Gjëja më pa shije që ka prodhuar mendja e fantazia e Ramës në komunikimin publik, është sllogani denoncues në betejën opozitare `2008-`2009: Gjithë fajin e ka Saliu! Që ai është “babai” i shumicës së gjëmave shqiptare në tranzicion, kjo nuk diskutohet, por vetë sllogani pati një tingëllim naiv, tejet populist në raport me performancën propagandistike fine të Ramës, që efektoi më shumë ironi sesa seriozitet; dhe që siç provoi më vonë, oferta (Rilindje) kishte impakt më të madh se denoncimi (Fajin e ka Saliu!), ashtu siç në 2005, oferta e Saliut me KOP-in pati më efekt se denoncimet ndaj Nanos si mafioz e i koruptuar.
E tashmë, opozita aktuale po rreket ta demonizojë kreun e qeverisë tej çdo sensi mase, pa pyetur shumë për rënien në absurd e pagesën e shtrenjtë të të bërit qesharak, gjë që më pas përkthehet në rënie akoma më të madhe të mbështetjes, e faktuar kjo në protestën e së premtes së kaluar. Një vetëvrasje e ndodhur së fundi për arsye se viktima kishte humbur vendin e punës e më pas gjygjin, i atribuohet kryeminstrit, plus çdo ndodhie të pakëndshme që ky vend i ka me shumicë në buletinet ditore.
Vrasjet e vetëvrasjet, janë gjëja më (a)normale në këtë vend dhe sigurisht që politika ka pjesën e saj të përgjegjësisë. Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, PD-ja ka qeverisur 13 vjet Shqipërinë, pak më tepër se PS-ja, e sigurisht shumë më tepër se 8 muajt e Ramës, që ndryshe mund të përkthehen dhe si muaj të inercisë (keq)qeverisëse të Berishës. Dhe në 13 vjet, shtoju dhe 8-vjetëshin e PS-së së Nanos, sigurisht që nuk mund të bëhen çudira, por një vend normal sa njeriu të mos vrasë veten për një vend pune, edhe bëhet.
E duke qëndruar në kriteret me bazë arithmetike, por për gjithë morrinë vetëvrasjeve në periudhën 2005-2013, fajin kush e ka vallë?!

Fajin e kane vete shqiptaret zoti apo zonja. E.Hoxha. Jemi nje popull qe nga impresionon i forti. Jemi popull qe kemi frike nga e verteta. Jemi popull qe genjehemi shpejt, ashtu si indigjenet kur pane per here te pare pasqyra dhe kinkalerite e kolonizatoreve. Jemi popull qe kur kemi interes i puthim doren edhe armikut. Jemi popull qe nuk keme pasur kurre ndonje besim fetar me te cilin mund te identifikohemi. Jemi popull qe na mahnisin te huajt, por kur vjen puna per te marre dicka te mire nga jashte, tkurremi dhe futemi ne guasken e kermillit se na duket se na prish traditat. Jemi popull qe per interes te keqen e quajme te mire dhe te miren te keqe. Dhe ne fund. Jemi popull qe jeton vetem per sot. Per te ardhmen te mendojne te tjeret. Prandaj spiralja e historise se Shqiperise eshte 2 dimensionale si ajo qe vizatojme ne leter. Cdo 20 vjet kthehemi po ne ate pike ku e nisem, po me me shume gabime
Si gjithemone edhe kesaj here E.Hoxha je ke fut kot! Ke degjuar ti more leshko gazetar se para nje muaj ne Korene e Jugut u mbyt nje anije me nxenes qe po shkonin ne ekskursion dhe kryeministri dha doreheqjen? Kerkoje ne internet dhe e gjen, por kam frike se s’di as te kerkosh e as te lexosh! Kryeministri si ‘njeri’ mund te jete i pafajshem pse disa halabake vjedhin rrugeve, disa gjygjetare bejne biznes me drejtesine, apo disa police marrin lek shofereve ne mes te rruges! Por pergjegjesia mbi te bie per funksionin qe ai ka sepse ai nuk eshte i zoti te beje siç duhet punen qe ka marre persiper! Te jeshe kryeminister nuk do te thote te perfitosh vetem avantazhet e ketij posti te larte por mbi te gjitha do te thote te jeshe ekzemplar ne permbushjen e detyres, ne zbatimin me perpikemeri te ligjeve si dhe te kerkosh te njejten gje nga çdo funksionar i shtetit! Qe prej nenet muajsh qe eshte ne detyre Edi Rama po drejton sipas deshirave te klaneve rreth tij dhe po talle bythen me popullin. I tille, por edhe vrases, ishte edhe Sali serbi! Historia boterore e ka provuar se po te doje njeshi te bej shtet e ben (shif shembullin e Ataturkut, por edhe plot te tjere). Ne qofte se ne do te vazhdojme te drejtohemi nga “njesha” si puna e Sales, Tosit apo Edit, asnjehere s’kemi per tu bere shtet!
BRAVO shume e vertete, jemi lagjja e bregut te lumit te Europes.
Po,topi s’e luan faktin, qe saliu dhe vetem ai, eshte fajtor.Madje,ai fajtor mbetet edhe mbas ngordhjes….
A mund të kemi “Rilindje” në një vend që njerëzit hiqen kot nga puna dhe disa shkojnë deri aty sa vrasin veten?Dikush, me të drejtë, do të thotë se edhe më parë gabime të tilla të rënda janë bërë edhe nga PD.Por…, të dashur miq, “Rilindja” kupton një gjë krejt tjetër dhe kjo gjëja “tjetër” ështe të mos mendohet dhe veprohet si më parë, por të instalohet në Shqipëri demokracia ligjore.Është krejt e natyrshme që do të ketë emërime të reja, por, duke përjashtuar postet politike të përcaktuara me ligj dhe jo të nënkuptuara, në ato vende që lirohen nga daljet në pension, mungesë arsimi përkatës, largime me dëshirë, vdekje, ikje jasht shteti etj.etj. shkaqe të panumërta.
Respekte
Enver Hoxha nuk la njeri pa pune e pension kurse ne 23 vite ka humbur siguria jo vetem per te ardhmen por edhe te tashmen.Qeverira qe nuk punesojne dot as 500000 vete pasi pjesen tjeter e perzune dhe rrofshin refugjatet per familjet e tyre .
Ato qe shpif PD-jan dokrra.Edi Rama ka fajet e tija te deritashme:1.Nuk po reformon drejtesin.Minisri Naço po vjen verdall si pordha ne brek.Ai ka frik nga Çefa e jo me nga Nishani.Ministri-per gabimet ne KLD,siç i ka reklamuar,duhet te vinte kujen,ti korigjonte ose te jepte doreheqjen.Si ka mundesi qe kr/gjykatave mbi 60% jane te komanduar?Si ka mundesi qe gjyqtari Gjin Gjoni te jet i lire?Çu be me drejtuesit e drejtesise se Pukes?2.Ne marrveshjen me Meten duhet te binin dakort qe piksepari duhej larguar presidenti,nese Meta nuk pranonte,te mos pranonte Meten ne kualicion.Ç’i duhet popullit karikja kryeministrore e Rames?3.Duhet te nderhyje ne Lazarat e kudo,pasi Saliut po i prishen planet e fitimit.A mos vall dhe pozita ka planet e veta te fitimit?
Mazhoranca dhe E,Rama duhet te shpejtojne reformat,te marin te gjitha pushtetet qe populli u dha me vote dhe mos te ç`organizohen nga sulmet e opozites destruktive.
Shqiperia nuke behet pa dhimbje….pas gjithe asaj katrahure qe lane pas kriminelet e P.D. Une mendoj qe arrestimet te fillojne qe nga viti 92 e ketej dhe keto rrugaqet e parlamentit te quajtur deputet te marrin denimet e duhura……i dashur popull im mendoni kure e hedhni voten tuaj.
Ndanu o pabuksa ne te PDse e PSse e beni tifozllek e shani njeri tjetrin sic po beni. Shqiperia vendi me i pasur e i bukur ne bote per cfare Zoti ka falur mbi dhe e shqiptaret jetojne si Namibia e Zairea ne lufte.
Arsyet gjeni vete o truthare po me dhimsen kalamajt tuj pa buke qe jane te pafajshem
Jazek te qofte or gazetari Erm… Hoxha qe kerkon te fajesosh Kryeministrin me te mire te Ballkanit perendimor ne te gjithe koherat, E. Ramen! Me Ramen ekonomia po avancon, mireqenia po afron, punesimi po shumon, rendi po triumfon, krimi po pakeson, trafik droge nuk ekziston, per me teper c”fare kerkon? Lereni more Ramen ne poltron se vetem nja 4-5 mandate qeverie kerkon, e ta beje Shqiperine… si krateri ne Arizone.
Po tani duan te hyjne ne Europe bijte e atyre qe e shane kete Europe nga 44 e deri ne 90, Gjyshi partizan, djali sekretar partie e nipi sekretar rinie, si pasoje e regjimit te tyre mbeten si mos me keq ne 90`, Rusia e Kina nuk i dha me borxh, vetem falimentuan. Tani skane rruge tjeter vetem se ti lepien asaj Europe e Amerike qe shane me rrenje e dege familjarisht. Cfare Hipokrizie. Jam shume kurioz se cfare i thote gjyshi ishpartizan e babai sekretar partie nipit qe tani eshte ne qeverine e majte.
Shume rrace e poshter paskan qene komunistet, hyne si skutha dhe ne PD dhe e infektuan kete levizje qe duhet te perfaqesonte demokratizimin e vendit, shkurt e sabotuan demokratizimin e shoqerise. Ne SHBA e Europe jane shperndare si metastazat, po si hane buke HIPOKRITET atje, gjithe jeten kane vjelle vrer kunder ketyre vendeve e tani i hane buken.
Ky paska qene “njeriu i ri socialist” qe krijoi PPSH, i pa fytyre, hipokrit, pa karakter dhe qe ha ate qe ka vjelle dje.