Gjatë viteve të komunizmit, diku në një qytet, një nënë po lante fëmijën e saj në govatë, pasi ishte flliqur duke luajtur me çamarokët e tjerë të lagjes. Dhe gjatë fërkimit me sapun, nëna shfryn dhe dhëmbështrënguar i thotë të birit: “Të ta heq zhulin! Dhe i biri, me sinqeritetin naiv të një fëmije i përgjigjet nëpërmjet një pyetje retorike: “O ma, zhuli është gjerman dhe sapuni partizan!?” Në këtë mënyrë pra identifikohej e mira dhe e keqja atë botë, e bukura dhe e shëmtuara, e pastra dhe e pista.
Propaganda komuniste krijoi dhe mitin e partizanit, si zgjatim përsosmërie i gjithë luftëtarëve dhe heronjve në shekuj, që e nisën me heshta, ushta e shpatë dhe e përfunduan me nagant, pushkë, mitralozë e mortaja. Eshtë e padenjë të bësh ironi e të rrëshqasësh në cinizëm për një luftë vërtet heroike të sa e sa shpirtërave, ku jo të gjithë të ideologjizuar, por pa dyshim që të gjithë të dashuruar me atdheun. Dy kanë qenë diskutimet që kanë cënuar mitin e luftës së nacionaliçlirimtares: konflikti mes vetes, ndryshe një e ashtuquajtur luftë civile mes komunistëve dhe ballistëve, si dhe shifra e rrumbullakosur me pahir e 28 mijë dëshmorëve.
Për këtë të dytën, ekziston një lloj diskutimi në historiografi, sipas së cilit kur i mëshohet fort një shifre për ta himnizuar statistikisht një epokë, ka gjithnjë dyshime për abuzime në funksion të një miti. Dhe jo më kot, mbrojtësit e shenjtërisë së luftës, e mbrojnë me forcë idenë se shpirti i një kombi ka nevojë gjithnjë për mite, duke lënë të nënkuptuar se nuk përbën asnjë problem nëse gatuhen dhe me ndonjë gënjeshtër të vogël, ose tepri, për të qenë më të butë. Sepse miti e shmang njerëzoren.
Fjala vjen, Vojo Kushi vërtet ka qenë trim; vërtet ka hipur mbi tank e ka bërë atë që të gjithë e kemi mësuar në shkollë, por sipas një dëshmitari të kohës, fjalët e fundit nuk kanë qenë “Rroftë partia!”, por një e sharë vënçe nga robt kundrejt italianëve. Ja, kjo është njerëzorja që ja kanë hequr, nëse vërtet ka qenë kështu. Sakaq, në filmin “Malet me blerim mbuluar”, një himn në pelikul për partizanët dhe luftën, regjisori Anagnosti, sa i ka mitizuar, po aq dhe i ka lënë në nivele të rëndomta njerëzore. Pasi gjithë asaj beteje, armiku numëron me dhjetra të vrarë, ndërsa nga ana e partizanëve vetëm Shahini ka gërvishtur pak dorën, si dhe Liloja ka marrë një plumb në këmbë!
Nga ana tjetër, edhe pse Safa Ymeri, burri i sertë, por i mençur e bujar, u hap dyert e shtëpisë dhe sakrifikon gjithçka për ta, në fund shpërblehet me etiketimin si ballist, me prishjen e dasmës së të birit, e pa i thënë dhe një faleminderit të vetëm! Sot është ‘5 maji’, Dita e të Rënëve. Pa asnjë dyshim, ngurrim e aq më pak zhverësim, shpirtërat e gjithë atyre që prehen kudo ku janë, duhen nderuar. Dikush mbron më bindje faktin se ishin 28 mijë. Edhe në mos qoftë e vërtetë, mjaft të jemi brenda me shifrën ekzakte që mos lihet ndokush pa nderime. Pra, më mirë pak më shumë se pak më pak se numrin real. Por në këtë rast, nuk nderohet shifra, por ajo çka bartnin në gjokset e tyre!
P.S. Titulli i këtij shkrimi – ‘Yje të pashuar’ – u huazua nga vepra disa vëllimshme e kohës së komunizmit, që pothuaj gjendej në çdo bibliotekë familjare. / E.H.

Lavdi Deshmoreve qe dhane jeten e tyre per Kombin tone. I paharruar Kujtimi i tyre.
Sipas meje propaganda komuniste nuk ika mburur fare partizanet ,por ka thene vetem te verteten dhe ate nuk ka mundur ta thtoedhe aq te plote
Ish komandanti i trupave Aleate me qender ne Bari te Italise, i cili me vone u be President i USA, zoti Eisnehower , ne nje deklarate qe beri atehere ne vitin 1946 tha :”……Forcat partizane shqiptare gozhduan ne Shqiperi 4 divizione gjermane …”
Tani ketu ne kete thenie ka dicka, : Nje popull i vogel , tejet i varfer dhe i armatosur keq te harije te mbaje ne luftime 4 divizione gjermane !!!??? …..
Atehere kjo tregon se partizanet kane bere nje lufte te jashtezakonshme heroike ….
Meqense aty shkruan per ate femijen, ja te theme une nje origjinale timen
Me kujtohet njehere kur isha i vogel ,reth 8 vjec dhe po lozja basketboll–Por rashe ne asfalt ndersa poecja me top dhe u vrava shume ne gju …Mirpo ishte edhe dimer, dhe bente shume fothte
E kisha gervishur kemben keq fare…..Atehere vajta me vrap ne shpi
Aty me mjekoi gjyshja,,.Me kujtohet si tani qe i thashe : Po partizanet e duronin dhimbjen kur plagoseshin..?( hahahahaha –Se edhe kisha lexuar ato tregimet me spitalin partizan ..)
Gjyshja tha : Po,po,. Partizanet nuk nxirnin lote ..edhe pse te plagosur ..
Une pastaj,nuk fola fare, megjtihse me digjte kemba se me ishte hequr lekura …
Te gjithe popujt i himnizojne luftetaret e tyre ,Biles greket hymnizojne Lonidhen qe luftonte pa breke se gjasme bente lufte te madhe kunder perseve ,
Apo serbet mburren se kane luftuar kunder gjermaneve,pse hodhen dy pushke kunder tyre
,se jugun e tyre e cliruan partizanet tane dhe nga veriu iu erdhen ne ndihme Ushtria e kuqe
Ose filogreku Curcill genjen hapur fare , kur mburr luften e Greqise kunder nazizmit.
Kur ne fakt Greqia nuk luftoi fare kunder nazizmit se Mbreti Grek ishte nje pro-nazist dhe luftimet e forcave greke partizane kunder nazizimit ishin sporadike -dhe ato ishin te vetmit qe luftonin kunder gjermaneve
Ishte Anglia qe e cliroi Greqine nga nazizmi, nderkaq qe forcat qeveritare greke flirtonin me nazistet gjermane
Ndersa partizanet tane e cliruan vete vendin e tyre , pa asnje ndihme –E vetmja ndihme ,
ishte “ndihma” qe jepnin oficeret angleze duke thene Enverit :..Curcilli ka thene qe Jugun t’ja jepni Greqise
Ishin te jashtezakonshem partizanet tane me luften e tyre,me moralin e tyre ,me kenget e tyre ..dhe me sakrificat e tyre sublime ….
Ata jane me te vertete yjet e pashuar te asaj pjese te Historise sone moderne ,ku gjendet ..Lavdia
I perjetshem qofte kujtimi i Partizaneve tane heroike !
Bravo Edmond , me martiret e atdheut nuk behen pazare qe zbathur e te pa ngrene moren armet per liri pamvaresisht perrallave me mbret se me pas do hame me luge floriri , pas çlirimit elita hengri me breza me luge floriri ne Bllok si keta pisat sot .
Gazetarit Ermir Hoxha!
Ke marre persiper rolin e nje…… PERDHOSESI TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE,me heroiken dhe me te LAVDISHMEN ne historine shume shekullore te popullit shqiptar!!!
Je bere mbeshtetes i atyre qe bashkepunuan me PUSHTUESIT,pra BALLISTO-ZOGISTE dhe te gjithe LAKEJVE te tjere ARMIQ te Shqiperise!!!
Te gjithe ata,qe tek kjo LUFTE nuk gjejne veten dhe nuk NDEROHEN nga GJAKU I DERDHUR PER CLIRIM,doemos qe do ta quajne ate LUFTE VELLAVRASESE APO CIVILE!!!
Me jep qofte edhe nje FAKT te vetem, zoti gazetar,qe ti mund ta cilesosh ate CIVILE???
Ne se gjykon, se PARTIZANET QE LUFTUAN KUNDER BALLISTO-ZOGISTEVE, kjo quhet LUFTE CIVILE,me e pakta qe mund te them eshte:
-JE I PA INFORMUAR DHE I KE HIPUR GOMARIT MBRAPSHT,zoti gazetar!!!
Qellimisht ti dhe te gjithe ata,qe e URREJNE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,bejne sikur harrojne se ne ate LUFTE TE PERGJAKESHME FORCAT ARMIKE PERBALLE NJERA TJETRES ISHIN VETEM DY:
-NE NJEREN ANE,USHTRIA NACIONAL-CLIRIMTARE E UDHEHEQUR NGA PKSH dhe ENVER HOXHA,
-PERBALLE TYRE ISHIN PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE BASHKE ME TRADHETARET BALLISTO-ZOGISTE!!!
Pra ballisto-zogistet,zoti gazetar ishin pjese e ARMIQVE TE SHQIPERISE,qe derdhen gjakun e tyre,jo per Shqiperine,por per PUSHTUESIN!!!
Ata nuk luftonin per Shqiperine,por per te marre pushtet me ndihmen e pushtuesve!!!
Fakti,qe PARTIZANET ishin ne krahun e KOALICIONIT FITUES BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN,ndersa ballisto-zogiste ne krahun e te MUNDURVE,tregon se ti gjykon si i MUNDUR E JO SI FITIMTAR!!!
Une,si bir PARTIZANI te Brigades 22 SULMUESE PARTIZANE,kaq mund te te them me pak fjale!!!
Ne se ne kete gazete te nderuar shkruan sa per te ushqyer familjen ,ke gabuar rende,qe ke marre persiper te PERLYESH GJAKUN E DERDHUR PER LIRI TE PARTIZANEVE!!!
Me keto shkrimet e tua,VETEM SE I KE ULUR VLERAT PATRIOTIKE TE KESAJ GAZETE TE NDERUAR dhe i ke bere ARMIQ te gjithe FAMILJET E PARTIZANEVE,DESHMOREVE dhe PATRIOTEVE TE VERTETE!!!
Ne se komentin tim nuk do ta botoni,kjo do te vertetoje akoma me teper QELLIMIN KEQDASHES te shkrimeve te tua ne kete PERVJETOR te 70 te te LAVDISHEM!!!
I perjetshem qofte kujtimi i tyre.
Sali shpellari i permori, i pergojoi, i demoralizoi familjet e deshmoreve sa asnje i aferm i deshmoreve te atdheut nuk guxonte te thoshte se jam nga familje deshmori.
Sali krimineli krijoi me zor disa “”deshmore demokrat?””.
Edhe sot, nuk shkon tek vorrezat e deshmoreve per ti nderuar ashtu si gjithe te tjeret, por shkon e shtron nje tapet me ngjyre tjeter nga ai i protokollit.
Turp,,,shume turp,,, ai njeri nuk duhet lejuar as ti afrohet vorrezave te deshmoreve te vendit.
….Nje dite kur isha ne Vlore para 15 vjetesh po lexoja nje gazete te vjeter te Zerit te popullit :
Fliste per nje ngjarje ne nje fshat te Vlores, ne Ramice , gjate kohes se luftes
……Fshataret po iknin me rembim nga fshati se nazistet po hynin ne fshat —
Gjermanet hyne fshat ..I dogjen shtepite e fshatareve , dhe po ngjiteshin ne mal te gjenin fshataret e fshehur
Nderkaq ne shpelle , e cila gjendej aty ne mal, mbi fshat, ishin mbledhur gjithe fshati : femije, burra gra,pleq e plaka, bashke me partizanet e plagosur …
Nje moment nje femije 2 vjec po qante dhe nusja e re qe e mbante ne gji, nuk mund ta pushonte dot
…
Nderkaq Gjermanet po afroheshin tek shpella…..Degjoheshin hapat e tyre qe po qaseshin….
Nje partizan thiri :Pushojeni ate femije ..! Por femija nuk pushonte….
Atehere nusja e re tha :…Une jam gati ta sakrifikoj djalin tim , per te shpetuar ju…..
Ra nje heshtje e thelle ….Askush nuk fliste ……Per fat edhe femija pushoi
Gjermanet ishin shume afer , ata kontrolluan njerehere aty rotull dhe u larguan ……
Me vone njerezit flisnin per fjalet heroike te nuses se re
U be si legjende :..Disa thoshin qe nusja e re e sakrifikoi femijen e saj per te shpetuar fshatin …
Te tjere thoshin jo, se femija pushoi vete ….
Pastaj nusja e re bashke me te shoqin e saj dolen partizane …..
Ne fund te artikullit lexoj emrin e nuses se re :…Ishte emri i gjyshes sime
U habita , se nuk dija kete histori
Gjyshja nuk jetonte me por edhe kur ishte gjalle ajo nuk fliste kurre per luften apo te mburrej. Nuk ishte nga ai lloj tipi
Pyeta ne Vlore njerez te moshuar ne lidhje me kete histori:..Disa thoshin e sakrifikoi djalin , disa thoshin jo….
porse te gjithe thoshin se ajo ishte shume trime dhe se ne Vlore kishte ngritur popullin ne lufte kunder nazizmit ….
Ish partizanet e vjeter tregonin per te edhe nje ngjarje tjeter :
Ajo kishte ndihmuar njehere disa familje te persekutuara, duke ju dhene bursa per femijet gje qe beri buje ne Vlore
,Sekretari i pare i rethit ne ate kohe i kish thene :.. Ju po na demtoni Partine duke ndihmuar femijet e te deklasuarve
Ajo ju pergjigj :…Femijet e tyre jane femijet tane , dhe Partia do i mesoje e ndihmoje qe ti sherbejne Shqiperise
Dhe mos ma zer ne goje demin e Partise se kur i kam dhene une kesaj partie ti i bije maces me luge
Sekretari i irirtuar i tha : Do i ankohem Hysni Kapos per kete ..
Gjyshja ja priti : Shko ankoju, se une i kam dhene ketij vendi me shume se ty dhe se Hysni Kapo, bashke…..
Dhe sekretari i rethit ju ankua Hysni Kapos–Por Hysniu ishte burre i mire . Ai i tha :..Po , ajo i ka dhene Shqiperise me shume se une e se ty , ndaj shko e kerkoi falje ……
.
Biles ne nje rast tjeter me thane kusherinjte se ajo njehere kishte folur ne telefon me kunatin e saj ne Amerike
Askush nuk mund te guxonte te fliste ne telefon me Ameriken ne vitet 60, Por jo ajo
Diktatura asaj i hapte ruge …Ishte e vecante
..Gjyshja kishte punuar drejtuese gjate komunizmit ,por ishte shume e drejte ne pune ….dhe i ndihmonte gjithe –
-Nuk lejonte qe njerezit e thjeshte te shkeleshin me kembe nga pushtetaret komuniste…
Ishte me te vertet tip heroik….por nuk mburrej aspak, Te tjeret flisnin per te .Ajo nuk fliste kurre per veten
Sot eshte dita e saj dhe e te gjithe atyre qe sakrifikuan jeten e tyre, dhe te femijeve te tyre,
sakrifikuan rinine e tyre …. qe ne te gezojme kete Shqiperi qe kemi sot
R.I.P.
Raimond Vlonjati ? Më kini habitur me te dy komentet e sotme tejet realiste e sidomos me fryme patriotike. Ndonjeherë me duket sikur del nga shinat ndersa sot vertet me kini habitur. Shumë interesante historia e nuses(gjyshes tuaj). E kisha degjuar dhe me parë,nga babai im te cilit me duket ja kishte treguar Shaqo Derri(vellai i heroinës Qeriba Derri). Gjyshja jote heroinë them se e meriton nje bust në mes te Vlorës! Sa për diten dhe gjakun e deshmoreve nuk kam cfare te them vecse ” Lavdi”! Lavdi dhe dritë te perjeteshme sjelltë në kujtesen kombetare! Një komb pa heronj,pa modele heroizmi e sakrifice shuhet. Ketë ka dashur te beje sali berisha kur versulej kunder monumenteve te tyre. Ka dashur te na shuaje historinë dhe modelin qe duhet te ndjekim… Bashke me bandën e tij te bazhibozukëve e te antishqiptareve qe ka në kopenë e vet. Po e perfundoj ketu sepse tema e dëshmoreve nuk ka fund. Por pa harruar t’ju pershendes juve per te dy komentet e sotme! Sot me je dukur tamam “figurë”vlore? Paç fat dhe shembull dëshmoret e Atdheut!
Falleminderit !
Histori interesante, flm Mondi. Me pelqyen pa mase. Pershendetje dhe Kolonel Zaimit, certifikaten e mora…por jam “ne prove” e sot ne Britaini eshte pushim. 🙂 “Bank Holiday” = dite Pushimi Publik. Se pranoj me po me the: “mos me thirr me Kolonel.” Ne Amerike eshte nje shprehje “once a marine, always a marine” Dhe kjo vlen per 2 vjet a 22. [nje here Marins, i tille je gjithe jeten] E vlen per cdo ushtri te botes. Jam i bindur, se do gjenit me shume gjera te perbashketa me nje Ushtarak Amerikan, Rus, Kinez, Korean apo nga Afrika e Jugut; sesa me nje “komshi tek dera perballe” Ushtria eshte nder te paktat profesione ne bote; qe ndryshon deri – diku “perkatesine dhe karakterin” e si e tille, respektohet nga Civilet [kudo] dhe merr respekt nga Koleget.
Dhe ne fund, tani ju e dini mire mendimin tim; Ushtria ngelet forma me e larte e organizimit shteteror, dhe me i besueshmi. Thuaj nje shembull te pa-shkruar, ne Britani nese te jep “reference karakteri” nje ish-Major apo Kolonel, a cdo pjestar i Forcave te Armatosura; ” te shpeton nga Litari” keshtu konsiderohet “Nderi i Oficerit” nga shoqeria. Pershendetje per te dy ju.
Pershendetje !
Ke shume te drejte,o P.A.B kur flet per USHTARAKET dhe vlerat e tyre ne bote,por ne Shqiperi,BANDITI Sali Berisha,qe ne vitin 1993 e deri me sot na DETYROI TE VUANIM PER BUKEN E GOJES,TE RRITNIM FEMIJET ME QINDARKA,NJE MOLLE E NDANIM NE 4 PJESE,PER VITE TE TERA USHTARAKET JANE TRAJTUAR E TRAJTOHEN SI KULAKE dhe as na vjen ndermend se dikush ne bote ushtarak MUND TE NA VLERESOJE KESHTU!!!
Shqiperine e kane sunduar per 23 vjet ANTI SHQIPTARET,ndaj cdo gje eshte MBRAPSHT!!!
Dikur jepja jeten per ATDHEUN,ndersa sot Sali Berisha ma ka bere Shqiperine nje VEND TE HUAJ,KU NJERIU NUK GJEN MBESHTETJE NGA SHTETI,DREJTESIA,PARTIA etj!!!
Kur shikoj,qe GJAKU I BABAIT TIM PARTIZAN perdhoset nga TRADHETARET E VENSIT BALLISTO-ZOGISTET,kur shikoj shtatoren e TRADHETARIT TE KOMBIT Ahmet Zogolli etj,nuk me vjen mire te NDIHEM SHQIPTAR!!!As PS-ja nuk na ka trajtuar sipas ligjeve!!!
Jemi mijra ushtarake qe RROPATEMI GJYQEVE per te fituar te drejtat tona te mohuara nga Sali Berisha e CO,por nuk degjojme gje te beje as Edi Rama!!!
E kane te lehte me ne:
Me nje ligj te ri,apo amendament,te HEDHIN POSHTE TE GJITHA MBALLOMAT qe ka bere ne legjislacion Berisha per ne dhe shpetojne gjykatat dhe ne nga MIJRA SEANCA GJYQESORE!!!
PSE NUK E BEJNE???
Po merren me te perndjekurit,se ATA I KANE “DHENE” voten per 23 vjet PS-se!!!
Po ti mondi di ca thoshte gjyshja ne zyre po nuk di ca ka bere ne fshat po i lexon ne gazeta? Mitit i duhet hedhur pak humor popullor po jo genjeshtra..nejse…
Po shumica e gjysheve tona ashtu kan qene,TRIME.
Gjyshja ime srehonte partizane dhe u bente buke,po ca buke?!
I thoshte ja sa te marr pak dry dhe kur vinte me zok me rosnica,ata habiteshin se si e beri kaq shpejt.
Kur erdhen njehere gjermanet aty ja shkaterruan shtepine dhe ushqimet
dhe i shkulen vethet ja bene veshet me gjak po asaj si beri syri terr fare dhe nuk tregoi ku ishin partizanet.
Gjyshja ime ka tre vellezer deshmore dhe komunistet ankoheshin se mbante pula.
Kur vajten i thane:di cojme ne koperative ose theri ketu!
Gjyshja ime mori thiken i theri 10 zoq deti ne kembet e tyre dhe u tha:do rrini per dreke?
lavdi deshmoreve te atdheut 28 MIJE DESHMORE E DIJNE TE TJERET KETE NUMUR SEPSE KANE QENE NE ATE KOHE KURSE NE SOT BEJME BLA BLA BLA DHE MUNDOHEMI TE NGATEROJME DYNJANE
Plaku i rjedhur i Vicidolit ka thene qe Shqiperia u clirua me 28 nentor kurse babaj im qe ishte pjesmares ne lufte me ka treguar me heret qe Shkodra u clirua e fundit dhe me 29 nentor Pra une degjoj ata qe kane qene ne ate lufte pRANDAJ MOS FLISNI KOT SI E JEMA E zEQOS MAJE THANES si puna e Robert Papes
LAVDI DESHMORVE TE ATDHEUT. I PAHARRUAR NE JETE TE JETEVE EMRI DHE VEPRA E TYRE.
Dhe e gjitha po të digjet
edhe të zhuritet fare,
ndoshta bimë kjo tokë s’do të lindë,
por do rrisë partizanë…
“Ata ishin katër”
Lavdi dëshmorëve!
Nuk mendoj qe filmi eshte dokumentar historik qe duhet ti qendroj me perpikmeri ngjarjeve historike ..sa e sa filma te huaj kemi pare qe nuk kane te verteta historike por qe ngrene moralin dhe vene nje tulle ne ndjenjen e atdhedashurise tek femijet..Nje shembull I kohes se djalit tim eshte “Rambo” me Sylvester Stallone ku pjesa me e madhe e femijeve ne ate kohe e kishin idhull dhe donin ti ngjanin atij .. Problemi me I madh mendoj une eshte ne kohet e sotme qe kur behen dokumentar historik per rrezimin e komunizmit anashkalohen te verteta historike qe ne I kemi jetuar nga afer dhe I jepen te gjitha meritet PD si nje here e nje kohe PK… Te gjithe qe kane jetuar ne Tirane e dine qe Tirana ziente te pakten nja pese vjet para studenteve ..Njerzit e thjesht qe nuk u dilte llogaria kishin filluar te flisnin hapur kunder regjimit dhe ca shkrime te Ismailit ne ate kohe te gazeta Drita dhe shume artikuj nga intelektual te ndryshem qe ishin me nenkuptime … Pastaj erdhi Shtrausi I Bavarise ne 86 -ten dhe me kujtohet qe u diskutua neper ndermarje lidhja me gjermanine qe u kundershtua pastaj nga mbeshtetesit e Parimeve te Hoxhes qe e konsideronin gjermanin vend armik..me vone ndodhi ajo me ambasadat dhe kjo shenoj thyerjen perfundimisht te frikes ndaj rregjimit …kur u formua PD cdo gje kishte mbaruar dhe asnje skishte me frike nga regjimi pervec atyre qe kishin funksione drejtuse ne PPSH pra njerzit me pardesyt e bardha ..PD lindi si parti e ciltersis dhe njerezve te ndershem dhe pastaj degjeneroj ne lufte klanesh …Te shohim kur do te shkruhet historia ne Baze te fakteve…
Epigrami i Simonidit per Betejen e Termopileve ka ardhur me variacione ne ditet tona, qe ne L2B “ne dhame te tashmen tone, per te nesermen tuaj” e shume vende kane thenie te ndryshme. Por nje fakt nuk kundershtohet:
“O i huaj, qe lexon kete gur…
shko dhe u thuaj Shqiptareve,
Se rame ne mbrotje te tyre.”
Lavdi deshmoreve te kombit. te gjitheve pa perjashtim e jo vetem nga L2B, atyre te vrareve ne luftrat rajonale e deri ne L e Kosoves. Akti me sublim qe mund te beje nje njeri gjate jetes se tij eshte te vritet per [vazhdimesine] familjen, shokun e luftes dhe Atdheun.
***
Per kedo qe akoma ka idene se “gjermani ishte kalimtar e s’beri asgje te keqe” po sjell stastikat e UNRRA-s te marra nga terreni [jo ato Shqiptare!] :
United Nations Relief and Rehabilitation Administration reported about
30,000 Albanian war dead,
200 destroyed villages,
18,000 destroyed houses,
and about 100,000 people left homeless.
Stats – Per popullsi e territor, keto humbje jane nga me te lartat ne Europe. Ne censusin e 1923 kani qene 823.000 banore. Ne 1939 dalin rreth 1.080.000. Me 30.000 te vdekur ne L2B Shqiperia ka 3% humbje ne popullate [=2.81%] Kjo na nxjerr mbi mesataren e humbjes boterore, si total ne L2B, qe ka qene 2.4-2.5% Sakrificat dhe Humbjet e Shqiperise jane te konsiderueshme. Pa nje planifikim qendor dhe “permiresime te dhunshme” popullta jone do ishte rrezikuar seriozisht” [ketu futen komunizmi me arsimin, mjeksine, higjenen etj] Ne 15 vjet Mbreteri jemi rritur me 200.000 banore. Ne 15 komunizem u rritem me 850.000 banore.
Shperthimin demografik ne rritje e morem ne vitet 60-te me 6.2% [me i larti i regjistruar] e tani qe jemi ~2.800.000+ e kemi ~1.65% keto jane lindjet [fertility rates] dhe ne minimum per stabilitetin relativ te nje Popullate e te ardhmen e saj, eshte Nje Grua – 2 femije. Ate qe nuk e beri Gjermani, po e bejme vete : ) Shqiptare…beni me shume femije! Nejse te kthehemi ne teme…demtimet qe na jane bere si vend i varfer, i dobet dhe i vogel, nga L2B, sot ne vlera njerezish e parash eshte sikur te na fshihen nga harta 4-5 qytete. Deshmoret nuk vlejne vetem per clirimin, por ata u bene inspirues per jeten, punen dhe zhvilimin e 2 gjeneratave; ky eshte faktori kryesor per mirenjohjen qe duhet treguar.
P. A. B ? Si gjithnjë faktsjellës i papërballueshëm !? Nota 10, me yll deshmori në krye! A e morét “çertifikatën e mobilitetit”?
pika te rafte o tirone qe i ditke te gjitha!
Shtrausi I Bavarise ka ardhe 2 here me pare dhe atehere qe gjalle Enver Hoxha.
Dhe me urdher te tija vajti dhe e priti Ramizi megjithese Shtrausi qe inkonjito.
Ai e deshi ate lidhje por ce do se e vdiqne dhe e prishi Ramiz mavria spiuni i UDBse.
Z.illi kam pershtypjen se nuk ke kuptuar se kush eshte thelbi I komentit tim..
Nuk kam bere histori thjesht kam sjelle disa fakte qe kane ngelur ne memorjen time nga ajo kohe si qytetar I Tiranes ..Historine do ja u le juve historianeve qe i dini me mire se mua ngjarjet dhe gjithashtu do kisha shume deshire te lexoja botimin tuaj te bazuar ne faktet historike..
Komenti im ishte qe :Nuk na prishin pune filmat por shkruarja sakt e historise..
Këtë histori e prishi Nexhmija, dmth Ramisi që ishte bole e saj (më fal). Ky besohet dse qe rasti më fatlum për Shqipërinë. Kur u bë propzimi (nga Shtrausi) dhe bisedimet, Enveri nuk ishe.
NE KETE DITE TE BESH KOMENTE APO HAMENDESIME ESHTE SA E KOTE AQ EDHE E DEMSHME KJO DITE DUHET TE KETE VETEM NDERIM PER ATA QE DHANE GJENE ME TE CMUAR QE KA NJERIU,JETEN PRANDAJ TE TJERAT SHUMEZOHEN ME ZERO.
Vertet me plot goje lavdi atyre qe dhan jeten,po mallkuar qofshin ata qe i ben kti populli njemij e nje te kqija.Po e perziej edhe une si shoku E.H.Humoristi i njohur Gjosho Vasia drite past duke ndejur ne nje lokal me shoke te vet u kalon nje lupes me ngjyre i pa paster sic rrine zakonisht kur lypin.:Shok ma fal nje lek i thot lupsi.E ky me humor i thot i kujt jeni.Femija si i shkathet qe ishte i tha jam i nanes parti.Gjoshoja me gjakftoftsi i thot o sa ja paske kput kryet nanas.
Po te kishin menduar si duhet per 5 Majin diten e deshmoreve duhet te kishin bere njecik kujdes per ato varre se po i mbulokan shkurret e barerat.
TE RENEVE TE LUFTES
Ne pese majin e dyzetenjeshit u vra i pari Hero i rezistences partizane shqiptare, Qemal Stafa, i riu goje embel e pende te arte. Gjaku i tij u be simboli i luftes per çlirimin e vendit nga hordhite nazi-fashiste, ku ju bashkuan edhe njezetetetemije te tjere bij nenash shqiptare, qe sakrifikuan jeten e tyre per te na dhene lirine qe gezojme sot.
Heroizmi dhe sakrifica e tyre jane e do rrojne perjete ne zemrat tona, gjakun e tyre do e mbrojme edhe me gjak po te lipset nevoja, kunder çdo mbeturine antishqiptare te se djeshmes, kunder çdo pinjolli te atyre qe baballaret e nenat tona i luftuan, duke u flijuar per kete toke.
Por mirenjohjen time sot dua t’ja kushtoj edhe atyre qindra jo shqiptareve qe dhane jeten e tyre ne krah te prinderve tane, duke luftuar se bashku fashistet e nazistet uzurpues te trojeve tona. Trupat i shume prej tyre treten diku ne ndonje perrua, mal a fushe, pa emer e lapidar, pa nje tufe lulesh te njomur me lotet e nenave te tyre.
Nje nga ata ishte edhe ALFEO Fusillo, njezetetre vjeçari i lindur ne Karletini te Sirakuzes (08.03.1923) qe u pushkatua nga nazistet ne qytetin e Shkodres, ne mbremjen e 28 nentorit 1944. Eshte dekoruar nga shteti italian me Medaljen e Argjend’te Militare ne perkujtim.
I thirur nen arme nga rregjimi fashist i Musolinit, ai u mobilizua në Shqipëri, në 32-të Regjimenti këmbësorisë Division-së “Venecia”. Pas armëpushimit, Fusilli u kap nga gjermanët dhe u burgos në një kamp përqendrimi.
I riu, i cili kishte refuzuar një ofertë të lirisë në këmbim per të aderuar në Republikanet e Salose, arriti të ikë nga kamp-burgu. Ndërsa duke u përpjekur për t’u bashkuar me partizanët shqiptarë, ALFEO Fusilli përsëri ra në duart e nazistëve. I nënshtrohet torturës dhe pasi u denua me vdekje, u ekzekutua nga gjermanët në Shkodër.
Pikerisht nje dite para shporrjes se tyre me forcen e armeve nga Shqiperia.
Lavdi edhe ketyre heronjve te heshtur qe u sakrifikuan per lirine tone.
@. Rik Balsha Sr.? Ngrini vertet një problem shume te mprehte për kontigjentin e antifashistëve italianë. Është koha që keta te nderohen sic e meritojne dhe rast me te mirë se sivjet,në 70-vjetorin e clirimit nuk ka? Përfitoj nga rasti që ta vë në vemendjen e z. Ermir hoxha idenë per nje shkrim me këtë teme!? Por dhe në vëmendje te Komitetit Kombëtar te Veteranëve te luftës për ta pasuruar tematiken e 70 vjetorit me masa te gjithanshme, nderimin e luftetareve antifashiste te kombeve te tjerë,sidomos te atyre qe u rrjeshtuan ne nje front me partizanët shqiptaré! Ne duhet te jemi mirenjohes ndaj tyre. Kjo na nderon…!? Nderime Rik!
Kapter Zaimi,na i ke kthyer me nga nje koment tani,jo si na i beje
perpara me nga 2 komente qe te dalloheshe si me i madhi kokosh
ne mes te pulave,qe te pershendesnin,o kapteri legen mbrojtesi i
bunkerit komunist.
Ky nuk eshte komiteti kombetar i veteraneve te luftes,por komiteti
i bashipozukeve te luftes vellavrases per 40 vjet resht te shqiptareve
pa dalim e fe .
Vetem nga si e shkruan nick-un dukesh qe je nga Postriba. Edhe pse te duket se je fshehur pas terapi-ja-se perseri kuterbon ere qepesh te prishura.
Me siguri te kane lare sapo dole nga … i postribakes, me ujin e ftohte te Kirit.
Partizanet edhe pasi u çlirua Shkodra dhe gjithe Shqiperia, nuk vajten per pushime ne Maldive me Grida Dum-dumen apo Shker.dhaten e Çobaneve te Sarreqit, por ju shtypen edhe ju morraxhinjve postrribake kur tentuat te pushtoni Shkodren.
Ik nga ky forum, lexo mire dhe mbaj mend (nese i ke akoma) kete keshille qe te jep nje shkodran autokton.
Riko,i fundit i Balsheve,Q.Stafa U vra ne ’42,per te tjerat je OK.Ngaterrove filan fistekun me mua dhe ia shkrehe te gjitha baterite atij,edhe tek TemA e kishe shembur,por une me Kadarene nuk prish goje.Do na mungoje alter ego e se bijes,por me mire keshtu.Lavdi deshmoreve!
Alter ego eshte me sherbim qeveritar ne Kube tek Fidel Kastro, per te porositur ne emer te … nuk me kujtohet emri… ca kostume paramiltare per Edi Ramen.
Pastaj Hitleri nuk ka lene vetem nje nipçe, ti mund te jesh nje nga ata.
Ke te drejte per daten, tani e pashe qe eshte e gabuar megjithate esenca nuk ndryshon: ai u vra nga fashistet.
I pa harruar kujtimi deshmoreve….
Lavdi deshmoreve te kombit,partizaneve heroike ! Poshte kolaboracionistet !
Lavdi deshmoreve te Atdheut tone!Lavdi luftes heroike te partizaneve tane!Poshte kolaboracionistet dhe percaresit e popullit shqiptar!Ajo lufte ka qene e vertete,ka qene heroike, dhe ne duhet te mburremi me vepren e partizaneve tane trime.Sa per filmat me partizane ,natyrisht realizimi I tyre ka elemente artistike apo edhe te zbukuruar ashtu sic ka edhe shume gjera qe nuk I kane thene tamam,mos harrojme se filmat e Hollivudit ne pjesen me te madhe jane trilime-genjeshtra.Dikur pyesja babane tim(ish partizan), per historine e Met Hases-Hero I Popullit,nese ishte e vertete,dhe ai ma ka treguar se eshte nje histori teresisht e vertete,eshte bere nje beteje e madhe ,babai me thoshte me sa e mbaj mend ne Rrapje te Pukes,ku batalioni heroic I partizaneve me komandant Heroin e Popullit Hamdi Grori -bene nje beteje heroike per te marre nje koder-fortese qe zoterohej nga gjermanet.Natyrisht ne nje beteje heroike si ajo pati shume humbje edhe nga forcat partizane.Lavdi vepres se tyre!
LAVDI TE PERJETSHME DESSHMOREVE TE ATDHEUT.POSHTE BALLISTET DHE TE GJITH SAHAN LEPIRRSIT E DJESHEM DHE TE SOTEMQE U BASHKUAN ME TE HUAJIN
Lavdi 28000 deshmoreve te Atdheut,posht ballistet,zogistet,legalistet-bashkpunetoret me armikun,spiunet e ndyre,pulangrensit me te medhenj te fshatareve fukarenj.RAMA te intesifikoj punen per 70 vjetorin e çlirimit te vendit.Te behet madheshtor.Te pellcasi Basha-Saliu-Alimadhi.
“MALET ME BLERIM MBULUAR” ESHTE MUZIKE E HUAZUAR NGA BULLGARET.
Pse askush deri tani nuk e ka hulumtuar prejardhjen e kesaj kenge patriotike te huaj te kohes se Perandorise Osmane? Kjo kenge dhe muzike nuk ka te beje fare me periudhen e partizaneve dhe gjermaneve, por eshte nje kenge partiotike bullgare ne luften e tyre kunder turqve. Kjo kenge eshte perdorur edhe nga komunistet jugosllave per qellime demagogjike dhe nuk eshte cudi ta kete zanafillen ne Shqypni pikerisht nga Koha e Qepes e Jospip Broz Titos kur kishte zgjedhur Enver Sadistin per BOS te Shqypnise. Ky huazim i pazbardhur nga historianet tane servile te cdo pushteti dhe kalemxhinj te Enver Hoxhes tregon edhe per mashtrimin e madh te propagandes bolshevike te Enver Hoxhes dhe per kauzen fallco te 5 majit si dita e DESHMOREVE, qe realisht eshte dita kur Enver Hoxha spiunoi nga shtepia e kunatit te vet ballist, kolaboracionist dhe minister i jashtem fashist Bahri Omari, kundeshtarin e vet politik, Qemal Stafen per t’i hapur rruge pushtetit te vet te pakufizuar mbi Shqypnine dhe shqyptaret.
Qysh ishte ajo shprehja ‘Perpara shoke partizane se nga prapa vjen gjermani’.
Jeten per atdhe e dhane trimat kosovare te Shaban Polluzhes.Partizanet e Miladin Popovicit luftuan per Serbine dhe Greqine.