SHËNIM: Edhe nëse ajo nuk do ishte hiç e “jona”

anazapta

Në një të përditshme shqiptare u botua pak kohë më parë një koment me autorsinë e një gazetari të Kosovës, i cili trajtonte me shqetësim një relativizim që u është bërë figurave me peshë kombëtare si Skënderbeu e Nënë Tereza, nga segmente të caktuara të shoqërisë sonë, që sipas tij, nuk janë hiç të mira, në raport me dëshirën e ca popujve rreth e rrotull nesh, aspak miqësorë, për të na i rrëmbyer.

Ndër marrëzitë më të mëdha ballkanike, është ajo mbi përçapjet e të gjithëve, për të përvetwsuar me prova nacionalitetin e aksh figure, duke qenë se janë peng i historive, në paaftësinë proverbiale për të rregulluar të tashmen për veten e mes vetes.SH

Ndërkohë që është po aq marrëzi të flasësh për pastërti të kulluar etnike në një hapësirë si Ballkani, ku popujt edhe pse kanë luftuar jo pak mes vedi, kanë përzjerë dhe gjakun nga një mori faktorësh.

Po veçoj humanisten e ndjerë, pasi është e vetmja figurë tek e cila kemi një referencë të ca normave njerëzore, etike e morale, për të cilat kemi vërtet nevojë, edhe nëse ajo nuk do ishte hiç e “jona”.

Figura të tjera të heroizmit kombëtar, mund të na injektojnë burrëri e heroizëm, por për momentin kemi nevojë për ca virtyte të tjera, sidozot për përulsi, modesti, shërbim ndaj më të dobëtit, solidaritet, besim e drejtësi.

Por ç`ndodh në komunikimin tonë publik?

Nënë Tereza ka zënë vend në një tip shprehie ku ajo pozicionohet si një grua naive, e lehtë; me një padjallëzi që e shndërron në budallaqe. “Pse ore, mos jam gjë Nënë Tereza unë?!”, është pra kjo thënia stereotipe e atij që nuk pranon të japë diçka veresie, të fal diçka, materiale ose jo, të shërbejë ndaj dikujt pa interes, duke e “shenjtëruar” finokllëkun e vet, me ç`shenjtërimin e “Nënës” së famshme.

Përpos kësaj, askush dhe në asnjë rrethanë, nuk e citon nobelisten e pagëzuar si shqiptare, të paktën kur thotë se atdheun do ta doni më tepër kur të doni njëri tjetrin.

Nuk e di ç`tregojnë analizat e gjakut, por sociologjikisht, pak e vështirë ta quash vetëm “shqiptare” tonën Gonxhe, gjithsesi!   E.Hoxha / Dita /

Share This Article
32 Comments
  • Nga emri e nga gjuha e nenes,esht Shqiptare,por ne misionin e saj te jetes ja kushtoj Shtetit te vatikanit,dhe jo Shqiperise shtetit meme??
    Mundet qe shum emra te njohur ne bote,te njihen si shqiptare,por kur nuk kontribojne per ket shtet,do te thot qe ngelet vetem sa per sy e per faqe e perfaqson interesa te tjera te shteteve te ndryshme ku ata flasin edhe gjuhen shqipe!!
    Gjergj kastrioti Skenderbeu kontriboj ne mbajtjen gjalle te Arberise,si nga gjuha,kultura dhe ne zakonet e Arberise te para 560 vjet me pare nga pushtimi Otoman dhe ngelet nje simbol i yne i nacionit tone!

    • Pergjigjen e ka thene vete Nene Tereza,ne ceremonine e marrjes se cmimit Nobel.Ajo thote: NGA GJAKU JAM SHQIPTARE.Pike.
      Nuk eshte hera e pare,qe behet nje pyetje e tille dyshuese,ne cfaredo kuptimi apo nenkuptimi qofte ajo.
      Shume te tjere e kane bere kete pyetje,duke vene ne dyshim perkatesine etnike te Nene Terezes.
      Keshtu,duke vene ne dyshim perkatesine etnike te Nene Terezes,keta njerez te cuditshem,vene ne dyshim fjalet qe ka thene vete Nene Tereza
      .Dhe,Nene Tereza ka thene faqe tere botes:NGA GJAKU JAM SHQIPTARE.Pike.
      Keta qe nuk e ditkan perkatesine etnike te Nene Terezes,jane nga ata kozmopolitet e shkalfanem provinciale,qe “indinjohen” nga manipulimi ,medemek,nacionalist qe iu bekerka figures se saj,duke harruar keshtu,qe manipulatoret me te keqinj dhe te neveritshem jane vete ata,kur dyshojne ne vete pohimin e Nene Terezes,i cili pohim, i bere boterisht, eshte:NGA GJAKU JAM SHQIPTARE.Pike.
      Tri here kam perseritur fjalet e Nene Terezes.
      I kam perseritur edhe me pare ne vende te tjera,kur kam hasur me te tilla shkarrashkrime kozmopolitesh provinciale,tmerresisht provinciale.
      I kam perseritur,sepse ,nuk mund te argumentosh me keto lloj idiotesish.

  • Z. Ermin, zakonisht i pelqej disa analiza tuajat, por me keto c’fare keni shkrujtur ketu me duket semerreni me shume me thashetheme sesa me informacione, e le pastaj per analiza. Te gjithe e dime se Shqipetari i “zakonshem” (pra ai i nivelit mesatar) nuk ka as burreri, as zgjarsi, as civilizim. Por problemi nuk qendron ketu, problemi qendron te mungesa e elitave. Qytetari “mesatar” i tille eshte ne çdo vend te botes (me nder muhabelit vetem per bythen e tij mendon dhe nuk sheh me larg se hunda e vet). Nene Terezen e mohoi per 50 vjet rradhazi rregjimi i poshter serbo-ruso-kinezo-bolshevik. Si te mos mjaftone kjo, rregjimi i qelbur i arabo-serbit sahli-berish-krimineli u mundua ta shfrytezonte ne sherbim te tij. Dhe si per ta degjeneruar komplet figuren e saj i ke bere nje statuje (ala “koqovarçe”) si hu gardhi mu ne porten me te madhe hyrse te shqiperise qe eshte airoporti! Kush e sheh kete statuje, ne menyre te pavetedishme ka neveri per te dhe rrjedhimisht “mos-respekt” per figuren qe perfaqeson.
    Pra i dashur z. Ermin, per te mos i zgjatur me (se me duket sikur po i biem nga Kina), popullit vetem kemboren mban ne qafe (deri sa ti keputet qafa) se per ta tundur e tundin te tjeret. Dhe kur te tjeret jane anti-shqipetare edhe melodia e kembores se popullit do te jete anti-shqipetare……

    • ke shume te drejte o Plako,
      Ky eshte nje shkrim qe futet ne rubriken,..”skam çka me than por po them dhe un diçka qe te justifikoj rrogen”.
      Nana Terez ishte shqiptare dhe krenaria e Kombit.
      Ne Shqipni ka shume nana Tereza.Ne jemi popull bujar dhe kemi ndar buken me çdo njeri qi na ka trokitun ne dere.
      Po na prishi kapitalizmi i eger dhe etja per pasurim te shpejte dhe me çdo çmim.

  • Nuk me habit ky E.H se edhe nje tjeter po me E.H pra Enver Hoxha e tha zyrtarisht ne vitin 1967 se ka dalur nje bushter e hell vrer per partin tone neper bote.Ishte fill mbas ndalimit me ligj te besimeve fetare.Vertet ajo kerkoj nga bota te marri masa te nderhynte te autoritet shtetrore per ta ndaluar ket krim qe beri E,H jo ky hoxha qe ka shkruar kto rreshta.Ne vitin 1972 po ky hoxha nuk e lejoj te vinte ne varrimin e se jemes Age Bojaxhi.Kur donin te vendosnin bustin e saj ne hyrje te Shkoders myftinia e kti vendi nuk e pranoj se aty ka shume mysliman.E gjith bota e quan Nene kurse ne vendin e saj cfar nuk thone.Falenderoj Zotin qe nuk u pyeten shqiptart se as cmimin nobel nuk do ja kishin dhene.Prandaj me u pyet ky EH si edhe ata qe mendojn si ai kushedi se cfar komsie i japin.Te till njers vetem ne Turqi e kan vendin.

    • Mark Uk! Nga menyra se si zhgarravit ato broçkollitjet e tua tregon ai qe ne te vertet je nje derr trapi dhe budallai qe ke zbritur ne ’91 ne Koplik diku andej gropat e debores prane lumit Vermosh. Por ke dhe nje vendosmeri prej gomari te trashe dhe plak per te mbajtur mbi shpine gjithe halete dhe per te mbrojtur me insistim çdo lloj ligesie, veçanerisht kur behet fjale per shurrembajtesin e Enverit, Sali Berishen. O loqe mos na shit te diturin. O trafikant droge qe na servir informaleshra qe t’i sajojne, a nuk na thua se ku e ke lexuar kete qe permend ketu per Enver Hoxhen. Se idiotizmin tend te lidhjeve apo paraleleve qe bene ndermjet Ermirit dhe Enverit kete e ke se je nje nga ata qe kane nje zakon te lashte per shkak te sektit qe pretendojne se besojne, qe kur u vjen nje mik (mashkull) ne shtepi e ndrojne duke e vendosur ne gjume ne nje shtrat me nje femer te shtepise.

      • Nikolla bojaxhi lindur ne prizeren nacionalitet serb se shpejti nderon vendin e shkon ne shkup ku konvertohet nga ortodoks ne katolik e me von mer nacionalitet shqiptar atje ku edhe gonxhe bojaxhi konvertohet dhe tashme trajtohet si shqiptare!

  • Z.EH ,fjalia e fundit e Shenimit tuaj :

    ” Nuk e di c’tregojne analizat e gjakut, por sociologjikisht,pak e veshtire ta quash shqiptare tonen Gonxhe,gjithsesi ”

    te ishte formuluar :

    ” Nuk e di c’tregojne analizat e gjakut , por sociologjikisht, pak e veshtire te na quash neve shqiptare sic shqiptare tonen Gonxhe, gjthsesi ”

    per te mos filluar ‘abuzimet’ e ping-pongut , sepse dyshimi helmon cdo gje…

    Megjithate, secili punen e vet…

  • …por për momentin kemi nevojë për ca virtyte të tjera, sidozot për përulsi, modesti, shërbim ndaj më të dobëtit, solidaritet, besim e drejtësi, …[artikulli]

    Ah!

    Sikur te kish mundesi dikush te zgjidhte nga nje meny:

    Ju, lutem dicka (e me shume) nga keto… .

    • P.A.B.

      Pak me vones po lexova shkrimin qe na dedikove bashke me Bocari-n.

      Me pelqeu llogjika dhe stili i te shkruarit.E gjithe ajo qe shkruaje e ka thene nje patriot gjirokastrit nga vitet 20-30 .
      ” Nga e pangrenia vdesin 20 a 30 shpirt, nga e padija vdes Memedheu me te gjitha ( e ka fjalen si komb )
      Sa per Mediat ,ajo qe ndodhi ne Hungari tek ne ka vite qe ka ndodhur,per mos thene qe nuk kemi patur kurre media te Lira dhe kjo eshte nje fatkeqesi .

      Shume pak gjera nuk kuptova ,jo nga mosdija ,po nga qe jetojme ne shtete te ndryshme.Une jetoj ne nje shtet “koti”,nuk e kame fjalen per Shqiperine ,po nje shtet fqinje qe afrohet me Shiperine.
      Nuk harrije te konceptoje Forumin per te cilin i referoheshe shume.

      Merakun qe ke Ti e kisha dhe une ,kisha mare nje aparat satelitor dhe paguaja 40 Euro ne tremujor,po tani qe kriza na kapi dhe ne e kame zgjidhur me internetin.Ashtu si lexoje gazetet shqiptare shikoje dhe rreth 30 kanale TV-ve.

  • Ben mire qe shkruan per cdo teme, eshte i zoti dhe me nje fjalor te pasur, zoteria Ermir Hoxha, i kendshem per t’u lexuar.

  • – Sakte Mark UK – Nena ,motra dhe vellai i Nene Terezes kane jetuar ne Tirane . Vellaj Lazer Bojaxhiu ka qene oficer i Mbreterise Shqiptare. Pas lufte ngeli ne Itali ku jetoj deri sa vdiq. Nena dhe motra e Nene Terezes jetuan ne Tirane dhe nuk u dha kurr leja qe te shkonin ne Itali te shihnin pjesetaret e familjes .Po keshtu me gjithe nderhyrje te Frances perseri Nene Tereza nuk u lejua te vinte te takonte nenen e motren e vet.

    • Llazar bojaxhi ish oficer ne ushtrin fashiste preu e vrau shqiptaret ne lufte kunder fashizmit per ket pune jo vetem gonxhe bojaxhi nuk hyri ne shqipri por u denua nga regjimi komunist si tradhetar i popullit shqiptar kur vrau e preu shqiptaret ne emer te fashizmit!
      13%katolike nuk perfaqsojne gjith kombin shqiptar?

  • Mesa duket artikullshkruesi i nuk e ka kuptuar se edhe në epokën e globalizimit popujt, shtetet, paraqesin dhe perfaqesohen me vlera te te gjitha fushave, pra hyjne per te zene tregun nderkombetar me produkte. Ne rastin e ketij artikulli “te lehte”, e kemi detyre te ngreme ne maje ngjarje dhe figurat tona, kane punuar drejtperdrejte ose per shkak te rrethanave ne shtete te tjere, sepse keshtu paraqesim historine dhe vlerat e popullit shqiptar. Hyjme ne historine boterore me personalitete te shquar. Te tjeret si kane te tyret e sajojne lidhje, ne, i kemi tonet dhe i perflasim, kjo eshte gabin e faj historit.

  • Mendoj se autori nuk e ve ne dyshim kombesine e Nene Terezes, do vetem te nenevizoje se kemi humbur disa virtyte pa te cilat jeta shoqerore behet perdite me e eger. Une kam pasur fatin te njoh maman dhe motren e Nenes sone, ne ate partamentin te Tirana e re ku s’hynte pothuaj askush. Kam pasur pastaj nderin e madh te njoh Nene Terezen, qe erdhi ne Shqiperine e saj ( e kur se vinte ne dyshim ajo..) sapo iu dha mundesia, hapi shtepiat per te ndihmuar nevojtaret, pa dallim, pa asnje dallim, cilido qofte, siç kishte bere kudo. Motrat e Nenes ndanin dhe kafshaten e fundit, me tere kuptimin e fjales, me ke trokiste ne dere dhe vete rrinin pa ngrene.

    Per kedo! Pa dallim, pa asnje dallim, per ke ka nevoje!!!
    Kush eshte i zoti ta beje le te vervise gurin i pari, perndryshe heshtja eshte minimumi

  • nacionalizem pa asht , pa gjak , pa vetedije , nene TEREZA qendron aq lart me karakterin e saj human , njerezor, hyjnor, ne gjithe qenien e saj , ne gjithe veprimtarine e saj , etj…..etj…. sa ASNJE , po asnje shqiptar i vetem nuk i afrohet dot , prandaj me te drejte autori i shkrimit pyet ” a eshte vertete nene Tereza shqiptare ??????????? ” , por ben edhe kunderpyetjen …. a e meritojme ne ta zeme me goje se ajo eshte shqiptare , po a jemi ne te tille ?????????a e meritojme ta permendim kur cdo veprim i joni nuk ngjan A S P A K me te sajat ???? ky eshte shqetesimi i autorit , REFLEKTONI , MOS E NDYNI ate te madherishmen shqiptare Gonxhe Bojaxhi , nuk mund te faleni

  • Z. Ermir, që nga ekrani i smartphon-it arrij ta ndiej erën e keqe të komentit tënd!
    Nga çka shkruan e gjej të vështirë të them se shpirti yt (për të mos thënë gjaku, sepse nuk e di cili anonim me akses tarafor në media je.) ka ndonjë lidhje me atë të SHQIPTARES GONXHE BOJAXHI!

  • E. H. Ka nje emer, ka edhe nje permbi-emer. Me kete rast i beri nje sherbim te vogel (per) mbiemrit tij – hoxh(e)a. Sigurisht, urimin e pare per kete artikull e ka mara nga myftyia i Shkodres

  • E.H , eshte gazetar i mire dhe me pikpamje te majta , por keto epitete pozitive , i erresohen plotesisht , kur eshte fjala per besimin fetar . Ermir Hoxha , eshte nje ultraislamist me nje urrejtje te brendeshme ndaj besimeve te tjera , sidomos atij kristian dhe kur shkruan per tema te tilla , nuk mund ta tradhetoje dot vehten , keshtu , pa dashje , del zbuluar ….

  • GONXHE BOJAXHI, MUND TE JETE SHQIPETARE POR VEPRA E SAJ NUK KA PATUR SHUME TE BEJE ME SHQIPERINE.

    AJO NUK MUND TE JETE SIMBOLI YNE KOMBETAR.

    • “Nena Tereze ishte e para ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise” (Bill Clinton) .

    • As Nikolla Tesla s’ka bere gje per Serbine, por sot nderohet si hero kombtare se me punen e tij, njehsohet dhe njihet gjithe populli serb. Ashtu sic Ajshtajni s’ka bere asnje gje per Izrealin, por sot njihet ne Izreal. Eshte qesharake perpjekja e grupeve te caktuar per distancuar nga veprimtaria e kesaj veprimtare te madhe. Emri i te ciles vetem na nderon.

    • Vepra e saj per shqiperine eshte per kush ka mend nje krye veper: Zoti qe Shqiperia deshti me zduk na dergoj nenen Thérèse qe gjithe bota te mesoje qe ka shqiptare besimtare,te mesoje bota se edhe kur duket se nuk ka shprese lind shpresa aty ku e pritish! Nena Thérèse ishte pasqyrja e jone e vyrtueshme,Kurse anen djallezore e kishim ne shqiperi! Nena na ndihmoj te te njihen vyrtyete e kombit tone kur ato shkelmoheshin ne Shqiperi!

  • O njerez shkrimi ka te beje me shume me ne si popull, sesa me vete Nene Terezen:

    Autori shume mire tregon qe duhet te hapim syte e te forcojme disa virtyte si përulsine, modestine, shërbimin ndaj më të dobëtit, solidaritetin, besimin e drejtësine. Sepse keshtu sic jemi bere ne “veshtire te besohet qe Nene Tereza te kete qene gjaku jone”.

    Dhe ka shume te drejte!!!

  • Si gjithmone shqiptaret kane botekuptimin e tyre te vogel e te ngushte lidhur vetem me koliben e vet. S’arrijne dot as te shohin si trajtohen personazhe te ngjashme nga kombe te tjera. Problemi qendron, se njerzit mendojne se te jesh nje figure kombtare, duhet patjeter te besh dicka per kombin. Kur ne fakt vet ekzistenca dhe puna e Nene Terezes eshte ne interes kombtar te padiskuteshem prej te cilit cdo shqiptar vetem sa perfiton. Simbole si Nene Tereza jane modeli ku referohen shume njerez ne bote, e jo me ne, qe na takon me te drejte te Zotit, pasi ndajme te njejtin gjak. Per mendimin tim vepra e saj ishte globale, por gjaku ishte shqiptar, dhe kushdo qe hedh poshte kete, atehere eshte ose njeri i lig, ose tradhetar.

  • Njerezimi ka nevoje per shembuj frymezimi….Por mbi te gjitha ,ka nevoje per shembuj dashurie, dhimshurie e solidariteti me te pamundurit…Ky ne fakt eshte shembulli dhe shembylltyra e ZOTIT…”.Te mos pretendojme te pamunduren, ..por te bejme te gjithe nga nje gje te vogel…te mundur….Te mos mallkojme erresiren, por te ndezim te gjithe nga nje …qiri”….Bota do kishte me shume dashuri, me pak varferi dhe vuajtja, me pak luftra dhe urrejtje, sikur njerezimi ti perafrohej sado pak ketyre vlerave universale..Ne shqiptaret duhet te ndjehemi krenare para botes, per kete Nene te madhe, qe eshte pjese e pandare e identitetit tone europian…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *