Gjuha e trupit
Gjuha e trupit është njëra nga indikatorët më të qartë se si dikush ndjehet ndaj jush. Dikush që është i interesuar në dikë, fillon të paraqes shenja kur ndodhë para atij personi. Meshkujt zakonisht vështrojnë ngulitshëm së paku tetë sekonda ose ndrisin njërën vetull lart kur flasin me ty.
Ndërsa, vajzat zakonisht përkëdhelin apo ledhatojnë flokët e tyre, luajnë me varëset apo bizhuteritë që i bartin, kryqëzojnë këmbët dhe lëpijnë buzët.
Meshkujt po ashtu edhe vajzat gjithmonë do të gjejnë ndonjë arsyeje për t’u prekur. Në përgjithësi nëse dikush është i interesuar në ju ai/ajo do gjejë arsyen medoemos që të jetë rrotull teje.
Ndryshimet delikate në sjellje
Nëse ndjenjat e shokut apo shoqes suaj kanë ndryshuar përreth teje, disa shenja mund të jenë delikate, por prapë se prapë të kuptueshme. Ju mund ta kuptoni kur sjelljet e shokut/shoqes suaj ka ndryshuar. Ai/Ajo do të mundohet të bijë në sytë tuaj sa më shumë që është e mundshme, duke u përkujdesur për dukjen e tij/saj, duke u përpjekur që të duket sa më bukur në prezencën tuaj. Gjithashtu ju mund ta kuptoni nga rritja e interesit të tij ndaj jush në hobit tuaj, familjen dhe shoqërinë. Shoku apo shoqja juaj fillon të jetë më i hutuar se zakonisht ose i lodhur me probleme të gjumit. Kjo më siguri është rezultat i ankthit apo shqetësimit.
Përgjigjeje më të forta emocionale
Nëse e kuptoni se ju ndjeheni i shqetësuar kur nuk dëgjoni për një kohë të shkurtër nga shoqja/shoku juaj ose nëse nuk merrni ndonjë përgjigjeje të shpejtë nga ai/ajo në telefon apo email, kjo mund të jetë një shenjë që le të kuptohet që ndjenjat për shokun/shoqen tuaj janë duke u rritur. Mbase ndiheni e pa-rehatshme kur ai është në një takim me dikë tjetër dhe filloni të bëni komente negative rreth atij personi./zeri
