Shënime udhëtimi

Ornela

Në Akçeir, miq të Nastradinit

Nga Nasho Jorgaqi

Në fillim na erdhi ftesa. Pastaj nuk vonoi, erdhën vetë të dërguarit e qytetit të largët Akçeir. Ata ftonin ansamblin shqiptar që të urdhëronte në qytetin e tyre. Në Akçeirin e vogël organizohej çdo vit një festival artistik dhe ky i kushtohej kujtimit të Nastradin Hoxhës. Po, të Nastradinit. U gjendëm ngushtë,sepse na kishin ardhur dhe ftesa të tjera dhe që t’u përgjigjeshe të gjithave, duhej të rrinim me muaj  të tërë. Populli turk e admiron artin shqiptar, sidomos artin tonë popullor. Po emri i Nastradinit na bëri të mendoheshim mirë. Kjo figurë aq e njohur dhe e dashur tek ne e meritonte homazhin tonë. Gazin që na kish ngjallur në shpirt që nga fëminia duhet t’ia shpërblenim me këngët dhe vallet tona.

U nisëm. Ishte një udhëtim ky diqysh i çuditshëm, në një atmosferë gazmore e që ndryshonte krejt nga të tjerët. Shumë prej nesh dinin plot histori e anekdota të Nastradinit por askush nuk ishte në gjendje të thoshte saktw diçka për jetën dhe kohën e tij e lere pastaj për vendin nga kishte ardhur. Bile,ndonjë ngulte këmbë se Nastradini kishte qenë shqiptar ose të paktën ka patur disa Nastradina. Por e vërteta s’ishte ashtu.

Nastradini i ardhur nga Lindja hyri në Ballkan dhe qysh herët erdhi në Shqipëri. Atë nuk e sollën funksionarët dhe oficerët e administratës të pushtuesve osmanë po njerëzit e thjeshtë. Këta i mësuan rrugën dhe Nastradini krejt si pa kuptuar kudo që shkoi, fitoi  zemrat e njerëzve. Kudo nëpër shtëpitë tona, u ul këmbëkryq nëpër odat e pranë vatrave. Në jetën e vështirë e plot halle të njerëzve të thjeshtë, ai hidhte rreze drite me gazin tij. Nastradini u bë kripa e muhabetit ,humori i tij i zgjuar e popullor u ndihmonte njerëzve të talleshin me të fuqishmit e  me shtypësit, të vinin në lojë e të luftonin veset e padrejtësitë.

Nastradinin e nxori nga gjiri i vet mençuria dhe urtësia e popullit turk. Ai doli nga Anadolli,nga thellësia e këtij vendi ku rendte nata aziatike.

Dhe në kujtim të tij,në mes të Anadollit, në rrugën kryesore afër qytetit Eskishehir ishte ngritur një monument i Nastradini, hipur mbi gomar po hipur së prapthi, me veshjen karakteristike orientale, me çallmë të bardhë, shallvare të kuqe,me opinga e dolloma ngjyrë blu. Çdo udhëtar që kalon andej, kjo pamje dashur e padashur e bën të vejë buzën në gaz. Disa kilometra më tej gjendet vendlindja e Nastradinit, fshati Sivrisar. Atje është një shtëpi pa mure, po me një derë të mbyllur me çelës që mbahet si shtëpia ku ka lindur ai. Turqit tregojnë se për vendlindjen e Nastradinit, hahen disa fshatra e vise në Anadoll, ashtu si qytetet greke për Plomerin. Po pavarësisht nga ky diskutim, një gjë pranohet nga të gjithë se në pllakat e pafund të Anadollit, ku shtrihet një peizazh monoton e pak i zymtë, është trualli prej nga ku doli çuditërisht Nastradini aq gazmor e aq i pranishëm në shumë vende.

Në qoftë se për vendlindjen e tij ka diskutime, për vendin ku ka vdekur, askush nuk e kundërshton se qyteti i vogël Akçeir ka privilegjin të mbajë varrin e Nastradinit. Prandaj, dhe populli i këtij qyteti për të nderuar kujtimin e tij, i ka ngritur një mauzole që është një ngrehinë tipike oriental që nga arkitektura e zbukurimet. Po prapë duke qenë se kanë të bëjë me Nastradinin i kanë mveshur dhe atij disa hollësi komike para varrit gjendet një dere me çelës, ndërsa përqark është krejt i hapur. Pranë mauzoleut vizitorët shohin një pllakë metalike të shkruar turqisht: “Dunyanin or Tahsim Burasidor’(Këtu është mesi i dynjasë) e mesi i dynjasë e i botës qënkish nën atë pllakë, ku sipas legjendës është fiksuar gjurma e këmbës së gomarit të Nastradinit.

Në kopshtin e mauzoleut kanë ngritur dhe një sallon modest me piktura e skulptura,vepra e me motive gazmore nastradimane. Kudo ngrihet Nastradini me gomarin e vet, bashkëudhëtarin e tij të pandarë.

Nastradini paraqitet gjithmonë serioz, i veshur me rroba karakteristike të orientit, pak i shkurtër me mjekër të bardhë e me fytyrë të thatë; ai të tërheq vëmendjen me sytë e zgjuar e pamjen herë qesëndisëse, herë sarkastike. Asnjëherë ai nuk është vetëm,por kurdoherë i rrethuar nga dashamirës të gazit të tij. Njeriu padashur vu buzën në gaz kur e sheh Nastradinin tek përpiqet,ulur anësh një lumi të zerë kos, apo tek tall të fuqishmit,kur vë re kazanin e tij të famshëm apo tek bisedon me gomarin dhe njerëzit përreth qeshin.

Në Akçeir e kudo në Anadoll punon një artizanat i tërë me ndihmën e Nastradinit. Me Nastradinin dhe gomarin e tij bëhen suvenire, punime në dru e në allçi, medalione dhe këto u jepen për kujtim të ardhurve. Po më shumë nga të gjithë i janë qepur Nastradinit tregtarët. Ata e kanë ulur aq shumë Nastradinin, sa i kanë dhënë rolin e reklamuesit të mallrave të tyre. Nëpër vitrina Nastradini është ngarkuar me reklama nga më banalet që i mban, herë në duar, herë në kurriz, herë mbi çallmë e herë mbi gjoks. I shkreti Nastradin, aq shumë e kanë shfrytëzuar e lodhur, sa po të ishte gjallë kushedi se çfarë gazmoresh të tjera do të nxirrte për tregtarët e kohëve tona!

Por opinioni i vërtetë turk nuk spekullon me Nastradinin. Ndaj kujtimit dhe humorit të tij mban qwndrim serioz  e çmon dhe e nderon mendimi i urtë dhe gazi i zgjeruar i Nastradinit është pjesë e pandarë e urtësisë dhe shpirtit të popullit.

Në Sivrisar e Akçeir organizohen herë pas here festivale e konkurse, sesione shkencore dhe diskutime Studiues të vendeve të huaja bëjnë objekt të hulumtimeve e veprave të tyre trashëgiminë e heroit komik të lindjes. Tanimë është e qartë se Nastradini ka jetuar në shekullin e 13-të, në kohën e rendit të Selxhukëve. Të dhënat e tërthorta burimore e legjendat tregojnë se ai nuk ka qenë njeri i thjeshtë. Sipas tyre del se Nastradini, pasi kish kryer studimet e larta të kohës, ka punuar si profesor e pastaj si gjykatës. Ai bëri emër për mendjen e shkëlqyer, për zgjuarsinë e hollë dhe mbi të gjitha për humorin e mprehtë,origjinal e tepër komunikues. Nëpërmjet shakave dhe gazmoreve që shpesh herë e kishin burimin në mentalitetin dhe aspiratat e popullit të thjeshtë, ai propagandonte ide të shëndosha, optimizmin për jetën, një moral laik, i ndihmonte njerëzit për të përballuar realitetin e rëndë.

Nga koha që ai vdiq në Akçeir (1284) kanë kaluar disa shekuj ,po koha tepër e gjatë nuk e ka vjetëruar gazin e tij. Nastradini është i gjallë në jetën e popullit turk. Dhe ne e provuam dhe e ndjemë këtë gjatë ditëve që qëndruam në Akçeir. Ato ishin ditë të mbushura me një atmosferë nastradiniane. Ishin bërë mbledhje shkencore, diskutime, shfaqje filmash e pjesë teatrale. Vetë festivali bëhej për nder të tij. Ansambli ynë artistik e shtonte nderimin për të.

Gjithë ato ditë bisedohej e diskutohej për Nastradinin si për një njeri të njohur. Këtë atmosferë na e bënë më të ngrohtë dhe më intime shqiptarët që gjetëm në Akçeir. Edhe atje kishte shqiptarë. Ishin të gjithë të shpërngulur nga Kosova.

– Ne kujtuam – thoshte një kosovar i zgjuar-se Nastradini ka le n’trojet tona, se qe besa na kena folë e kallzue për të, si me kenë shqyptar e bir shqyptari. Po s’kenka ksisoj, me thanë të drejtën. Ai na paska ardhë si mik t’u shpija. E Nastradini nuk ka kenë as sulltani e as pasha, po dora sa vuante e tallej tamam si nëpër katundet tona.

