Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore. Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Pranvera Kola

Cistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda, ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza vezë zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohet me pak, ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.
Simptomat
Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë:
• Çrregullime menstruale.
• Dhimbje Pelvike, një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ,ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese, apo mbushjeje të barkut.
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta.
Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella.
Kur ka shenja të shokut si për shembull ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *