte e gatshme: dekrimjinalizimi i parlamentit, për të shkuar më tej tek dekriminalizimi i politikës , dhe ndoshta, për të “qetësuar” ngjarjet, tek dekriminalizimi i gjithë vendit.
Qeveria e tashme e ka hedhur pengun e harresës tek drejtësia, që ka pjesën e vet të fajit, por nuk është i gjithë faji. Bota diplomatike luan me kartën e dekriminalizimit më fort nga sa edhe ata vetë e besojnë, sepse duan heshtjen diplomatike. Megjithëse e dinë fare mirë gjendjen e politikës në vend, sepse është e pamundur të mos kenë skanuar politikën shqiptare, pesha më e rëndë e dekriminalizimit po hidhet nga pushteti, si për t’i thënë atij që duhet të qëndrojë urtë.
Njerëzit që presin më shumë nga qeveria e tashme janë njerëzit që e mbështetsin atë. E mbështesin sepse duan ndryshimin, i cili nuk duhet të shkojë drejt kalendrave greke. Sepse britmat e një tufe njerëzish thellësisht të korruptuar dhe të mbuluar nga mëkati milionësh, thjeshtë se janë në opozitë, nuk kanë të bëjnë vetëm me revoltën, por edhe me padurimin e këtij cinizmi të pashoq, i cili hidhet mbi to si një farsë përqeshje. Një farsë që u thotë: këtu ishim, këtu jemi e këtu do të jemi, në majat e jetës, ndërsa ju, të tjerët, zgërdhihuni me skamjen.
Qeveria e sotme është në dilemat e saj. Ajo ra viktimë e lojës politike, jo vetëm opozitare, të dekriminalizimit. Dhe po lihen mënjanë çështje themelore, pa të cilat nuk mund të zgjidhet vetë dekriminalizimi. Ajo, për fat të keq, nën trysni jo vetëm opozitare, po bën lojën e dobët të atij që ka ardhur në pushtet e nuk e di se deri kur do të rrijë. Dhe kur këtë pasiguri e ka një pjesë qeveritare, mund të mendohet lehtësisht se çfarë ndjejnë ata që janë poshtë tyre dhe se çfarë shpejtojnë të bëjnë.
Është piku: më në fund qeveria duhet të vendosë në dilemën e saj. Ajo, përfundimisht duhet të thotë konkretisht: Unë dua dhe mundem. Dhe do ta bëj!
*******
*Kjo është pjesa e dytë e shkrimit mbi: “Nuk di, nuk do, nuk mundet, nuk e lënë…”. Pjesa e parë mund të lexohet KËTU
FOTO: E dielë, 15 Shtator 2013: Kryeministri Edi Rama duke folur perpara godines se Kryeministrise, i rrethuar nga anetaret e kabinetit te tij, perpara mbledhjes se pare te qeverise. (Arkiva LSA – DITA)

me ne fund nje njeri qe ka guxim te thote krejt te verteten.pritet prej tij te thote edhe me shume, sepse din me shume.
Nuk e ben dot.U pa qe diten e pare me cfare ekipi doli ne fushe.Nuk kishte ndermend te bente qeveri.Edi kryeministri shkoi ne shoqaten”Ne mbrojtje te grave nga dhuna”;mblodhi personelin dhe i beri ministre.
Nuk do, nuk di, nuk e lënë apo ka frikë?
Pak nga te gjitha Bedri, por ajo me e mundshmja eshte se corapekuqi yt s’ka bythe!
Shkaku: Marreveshja e ngjalave te Lalzit.
Nuk mund te realizosh dot premtime kur tjetri t’i ka futur kembet ne nje kepuce dhe te mban me presione per prishjen e koalicionit.
Pervec kesaj sot pas dy vitesh qeverisje plot deshtime eshte trapllek te besosh ne ndonje mrekulli.
Nqs. pas fitores se 23 qershorit e ndjente veten disi te fuqishem, mosplotesimi i premtimeve parazgjedhore, deshtimet me reformen e drejtesise, ate te mjeksise, etj., skandalet e njepasnjeshme duke filluar qysh nga mosndeshkimi i super-hajnave te bankes shteterore, skandalet me drogen e transportuar nga toka, nga deti dhe se fundi nga ajri, me pikiatot ne rere te kacatorreve te “sperkatjeve kunder mushkonjave”, rishfaqja e problematikes se azilkerkuesve shqiptare, si dhe politika fare pa vizion, po ben qe masat, perjashto ketu sidomos idiotet e dobishem te fressh-it, te kthehen gjithnje e me shume kunder tij, por edhe fatkeqsisht kunder partise qe ai po drejton aksidentalisht.
Good job Z. Islami!
zoti Bedri
gjerat jane shume me thelle..sidomos per berishen qe perdoret si PIT BULL ne Shqiperi per te mos ardhur e majta reale ne shqiperi (PS sot nuk eshte parti aq me teper re majte me Edi Ramen si kanibal te EHH.)
Me kujtohen fjalet e nje dipllomati te rendesishem perendimor ne Shqiperi kur anglo-amerikanet edhe pse ndihmuan partizanet qe luftonin gjermanet..ata ndihmonin dhe ballistet qe bashkpunonin me gjermanin….dhe ne kujtimet e tij shkruante…ne ndihmuan dhe ballistet sepse duhet te kishte dy forca te barabarta dhe qe e majta te mos merrte plotesisht pushtetin.
E njejta situate eshte dhe tani qe dipllomatet euro-atllantike po ndihmojne me cdo kusht dhe cmim Berishen dhe Bashen edhe pse jane kriminele..qe e majta te mos fuqizohet..
Por ajo qe parashikonte Gery kokalari doli profeci…Donald Lu ka hequr cdo maske dhe eshte bere nje berishist i “sinqerte” perballe nej PS ne kaos te plote qe une do ta quaja tradheti kombetare…
Dhenia e dekorates ne 22 shtator VISHO AJAZIT ( TRURIT TE GAZIDEDES) ne prani te zotit i jep fund cdo lloj dyshimi te berishizimit te ambasdorit amerikan.
Per kujtese keni dhe letren PROFECI te kokalarit
Një letër e Kokalarit për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë
Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:
“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
“Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
Kokalari shkruan:
“…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”
Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:
“Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.
Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
Ish- kryeministri Sali Berisha me Frank Uisner
Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
Kokalari përmend si precedent rastin Gejxh:
“Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri… – lexohet në letrën drejtuar ambasadorit Lu.
Në fund të letrës Kokalari i tërheq vëmendjen ambasadorit mbi faktin që në Shqipëri fjala e Ambasadës Amerikane dëgjohet shumë dhe i kujton që nga fuqia e madhe, vjen përgjegjësia e madhe.
“…Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës.
Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.
si dikur everi me lenka tefta themija pali qirjako
tani jane dr, prof me kristal
ata te hershmit
kishin kshilltare profesionista te punes, keta per ryshfete me receta rimbursime e tendera
dhe bene vila,per jete ne bllok
Arsyetim i pastër dhe korrekt. Por titulli : Nuk di, nuk do, nuk mundet ka dhe vetë përgjigjen tek dilema e tretë… E pra nuk mundet, pasi drejtësinë nuk e vendos Qeveria por paradoksalisht i bie që ta vendosi Gjin Gjoni, Alaudin Malaj apo gruaja e ish Guvernatorit dhe të gjithë këta milionerë nën hyqmën e Nishanit të pavarur….
VETEM NJE GJE MUND TI THEMI KESAJ “RILINDJES” HARREM I PACI VOTAT TONA SE NA ZHGENJYET HARREM HARREM
Bedriu hartimet i ben te bukura por si shumica e kAmentuesve ngaterron qUrravine me ‘shtetin’ e aqe me keq kur e ngaterron me emrin e kryeministrit.Populli ka 25 vjet qe nuk perfaqesohet ne shte biles edhe kur ‘voton’ TA QI ne parlamentin e ‘leshit’ te Topalles i del 25 vjet KA QI.A ka ndonje kAmentues idjot pse jo edhe gazetaret e nderuar te kesaj te perditeshme te thone me EMER e MBIEMER KUSH I PERFAQESON NE PARLAMENTIN E LESHIT TE TOPALLIT?!
