O punën o zhurmën?!

anazapta

Duke inaguruar një rrugë të shtruar në zonën e Selitës në Tiranën e re, kreu i Bashkisë Lulzim Basha, promovoi dhe një tezë me tharm moral, sipas së cilit, ai vetë udhëhiqet nga motoja: shumë punë e pak zhurmë! Dhe siç u pa nga kronika televizive, në inagurimin e rrugës, që në fakt ishte në parametrat e një rrugice lagjeje, ai shoqërohej nga një shpurrë njerëzish të përzgjedhur me kujdes, ku ndër to ishin dhe ca të moshuar, një grua me fëmijë të vogël në krah, si dhe Kastriot Islami. Panorama ishte ajo e një udhëhqeësi të ndodhur gjithnjë mes popullit, në krah të popullit e për popullin, një imazh që e zhvendoste në kohë Lulin, duke e shndërruar  atë me sfondin njerëzor përreth, në një tablo të levizshme të Realizmit Socialist.

Më zhurmë nuk kishte si të bëhej. I kishte dhe Rama të tilla butaforira, por koha në të cilën ai i shfrytëzonte, ishte kohë tjetër, kur për kryeqytetin ishte ngjarje vendosja brenda lagjeve e një llampe të zakonshme për ndriçim e jo më të shtroje rrugë, të mëdha apo të vogla, lagjeje apo ndërurbane. Shkurt dhe thjeshtë, nëse ka vendosur të promovojë moralin e punës së shumtë dhe e zhurmës së pakët, nuk duhet të kishte marrë pjesë në përurim. Dhe me stafin e tij të PR-së, duhet të kishte menduar ideimin e një skene, ku të evidentohej ky fakt, kjo zgjedhje, kjo praktikë e re, e ky moral i ri. Ashtu siç u bë, ishte krejt bajate. Siç ka aftësi t`i bëjë punët Luli. E.Hoxha

Share This Article
8 Comments
  • Paska marrë dhe Kaçin(Cazzon) me vete,u shpreha gabim Luli me vete e mban gjithmonë,por e paska nxjerrë jashtë kësaj here…
    Po si s’të vjen turp ta nxjerrësh përpara të gjithëve…

  • Paska marrë dhe Kaçin me vete,u shpreha gabim Luli me vete e mban gjithmonë,por e paska nxjerrë jashtë kësaj here…
    Po si s’të vjen turp ta nxjerrësh përpara të gjithëve…Kastriot Islamin?!

  • KY LEGEN HOLLANDE VAZHDON NE GJURMET E TE ZOT ,QE INAGURONTE 300M RRUGE FSHATI DHE MBLIDHTE NJEREZ NGA GJITHE VENDI MBYLLESHIN SHKOLLAT ZYRAT SPITALET E GJITHCKA TJETER .TURP PER TY O LULUSH

  • Reklamaxhiu me i madh i shqiperise je Ti o Lulush ,si dhe padroni yt ! Te kemi pare qe per
    cdo 5 metra merr gersheren e inagurimit dhe mobilizon mediat ! S’ke kujt t’i ngjashe
    vecse ”babait tend shpirteror,, ! Thjeshte me dy fjale je bere gazi botes !! Ke perpiqesh
    te mashtrosh o lapanjoz, shqiptare ?! Ata ta kane pire lengun qekur ! Shtyje sa ta shtysh
    edhe keto 2 vjet si kryetar i votave te vjedhura dhe pastaj shko ne te semes ! Kurre s’ke per
    ta pare me deren e bashkise ore kriminel e hajdut !Ne ka njeri me te kote ne bote , ai je
    vetem ore mashtrues i ndyre !!!

  • Basha si kryetar bashkie i kryeqytetit wshtw nwn mesataren e pritshmwrisw sw kryeqytetasve. Pa pasur ndonjw preferencw politike pwr Ramwn mendoj se Basha wshtw nwn nivelit e pikws mw tw ulwt qw Rami kishte nw bashkinw e Tiranws kur kryeministwr ishte Berisha.

  • Lulush, bilush i thoshte gjyshja nipit te vogel ( disa muajsh) kur i ngrihej nga perkedheljet. Morali: kuptohet.

  • Rruge me standarte pakistaneze. Por ai qe eshte munduar me shume per ndertimin e saj eshte Kaqi Komunisti i Salit 🙂 . Rruget ne kete zone jane skandaloze. Nese je me makine te vogel duhet me e mar makinen ne krah 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *