Kryebashkiakët fitues të koalicionit të djathtë nuk ju përgjigjën ftesës së kryeministrit Rama për një takim konsultativ. Në takimin e zhvilluar dje me kryeministrin, morën pjesë vetëm kryebashkiakët e majtë. Preteksti i të djathtëve ishte se ata nuk ishin shpallur ende zyrtarisht kryetarë bashkish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në pamje të parë u duk si një justifikim i përligjur. A nuk duhet të jemi institucionalë! Por iluzioni nuk zgjati shumë sepse pa kaluar disa orë, u mor vesh që kryebashkiakët e djathtë që munguan në takimin me Kryeministrin, kishin vajtur në një takim me kryetarin zyrtar të PD, Lulzim Bashës. Ndaj nuk mund të mos pyesësh: Si kështu, nuk janë akoma kryetarë të zyrtarizuar bashkish në raport me institucionin e Kryeministrisë por qenkan të tillë për institucionin e Partisë Demokratike?!
***
Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se korrektesa “institucionale” nuk ishte gjë tjetër veçse gjethja e fikut që lidershipi i PD (si ai real ashtu edhe ai formal) po e përdorin si gjethe fiku për të maskuar hallatet e përçarjes që kanë mbi 25 vjet që po e injektojnë pa u lodhur në shtet. Sipas mendësisë tejet të vjetruar të këtij lidershipi nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim mes bashkive të fituara nga PD nga njëra anë, dhe qeverisë që i përket koalicionit kundërshtar, në anën tjetër. Një koalicion rival në demokraci por që, edhe sipas gjuhës së përdorur nga lideri real Berisha dhe ai formal Basha (e liga që duhet shporrur sa më parë!), PD e trajton si një koalicion armik.
***
Që Sali Berisha nuk mund të bënte dhe nuk mund të bëjë gjë tjetër veç transplantit, në rrethanën e demokracisë së brishtë shqiptare, të frymës së luftës së klasave dhe armikut të klasës, kjo është provuar me qindra herë në këto dekada. Nuk habit as fakti që Lulzim Basha po vazhdon me besnikëri dhe pas asnjë fantazi në rrugën e luftës së klasave. Por trishtimi është kur shikon politikanë, si kryebashkiakët në fjalë, disa edhe të një moshe relativisht të re, që edhe pse kanë marrë votë direkte nga zgjedhësit, i nënshtrohen vullnetit patologjik të lidershipit të partisë edhe kur ai është në kundërshtim me interesin e qytetarëve që u kanë dhënë votën. Përsëri partia mbi të gjitha?! Kryebashkiakë të qytetarëve apo të partisë?
***
Sepse është në interesin e qytetarëve, të majtë e të djathtë, që bashkitë dhe kryetarët e bashkive të vendosin një bashkëpunim sa më të mirë dhe të frytshëm me qeverinë. Dhe është e turpshme që një fillesë e tillë bashkëpunimi helmohet nga vreri i një lidershipi të korruptuar dhe arrogant, që pësoi disfatë të njëpasnjëshme 1 milionëshe, pikërisht sepse është i korruptuar dhe arrogant.
***
Edhe këtë herë lidershipi i PD, me Lul Bashën si gjuhë por me Sali Berishën si mëndje, provuan se janë krejtësisht të pasinqertë, të pa vërtetë, hipokritë në akuzat e tyre ndaj kundërshtarëve politikë. Sepse PD dhe berishistët e akuzuan fort Edi Ramën, gjatë fushatës për zgjedhjet e 21 qershorit, se gjoja synonte të diskriminonte ato bashki që nuk do të fitoheshin nga koalicioni i majtë. Lulzim Basha dhe të tjerë e akuzuan Ramën se gjoja kishte deklaruar që nuk do t’i jepte asnjë mbështetje dhe nuk do të bashkëpunonte në ato bashki ku do të fitonte e djathta. E quajtën një deklaratë të tillë skandaloze dhe antidemokratike. Dhe kështu do të qe, nëse do të ishte bërë vërtet. Por Rama kishte thënë krejt tjetër gjë. Kishte thënë se kryebashkiakët e djathtë, sipas vetë përvojës që kishte patur si kryeministër, nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë, se ata nuk janë të gatshëm as të takohen e bisedojnë me kryeministrin sepse një gjë e tillë nuk aprovohet në PD. “Kam frikë se na shohin” – qe përgjigjiur një kryebashkiak i djathtë ftesë së Ramës për takim. Ekzagjerim? E si mund ta quash të tillë kur tashmë e shohim të vërtetuar nga vetë ato që bën dhe thotë lidershipi i PD?! Kush beson se kryebashkiakët e djathtë nuk shkuan në takimin me kryeministrin për skrupulozitet institucional në raport me KQZ dhe jo se morën direktivën e përçarjes klasore nga PD, ose është i verbër, ose naiv, ose ka në kokë të njëjtën filozofi të luftës së klasave që nxit përçarjen dhe quan tradhti bashkëpunimin. Një kryeministër që bën diferencime mes bashkive duke privilegjuar ato të majta dhe duke diskriminuar ato të djathta, nuk e meriton atë post. Nëse Rama do ta bënte një gjë të tillë do shkelte rëndë Kushtetutën e Republikës. Por edhe një opozitë që saboton, që në qelizë, një bashkëpunim mes pushteteve të shtetit (në këtë rast mes atij qendror dhe atij lokal) bën një krim po aq të rëndë që nuk mund t’i tolerohet pa cënuar interesat e qytetarëve.
***
Qëndrimi i lidershipit të PD është aq i padrejtë, aq hipokrit, sa të kujton qëndrimin e ustait në fabulën me gomarin dhe çirakun. Ky i fundit, nuk i shpëtonte dot drurit të ustait pavarësisht se ç’lloj uji i jepte gomarit. Edhe kur ja jepte të ftohtë, por edhe kur ja jepte të ngrohtë, ustai e akuzonte se ja kish sëmurur gomarin. E akuzuan Edi Ramën se kishte qëllim të diskriminonte bashkitë e fituara nga e djathta por kur ai i fton kryetarët e djathtë të nisin bashkëpunimin, i pengojnë që të shkojnë në takim me lloj-lloj pretekstesh qesharake. Po të mos i thërriste do e akuzonin pse nuk i thirri! Tani që i thërret, Luli i akuzon se po sillet me mendësi feudale duke i trajtuar si vartës! Në fakt është Luli dhe ustai i tij që po i trajtojnë kryebashkiakët si vartës duke i penguar të jenë të lirë për të shkuar deri edhe në një mbledhje. Pse? Sepse ustai i përçarjes së shqiptarëve (ai që qëndron prapa Lulit) e di se sa e rrezikshme është për mbijetesën e tij politike, një situatë normale bashkëpunimi në vend. Për të, si për një komunist të vjetër që nuk ka arritur të bëhet ish-komunist, e vetmja situatë e pranueshme është ajo e luftës se klasave. Dhe “lufta e klasave” është termi ideologjik që komunizmi e përdorte për të shprehur atë teknikë sundimi, që në Romë njihej me moton cezariane: “Përça dhe sundo”!

po voltana me protokoll e morri ftesen, se sdo me zej gjumi sonte!
Nuk ka asgje te keqe te refuzohet Rama dhe te takohet Basha! Normal qe per te takuar kryeministrin, mund te perdoret si justifikim mungesa e certifikimit zyrtar, kurse kryetari i partise takohet jo formalisht. Nuk calojne gomeret nga veshet, Z. Stefani, mos ki merak…
Ata krye bashkiaket ,si ata qe kane dale majtas edhe ata qe kand dale djathtas jane pjella partiake,por nga momonti i marjes mandatit ata jane sherbetore te komunitetit pa perjashtim te cdo krahu e te cdo besimi politik,ne bashkite ku jane zgjedhur.Keta te djathtet vane tek xhamia se pari te falen e te bejne dua hoxhe lulit kupto saliun.Ky qendrim eshte prej injorantesh qe nuk kane haber fare nga rregullat,ligjet e nga sistemi demokratik.Veprime shume qesharake per cdo vend demokratik ne europe bejne keta palo demokratet tane.Kuptoni o njerez edhe nje here se sa i rrezikshem eshte Saliu ,dhe ibiri luli,? Ne cilin vend te Europes kjo mund te beje vaki ,i therret kryeministri ata shkojne ne xhami,,kur vendi po futet ne rrugen e re qe celi reforma teritoriale ku do te sqarohen ata per cdo gje te pa shkruar ende ne ligje, cilat vrejtje e sugjerime kane ata.Ne nje fshat tregojne se nje gruaje i vdiq burri disa dite para nje dasme per te cilen ajo kishte dhe ftese.?Por gruaja nuk mori pjese ne ceremonine mortore,duke ju thene shoqeve dhe komshijeve te saj,,,,,,ju lutemi ju te me qani burrin se une jam e zene po shkoj ne dasem.,,,,,!Nuk po ben nje gje te tille pd. ne kete rast…..?
Krye.aret e bashkive te djathta e kane shembullin tek shoqja Lulezime , qe ne bashkine e vjedhur te Tiranes, 4 vite i kaloji ne gerrhima dhe kur zgjohej punonte per vete, Shkerdhenin dhe Korbin Argita. Shkoderlecet tani le te hajne mutin qe gatuan vete, u befte mire, po keshtu edhe te tjeret.
Kryetare te njesive bashkiake te P.D. se ne lufte per ceshtjen e partise te jeni gati!
Gjithmon gati!
Eh bimi bimi me njerez fanatic si puna jote ka per te ngelur edhe shume vite mbrapa Shqiperia. Ne momentin qe jane zgjedhur kryetaret e bashkive I perkasin gjithe komunitetit pamvaresisht partise qe I ka propozuar.Bashkepunumi me qeverine eshte domozdoshmeri jo vetem se jemi ne nje faze te re te organizimit te pushtetit local, por edhe per financime projektesh, per kerkesa immediate si dhe organizimi shteteror eshte I njetrajtshem qe shtrihet nga qendra ne baze.Artikullshkruesi ka te drejte,,,Basha me kete veprim pervecse po vazhdon te cveleresoi PDne po demton edhe komunitetin ku kane fituar kandidatete propozuar prej tije. Kur do shkeputemi nga keto mentalitete ndarese?
Lulezime Basha duket se “burrnohet” kur sheh qe i mblidhen sarahoshet kryetar bashkie rreth vetes. Lulezime trim sa nje qime…
Kishte frike se ia merrte te gjithe Edi,prandaj mbajti pjesen e tij.Le t’u pije lengun [ate qe prodhojne…………]
Z.STEFANI,ke shume te drejt qe e analizon kete problem.Dihet qe drejtuesit e PD do sabotojne si gjithmon qeverisjen e majt.Populli e sheh injorancen e tyre 25 vjeçare, dhe kjo do çoi akoma me tej diskreditimin e vete.Keta kundershtari politik e cilesojne ARMIK TE BETUAR,mendesi e L.Klasave te te rrjedhurit nga trut-bajge lope-Salimillosheviç.