Vetem hartime nga ju z. Islami .
Perseri vazhdoni te mbroni Edi Ramen .
E keqja e cdo gjeje sot eshte Edi Rama .
Te mbrosh Edi Ramen do te thote :Te mos ndeshkosh Sali Berishen per cfare i ka bere ketij vendi dhe populli ne 25 vjet demokraci , te mos ndeshkosh banden PD qe vodhi ne 8 vjet qeverisje , te mos ndeshkosh vrasesit e 21 Janarit , Gerdecit , te mos ndeshkosh vjedhjen prej 230 milione Euro te rruges se kombit , te mos anullohen koncensionet ( qe i kane njerezit e Saliut ) , te mos preken monopolet , te mos anullohet LLotaria Kombetare ( qe e ka Zeni i Saliut ).
Te mbrosh Edi Ramen do te thote : Megjithese populli ka votuar majtas , te qeveriset nga nje Kryeminister dhe nje Qeveri e djathte dhe qe nuk ka asnje lidhje me PS, do te thote qe te lejosh shkaterrimin e PS , do te thote qe ne zgjedhjet e ardheshme te qeverisemi perseri nga dyshja Sali – Meta .
Te mbrosh Edi Ramen do te thote te mbrosh hajdutin dhe politikanin me te pasur ne Shqiperi .
Perfundimisht te mbrosh Edi Ramen do te thote te mos duash Shqiperine .
Problemi shtrohet se ne keto 25 vite dramatike ne jeten e ketij populli fatkeq nuk po del akoma nje Robin Hood.Mendoj se ka ardhe momenti i themelimit te nje partie te re,ndryshe nga PD,PS dhe krejt ndryshe nga LSI.Nese nuk realizohet kjo,shpresat per ndryshim jane shume te pakta per te mos thene te paperfillshme.Eshte per te vene kujen e per te dhene lajmerimin e kobshem se Shqiperia po vdes.Pjesa me aktive dhe me brilante eshte “arratisur” ne qe kemi mbetur ne kete vend te bukur ecim e marshojme krah per krah me hajnin,me vrasesin,me mashtruesin,pse jo edhe me djallin.Ecim dhe marshojme ashtu te leckosur jo nga veshja por nga shpirti.Shpirterisht kemi vdekur,sepse bashkejetesa me djallin na eshte kthyer ne kulture ne modus vivendi.Deri kur keshtu?!
Deri kur keshtu?
Deri sa te linde nje inteligjence e pavarur nga ndikimet dhe influenca e katovicareve komuniste. Deri sa te krijohet nje partie e afte per te organizuar e bashkuar rreth vetes masat e ndergjegjesuara te shoqerise, dhe jo ca njethundrake dygishtore qe shembin monumente e me pas vrapojne kokeulur andej nga i shpie stapi i cobanit.
HANS
Robin Hoodin e kemi ,por pa njerezit nga mbrapa edhe Robin nuk ka çfare te bej ,nisjani ju atje dhe per 24 ore jemi te gjithe ne Shqiperi, qe atij krimineli 97-ta ti duket lule .Cfare te bej Robin kur as gjethja nuk leviz ?Populli me ato skandale qe kane plasur duhet te ishte para pallatit te drejtesis, ska nevoje per Kushtetute per te shkarkuar Prokurorin kur sovrani del ne rruge dhe kerkon koken e tij e te gjithe te tjereve me rradhe .Nuk ka manifestime kunder qeverise ,por ka dhe manifestime ne krah te qeverise per ti dhene dermen te gjithe te koruptuarve qe jane strehuar ne pallatin e drejtesise ,mjaft me ,nuk do mbahemi me peng nga Llallat dhe Gjinet .”Pushtetet jane te ndara dhe nuk bejne dot gje” ,por ka dhe nje popull aman qe duhet tju tregoje ketyre krimineleve qe nuk pjerdh me per ato pushtete qe nuk jane me ne sherbim te tij.Revolucioni do zemer dhe ne Shqiptareve nuk na mungon ,ndizeni shkendijen dhe ne, me kuç e me maç jemi atje .Kjo klase politikanesh eshte turpi yne ,e nisem ne 97-ten dhe e lame pergjysme te tradhtuar nga gjysma tjeter e Saliut nga halabaku Nano,por nuk mund te ngelet kjo pune tere jeten e pa perfunduar ,DUAM DHE DO TA BEJME ,ME HIR O ME PA HIR ,ky duhet te jete slogani,se jemi bere turpi i botes .
Vetem fantazma e Enveri nese ngrihet, e rregullon kete vend. Sa me teper shkruhet me
bajate behet situata, kronike si nje semundje qe nuk kurohet.
te gjithe jane ne sherbime te armiqve te betuare te shqiperis serbis turqis he greqis e italis keta armiq te betuare bejne plane dhe grabisine pasurine shqiptare nen bekimine dhe kontrollin e garantuare amerikano anglez dhe ca lene poshtersia angloamerikane zihene si cakej armiqte e betuare te shqiperis dhe me fatkeqsi hadutete e politikes shqiptare te gjithe qe jane nen komanden antishqiptare kemi kete gjendje terori antishqiptare qe jemi kthyer qe kemi standarte me te ultatet ne bote dhe gjermani thote jemi vende i sigurte qe ka mbeshtetje nag qeveria hajdute kur thote kthej hallexhinjte qe skane asnje shans jetese mjere kete vende qe po shuhete nga uria se lufta ka lezete po uria eshte e dhimbshme dhe kete e bejne keta minjet te politikes shqiptare sote ne kete shekulline e mbrekullive
E ke gabim hans ! Sot robi-nhudet kan mbaruar se jan robi-amerika dhe ashtu si duan ata do veproj ai qe do na shitet per robinhud ! Keshtu po del e se luan topi ! Degjenerimi e poshtersia kan aritur tavanin e ska me frymmarje ! Ne krye te kesaj gjendjete tmershme qe Shqiperin e nban lidhur ne kte humner esht nje njeri i vetem ,i cili i mbrojtur,i mbeshtetur nga shkopi magjik amerik ,ka akumuluar nje energji kolosale anti shqiptare dhe si Anteu i mitologjis qe merte forc nga mema Tok ,keshtu edhe kjo monster antishqiptare nuk mundet te mposhtet dot nga vdeksit Rama me shok ! Nuk besoj se mundet te pjell nje komb ne ter historin e tij ,te till monster dhe, edhe sikur Enveri te ngjallet ,nuk ka ci ben , sepse ky ja hodhi Enverit edhe kur ishte gjall ! Si perendia Homeriane , ka shum ftyra dhe “transformimet” qe ben mashtrojn kedo ! Koha po tregon qe nuk shpetojm dot prej tij ,sepse pervec qe esht i mbrojtur nga “mema” amerik ku mer fuqi ,ka dhe aftesin gjeniale te intriges,ngatreses,mashtrimit dhe kilerit te ftoht ! Ja pra as 1 milion vota qe e rezuan ne menyr spektakolare nuk i luajten qimen por e egersuan dhe ka dy vjet qe urrejtjen ndaj kombit e vjell ne cdo moment familjarisht ,! E vjell paturpesisht brena parlamentit shqiptar ! E vjell edhe jasht tij me mbeshtetjen e klysheve te tij duke filluar nga vet presidenti !
Esht vetem ky qe i ben te tera !Esht vetem ky qe e kan frik fitusit !Esht vetem ky qe mban lidhur “Qiellin”shqiptar! Ska “Robinhud “qe i ben gje ktij, vec nje Avni Rustemi ………..
Baba, kam kapur nje hajdut.
Mbaje, mos e lesho, i tha i ati. Ta mbaj por se mbaj dot. Epo atehere lere te ike. E le une por nuk me le ai, bertiste i biri.
Burg per debitoret e KESH, burg per ata qe jane sinonim i informalitetit dhe i pazareve turkoshake, gjobe te majme per urinimin ne publik, burg per ata qe presin lendet drusore dhe shkaterrojne pyjet shqiptare. Nuk e di se sa ka zgjatur ai qendrim ne burg per keta tipat me lart por di te them se nuk ka rruge tjeter per tu perballur me rrumpallen, me injorancen dhe dallkaukllekun shqipfoles.
Thene kete, vijme tek rrenja e se keqes, tek misherimi i kesaj gangrene shoqerore shqiptare, tek personifikimi i tradhetise kombetare dhe kurvllekut primitiv, si qenie e peshtire. Kemi ardhur tek Sali Berisha dhe banda e tij prej njerezish ordinere, te pengmarresve te se ardhmes shqiptare dhe te se sotmes shterpe dhe syrgjynosese.
Edi Rama, mund te burgose cdo hajdut xhepash, qe ka vjedhur pardje, dje dhe sot,,,,,,,, mund te ruaje pyjet nga shkaterrimi duke burgosur disa druvare analfabete te lindur ne kohen e “demokracise Vicidolase”, mund tu tregoje dhembet dhe qeline, gjithe pjeses veriore te vendit si debitore famekeq te mireqenies se perbashket,,,,,,,,,,,, por po nuk gjeti guximin te merret me ate qe e mbolli kete vater shkaterruese, nuk ka bere asgje.
Personalisht , kam pershtypjen se Edi Rama, DIN,,,,,,,, DON,,,,,,,,,,,, por kur ben llogarite, i del “dicka mangut”, ndaj dhe sillet si ai djaloshi qe kapi hajdutin.
Destabilizimi, si kuceder frikesuese, ka humbur efektin e tij. Ai nuk eshte arsyeja e mosreagimit te Kryeministrit. Kete e tregon me fakte, vendosja e rregullit ne hapat e deritanishme administrative.
A kemi valle nje Kryeminister te marre peng, ashtu si gropa e gjirizit te nje plaku gojeperdale, po na mban te paralizuar nje cerekshekulli me radhe?
Cliroje vetveten nga zinxhiret e presionit Z.Rama.
Fol hapur me shqiptaret dhe kerko nje votebesim te ri, nese koalicioni i sotem, te ka dale edhe me i qelbur nga ana morale, sec ishin gropat e gjirizit te Saliut.
Nuk ka Shqiperi, kandidate per hyrje ne BE, pa drejtesi funksionale. Ka vetem turma te pashpresa qe lypin lemoshe rrugeve te Europes sic po ndodh sot.
Mbaje fort hajdutin djalo dhe dergoje atje ku e ka vendin, ndryshe do qeshin njerezit me ty dhe me ne.
Ne vendin tone, ndryshoj qeveria, u vendosen ministra te rinj, drejtues te rinj, u krijua iluzioni se per popullin me ne fund do kishte pak shprese dhe drejtesia do fillonte te vinte ne binaret e duhur, por ce do se mafiozet kurre nuk u ndryshuan , ata mbeten te njejte dhe arriten te lidhnin marredhenie te reja me kete qeverri qe cdo dite na tregon se te ”mirat qe do na sjellin jane pertej ne horizon, i shikojme me sy dhe per pak kohe do t’i arrijme!”
Zakonisht alfabeti fillohet nga germa(a) per te arritur te gemra e fundit, kjo qeveri eksperimentoj qe ne ”alfabetin” ta fillonim per te mesuar nga germa e fundit, sepse keta filluan me prishje objektesh, filluan me arrestime per energjine elektrike, sigurisht qe ishin per t’u ndeshkruar ata qe vidhnin 3-4 milion energji ne vit, por mendoj se me pare duhet te ndeshkoheshin ata qe kane bere miliarda dhe qe sot me arrogancen e tyre sifidojne kedo me cinizem.. ata qe kane dy dekada duke e rrjepur, gjunjezuar, masakruar ne cdo drejtim mbare popullin , duhet ta fillonin duke prekur mitet e poshtersive dhe te keqijave…dhe nese e benin kete, si rrjedhoje te gjithe abuzuesit e tjere ne menyren me natyrale do fillonin te rrespektonin shtetin ligjor, sepse ”avokatet”e tyre po prekeshin nga nje qeverri serioze!
Kjo qeveri nuk erdhi ne pushtet ne saje te simaptise apo admirimit qe populli ka ndaj tyre, keta erdhen ne pushtet sepse krimet e klanit familjar berisha kishin arritur kulmin dhe keta moren bekimin e nje milion votave jo per t’u hakmarre,, por per te ndeshkuar dhe per t’i kthyher popullit pasurite qe i takojne!
Nuk zene me vend pretekstet se gjoja gjykatat dhe prokuroria nuk jane ne dore te qeverise, nuk i ha me askush demagogjite e kesaj qeverie, sepse ky popull eshte ngopur me fjale, donte fakte konkrete dhe jo dogma sic eshte ushqyer per 50 vitet e errta te diktatures dhe 25 vitet e mafies berishiane!
Zoti Bedri Islami, sinqerisht ju meritoni pergezime, kur them ju , perfshij te gjithe bashkpunotret e kesaj Gazete!
po behen 30 vjet z.Islami qe grami e kaloi vreshtin.30 vjet jane nje gjeneracion, nje brez, qe formon nje mentalitet te caktuar.Une 30 vjet prepara betohesha prepara flamurit per te mbrojtur atdheun me jeten time, sot nuk ma ndjen shume, drejt me thene…Ke atdhe te mbrosh, karriket e berishajve-ramajve-nishaneve? Ore mik, ku ta gjesh nje armik te na bjere, se do na cliroje nga keta llafexhinj qe pa dallim nga nheri-tjetri kane bere miliarda dhe ua dine skutat e horlleqet sho-shoqit.Se ha, ta zeme se u be reforma, do denohen balenat thua? Por se pari, armiqte nuk na sulmojne, sepse c’deshen te benin e bene me kosto te lire. Se dyti, Robin Hood-et qe kerkojne komentuesit nuk i perkrahin “nderkombetaret”,pronaret e teatrit te kukullave qe gabimisht e quajme Kuvend dhe te vesh boten te r(r)uaje vreshtin di te thote ti besh mu..in mu ne shtet,qeveri e Kuvend; ky vend jemi ne! Megjithate merreni me ironi, se s’kemi gje ne dore.Kerkoni ne lajme intervistat e Rames ne per bote, se pi u duket vetja si rimisherimi i 12 i Krishnes, ky merret me paqen ne bote.U rrit grani dhe e mbyti vreshtin, kush pret rrush do rroje me iluzione. Hajde per hajer, ky Lu-ja governatori do e kete pazarin te l’arte, por kukullat do ia gjejne terezine. Qeras populli i shkrete.Kur burgjet te behen resort me 5 yje do burgosen kukullat.
Do ti shikojme gjerat kur te mbaroj mandati presidentit,ai eshte bllokuesi i drejtesise ne Shqiperi,Berisha e di kete prandaj mundohet te krijoje probleme.Nje nga ato qe krijon Berisha eshte dhe Bleona qe aq shume e reklamon klani i Frangajt,fol per budallalleqet e Bleones te hutohen njerezit,te harrojne cezin dhe vjedhjet qe jane bere pike e pare ne media sot, me Ramen duhet presim dhe pak asgje nuk kemi pare akoma,fundi dalt hajer
I nderuar Bedri, per gjithcka ka ndodhur edhe keto 2 vjet jane produkt i “keshtu dua dhe bej”. Nuk ushqej asnje iluzion per Edi Ramen qe Ai do te realizoje deshirat e 1 milion votuesve. E shikoj kete mendim dhe konkluzion ne shume shoke dhe persona te rastit.
