Si kryelajm i ditës dje, ishte largimi nga jeta e këngëtares së famshme shqiptare, Vaçe Zela. Vdekja e saj si lajm, pulsonte titrikisht në newsbar-et e televizioneve informative, duke u shoqëruar dhe me detaje si ora kur u shua, sëmundja e rëndë që vuante prej kohësh, si dhe fakti që u shua në Zvicër, atje ku pothuaj kaloi të gjithë moshën e tretë. Më pas vinin shprehjet e dhimbjes për ikjen e Vaçes, konsideratat për të, që erdhën nga shumë emra si Agim Krajka, Gaqo Çako, Zhani Ciko, Sherif Merdani, Irma Libohova, Kozma Dushi, Liljana Kondakçi, Françesk Radi Bujar Kapexhiu, e të tjerë të afërt në moshë e status me të sipërpërmendurit, edhe si bashkohës edhe si artistë të njohur. Tek e fundit, dje ishte dita e tyre të flisnin. Mirëpo kjo është Shqipëria ku çdo sens mase e humb kuptimin. Në lajmet me titra ku renditeshin konsideratat për të ndjerën, nisën të ngatërroheshin emra artistësh e poltikanësh: herë dilte emri i Gaqo Çakos e herë ai i Kac Islamit; herë ai i Sherif Merdanit e herë ai ai i Lefter Kokës; herë ai Sidrit Bejlerit e herë ai i Sajmir Tahirit; herë ai i Dritëro Agollit e herë ai i Arben Ahmetajt. Në fakt, nuk ka asgjë të çuditshme në këtë mes, sepse Vaçe Zela vërtet ka qenë e të gjithëve, por ajo që është jo thjesht e çuditshme por krejt e çmendur, ka të bëjë me mosselektivitetin e disa mediave për t`i publikuar mesazhet ngushëlluese çdokujt; se fjala vjen, përse duhet ta dijë publiku se ç`mendon e ndjen Kaç Islami për Vaçe Zelën, duke qenë thjesht një deputet?! Ç`lloj statusi e bën të privilegjuar Saimir Tahirin për t`ju publikuar dhimbja e tij për të ndjerën, gjersa dhe posti që mban, ai i Ministrit të Rendit, nuk ka hiç lidhje me domenin e artit. Po Lefter Kokës përse i duhej publikuar?! Dje ishte dita e artistëve, ata duhet të ishin më të privilegjuarit për të zënë hapësirat titrike; si dhe krerët e shtetit në një rang më të ulët, ministren e Kulturës. Edhe Gjykatës së Lartë iu publikua mesazhi mgushëllues përcjellë familjes! Por më falni, Kontrolli i Lartë i Shtetit nxorri ndonjë deklaratë ngushëlluese?! Po Inspektoriati i Kontrollit të Pasurive?!
P.S. Pyetje: Cili nga ata qindra e mijra që shprehën dhimbje për humbjen e Vaçes, njerëz anonimë apo publikë, artistë në profesion apo politikanë, vijonin të dëgjonin Vaçen në përditshmërinë e tyre, sidozot të kishin një CD me këngë të saj në automjetet private?! A mund të dalë kush të thotë se po, unë vijoja ta dëgjoja! Sa për kujtesë: Ndër më të dhimbsurit dje për vdekjen e Vaçe Zelës, ishte pa dyshim ai, S.B-ja. Mirëpo kur andej nga pranvera e vitit të kaluar, postoi ca preferenca të tij muzikore në FB, në përpjekje për të molepsur votuesit e rinj, Vaçen nuk e përmendi asgjëkundi. Tha se dëgjonte Gam-Gam Style dhe…Beyonce! / E.H.
Kjo puna e SALIUT eshte bere si puna e krymbit te misrit..
-Krrymbit te misrit???
…Nje student i Institutit Bujqesor per provimet e diplomes (Jo per dott si e MZIUT) kishte mesuar me rrenje e dege leksionet per krymbin e misrit.I bie ne teze per tu pergjigjur:
-Misri dhe kultivimi i tij…
Nejse qe mos ta zgjat filloi studenti te flas per misrin..dhe sa filloi ju drjtua komisionit se misrin e demtonte shume krymbi i misrit…dhe hyri studenti me rrenje e me dege te llafos per krymbin e misrit…dhe keshtu u diplomua.
Qe te vijme tek tema e sotme apo çdo teme kendej njezete vjetevesh mund ta lidhet me “krymbin e misrit” te skipetareve apo krymbin e Sheqeres qe na e beri peshqesh
“Sali krrymbin”
b r a v o ……………………………………………………………………………………..
AKU -ja a ke derguar mesazh? Se mos del kush e thote JO
Me sinqeritetin me te madh i drejtohem zonjes topalli. dades mesiles ,e shume grave te tjera ne parlament.sot percillet per ne banesen e fundit vace zela. ikona e shqiperise .ka mbi njezet vjet qe nuk ndodhet ne shqiperi,por nuk ka shqipetare qe nuk eshte perlotur nga lajmi i hidhur.po ju moj zonja te nderuara ,a e ndjeni se ,megjithese keni vite ne parlament ,akoma nuk keni fituar respektin me minimal. a nuk e ndjeni veten te perdorura nga politika dhe politikanet. ju lutem zonja te nderuara jini me kembengulese,dhe paqetoni politiken,dhe meritoni resoektin e popullit,pamevaresisht nga krahu ku jeni pozicionuar.le te jete vace zela ajo qe tju motivoj qe te sillni nje qasje te re ne parlament,shoqeri dhe politike.ju dua dhe ju respektoj pa dallim perkatesie ,bejeni nje gje te tille dhe populli do ju vleresoj.ju uroj pune te mbare ne misionin tuaj fisnik.kurre mos e pushoni luften,por mos harroni meshkujt e politikes jane ujqer .nuk kane krah,. luftoni te bashkuara se do fitoni me patjeter.
aaaa,tek ne per te varrosur vene krushq te gjithe
Po Vacja ishte komuniste e majte qe vajti te jetonte te kapitalistet e europes, i harroi cfare i kishte mesuar Enveri dhe gjithe ato sharje qe i bene Europes kapitaliste qe “s`kishshin buke te hanin dhe ishin te degjeneruar”, Po keshtu ishin komunistet qe edhe bar do hanin e parimet nuk i shkelnin…..Vacja iku nga “keshtjella e pamposhtur ” e PPSH te ciles i kishte kenduar aq shume e perkedhelura e Partise.
Koleget dridheshin nga Vacja se ju punonte qindin ne organizaten e partise…………