Emisionet TV dhe shkrimet në gazeta e blogje janë mbushur me njerëz të indinjuar.
Befas, nuk po kuptoj më ku jetoj. Deri dje isha i bindur që jetoja në vendin ku shoferët janë raca më arrogante ndaj më të dobtëve (këmbësorëve, biçikletave), më kanibale (në dhunën asgjësuese brenda racës) dhe më shpërfillëse ndaj shtetit.
Sot, po shoh që jetoj në një vend ku shoferët qenkan viktimat.
Le të kthehemi në rrugë. Personalisht nuk njoh askënd, as edhe një person të vetëm që të mos bëjë një shkelje në ditë. Jemi, një komb dhunues në rrugë. Atëherë, pse ankohemi?
Në shumicën e emisioneve TV, perceptohet indinjatë e qartë ndaj gjobave të policisë rrugore. Në bisedë dëgjon njerëz që ata paskan vite pa paguar gjoba, e dinë që i kanë marrë, madje e pohojnë që i kanë grisur a hedhur, dhe prapë ankohen për orët që po detyrohen të presin për të paguar.
Pra, njerëz që janë shkelës dhe e pohojnë në TV, kanë prioritetin e vet të qaravitjes, kundër prioritetit të shoqërisë.
Personalisht, do doja të diskutoja më parë për shkeljet e tyre, pastaj për dëmin që kanë pësuar. Janë ata që ankohen më shumë, ata që deri dje kanë përfituar më shumë nga sistemi: gazetarë, politikanë, këngëtarë e artistë, kushdo që kishte një njohje lart, është një arrogant i pandëshkuar në rrugë.
Nëse do duhet një balancë mes vënies nën fre arrogancës së shoferëve ligj-shkelës dhe kohës (së vyer) që ata humbin për të paguar gjobat nëpër sportele, unë do zgjidhja të parën.
Besoj, dhe të gjithë ata mijëra qytetarë të thjeshtë e të trembur në rrugë, që përdorin përditë, pa u ankuar, autobusin.

keshtu jan mesuar keta njerz rumpall keshtu i mesovi saliu me i zoti te shkel ligjin e smeret vesh ku jemi .e dashkemi te futemi ne evrop ne .ne jemi per ne grop e jo evrop.
Te rikrijosh shtetin e se drejtes, nga nje e shkuar teresisht katastrofale, eshte e veshtire dhe duhet mund dhe durim, por dhe vendosmeri, nga shteti.
Po degjojme qaramane qe me mercedasa dhe porshe, po vrapojne te TV ABC. apo sic kane qejf ta quajne gazetaret spurdhjake te ketij televizioni skllav ej bi si njuz dhe qaramanet me makina te shtrenjta na qenkan indinjuar se kane disa gjoba.
Paguajini o spurdhjake, paguajini dhe rrini urte, paguajini, se iku koha kur ju benit te fortin karshi shtetit.
Paguajini dhe mos u qani, se jeni pikerisht ju qe jo shume vone, do te paguani me shume, se jeni ju ish te fortet, qe keni bere edhe pislleqet me te shumta ne kete vend.
Shumë drejt e keni z.Cukali, por tek “qaravitësit” nuk ka vetëm syresh që janë gjobitur së fundi, por ka edhe nga ata që janë gjobitur prej disa vitesh e që i kanë paguar këto gjoba. Fakti që sot kjo kategori figuron ende debitore, është thjesht dhe vetëm sepse policia rrugore nuk koordinon punën (ndërkohë që paratë i ka arkëtuar në buxhetin e vet) me entet publike a private që punojnë si agjentë tatimorë për pranimin e pagesave nga kundërvajtësit. Duhet ta ngrini zërin edhe për këtë fakt z.Cukali. Përpara se të fillonin nga vënia e gjobave të reja në një sasi të pamenduar më parë, “rilindasit” duhet të siguroheshin që t’u hiqnin “njollën” personave që i kanë shlyer detyrimet dhe jo t’i lënë ata ende në listën e debitorëve, madje duke u bllokuar atyre lëvizjen për faktin se kanë gjoba të papaguara. Kjo është një padrejtësi! Dhe të mendosh se është një padrejtësi që kryhet nga ata që janë ngarkuar të vendosin rregull.
Si do të bëjnë këta qytetarë për ta hequr emrin nga ato lista? Edhe në rastin kur disa i kanë ruajtur fletëpagesat e gjobave, përse ata duhet të shpenzojnë kohë dhe para e të shkojnë të vërtetojnë se i kanë paguar? Po me ata që për një arsye a një tjetër nuk i kanë këto fletëpagesa çdo bëhet? A mos vallë duhet t’i paguajnë sërish?
Pellazg,
A e din ti sa kohe duhen ruajtur ligjerisht dokumentat e ne rastin konkret kuponat e pageses se gjobes?
Kjo besoj nuk varet nga fushatat e zgjedhjeve..
Nje shkrim me shume vend dhe ne kohen e duhur.Une e vleroj shume punen e policise rrugore keto dite.Njerzit duhet te mesohen me zbatimin e ligjit.Nuk mund te disiplinohen njerzit vetem me moral.Ne te gjithe boten shkelesit e ligjit denohen.Ne France p.sh.keto vitet e fundit ka pasur nje ashpersim te masave ndaj shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor,jane vedosur nje numer rekord gjobash deri heqja leje te qarkullimit.Rezultati ?Ka pasur 30% vdekje nga aksidentet keto dy vitet e fundit.Ketu te gjobit policia edhe pa qenen prezent,bile nese nuk e paguan gjoben brenda afatit te caktuar ne flete -gjobe,ajo te rritet 10% çdo muaj dhe nese nuk e paguan, vjen institucione perkates dhe te sekuestron materialet eqe ke ne shtepi ne vleften e gjobes.Sigurisht Shqiperia nuk ashte France,nuk e ka ate nivel ekonomik e social por per te zbatuar ligjet nuk duhet t kemi ndryshime me asnje vend Europjan.Mendoj qe masat ndaj shkelesve te Kodit Rrugor duhet te jene ma te ashpra ne Shqiperiu deri sa te vendoset rregulli.
Jam dakord Korabi qe ashtu duhet te jete, dmth si ne France.
Por ama nuk besoj se ka ne France gjobe pse nuk ke vene syze kur drejton mjetin sic thone ka ndodhur. Apo te marrin lejen e qarkullimit per mospagim gjobe, ndonese nuk te kane lajmeruar. Apo te thone se ke te papaguar gjoben, kur ajo te eshte vendosur para 2 ditesh dhe ti ligjerisht ke 5 dite pe ta paguar pa kamate dhe nuk e di sa dite me kamate 2% ne dite.
korabi deri diku ke folur drejt per francet per punen e gjobave,por ke harruar dicka,kur nuk e paguan gjoben brenda 10 diteve ajo i kalon gjykates,dhe pervec kamates ke dhe nje kamat tjeter qe quhet shpenzimet e gjykates perkatese per ceshtjen tende,dhe kur ti apo une apo kushdo tjeter vazhdon mos shlyerjen e kesaj gjobe,gjykata lajmeron rajonin e policise te vendit ku banon dhe me nje flet arresti te vijne dhe te arrestojne,kur te cojne ne rajon dhe pastaj ne gjykate,denimi vjen sipas shumes qe te eshte bledhur,atehere gjykata pershembull thote,keni nje shume pa i shlyer shtetit,shuma pershembull eshte 800 euro,ata te thojne per arsye mospagimi denoheni me 3 muaj burg,ose pagese kash direkt ne gjykate per mos te cuar ne dhomat e izolimit,nuk pranojne ti paguash pastaj me kesta,sepse kishit kohe ti benit me perpara keto gjera thote gjykata,edhe sikur ti te gjesh justifikim se duhet te shkoj ne banke te ncjerr leket,sic behesh dikur dhe iknin,tani gjykatat ne france kan vene ne dispocion disa atobank ne ambjetet e gjykates per te sherbyer shkelesin,duke te cuar te shoqeruar me policet edhe ne mjediset e mbremshe te gjykates,mbas pageses te merren edhe shenjat e gishtave disa fotografi,dhe ne fund te japin nje leter per shlyerjen e shtetit perkates duke te lajmeruar qe kete leter duhet ta keni me vete te pakten nja 6 muaj,se po ju ndaluan ne ndonje vend tjeter mund tju arrestojne po nuk i treguat policise mandatin pagues,derisa te fshihet nga kompjutri,se mbas 6 muajsh fshihen keto denime,por nje avokat mua me tha cdo gje qe ti paguan e mira eshte ti sistemosh dhe ti kesh ne shpi se gabimet mund te ndodhin dhe ti gjendesh perseri me faj,dmth duhet ruajtur edhe mbas 6 muajsh,kjo me ka ndodhur mua se edhe ketu ne france jetoj dhe kam 3 vjet qe e ruaj letren nga gjykata e lionit.
Pergjigje per Permetin dhe Lonin !Sa per pergatitjen nga ana profesionale e punonjesve te policise ne pergjithsi por te policise rrugore ne veçanti do te isha dakort qe te perzgjidheshin njerzit ma te mire ,ma te ndergjegjshem e te pakorruptueshem.Nese ndodhin gjera te tilla qe thoni ju zoti Permeti jane gjera te patolerueshme dhe punonjesit e policise duhet te ndeshkohen siç ndeshkohen shoferet per shkeljet.Per ju zoti Loni :Une kam plot 17 vjet qe jetoj e punoj ne France dhe jam gjobitur nganjehere per parkim te gabuar apo me ka kapur radari per shpejtesi.Por ne asnje raste nuk kam pasur nevoje te shkoj ne gjykate dhe nuk ashte as e shkruajtur ne ligje nje gje e tille,perveçse ne rastet kur kundershton me force punonjesit e policise.Flete-gjoba te vjen ne shtepi me poste te thjeshte dhe e shenon masen e gjobes dhe kohen qe duhet ta paguash.Ne raste se nuk e paguan ne afatin e caktuar ajo te rritet dhe nese prape nuk e paguan mbas nje periulle te gjate ju e dini se ashte nje assurance gjobash qe te çon poerseri letrat e fudnit qe ti duhet te paguash dhe ne raste te kunder ajo te ban konfiskimin e materialeve te shtepise ne vleftene gjobes.Ne Gjykata shkon kur ban veper penale ne shkelje e rregullave te Kodit Rrugor francez.Me qe jeton ne Lyon te paskam edhe komshi .
Pergjigje Korabit,
Nuk besoj se e ke seriozisht kur thua se “punonjesit e policise duhet te ndeshkohen sikurse shoferet”. Nga kush dhe si? Sepse qe te denohen ata, do te te duhet se pari qe ti te shkosh dhe te paraqesesh ankese, ta shqyrtojne dhe edhe nese ke fatin te te pranojne gabimin, mos beso se do te te kthejne gjoben. Dhe flas nga ekperienca personale dhe jo nga pershtypjet qe mund ti merrni nga shtypi.
Vetem per ankesen, mu deshen tre dite dhe se fundi drejtuesi i zyres juridike, me deklaroi se kisha te drejte, porse nuk mund te bente gje per te kthyer pas gjoben.
Paguani ju maloke arrogante,qe erdhet nga stallat e kooperatives ne fushe te Tiranes,pushtuat fermen “Gjergj Dimitrov”,shitet token e “xanun” dhe blete makina.Paguani ju gazetare pordhace,”grimjoret” e doktorr rrumpalles,paguani ju heronj pa heroizma,mitingashe te perjetshem,celesat e zyrave ku derdhet leku,juridiksat pa shkolle te mesme,ekonomista qe s`keni mbaruar tetevjecaren.Te gjithe ju ushtria haxhi qamilit nga vicidoli,paguani!
Mos i fut te gjithe drejtuesit e mjeteve ne nje thes dhe na ben keqberes!
Ne rruge qarkullojne me mijra e mijra mjete dhe ne nje liber te nje profesori amerikan kam lexuar qe drejtuesit e mjeteve ne trafik bejne nje shembull te shkelqyer bashkeveprimi me njeri tjetrin.
Por njerezit e ceket shikojne vetem anen negative kur ndodh ndonje incident/aksident, nuk shikojne anen pozitive te ketij bashkeveprimi por e merrni si te mireqene.