Z.BEDRI,si gjithmon i sakt.Edhe disa komentues mbeshtetes ti tij.Vendi po shkon drejt destabilizimit BERISHJAN.Ai kurrsesi nuk do pranoi te behet ligji per reformen ne drejtesi,pasi kjo drejtesi e kapur prej tij i ka dhen oksigjen,liri,jetese ne politike..te gjitha.Rama ka mundesi te bei shtet,por eshte i lidhur duar-kembesh nga ortaku i tij i korruptuar sa SB,LB.Ndaj & ligji i reformes ne drejtesi po behet e fundit dhe,ska per tu bere si duhet.Amb.LU eshte K/Rames qekurse nuk pranoi LHL-Siriane,si preteks,kur ai dihej qe ishte i djatht ekstrem.KOKALARI e verteton kete.RAMA ESHTE NE RREZIK,E MAJTA PO E PO.Po duket ne horizont nje tjeter ’98 ne kete vend.
Flasim e shkruajme dhe vetem lexojme njeri tjetrin se njeri s’na lexo e degjon. Pyetja ime eshte: A ka ne Shqiperi parti, se partite jane qe formojne qeverite, qe do ta beje, tjeter? Me thoni kush eshte dhe te bejme fushate qe ashtu si thote edhe Rexhepi, te bejme zgjedhje te parakoheshme dhe te mbeshtesim ate parti qe te na beje shtetin dhe drejtesine. Nuk ka nevoje te flasim me, boll, u lodhem dhe u plakem para kohe, i dime te gjitha keto qe shkruhen. Ne qoftese nuk ka, atehere s’ka nevoje te vazhdojme me lakmuesit e Dritan Hiles, por te mbeshtesim kete qe eshte, mbase behet gje. Po nuk mblodhem mendjen, keshtu do te jemi. Respekt per gjithe komentuesit dhe shkrimin.
Nje nga shancet me te mira per te ndertuar shtet ligjor e humbem, tani gjerat jane ne ” normalitetin ” e politikes shqiptare. NUk kame besur por, iluzion kisha se te ardhurit e rradhes si menaxhues te ligjit, te financave, te shoqerise ne pergjithesi me gjithe ngarkesen qe ka kjo fjale do leviznin ne drejtim te duhur, fatekeqesishte shoqeria noton netnjetat ujra te ndontura te mos zbatimit te ligjit e te korrupsionit masiv nga politike “bersit” nga ata qe kerkojne me ngulm ti menaxhojne ato. Ka nje filozofi te thjeshte qe e percakton shtetin si nje makinerie qe vihet ne levizje neprmjet nje zingjiri, te cilit nje hallke po te mos funksionoje e nxjerre jashte funskionit ter makinerin shtet, tre nga keto hallak te rendesishme me peshe jo vetem qe nuk undrruarn por nuk ariten as ti vajisin Prokuroria SHISH, Gjykata kurse ne MB vendosen nje njeri me “pasion” sikur do te ndertonte nje ekip sportiv. Nje popull qe ka te drejte te besoje diku por i prere ne bese nga ata qe besen i kerkojne, nje popull fate keq.
Tani nuk ka burra qe te bejne shtet.Ka burra me koken kungull e bole per pune te pista.Bisedat e z.Lu me bashllekun behen qe keta te fundit te jene dakord me reformat e Rames por te mos denohen nga drejtesia e qelbur e shqiperise.Keshtu britmat e sales dhe bashes si rosat e patokut dhe lalzit jane vetem ti shpetojne drejtesise ashtu si i kane shpetuar per 25 vjete.Ti popull mbaj sehir se kemi nje qafir.Rrofte z.Lu qe eshte ketu dhe na shpeton salen nga e “keqja”.
Fatkeqesia me e madhe e te gjitha kohrave eshte ish-morracaku dhe ish-erecorapi i Vicidolit !!!
Shenim: mafia e Sali Vicidolit veshtire te shkulet ….!!!!