SHËNIM: “Urbanët”, ç`lloj duarsh të lëvrijnë në trup?!

redaktor

Një grua fatkeqe qante e çirrte faqet pasi sapo ia kishin hequr nga pronësia një shumë prej 240 mijë lekësh brenda në urban, me të cilin po udhëtonte. Ca policë speciale trupmëdhenj që endeshin rreth e rrotull autobusit më shumë ia shtuan zeherin e shpirtit në ato çaste së sa e ngushëlluan dhe i dhanë shpresë. Më mirë mos kishin ardhur e mos t`i shihte aty. Do ngushëllohej të paktën me faktin se grabitësit nuk kishte se kush t`i zinte. Ndërsa policia aty, grabitësit gjetiu dhe paratë të ikura njëherë e mirë, vetëm sa e drobisnin më keq. Shqipërinë si hapësirë sociale plot ngërçe, paradokse, sëmundje, dhimbje, vuajtje, siklete, deri barbari, e has në një variant në miniaturë dhe brenda një urbani apo furgoni. Por sidomos urbani. Ka aty hajdutëri, sherre, ngjeshje si në ndërtime pa leje; ka mungesë të theksuar humaniteti e sjelljeje të përkorë, ndërkohë që bërtitet, këlthitet, shahet e fyhet pa drojë. Është një ambient që nuk pranon dot femrën, gruan, nënën, të moshuarin, fëmijën,  të pastrin, të edukuarin, njeriun qytetar në plotë kuptimin e fjalës. Përveçse duhet të zësh hundët e veshët, patjetër duhet të jesh vigjilent dhe nga çdolloj dorë në trajtë pincash që mund të të lëvrijë në trup në kërkim te xhepave ku ka para, ose në kërkim dhe të ndonjë  kënaqësie të çastit, si variant oferte për ta vijuar “udhëtimin” dhe pas autobusit. Dhe fjala është për krijesa të 17 majit. Mirë do qe që, edhe urbanët të pajiseshin me policë brenda, ose ku detyrën e fatorinos ta kryejë dhe polici. Po ndërsa do ketë për detyrë të ndërhyrje në rast duarsh hajdute, si do ia bënte në rast “duarsh” të akredituar në “Ambasadën Pink”, pasi do linçohej i gjori si dhunues lirish e të drejtash ka….më falni njerëzore?! /E.H

Share This Article
1 Comment
  • Ke te drejte Ermir, sot rruget e tiranes jane bere te pa sigurta me shume se kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *