SHËNIM: Zëri i një figure si Basha

redaktor

‘Zëri i qytetarëve’, – mund të konsiderohet pa dyshim si i vetmi “prodhim” origjinal i Lulzim Bashës, në leksikun e tij politik.

Dhe fakti që asocion në tingëllim me ‘Zërin e Popullit’ nuk është fare pa gjë; përkundrazi, tregon diçka: Jo ndonjë komunistllëk të fshehur, sesa një varfëri ulëritëse në afirmim intelektual, po aq sa politik. Për herë të parë si frazë, u hodh në treg pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale, dhe në një mënyrë shumë kuptimplote, mu kur nisi të aplikohej operacioni “Bolla e zezë” e grabitjes së rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë.

Gjithçkaje pra, i parapriu ‘zëri i qytetarëve’, që sipas tij, patjetër duhej dëgjuar; duke ia thënë këtë në distancë dhe vetë Kadaresë, madje. E ja pra ku na u rikthye sërish ky zë. E kotë t`ia sqarosh se ‘zëri i qytetarëve’, në sistemin politik ku bëjmë pjesë, dëgjohet njëherë në dy vjet: Njëherë në zgjedhje parlamentare e njëherë në zgjedhje lokale.

Se po të ndiqet i njëjti kriter llogarie, i bie që dhe qeveria t`i thotë që të dëgjojë zërin e qytetarëve të Tiranës si kryetar Bashkie, se ndryshe… do të rrëzohet!/Ermir Hoxha

Share This Article
3 Comments
  • te gjithe plerat e ndyra qe kaluan ne kete vend ,si hamet zogu ,enver hoxha ,sali berisha ,dhe lulushi ka filluar te flase ne emer te shqiptareve …ky vend do beje perpara doni I nuk doni ju ,merreni vesh shqiptaret zgjuan dhe e dine mire se cfare u duhet,,,populizmi juaj eshte I rrezikshem,i late shqiptaret lakuriq ne mes te rrugeve ,dhe tani qe zotria nikoqirevi shtetin,palacot e djeshem ajdutet e endrave te shqiptareve,,ulerijne se po u presin dritat hajduteve,po u rrezojne shtepite zaptuseve te teritoreve publike dhe o popull cfar beni 24 vjet nuk ju mjaftuan nen klikat e ihenave kanibale qe shkatarruan shqiperine,na futen ne vellavrasje na rrembyen endrat ,krenarine,besen zakonet,buzeqeshjen gezimet perseri doni te jeni te udhehequr nga keta tipa qe sjane te besushemas per familjen e tyre njeres qe su intereson shqiperia ,ju por vetem paraja dhe kane dhene prova,shkoni me ta dhe do ta ndjeni mire lezetin kete here ,,,,,,,,,

    • Ne ate liste te mungon Edi me Ilirin, apo keta ti i fut tek shpetimtaret se nuk ka mundesi qe keta te dy te kene vjedhur e mbushur xhepat.

  • Pika ne bythe serit te Lulushit! Zeri i qytetareve u degjua ne daten 23 qershor dhe Lulushi do ja degjoje ne zgjedhjet e 2015 per pushtetin vendor dhe sidomos per Tiranen qe ai e ka harruar qe eshte kryetar( mender kryetar) i bashkise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *