‘Tradhëtar” është një lloj xanxe që historia shqiptare e ka të pranishme në historinë e saj, datuar fillimisht në mesjetë me një kastriotas si Hamza, vijuar me të ashtëquajturit kolaboracionistët e luftës, të ngërthyer në togemërtimin ‘pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit’ , e më pas me ata që regjimi i cilësonte të tillë, por jo kaq drejtpëdrejt e me xanxë nga mbrapa. Mjaftohej t`i quante thjesht armiq të regjimit, të nënkuptuar pra se kishin tradhëtuar interesat e popullit dhe të partisë. Por propaganda e mbajti të lartë valencën e së keqes tek figura e tradhëtarit, që nuk kishte të bënte aq më ndëshkimin penal sesa me njollosjen morale. Rikthimi i demonit tradhëti, është lidhur vitet e fundit me aktin e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe që lidhet me emrin e Lulzim Bashës. Por vështirë të matet se ç`konsiderohet më e rëndë në popull: zhvatja e përfolur e mbi 200 milion eurove në ndërtimin e Rrugës së Kombit, apo ajo firmë e flamosur e hedhur në dokumentin e marrëveshjes?! Së fundi, nga një politikan shqiptar është hedhur ideja që korrupsioni, si e keqja më e madhe që ka përfshirë këtë vend, që e ka cfilituar, ia ka venitur shpresat, ia ka ngatërruar keq punët e deri e ka kriminalizuar shoqërinë, të ketë dhe vulën e tradhëtisë me të cilën të shenjohet shtetari i korruptuar. Është një ide që në dukje miklon shumë. Por çështja shtrohet nëse shoqëria jonë e ka aq të lartë ndjeshmërinë morale sa një i quajtur tradhëtar ta ndjejë si thikë në trup ndëshkimin e poshtërimit në ndërgjegje prej erzit të marrë?! Nëse do ish kështu, një skotë politikanësh të rangjeve të larta që kanë qeverisur Shqipërinë në gjithë këto vite, ku njëri bën diferencën për xanxat morale që i ka më shumicë, nuk do ishin shfaqur më në publik e ndoshta do kish marrë arratinë si Betino Kraksi dikur. Jo, korrupsioni duhet konsideruar krim! Dhe duhet të ketë ndëshkimin penal të një krimi, të cilësuar nga më të rëndët. Për cipëplasurit, prangat dhe qelia janë më të efektshme! Cipëplasurit nuk mund t`i thuash: të ka plasur cipa! / E. H.
SHËNIM: Vërtet, mund të trajtohet korrupsioni si tradhti ndaj atdheut?!

une kam kohe qe i konsideroj tradhetare keta persona. me duket si e vonuar.
Kkkkkkkkkkkkkkkorrupsioni perkundrazi eshte nacionalizem i thekur. Te shiturit tek te huajt e marrin shperblimin nga te huajt, kurrse te korruptuarit jua marrin parate vete shqiptareve te urte e te nenshtruar, qe mund t’ua hipesh, mund t’i vjedhesh e te tallesh politikisht sa te duash me ta, por ama po i shave me ndonje fjale te pahijshme te marrin “gjak ne vetull”. Jane trima e te pushkes shqiptaret. Po t’u thuash te njejtat mendime qe kane dhe ata, te kundershtojne perhere, jo se nuk jane dakord se brendshmi me ty, por se nuk duan qe dhe tjetri te kete te njejtat mendime. Duan patjeter nje shkak per te te pasur kunder. Pse jo edhe armik. Shqiptaret e djegin jorganin per nje plesht, jo se duan te djegin pleshtin, por se duan te djegin jorganin!
Epo nese ndodhe kjo Lule Giten….Like Monen….Zen Sadijen e Berish Lirjen nuke i shikojme me. Po u be ky ligj amerika zbriti ne tirane.
“I akuzuari eshte njeri impresiv, i ngrohte, dhe inteligjent; qe di t’ju mbushe mendjen te tjereve. Eshte personalitet i respektuar qe i ka bere shume te mira vendit tone. Por ka vepruar ne nje “zone te mbyllur” i fshehur nga syri i publik, duke pranuar/ marre bakshishe ne dy raste nga ndertuesit per nje park publik. Por Era e Ndyre dhe Qelbesirlleku i prodhuar nuk ndejti ne ate zone. [shprehimisht, e gjitha eshte ne perkthim fjale-per-fjale – shen. I imi] Ish-Kryeministi abuzoi me avantazhin qe i dha pozicioni si Sherbetor Civil duke pranuar sasi te medha parashe. Ky individ ishte me maje te botes – sherbeu si Kr-Minister – ne nje pozicion sh. te rendesishem, dhe prej aty arriti ne ne pozicionin e nje personi qe denohet nen Akuza Kriminale. Ketu s’kemi te bejme me kriminlele te zakonshem, por kriminele qe operuan kur punonin ne Role Publike, per te miren e Publikut. Talenti i tyre dhe puna e bere, i coi ne ate pozite – por me pas u perdoren si platforme korrupsioni, cuar parallel me punen e tyre ditore. Nje Sherbetor Publik qe pranon bakshishe eshte Tradhetar i Kombit! Keta e meritojne denimin qe do behet shembull per te tjeret. Ehud Olmert, une te denoj me 6 vjet burg dhe 1.000.000 shekele gjobe ( $290.000) ne kete menyre duke shprehur Percmim dhe shpresuar te c’rrenjosim nje semundje infektive qe nuk eshte e kufizuar vetem ne nivele teorike”
Vendimi i te nderuarit Gjyqtar, David Rozen/ Izrael, marre nga gazeta Haaretz. 5/05/2014
***
Keshtu cohet ne Burg nje nga personat me te fuqishem te planetit. I shkolluar ne Psikologji, Filozofi dhe Jurisprudence, liruar nga Ushtria pasi pesoi nje aksident kur ishte anetar i Brigades Golan, z. Olmert behet Deputeti me i ri i Izraelit ne kohen e tij. Gazetar e Politikan, disa here Minister [qe ne 1988] e me pas Kryetar Bashkie i Jeruzalemit. Kur Ariel Sharon bie ne koma vihet si Kr-Minister. Jep doreheqjen [2009] per 5 akuza pas nje furie Mediatike te shkaktuar nga Komuniteti Hebre ne Izrael, e te gjithe boten; se u trondit shteti e besimi i Publikut ne nivelet me te larta. Qe atehere u terhoq nga jeta Publike, megjithese disa akuza rane e te tjera nuk u vertetuan, mjaftoi te provohej nje dhe Kr- Ministri i nje Fuqie Berthamore, personi qe kishte veshin e Presidenteve Klinton, G. W. Bush, Obama e te gjithe burrave te shtetit ne kete planet, degjon me koken poshte vendimin e thate: Tradheti e kombit. Burgim! Dhe aty shkon dem nje jete e tere ne sherbim te Publikut, SEPSE ASKUSH NUK TE FAL tek Paraja/Fondet Publike e Korrupsioni.
***
Ky eshte Ligji, Gjykata e Opinioni Publik. Askush nuk e le te lire z. Berisha se ka qene dicka me pare, askush nuk ulurin si i marre z. Rama do jete dhe 8 vjete ketu!! Shtetet operojne ne ligje, bazohen ne Para, duke konsideruar “te miren e pergjithshme” e aparencat. Ne akoma s’pezullojme dot z. Gj. Gjoni. S’gjejme nje akuze per z. Beriasha, nen qeverisjene te cilit jane shperdoruar te pakten 4$ Miliarde vlere te Aseteve Publike! [me cka publikur media] ku te fundit futen Borxhet e lena $600-900 Milione, shperdorimet [falsifikimet] e qeverise se meparshme duke kaluar Parane Publike per Qellime Elektorale [me off-balance-sheets/ nje akrobaci e perdorur ne financa per nje borxh qe eshte por “s’eshte aty”] e duke iniciuar dhune kushtetuese me veprime anti-ligjore gjate te gjithe karrieres se tij.
***
Kroacia, Rumania, Hungaria, Franca etj, qofte ne nje fjale t’pamenduar a per korrupsion e keq-perdorim te aseteve kombetare i kane cuar ku e kane vendin: jashte jetes publike ose ne Burg. Drejtesia e Politika Shqiptare s’bejne aspak gabim nese lexojne vendimin e Gjykatesit Rozen, Per te pare si flet Ligji ne nje Shoqeri e vetedijshme per te drejtat e saj, ku as militanti me ekstrem s’ti fal shperdorimet e bere nga Parate e Tij. Fillim e fund, te 700 faqet e Arsyetim Vendimit. [3 muaj per tu shkruar] permendet mbi 6700 x fjala “Publike, Sherbyes Publik, Perfaqesues i Publikut, Fondet Publike, Detyrim Publik. Besimi i Publikut, Abuzim me Publiken, etj” per te marre vesh Nivelin e Pergjegjesise dhe llogari kerkimit. Ky Shtet i qeverisur ne menyren me banale-e-provinciale, duhet te gjeje e te vere ne Pune Mekanizmat Ligjore qe ulin kedo te toke, me persona e me aviona; e te jape mesazhe te qarta se Asnje nuk eshte mbi e as pertej Ligjit. Gjyqtari dhe cdo gjykate e rregullt, e thote mjaft qarte: “Nje Sherbetor Publik qe pranon bakshise/ ben korrupsion/ vjedh Fondet Publike — eshte Tradhetar i Kombit!” Pa asnje ekuiovok. Cdo gje tjeter eshte e debatueshme ne tifozllik a mos-pelqim, vetem PARAJA PUBLIKE ESHTE E TE GJITHEVE – – KOMB/ Tradheti Kombetare.
—
[Kete e kam postuar kur behej fjale per z. Gj-Gj, i cili ne baze te Kushtetues se Republikes, Statusit te Gjyqtarit, Akteve Nderkombetare ndaj Gjyqsorit; ai e kushtdo gjyqtar; ne moment qe hyn nen Akuze Penale – ligjerisht e llogjikisht – s’mund ta ushtroje me ate funksion. Ndoshta do vdesim pa a kuptuar, si Prokuroret Shqiptare shkojne ne dyer Gjykatash ” te heqin nga puna nje gjyqtar nen akuze penale” kur ai prezumohet i hequr ne momentin 1, kurr njihet me ate akuze. Vec KLD, e formalizon ate brenda dites. Nejse, jemi “ne Shqiperi!]
2)
Ktu ka [e keni] Tradhti BURRA! TM – Ndrek Luca. Te bejme pak Opinion Publik me mend nese duam/ mundemi; qe t’na kete vlere dhe fjala. Janullatosi, Kadare, Qosja – “kombtarizmi” jane kotesira; Halli Yne qendron pikerisht ketu: “Financat, Taksat, Investimet, Paraja dhe cdo gje e Ardhur nga Fonder PUBLIKE; keshtu kapet Politika-per-fyti, jo ti cjerrim syte njeri-tjetrit.
(a) Madhorja-Ezoterike, e pa-matshmja dhe “shpirterorja” eshte mire te largohet nga Konceptet tona; te pakten ne Forum Publik me 35-40.000 vizitore ne dite.
(b) Vogelsite me fejcbukun e te “famshmeve” si sokol balla, ad krasta, jozefina e erjon brace, s’jane problemi yne. Vendi me i varfer i Europes nuk e mban dot nje lluks te tille, se po tallet gjithe bota me Ne!
(c) Mesatarja, normalja, seriozitet ne Qeverisje e kerkim-llogari … jane ato qe na duhen.
Pervecse kur shkon te grabisesh nje Banke ne “emer te militantizmit PS-a-PD” s’ka asnje rast tjeter te marresh parane qe nuk e ke ne llogari bankare, keshtu me Taksat, keshtu me Rendin e keshtu me cdo Sherbim Publik te paguar nga Parate Tuaja; dhe militanti [me bulmez] e patrioti [me kaqol] kur ti arrije/ kete/keto; do e kuptoje [me mire] se cfare i leverdis atij ne Jeten Personale.
***
Po ju le me kete pyetje “miqte te mire virtual” ne 3 muaj kjo Qeveri ka ri-paguar $220.000.000 tek biznesi. Gjate veres do paguaje $400.000.000. Qeveria e Koalicionit thote: Jane $740.000.000 Borxh. Qeverija qe iku thote jane vetem $120.000.000 borxhe [ri-lexo te lutem]
(1) Di kush ta shpjegoje nje cregullim kaq esktrem (prej 600%) ne nje buxhet kaq te vogel si ai i Shqiperise? Jane borxh $120 M apo $740M?
(2) Pse s’protestoni kur kjo Qeveri, diten e I-re, mori apriori persiper te gjitha borxhet [pa-perjashtime] pa asnje lloj ri-negociatash (!) ? S’eshte as leksioni No1. i Ekonomise kur je i Falimentuar, sic eshte Shteti Yne. Falimenti detyrimisht te fut ne negociata.
(3) Pse nuk u kontrollua praktika e dhenieve te tenderave (?) cilesia e punimeve (?) dhe detyrimet ne riparime/garanci (?) Por “doli baba-Rama me Kesh ne dore” e paguan me para-borxh/ te marra/ te dhena/ nen emrin tone?
(4) Te gjitha keto vrima qe po mbyll kjo Qeveri eshte duke u bere me borxh qe do e lajne Shqiptaret per nje gjenerate!
Kane thene se do marrin $1 miliard borxh ne 3 vjet/ gati $450 Milion eshte marre deri tani. Nese paguajne vetem borxhet ~ $720.000.000 atehere (~) i gjithe Borxhi i FMN-se, B. Boterore e institucioneve nderkombetare per ndihme/zhvillim, do shterohet ne sherbim borxhi. Cfare ka per tu krenuar? Ku do gjinden para te tjera, te funksionoje Shteti? “O njerez” e shikojme se c’po ndodh? Hajde vellezer Patriote, le te cojme 10.000 letra me par I-te te ketij postimi, a formulojeni si te doni; tek Kr-Ministri! Vizitat e tij neper bote/ lobingje e biennale s’na bejne pune; Parate Publike qe po perdoren ne menyre Arbitrare kerkojne pergjigje te detajuara e me Laps.
—
Qeveri Sa eshte Borxhi PUBLIK? fillojani ketu!
nese Opozita e Ul 6 x e genjen, c’duhet me teper (a) per te penalizuar te shkuarit ne keq-manaxhim fondesh (b) ka te drejte- ka vend per te dhene doreheqjen cdo financier qeveritar qe ka dale ne Kryqzim e po Shperndan parate tona, te marre nga borxhi yne, plot ~ $700.000.000 te tilla.
P. A. B? Të dy komentet me pelqyen! Fjalë me mënd e llogari me vënd! Të dyja,pozitë-opozitë ne ballancë për paratë tona. Kush gënjen ne deklarimet e borxhit? Jane 120 milion apo 740 milion? Nuk marrim vesh kush eshte hajduti ne ketë mesele? Sepse s’ka hajdut! Ku është zuzari? Po nuk e gjetën atehere dije mirë,-hajdute jane te dyja palet!? Dhe meqenëse ky lloj hajdutlleku po konsiderohet apo duhet te konsiderohet tradheti atehere tradhetare duhet te quhen si ai qe eshte hajdut si ai qe ka ne dore vjedhjen por nuk gjen dot hajdutin? Ishalla nuk ështe një marreveshje hajdutesh për te vjedhur shqiptarët ose me sakt per ti tradhetuar ata nga te dy krahët ,-djathtas dhe majtas!? Nderime P. A. B ! Nderime ermir,-kini kapur nje temë qe do të japë edhe me shumë shtysa per te kuptuar tradhetite e se ardhmes! Ne shqiptaret nuk e meritojmë te tradhetohemi më? N.q.s do te tradhetohemi për mua nuk ka rruge tjeter pos permbysjes qofte dhe me dhunë te kesaj klase politike për të cilën tradhetia eshte virtyt!?
C’behej ne diktature me ata qe shperdoronin postet dhe parate publike?Di njri te me thote gje?
Ju priteshin k…qet !
“E vërteta”? Përgjigje e sakte e pyetjes se “plakut te moçëm”! Nderime!
Me marreveshjen e detit kufiri grek vjen as me pak e as me shume ne maje te karaburunit. Nese kjo nuk duket tradheti atehere nuk e di se cfare tjeter mund te quhet tradheti.
Futi edhe axhitacion e propogant sh E Hoxha e del fiks.
E qarte. Tradhetarvet po ju ngrihen monumente. Po dalin heronj. Edhe te korruptuarit jane heronj. Bravo u qofte. Njehere te vjen zogu ne dore.
Ja femijet e Sali Berishes jane miliardere. Jo si femijet e Enver Hoxhes. Varfanjake.
Ilirët? Kur nje komb fillon te glorifikojë tradhetinë dhe të baltose heronjtë po shkon me shpejtesi drejt shkaterrimit te modelit te vet moral dhe rindertimit te vesit si virtyt! Pas kesaj vjen fundi i tij? Nderime!
Tradhetia eshte nje fenomen universal i te gjithe popujve ne te gjithe historine e tyre. Per ne nuk fillon me Hamzane. Prej historise njohim qe ne kryengritjen antiromake te dhjetvjecarit te pare pas Krishtit, Batua i fisit te Breukeve e tradhetoi Batone e fisit te Desidiateve duke u treguar kundershatareve shtigjet dhe pozicionet e ushtrise ilire, ashtu si kishte vepruar edhe Efialti duke u treguar perseve shtegune e fshehte per tu dale prapa ushtareve te Leonidhes rreth 400 vite me pare.