-Ai na ka nxjerrë mallin e vegjëlisë, – hidhej një tjetër, kur tuboheshim nëpër oda e ndigjoheshin burrat që banin gaz me historitë e Nastradinit e rrotullat e tij.

Ditët e qëndrimit në Akçeir qenë ditë të këndshme, po mbi të gjitha ditë homazhi për kujtimin gjithmonë të gëzuar të këtij biri të shquar të popullit turk.

Share This Article
6 Comments
  • Tregim mjaft i sinqert shoqeruar me nuanca ironie te holl ,
    bashkkohore .
    Mjafte zbavitese tregimi -shenime udhetime .
    Me perfekt s’mudet te tigelloj Sarkazma vs Realitetit
    qe jetojme .
    Sidoqoft ,
    e fund te fundit kjo perben Krijuesin e vertete ,
    ai prek aty me penen e tij ku i krruan e ja don popullit te tij ,
    duke i dhuruar kenaqsi ne lexim .

    Nji gje s’arrita ta kuptoj un ne lidhje me kte Figur te njohur qe vjen ga Mesjeta ,
    sepse kemi dy persona me pothuaj te njejtin emer

    por ,

    qe kan jetuar e vende te ndryshme .

    1 ) Nostradamos ne France ( i cili kishte aftesi jashtetokesore me parashiku Historine Njerezore se cfar do ndodhte me njerezimin e shekujt e ardhshem etj etj )
    dhe
    2 ) Nastradinin Turk prej Anadolli gaztor, fjale urt ,i zgjuar, udherrefyes etj .

    Tani , si qendro e verteta ,
    shkoj Nostradamus per pushime ne Turqi dhe u quajt
    turqishte Nastradin ,

    apo Nastradini Turk eshte nji kopje e Nostradamos Francez .

    Cfar thone Historianet mbi kete Ennigme 😉
    ————
    Megjithate ajo qe te le mbresa ne kte shkrim tregim ,

    eshte se ;

    Letersia nuk mundet te vdes

    Rrespekt i nderuari Profesor .
    Jete te gjate …

  • Na zhgënjeve komplet me nastradinin tënd shtatshkurtër o Nasho. Çfarë Nastradini kujtonim ne, dhe për cilin Nastradin na dërdellite ti. Keq me vjen por shkrimin tend “extra large, but extra light” e kane futur gabimisht në faqen e parë të kopertinës. Ai në vend që ta ndizte atmosferën nastradiniane, ai i dha asaj nuanca monotone, pa kurrfarë vlere. Nëse do një tip prej meje shko t’i futësh një kafe ke Tajvani se me pak fat, atje mund të njohësh nga afër nastradinin tonë loqendar.

  • Nastradini qe na pershkruan i nderuari Nasho Jorgaqi asht Nastradini i pare dhe i gjithe shqiptarve.I dyti asht Nastradini i gjermanve i quajturi Til Ojlenshpigel-i nga krahina e Flandres.I treti Nastradini i Tavanit qe na prezanton komentuesi:Për kry t’nastros nuk tallem.
    Gjate lexmit inderuari shkrimitari i madh Nasho Jorgaqi pershkroi shtepin e Nastradinit pa mure rrethuese po vetem nji dere.
    Tashti humori i krahines se Nikaj – Merturit ka muret po mungon dera.
    Po tregoj nji anekdode po sa ma shkurt.
    Ngjarja ne kohen e monizmit.
    Ekipi higjenosanitare, i caktuem ne ate krahine per te vrejte higjenen,ne ato fshatra mbas disa vizitave ne shtepit e atyre banorve,viziton dhe shtepine e njerit qe e vlersuane per higjen e pasterti shembullore.Pooooor i heq vrejtjen per Wc (nevojtoren) qe e kishte ba shume bukur dhe pasterti,ne distance disi larg nga banesa.
    Ekipi drejtohet.
    – Adhahile kesaj nevojtore qe e ke ba kaq bukur e mjafte te paster pse nuk i ke ba nji dere.
    I zoti i shtepise i zene paksi ngusht,i pergjigjet.
    – Pse ti baj dere nevojtores.Qysh diten qe e kam ba kete nevojtore e deri m’dite sodit nuk m’ka hup (humbur kurrgja ne te) e pse ti baj dere.He tungiatjeta,e paqi faqen e bardhe.
    Pershendetje nga vellai i shokut tend.
    Urimi im te jetoni shume e shume gjate me shendet e krijimtari ku stili i yte asht mjafte terheqes e nuk te len ti largohesh deri ne piken e fundit te shenjes, pikesimit.

  • Jo Açeir por Aks(sh)eir, e cila perbehet nga fjala: ak = i bardhe; dhe fjala: s(sh)ehir = qytet. Pra, Qyteti i Bardhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *