Një vit më parë, festuam 100-vjetorin e Pavarësisë me shumë tam-tame; festojmë dhe datën e Çlirimit (ndonëse në dy versione); kemi dhe të tjera kremtime historike, të gjitha të shoqëruara me emra heronjsh e figurash, kush i shpatës, kush i pushkës, kush i penës e kush i fjalës, por nuk kemi një datë apo një ditë kur të festojmë për shtetin që ndërtuam, shoqëruar po ashtu nga ndonjë emër personaliteti. Nuk është kusht që të ekzistojë një festë e tillë, pasi nuk ekziston kjo lloj tradite dhe ndokund tjetër, por abstragimi në këtë rast ka të bëjë me faktin se ‘shteti’ mbetet ende diçka e huaj për ne, një koncept teorik, por jo një ndjesi, një diçka që preket, jetohet me të. Për këtë arsye vuajmë dhe namin e paaftësisë për të bërë shtet, apo të qënit të vonuar në këtë lloj sfide, që është tregues i pjekurisë së popujve dhe i elitës së tyre drejtuese. Më keq akoma, ne edhe tallemi me shtetin.
Eshtë një skenë në filmin “Koncert në Vitin `36”, ku një karrocier po rreh kalin e tij në ambient publik. Vjen ruajtësi i rendit, xhandar Veseli, dhe pasi ia merr kamxhiun nga dora, e kërcënon në emër të ligjit. Karrocieri, shqipua në këtë rast, ia kthen dhe i thotë se kali është i tij dhe se bën ç`të dojë me të; dhe kjo batutë është përmbledhësi me i saktë dhe më adekuat i mënyrës se si ne e trajtojmë pronën, keq kur nuk është jona, më keq akoma kur është e jona!
Veseli ja kthen duke i thënë se ai po përfiton ngaqë qeveria është e butë, pasi në të kundërt, nëse do ekzistonte ligji, do ia hidhte trutë në erë me kobure për kthim të fjalës policit, që nënkupton kundërshtim ndaj shtetit. Me këtë, përcillet saktësisht ideja se shqiptarët ende nuk e kanë të qartë se çdo të thotë polic, ligj, shtet; dhe se duhet shumë punë për t`ua reformuar mendësitë. Një prej linjave mesazhuese të filmit, është dhe denoncimi i regjimit të Zogut, por në këtë rast, kemi të bëjmë me sintagmën e gropës së hapur për tjetrin ku më pas bie vetë brenda. Kështu dhe më pas, dy zonjat që simbolizojnë qytetërimin, emancipimin, kulturën, Eleni Jankollari dhe Donika Prokopi, përveçse habiten me skenën e përplasjes mes xhandarit dhe karrocierit, qeshin në mënyrë përtallëse pas shpjegimeve gjithë cinizëm të xha Mihalit mbi kodin penal zogist, që ndalon lypjen, vagabondazhin dhe rrahjen e kafshëve.
Por në fakt është ndër ato skena që ne përtallim veten, në tentativë për të vënë në lojë një regjim e një njeri. Veseli është figurë komike në film, por në fjalët që i thotë karrocierit, ngjan si shqiptari më i mençur që ka frymuar këtyre anëve, e pse jo, si një hero kombëtar për vetë llojin e luftës që bën; ndërsa xha Mihali, Nesti e dy artistet, ndonëse të vizatuara si personazhe me ngjyra plot dritë, me regimet e tyre, përçojnë paaftësinë emblematike tonën për ta dashur shtetin dhe për ta ndërtuar shtetin. Gjykuar nga ky handikap i madh i yni, figura e Veselit duhet ridimensionuar, për t`u vlerësuar në një tjetër dritë. Ai duhet të jetë heroi ynë, frymëzuesi real, për ta çliruar vendin nga karrocierët!

Muho Asllani? Ha ha ha
Zoti Ermir Hoxha, ne te vertete ke bete nje shkrim te dobet per mendimin tim.
Ne rradhe te pare, kur eshte bere filmi, kishim nje tjeter realitet, ku roli i policit, ishte thjesht fytyra e shtetit, qe ne fakt polici skishte asnje lloj pune, sa dhe ne ate kohe, doli fjala, se polic visheshin ata qe si kishin thene kurre puna e mbare.
Ne periudhen kur eshte xhiruar ky film, kishte tjeter qasje per kafshet, qe ndryshe nga sot, ku kemi edhe shoqata te mbrojtjes se kafsheve.
Prandaj smund te besh asnje krahasim, per problemin ne fjale.
Do te isha shume dakort me ty, ne qofte se do te jepje kuptimin e vertete te fabules se xhandarit Vesel, ku nepermjet injorances se punonjesit te shtetit, tregohej injoranca dhe analfabetizmi i kohes.
Do te isha shume dakort me ty, ne qoftese nepermjet xhandarit Vesel, te jepje ate qe eshte me e rendesishme ne kete komedi, fodullekun anadollak te administrates shteterore.
Kur nje prefekt u ankua tek mbreti se sekretari i tij, nuk dinte shkrim dhe kendim, mbreti gjeti nje zgjidhje gjeniale, sekretarin analfabet e gradoi prefekt dhe prefektin e shkolluar e beri sekretar me mendimin se prefekti skishte pune me shkresa dhe ishte sekretari, qe kishte shume pune me shkresurina.
Fabula e xhandarit Vesel, ishte dhe akoma eshte, sinonimi i policise berishiane, ku grupi ciftelia, eshte pasqyra e nje shteti, te ngjadhem me komedine e filmit ne fjale.
Po tani karrocieret Jane bere doktor profesor ndersa policet jane te gjithe mastera si mund te nderojne vejselin?
Shqyptaret akoma hane buke me LEKUN e Ahmet Zogut dhe flasin me LEKA te vjetra te Kohes se Qepes, sepse nuk hane pyka me LEKA te rinj enveriste. Prandaj edhe shqyptaret kane mbetur ne Kohen e Qepes si nje fis ZULU, identike si ne filmin “Koncert në Vitin `36” , sepse helbete ne cilin shtet serioz fatorinot ta ngjisin bileten ne balle pasi e kan ngjyer dhe peshtyre me gelboqe?
Jam plotesisht me kete analize qe i beni Ermir Hogjes,z.H.Bulevardit.Lexova me vemendje artikullin e shkruajtur nga Ju dhe komentin qe i ka bere Ermir Hogja!Nuk ja vlen te zhgaravitesh mbi ate ç’ka keni konstatuar!
Pak me qarte, se na eshte bere truri dhalle.
ESHTE DITA E PARE QE E LEXOJE ME QETESI KETE FAQE DUKE RIGJETUR VETVETEN,ARESYEJA E THJESHTE SE MUNGOJNE ARTIKUJ TE “HEROIT TE KESAJ GAZETE”!FALEMINDERIT Z.THANO E I REKOMANDOJE .ERVIN HOGJES TE SHKOJE ATJE KU I PERSHTATET PROFILI I TIJ,psh.KOHA JONE,55-sa,RD-ja E LE TI SHERBEJE SKENDERBEUT TE TIJ!