Shenjat që trupi iu tregon se nuk po pini mjafueshëm ujë

Leda Hysa
Female hands pouring bottled water into glass

Është e rekomanduar nga mjekët 6- 8 gota me lëngje ose ujë çdo ditë. Mendoni se kjo është shumë? Jo, sepse çdo ditë ju humbni një sasi të shumtë ujë: shkoni në tualet, djersitni, humbisni lëngun në frymëmarrjen tuaj ndërsa ju flisni dhe merrni frymë.

Përveç kësaj, në mënyrë që trupi juaj të funksionojë siç duhet, duhet ujë. Pra, sapo të mos merrni sasinë e duhur prej tij, trupi juaj do të fillojë të reagojë.

Shikoni më poshtë listën e disa simptomave të zakonshme që mund të ndjeni nëse nuk merrni mjaftueshëm ujë. Nëse disa prej tyre  janë të njohura për ju, atëherë mund t’ju duhet të filloni të pini më shumë ujë.

  1. Goja juaj është e thatë

Kjo simptomë zakonisht injorohet nga ne. Në momentin e parë që goja iu thahet, duhet të pini ujë. Uji është ai që trupi juaj dëshiron.

  1. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura juaj është organi juaj më i madh. Ajo do të tregojë thatësinë dhe njollat sapo të mos furnizohet mjaftueshëm me ujë.

  1. Ju keni sy të thatë

Mos furnizimi mjaftueshëm i trupi me ju ndikon në pjesë të ndryshme të trupit përfshirë edhe sytë tuaj. Gjatë gjumit tuaj të fundit, ju me siguri u zgjuat  jo vetëm me një dhimbje koke dhe etje, por edhe me sy të kuq shumë. Keni nevojë të hidratoheni!

  1. Urina juaj është e errët

Ngjyra normale e urinës suaj është e verdhë e hapur ose e qartë nëse pini ujë të mjaftueshëm. Më e errët se kjo është një shenjë se ju nuk jeni duke marrë ujë të mjaftueshëm.

  1. Ju qëndroni të sëmurë më gjatë

Nëse jeni sëmurë më shumë se zakonisht, mund të ndodhë sepse nuk jeni mjaft të hidratuar. Toksinat dhe gjërat e tjera të këqija në trup largohen me ujin që ju pini. Kjo është arsyeja pse kur jeni të sëmurë është e këshilluar nga mjekët që të merrni shumë lëngje. Pra, pini shumë ujë.

  1. Lodhja

Nëse ndiheni të lodhur, mund të jetë sepse trupi juaj nuk ka mjafueshëm ujë të ndihmuar në mirëmbajtjen e trupit tuaj. Pini mjaftueshëm ujë për ta parandaluar atë.

  1. Marramendje

Një shkak i marramendjes është dehidrimi. Nëse ndjeheni i trullosur pas një sesioni stërvitjeje ose kur jeni jashtë në diell, pini ujë.

Përveç kësaj, dehidrimi mund të shkaktojë probleme më serioze si:

– Konfuzion

– Urinim i rrallë

– Urinë me ngjyrë të errët

– Lodhje dhe etje ekstreme. l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *