Shenja që tregon nëse rrezikoni nga kanceri në veshka

Pranvera Kola

Nëse dalloni gjak në urinë, qoftë edhe një herë të vetme, duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut të familjes. Kjo shenjë mund të jetë tregues i sëmundjes së kancerit në veshka, ose fshikëzës së urinës.

Mjeku urolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bilbil Hoxha, thotë se: “Prania e gjakut në urinë mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të veshkave, ose fshikëzës së urinës. Ta zbuloni në kohë, e bën trajtimin më të lehtë. Ndaj në çdo rast duhet që të shkoni tek mjeku për të kryer kontrollet përkatëse, për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje”.

Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e pacientëve e neglizhojnë këtë simptomë dhe paraqiten për kujdes mjekësor në rastet kur sëmundja ka avancuar së tepërmi, kohë kur edhe trajtimi bëhet shumë herë më i vështirë.

p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *