PD duhet të t`ia kishte kursyer vetes një lloj zulululandizmi në festimet për lirimin e kreut të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Nuk ka dyshim se, edhe pse një person anekdodik e plot cene rurale në protagonizimin publik, ai është kthyer në një figurë simbol të një situate kënetore ku është katandisur PD-ja, e pikërisht për këtë arsye, lidershipi demokrat nuk duhej të përfshihej në tifozerinë ndaj tij; ta përjetonte si të donte lirimin e tij, por jo ta transferonte në Kamëz qendrën e saj centrifugale, ta ngrinte aty kampin e betejave politike, e të treste gjithë imazhin e saj tek figura e Xhelal Mziut.
Lirimi i tij, nuk ia mbush mendjen askujt, as për gjykata të drejta e as për Mziun si të pastër. Njerëzit në Shqipëri, i kanë tashmë të qartë gjërat; dhe kjo që ndodhi, nuk e larton as Mziun, as PD-në, e aq më pak gjykatat. Pas spektaklit të djeshëm, me sjellje prej të dehurish për Mziun e lirë, të denjë për një parti të zhveshur nga çdo lloj kostumi serioz e imponues, intelektual jo e jo, PD-ja dhe kreu i saj Luzim Basha, afirmuan trishtueshëm xhelalizimin në asht të PD-së, dalja e së cilës nga kufijtë e Kamzës për t`u bërë e Shqipërisë, do jetë mjaft e vështirë. E.H.

PD me krijimin e saj mori mbi vete nje mision te madh. Ky mision nuk u realizua. Shume kush qe kishte varur shpresat ne PD, i humben ato. Ka ardhur kaha qe PD te shperbehet apo te nxirret jashte ligji, per demet qe i ka sjelle nder vite ketij vendi. Nuk ecen Shqiperia me kesi lloj lolosh ne pushtet.
VR!!! Ndaj të njéjtin mendim me ju i nderuar “Theofan”! P D nuk mund të konsiderohet parti por një tufë halabakësh ,vjedhesish te pasurive kombëtare e vrasesish sidomos te lirive njerezore. Thjesht ajo ka qënë një bandë njerezish pa kurrfarë morali e shqiptarizmi? Një çerdhe spiunësh të agjenturave të huaja!?