Mos harro saktrificat dhe stresin qe bejne drejtuesit perdite ne rruget tona pa semafor, pa polic, pa ndriçim naten, pa tabela qarkullimi, pa vijezime te rrugeve, pa mbrojtese sigurie, pa kapake pusetash, me karroca, dum-dum, me lope dhe dele, me kembesore qe te presin rrugen vazhdimisht etj. Policia rrugore duhet te pakten te pergjysmohet, te shtohet policia e rendit qe te na mbroje jeten, pronen, familjet, ata e kane me merite rrogen qe ju japim ne dhe jo ministri i cili merr rroge po nga ne, taksapaguesit.
100 % dakort me Dajtin. Shprehja vrasesit e rruges nuk shkon. Ka 1000 mangesi ne rrjetin rrugor te Shqiperise dhe ne sherbimet teknike te mjeteve + nuk kane te gjithe aftesi te njejte te ngasin automjetet. Prandaj do kete gjithmone aksidente.
Erdha vjet e kalova per here te pare ne Kamez.U bllokova ndoshta gjysem ore,makinat kalonin para meje ne kaosin me komplet,me rrumpalle nuk me ka zene syri.Do jete kthyer ne normalitet Kamza City thua?
Keshtu na e bene Shqiperine Sali Krimineli dhe Fatos Pijaneci, qe e mesuan kete popull te mos zbatoje ligjet, qe njerzit zaprojne trojet e te tjereve dhe kerkojne ti legalizojne, qe shoferet mos te zbatojne as rregullat me themelore te qarkullimit, qe kembesoret te ecin ne korsite e automjeteve etj. Ky popull, i mesuar pa rregulla dhe ligje, e do vetem me kerbaç, se me demokraci nuk ja del dot. Prandaj, jo gjoba por edhe ndeshkime te renda duhen zbatuar ndaj kujdo qe shkel kodin e qarkullimit ne rruge, se po vdesin njerez te pafajshem kot se koti. Policia rrugore te ndihmohet dhe jo te pengohet. Ata qe ankohen per gjobat jane shkelesit me te medhenj. Personi qe merr me shume se 5 gjoba ti hiqt patenta pergjithmone.
Perdite e me shume gjoba dhe masa.hiqni patenta dhe oni ne burg trafikantet e patentave dhe pseudoautoshkollat.hiqni monopolin e koaudimeve vrastare.
Si mundet Lulzim Basha Pasha ne emision TV te mari ne mbrojje shkelsit e Ligjit.Jo Jo.Lutem mos u terhiqni por vijoni zbatimin e Ligjeve, tr cilat deri tani ishin vetem ne magait e PD Shtet.
Degjova Fevzon ne OPINJONIN qe ne fakt vetem i tille nuk eshte. Kishte thirre dhe disa shkeles te rregullava qe thonin: Beni shtetin( reformen) dhe ne rregullohemi, beni nje sportel dijnitoz er mua shkelsin e rregullt te ligjit, une nuk duhet te pres kur paguaj gjoben , une nuk duhet te dhunohem ne sportet se kam dijnitet – thoshte ai UFFFFFFFF E Fefzo lexonte mezashe qe i shkruanin se cfare po bente POLICIA.
Po si nuk i vinte duart ne koke kur tregohej shifra e shkeljeve + qytetare te pa gdhendur e te ulerinte pse kaq shume shkeles , por ulerinte per disa gjoba qe dhe mund te ishin dhe te pa drejta , por ata ngjanin si RELIKE qe notonin ne l\LUMIN e shkelseve te rregullave. LUMI po e MBYSTE e TULLA e FEEVZOS po freskohej.
Njerez nese shkelet rregullin dhe u gjobitet vraponi ne sportelin me te afer te perfitoni % zbritje dhe thirrni mendjes te mos e perserisni me e te leni buken e femijeve ne POLICI.
Emisioni i Fevzos eshte nje emision “vitrine”, ku drejtuesi dridhet e perdridhet e shtiret, duke e ndjere veten nje Bruno Vespa, mjafton te shikosh kur ngerdheshet tere “pordhe”.. Mjafton te themi:
Fevzo a beri ndonjehere pyetjen se gjithe ata njerez (edhe ata ne studio), pse nuk e kane paguar ne kohe gjoben?
Gjoba nuk ka qellim qe njerezit te paguajne para, por qe ne menyre indirekte te bejne qe te mos paguajne me jeten dhe tu marrin jeten ne rruge te tjereve. Sa per emisionin ai eishte tallava, se nuk kishte teme pse bejne shkelje aq shume dhe pse nuk kane moralin e pageses, por ate se pse duhet t epresin aq shume ne radhe. Une do ta titulloja emisionin e tij keshtu: A e meritojne te rrine ne radhe aq shume kohe shkelesit per pagesen e gjobes? Pra ketu rrihte daulja. Kurse une i jap pergjigje: POOOOOOOO, e mritojne.
Zoteri Cukali e mbyll komentin e tij duke shkruar: “Nëse do duhet një balancë mes vënies nën fre arrogancës së shoferëve ligj-shkelës dhe kohës (së vyer) që ata humbin për të paguar gjobat nëpër sportele, unë do zgjidhja të parën”. Natyrisht “arroganca e shoferëve ligj-shkelës” na ka ardhur ne maje te hundes, por po ne maje te hundes na ka ardhur edhe arroganca e policise qe shkel ligjin. Policet shqiptare, vecanerisht ata te qarkullimit rrugor kujtojne se jane pronaret e rrugeve, drejtuesve te mjeteve dhe makinave te tyre. Cfare do te thote, vec shume te tjerash, vendosja e nje gjobe e cila nuk dokumentohet per tu paraqitur ne gjyq, e kam fjalen per fotografine? Arrogance idiote! Jam shume i bindur qe nese te gjithe ata qe kane marre nje gjobe nga policia rrugore, e cojne ceshtjen ne gjyq, policia do ti humbi te gjitha gjyqet. Ajo nuk ka me se ti dokumentoje shkeljet. Nuk besoj se ka gjyqtar ne bote qe kur ti ti thuash “Nuk kam qene ne Korce me makine”, te te thote “Jo ke qene se keshtu thote polici!”. E pra keto procese do te coje ne deshtimin spektakolar te te gjithe aksioneve te policise. Mendoj se ardhja e ekipit te ri ne Ministrine e Brendshme, duhet te krijoje marredhenie te reja me publikun. Ky ekip duhet te tregoje seriozitetin edhe nepermjet dokumentimit te shkeljeve. Jam i bindur qe nese drejtuesit e mjeteve e dine qe shkelja e tyre dokumentohet, nuk do ta kryejne ate. Edhe dicka tjeter. Policia rrugore ka si detyre kryesore parandalimin e aksidenteve. Kam pare qe shume patrulla stacionohen pas tabelave qe kufizojne shpejtesine. Synimi tyre eshte te kapin ata qe ecin me shpejtesi dhe jo te parandalojne aksidentet. Kjo eshte e gabuar, madje shume e gabuar! Ka shume mundesi qe ky pozicionim i policise te kthehet ne shkak per aksident.
Shqiptarët zbulojnë rregullat e qarkullimit…
Mirë që nuk i lë qeveria të nxjerrin makinat jashtë sepse do t’u ngeleshin makinat rrugëve të botës.
Për mendimin tim do të duhet të bëhet si në Francë, kush nuk paguan gjobën në afat, thesari i shtetit shkon e ja merr pa e pyetur dhe pa e gjykuar direkt e në llogari të bankës megjithë kamatë vonesë. Në këtë mënyrë një gjobë tejkalimi të shpejtësisë shkon deri në 1000 (një mijë) €.
Tani ka dhe një gjë tjetër që qeveria duhet të përgatisë, stazhet e sensibilizimit për shkelësit e rregullave se vetëm me gjoba nuk i dilet të edukosh popullin.
**********************************************************************************************************************
…. Popull qesharak …. kurre nuk kane kuptuar fjalen “LIGJ” dhe nuk dine c’eshte policia …. ju duket “gogoli i rrumpalles”.
Populli me qesharak ne bote, qe vetem Enveri ju a mblidhte.
********************************************************************************************************************
KOLORETO CUKALI je nje gazetar me tru koperativisti,,,,,nuk jemi kunder gjobave kur bejme kundravajtje jemi kunder gjobave kur makina ka qene ne garazh edhe ka marre gjobe ne durres o diku gjetke,,,,,,,,,,,prandaj fol me llogjiken e gazetarit edhe jo me llogjiken tende personale,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!! (ishalla ke edhe ti makine edhe te vjen ndonje gjobe pa levizur mjeti jot dhe te shohim cfare do shkruash) !!!!!!!!!
ata qe hiqen si trima me policin shqiptar le te vin ketu ne usa se as nga makina nuk leviz dot pa te then polici ketu me 5 milje me shume te ndalon te jep nje flet gjobe gjysem metri te gjate dhe pastaj ke pune me gjykatesin mire qe do pagush gjoben por te jesh perserites gjobash te heq nja dy ose tre pike dhe ti thuash faleminderit por nuk eshte vetem me kaq do te rritet edhe siguracioni nja 400$ me shume
Personalisht nuk besoj se gjobat do ndryshojne situaten ne Shqiperi,me sa kam pare ne trafik shoferet kane probleme me psiqiken dhe nuk njohin rregullat e qarkullimit.Ne rruge shikon gabime qe dhe nje femije do ti kishte zili.Kam pasur rastin ne shikoj nje taksist,ose me mire nje shofer qe transporton njerez qe ne raste te tille quhet profesionist te beje gabime foshnjore ne trafik.Ndeshkimi duhet te jete radikal deri ne sekuestrim makine qe te mesojne se si ecet me makine.
Fatkeqesisht media ne shqiperi eshte ne krize totale dhe e pamoralshme. Pothuajse te gjitha duket sikur jane filiale te PeDe – se dhe tentojne cdo dite te hapin panik dhe te mbjellin pakenaqesi ne popull per ” ceshtje” nga me idiotet, sic eshte kjo e gjobave,armet kimike, vrasja e kriminelit nga policia,10 lekeshi i naftes,taksa progresive etj… eshte e njejta,sic ishte edhe para 23 Qershorit. Akoma i duken ( ose i leverdis keshtu) hallatet e mbretit si pelhura mendafshi te qepura me fije ari dhe nuk e kuptojne qe tani njerzit arsyetojne per realitetin me mendjet e tyre dhe jo nga mendjet e semura te disa palaco analisteve qe pak kush ka nerva apo kuriozitetin ti degjoje duke u 😀
Shkelesit e ligjit do te bejne gam gam dhe pastaj do te heshtin. Policia te beje detyren konform ligjit pa u tutur perpara quravitsave. Shumica dermuse e shtetareve jane me veprimet e drejta te Policise se Shtetit. Kerkohet zbatimi i ligjit dhe pike.
ndoqa emisionin e fevziut per gjobat. pe pelqeu shefi I trafikut ne tirane.z Ervin.shume kopetent.po me beri pershtypje Bushati.me csy e faqe diskutoje kur kishe 11 gjoba pa paguar dhe nuk beje nje autokritike per vete por te ngeli goja t sporteli.te kam pelqyer heret e tjera por kete rradhe e menderose fare.ne vend qe te stimuloni policine beni te kunderten,une jetoj ne new York.me 11 gjoba pa paguar nuk e merni me mend cfare do me benin ketu,e pesova nje here per harresen time3 gjoba qe beninin 280 dollare.kur u ngrita ne mengjez nuk e gjete makinen ku e parkoja.u ineresova ne polici dhe me thane qe ta ka marre troku me urdher te sherifit pe mos pagese gjobash,dhe e dini sa kam paguar nga 280 kam paguar 790 doll.kamata.troku dhe parking.dhe ju beni fjale. ne vend qe ta inkurajoni policine flisje budallalleqe.mire u tha ministry u ka ardhur goja te flisni tani.shteti fillon nga policia mo gazetar a analist cfare je.
O Hosten,ata qe kane vene gjoba false jane Dhijaret qe vuri Sala per te mbajtur pushtetin…pa perjashtuar edhe ngonje nga keta te sotmit.
Jam krejt i çuditur nga arroganca e personave qe pasi kane marre nga 15 gjoba per shkeljet e kryera ankohen pse do te paguajne. Ne vitin 2013 jane vendosur rreth 84 mije gjoba me pak se ne vitin 2012. Gjobat po kerkohet nga polica qe te vilen, qe personat shkels te ligjit te paguajne per shkeljet qe kane kryer? Ne se doni te kete polici rrugore atehere paguani gjobat dhe taksat qe ata te ekzistojne. Shkeljet jane te pafund, ndersa gjobat jane shume te pakta, pasi te ndeshkuarit jane perserites dhe kur shkojne ne sportel e bllokojne per ore sa te paguajne per ato qe me se fundi erdhi koha t’i shlyejne dhe te ndjejne ne kurriz fuqine e ligjit qe te tjeret e respektojne çdo dite. Ka ardhur koha qe te kontribuojme te gjithe per krijimin e frymes se respektit ndaj ligjit dhe rregullave, kudo edhe ne qarkullimin rrugor.
Per vitin 2013 janë aksidentuar 192 kèmbèsorè me vdekje. A do te vije dita te ndergjegjesohemi dhe t’i therresimndegjegjes qytetare per keto jete te humbura vetem nga pakujdesia dhe arroganca atij qe eshte ne timon te nje mjeti?
A do te ndergjegjesohemi ndonjehere per ate te plagosur qe na ngelen ne kurriz per gjithe jeten vetem nga sjeljja e papergjegjshme e dikujt qe drejton nje mjet i papergjegjshem per jeten e vet dhe te tjereve, per nje person qe nuk mban asnje fare pergjegjesie per dike qe ngelet invalid per gjithe jeten dhe kerkon kujdes dhe shpenzime nga shoqeri deri diten qe te largohet nga kjo jete i lodhur dhe i tortuar ne shtrat apo ne korrocen me rrota? Kur pra, ne do te shqetesohemi, kur pra ne do te pergjigjemi per sjelljen tone shoqerisht te papergjegjshme?
Ka vetem nje problem ne shkrimin tend: i ke harruar shoferet e rregullt qe jane ndeshkuar kot me gjoba. Duhet ta pesosh dhe ti me ndonje gjobe kot, qe ti kuptosh edhe shoferet e rregullt. Per pjesen tjeter te shkrimit tend, shume dakort.
Kaleto i mrekullueshem me kete koment. E ndoqa ate emision. Ajo gazetarja kishte nje dyzine gjoba pa paguar e krekosej. Ç’ dhelper! Po bota qe eshte atje ku eshte si e ka vendosur rregullin me rrumpalle e me te lutur apo me sanksione? Turp jane dhe njerez publik.
Gjoba, masa administrative te forta e pa dallim.Ministrat e lloji i tyre, Deputetet e lloji i tyre, te fortit, Bisnese te ndershme e tjera, femite bastard me x5-sa etj, njelloj, gjoba e heqje patente.Autoshkollat qe shesin patent per te vrare njerez.Si kudo, gjoba te vjen me poste.Paguehet si jo.Perndryshe cdo dite shtohet kamata.Me lejoni te jap nje shembell: Per 2 km shpejtesi mbi normen me erdhi gjobe 90 EU. Dhe kishte tre variante per ta paguar. Ose te paguaje per tre dite 90 EU, ose te paguaje 70 EU dhe minus tre pike ne patente, ose paguaj 80 EU dhe te shkosh nje dite ne nje kurs ne Polici , e ne fakt kete provova, Aty krahas teorise, me shfaqen ne ekran, rastin tim , inagjinar kur me shpejtesi 42 km ne ore, pra vetem dy me shume se norma per ate pjese rruge, ku lejohej vetem 40 km ora, njeriun (manikin ne kete rast) e ven poshte rrotave te makines! Dhe ne kete kurs edukimi duhej te qendroje 4 ore pa levizur!.Shembuj ka plote.Puna duhet vijua me masa.Sinjalistika ne rruge te behet me leket e gjobave,ndricimi po keshtu,heqja e karocave dhe e traktoreve vdekjeprures, largimin e kafsheve me kater kembe nga rruga. Ne ruge duhet te kete gjithnje patrulla levizese.Duhet nderkohe te jene non stop automjetet e rrugeve, me shenja dalluese.Per Shqipnine, Takse-Forca e Jetes, per Rruget duhet te jete me afat te Gjate….
Ju mbeshtes plotesiht zoti Cukali.Kur shkruan mire shkruan mire. Keshtu sic shkruan ti ne gazete duhet te flasin edhe ne ekranin e televizorit shume gazetare apo njerez te intervistuar nga rruga.
Une nuk e di si ndiqet mospagesa e gjobes ne shqiperi sepse ketu ku jetojne une ,Kanada nqs nuk paguan tre gjoba tani e tutje nuk te rinovojne lejen per nje vit dhe ha nje gjobe te mire.
Pyes Si paska mundesi qe Kastriot Islami ka mbi 30 gjoba pa paguar dhe akoma nget makinen.
A e ka humbur kuptimin edhe gjoba ne shqiperi?
Te pergjithesosh nje situate te tille eshte te jesh nje idiot. Ata qe gjobiten me te drejte, mire tju behet, sbesoj se ka njeri qe debaton kete fakt.
Situata emergjente, le ta quajme, eshte krijuar pasi qytetaret po gjobiten pa te drejte, jo ne prezencen e tyre, dhe pa asnje dokumentim te shkeljes qe ka ndodhur.
Flasin për gjobat dhe harrojnë fare se këta të ( prekurit ) me shumë gjoba kur dalin nga parkingu i lagjes dhe kalojnë kufirin e Shqipërisë nuk janë fare të padisiplinuar, se në të kundërt të këput një gjobë ai tjetri që kur të shkosh ta paguash të djegi mirë dhe nuk është ai që të ndjek ty por je ti që do kërkosh ta paguash sa më parë. Përsa i përket rradhave kanë shumë të drejtë pagesat le të bëhen edhe në banka, se e kanë merak vetë bankat kur gjejnë njerëz edhe pordhac dhe injorantë…..dhe flasin jo standarte europiane e tërci e vërci. Komuniteti ka nevojë për rregulla dhe respektim të tyre. N.q.s nuk i pëlqen dikujt të zgjedhë ndonjë vend që nuk ka nevojë për rregulla…….vetëm kualifikimi i drejtuesve të mjeteve dhe atyre që i mbikqyrin do të japi rezultate.
KAM 16 VITE QE JETOJ ME FAMILJE JASHTE SHTETIT. SINQERISHT (JU LUTEM KESHTU DUHET TE ME KUPTONI), QE ME KETO MASA QE PO MER POLICIA PER DISIPLINIMIN E QARKULLIMIT RUGOR JANE DOMOSDOSHMERI. NA TMERON SITUATA E QARKULLIMIT KUR KTHEHEMI NE SHQIPERI. NE SI SHQIPTAR DEMOSTROJME NIVELIN ME TE ULET TE EDUKATES NE QARKULLIM, SKUQEMI KUR SHOQEROJME TE HUAJT NE VENDIN TONE. I LUMTE POLICISE QE PA AS ME TE VOGLIN HEZITIM PO NORMALIZON SITUATEN. PERSONALISHT E MBESHTES AKSJONIN E POLICISE.
Te kalben atje tek sportelet e gjobave. As me vjen keq fare se pervec interesit te tyre nuk shohin tjeter.
GJOBAT DUHET TE JENE TE DREJTA.
NE SI POPULL JEMI MESUAR RRUMPALLE KETO 25 VITE DHE
NA DUKET SIKUR PO BEHET QAMETI.
GJOBAT JANE NJE MJET QE NA SJELLIN NE BINARE QARKULLIMIN
RRUGOR.
80% e ketyre qe ankohen kan qene emigrant,,, dhe e din shume mire si funksionon ne evrope ligji per personat qe nuk rrespektojne dhe nuk paguajne gjobat,,, por ne shqiperi u duket cudi qe mund te ndolli dhe keshtu,,, mesohuni e njerez me civilitetin qytetar,,, se zbriste tjetri NGA X5. dhhe peshtynte policin rrugor ,,,, shpresoj qe kafshet te futen ne kafaz nje her e mire,,,,,