Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb në zgjerim, dhe Serbia duhet të tregohet e kujdesshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me ta. Pohimi i mësipërm është i mysafirit të sotëm në Tiranë, kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Një arsyetim pragmatist, që i shkon paralel edhe pohimit tjetër të fundit të zotit Vuçiç, se nuk ka ndërmend të “kthejë kusur” për provokimin e dronit mbi Beograd.
A tradhton gjithsesi një nuancë droje qëndrimi publik i Vuçiçit në intervistën e tij për B92 para kësaj vizite? Pra, nëse shqiptarët “nuk do të ishin një komb në zgjerim”, a do të sillej ndryshe Beogradi? Fakti është që kështu ka ndodhur historikisht më parë; por është fakt gjithashtu që Aleksandar Vuçiç po luan mbi një litar ekuilibri në politikën e brendshme të Serbisë, dhe besoj se ky lloj pohimi ishte një tërheqje vëmendjeje edhe ndaj audiencave nacionaliste të vendit të tij: Ata nuk janë aq të vegjël sa ç’pandehni, mjaft me fërkime, duhet të merremi vesh!
Sido që ta marrësh, është fjala për një qëndrim të kthjellët dhe “ylber-kapërcyes” të kryeministrit Vuçiç. Ai ka hedhur edhe hapa të tjerë të ngjashëm më përpara: Ka pranuar pafajësinë e shqiptarëve në “masakrën e Pejës” ku misteriozisht u vranë pesë të rinj serbë; e ka pohuar se Kosova është pengesë e pakapërcyeshme për integrimin e Serbisë në BE, dhe ka shpallur solemnisht në fushatat e tij elektorale, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit galopant në vend, dhe forcimin ekonomik. “Po mbetëm në vend numëro, Serbinë e pret katastrofa”, tha hapur ai pas zgjedhjeve të marsit 2014.
Pra, me hir a me pahir, me pragmatizëm, realizëm apo ta quajmë si të duam, Aleksandar Vuçiç në Tiranë “vjen për biznes”. Infrastruktura, energjia, lidhje rrugore e hekurudhore, akses në një port shqiptar etj. Dhe mirë bën. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne, të shohim çfarë na bashkon dhe si mund të bashkëpunojmë me përfitim reciprok për të dyja vendet. Vuçiç mund të thotë të vetën për Kosovën, ashtu si kryeministri ynë e tha të tijën në Beograd. Por fakti që mysafiri ka marrë me vete në delegacion edhe ministren e Infrastrukturës dhe Ndërtimit, njëherësh zëvendëse e tij në qeveri Zorana Mihajloviç, nënkupton që “he means business”. Ashtu qoftë!/A.Koçiko
po per pune po qe vjene si bosi te skllavi qe ta skallaveroi me shume ku ka pune me serbine more kishte pune me salen qe nga 2005 deri ne 2013 ngriti gjithe cmimete e ushqimeve dhe ku pase gjithe biznesite te supermarketev eqendronine bosate serbe dhe perseri po serbete po na varferojne dhe sic thone statistikate jemim populli me i pasure ku jetojme me 5 euro dita dhe serbete qe jetone me 50 euro jane me te varfer se shqiptaret hahahahahahah
Zt. Kociko, e para e punes, deshiroj t’ju them se me pelqejne analizat tuaja dhe i lexoj ato me kenaqesi.
Por pikerisht se ju pelqej dua t’ju kritikoj.
E mbyllni artikullin me :“he means business”. OK, shume mire, une e kuptova… Po dhe shumica e te rinjve po supozjme se ju kuptoi…. Por ju garantoj qe brezi i prinderve te mi, dhe pergjithesisht mosha mbi 50-60 vjec, shumica e tyre nuk ju kane kuptuar. Perse i perjashtoni ata ?
Gjithashtu, perdorimi i fjaleve dhe shprehjeve te huaja mund te jete e modes per njerezit mendjelehte, por nuk duhet te jete per ju!
Ju faleminderit per mirekuptimin!