Varrezat tona, këto të tranzicionit, janë një tjetër habitat prej nga ku shpalosen paradokset tona si shoqëri, po në kuadër të tranzicionit.
Me varre të mermerta, pompoze, luks i gjallë, ato nuk kanë të bëjnë aspak me qasjen tonë ndaj vdekjes, por më tepër ndaj jetës. Deri aty, çdo shpirt ka lënë pas një realitet të çmendur, në thelb e në sipërfaqe, të kalbur në të padukshmen e të shëmtuar në të dukshmen.
E ka shoqëruar në të gjallë ideja se është i varfër, se po jeton si qen, se gjindja rreth e rrotull nuk janë njerëz, por derra; ndërsa kur shkon aty pa shpirt e frymë, ka një çmim prej milionash. Varrezat tona, duken si një mënyrë kompensimi për atë që njeriu në këtë vend, nuk e gjen dot gjatë jetës.
Nuk e has gjëkundi këtë paradoks, ku varrezat (ose më saktë, vdekja), të kenë madhështoren që nuk e ka jeta.
Gjetiu është e kundërta, ku varret janë të thjeshta, pasi tek jeta është përqëndruar gjithçka. Shih, tek ne, varrezat janë dhe të vetmet vende ku nuk ka dhe ndërtime pa leje. Varre të bukura, jetë e shëmtuar! – vetëm tek ne ndodh.

Ketu gjen vend shprehja: “Sheh karushi karushin dhe “piqet”.
Varret “e bukura” anash kanaleve dhe rrugeve jane mjete te paskrupullta per te financuar mafien e varrezave