Edi Rama nuk është shenjt. As xhind që plotëson dëshira. Madje, edhe xhindi të plotëson deri në tre dëshira. Të tjerat duhet t’i fitosh me punë.
Nuk është shenjt? E kush është se! Të ngrejë dorën kush është…Asnjë? Po si t’ia bëjmë atëherë?
Unë them të vëmë një kryeministër në krye të qeverisë. Meqë nuk kemi një shenjt. Meqë nuk kemi as edhe një xhind. Ah po, e sqaruam punën e xhindit: ai vetëm tre dëshira të plotëson, ne duam pa fund dëshira. Jo vetëm kaq, i duam tani. E pra, xhindi nuk na bën punë. Fundja, të ishte për tre vetëm, Edi Rama na ka plotësuar më shumë deri tani, ç’është e vërteta. Ok, jo xhind. Po, po puna e shenjtit?
A na bën punë një shenjt? Pa dale…Ta analizojmë.
Ok, një shenjt nuk bën mëkate, një shenjt shëron edhe ndonjë të sëmurë. Po as ai nuk i merr përsipër të gjitha dëshirat. As ai nuk i zgjidh të gjitha problemet. Se bota ka patur shenjt, por ka patur gjithmonë edhe plot halle, plot varfëri, plot vuajtje, plot përmbytje. Sepse shenjti të tregon rrugën, por në atë rrugë duhet të ecësh vetë. Nuk të merr njeri hopa.
Si t’ia bëjmë pra? Unë e thashë mendimin tim: të vëmë një kryeministër në krye të qeverisë.
Një kryeministër që nuk është shenjt, se bën edhe ndonjë mëkat, bën edhe ndonjë gabim. Ama e merr rrugën në këmbë plot vendosmëri dhe nuk kthehet pas. Edhe nëse thyen ndonjë poç rrugës, edhe nëse i shkel ndonjë këmbë dikujt pa dashje. Ai vazhdon të ecë përpara dhe përpiqet të mos bëjë të njëjtin gabim më tutje.
Sepse ai nuk ka kohë të mendohet, të kthehet prapa të ngrejë poçin që theu, t’i rrahë shpatullat atij që shkeli pa dashje e të përpiqet t’i marrë faljen kristiane patjetër.
Jo, ai nuk ka kohë për këto, sepse ka lidhur për gjoksi kavon e rëndë të vagonit të një vendi që po kalbej nga lloj-lloj sëmundjesh dhe po rend drejt stacionit ku ky vagon të lidhet pas lokomotivës së Europës. Atëherë ai mund të marrë frymë, mund edhe të gjejë kohë të kërkojë të falur me një buzëqeshje pendimi, mundet edhe të përpiqet të ngjisë copat e thyera të poçit të qelqtë të dikujt.
Ama deri atëherë nuk ka kohë, sepse kjo lokomotivë njerëzore duhet ta harxhojë çdo grimcë energjie për këtë mision që ka marrë përsipër.
Edi Rama nuk është shenjt, ama është më shumë se xhind.
Sepse rrugës ne këtë tërheqje të stërmundimshme ai gjen kohë të rrëmbejë nga një gjethe balsami e ta vendosë në plagët që kullojnë të atij vagoni.
Një gjethe balsami tek energjia që ishte gati në koma. Ajo filloi të marrë frymë pa aparat. Një gjethe balsami mbi të therurat që kullonin ndërtime pa leje. Ato të therura kanë nisur të mbyllen e të zbardhen dalë ngadalë. Një tufë balsami mbi buzët e arsimit që po zbardhej nga agonia. Arsimi ka filluar të buzëqeshë lehtë. Një gjethe balsami mbi trupin e copëtuar ngastra- ngastra që po binin si gjethe të zverdhura nga trup i tkurrur gjithsesi i Shqipërisë. Tani ngastrat kanë filluar të jeshilojnë pak nga klorofili i reformës territoriale. Një gjethe balsami… epo i numëruam më shumë se katër, sa për të mos u kthyer më te xhindi.
Edi Rama pra po tërheq një vagon të rëndë dhe lokomotiva e Europës nuk të pret sa të duash në stacion. Ndaj ai nxiton, edhe pse dikush që i ecën në krah përpiqet t’i vejë ndonjë stërkëmbës. Ai kthen kokën e sheh, e kupton, po jo gjithmonë ka kohë ta nxjerrë nga rreshti. Ndonjëherë e gjen më me vend të shtojë forcat e veta e të kapërcejë edhe atë stërkëmbës pa e nxjerrë knock-out të zotin. Më vonë edhe ketë, kur të ketë kohë për të ndarë ca hesape.
Sepse Edi Rama është thjesht kryeministër, zotërinj kritizerë. Nuk është shenjt, ama nuk është as Sizif. Ai nuk kthehet mbrapsht. Ai vetëm ecën përpara.
Por më besoni, nuk është e lehtë kur ke nëpër këmbë ende tentakulat e paraardhësve. Sepse paraardhësit nuk i shpenzuan energjitë të shtynin përpara vagonin drejt stacionit. Jo. Ata deri sekondën e fundit, kur edhe uji i gamilës kishte mbaruar, shtrinë me një mjeshtëri djalli tentakulat deri në vitet që vinin përmes ca kontratash me rapiskanë qindra-mijëra dollarësh, të cilat, njësoj si gjakpirësa që shumohen sa herë i ndan në copa, përpiqen ta mpakin e t’i ngatërrohen nëpër këmbë.
E të marshojë me gjithë këto pengesa, kjo ndoshta nuk e bën Edi Ramën shenjt, as promete. Ama, e bën patjetër kryeministri që i duhet sot këtij vendi. Sepse, zotërinj kritizerë, askush nga ju djalkat e letrave nuk e mori përsipër këtë mision. Keni marrë përsipër një mision shumë më elegant e të kollajshëm. Madje, një mision që Edi Rama e bënte me sy mbyllur po të donte.
Ndaj unë e përkrah me aq sa mundem Edi Ramën, jo për hir te ideologjisë, por për hir të asaj sfide në kufijtë e të pamundurës që ka marrë përsipër të fitojë.
Sepse po e fitoi, e fiton për ne të gjithë. Edhe për mua, edhe për ju që gjuani pas frëngjive te letrave. Madje shpesh ato letra nuk janë as shqiptare por mbajnë arome franceze, austriake, amerikane, të ndonjë pene shqiptare që ka zgjedhur rehatinë e largimit nga kjo rrokopujë qe ka lënë pas.
E pra, ne, që ashtu si Edi Rama nuk jemi larguar, të paktën të mos i vëmë stërkëmbësa. Të paktën të mos bëjmë vetëm shitësin e mendjes. Por le t’i japim ndonjë dorë, e le të mos e kryqëzojmë vetëm ku gabon. Madje, të mos e kryqëzojmë as kur ndonjë shok e zgjedh gabim, se, më besoni, nuk është aq e thjeshtë të gjesh shokët e duhur kur koha nuk të premton të mendohesh shumë, pale kur këta shokë të mirë vështirë të dallohen lehtë mes turmës të stërkëmbës-vënëve.
Sepse, për një kryeministër të një vendi si yni me një detyrë aq historike si e tija, nuk ka kohe të vajtosh mbi gabime. E rëndësishme është të ecësh përpara, gjithmonë përpara, edhe sikur ndonjë hap të jetë i vogël. S’ka gjë. Vjen hapi i madh pas tij.
Ta ndihmojmë Edi Ramën me këto zgjedhje ta bëjë hapin sa më të madh.
Nuk kemi ndonjë shenjt rezervë.

PS ka nevoj per njerez si ju z Metaj. Se e kan mbytur injorantet qe nuk lidhin dy fjali. Angazhojuni ne. PS.
Imagjino pastaj kur kete e thote nje si ty qe nga menyra si e perdor foljen “angazhojuni”.
Nje hartim kalueshem per shkollen 8 vjeçare para viteve ’90!
Beje ti nje me te mire!
Shkrim, vertete, ne nivelin e hartimeve propagandistike…me stil ” futja kot “…dhe nga nje pozicion dhe kompetence kulturore sikur te ishte Kadareja… DITA ka zgjedhur ta vendose kete autor dhe shkrimet e tij ne pjesen kryesore te opinioneve …Per mua duhet te ishte ne rubriken – etra te lexuesve ; madje edhe tek kjo rubrike , une lexoj dhe pelqej me shume komentet apo vjershat e Kapo Labi … qe shkruan dhe kumton thjeshte dhe sakte …
Pozitiv Ilir Metaj.
Ilir, bukur e ke shkruar, por kur kryeministrit I vë emër atëherë prishet shija e shkrimit!
Zotëria në fjalë nuk është Zisifi, sepse Zisifi jemi ne populli Shqiptar që na duhet tia nisim nga e para herë pas here, sa herë që na dalin lidera të rinjë, sa që këta pretendojnë se guri që duhej të çohej në majën e kodrës, na paska shkuar prapë në rrëzë të saj!
Gjithsesi komplimente
Nuk i leviz asnje germe komentit tuaj.
Pershendetje, z. Ilir Metaj!
Shkrimi juaj eshte nje vezhgim inteligjent, mbeshtetur mbi nje realitet trondites te lene nga keqberesit e regjimit satanik, alias demokratik…
Konsideratat per cfare ka bere per nje kohe te shkurter Edi Rama me skuadren e tij, jane nje konstatim i vertete.
Ai, Rama, nuk eshte as shenjt, as xhind! Ai eshte kryeministri i punes dhe i permbahet deklarates se qeveria e tij ka punen, opozita ka fjalet.
Per nderin e tij dhe tonin gjithashtu Ai po punon dhe ka nevoje per perkrahjen e qytetareve te ketij vendi (dhe kjo perkrahje nuk do t’i mungoje), por pengesa me e madhe nuk jane vec disa kritizere pa sens, por opozita, qe ne vend te fjales konstruktive (per ndertimin e vendit), hedh balte, fabrikon e shpif, fyen pareshtur kundershtarin politik, dhe gjithcka e ben per te rimarre ”fronin e humbur”, per te rivendosur regjimin e djeshem, per te vene ne nje dore te gjithe pushtetet dhe per te bere pazare me pasurite kombetare, me kufijte e vendit dhe ne kurriz te popullit…
Rama eshte vizionar dhe punetor, por kundershtaret i ka te pabese! E cuan vendin ne buze te gremines. Mbare populli i ndeshkoi. Rama e shpetoi vendin nga humnera dhe tani ata i thone: -Ku i ke premtimet? Ik!
E cfare mund te bente me shume se kaq Rama, per kaq pak kohe?
Reforma ne drejtesi e kesaj qeverie do te jete nje tjeter hap perpara drejt Europes.
Ne se kjo Reforme do te jete e suksesshme, ligji do te jete i njejte per te gjithe, fajtoret do te ndeshkohen sipas ligjit, dhe vetem atehere shqiptaret do te marrin fryme lirisht dhe goditja ndaj korrupsionit do te jete konkrete.
Suksese qeveries Rama dhe juve, inderuar Ilir Metaj,qe me opinionet tuaja i vini ne ndihme perparimit te çeshtjes kombetare!
Nderime per Gazeten DITA!
Te duhen me shume perpjekje qe ti bashkohesh treshes se famshme Baze – Stefani – Vangjeli , qe i ben fresk rilindjes. Por duhet thene se je ne drejtimin e duhur.
artikullshkrues , i persosur !
komplimente !
Hartim i këndshëm ! “Edi Rama nuk është shenjt. As xhind që plotëson dëshira.” Por për fat të keq nuk është as kryeministër . Madje as burrë, që mund të bëjë shtet. Nuk mund të flitet për asnjërën nga këto përderisa jo vetëm nuk i ka vënë para drejtësisë tradhatarët e kombit S.Berisha e L.Basha, atentatorë të trojeve shqiptare, por duke i kryer me gabime drastike reformat në Shqipëri, po kthehet në një vazhdues i denjë i veprës s’ë tyre kriminale, në mjerimin total të vendit…si i tillë edhe ky do të shënohet si thjesht një fatkeqësi më tepër mbi shpinën e këtij vëndi që vdes çdo ditë e nuk e lëshon shpirtin.
I dashur Petrit kroi ! Jam nje ex i persekutuar ,por po te kujtoj ,se te qeverisesh me
demokraci perendimore nuk eshte e lehte.
Neqoftese jemi mesuar me nje kryeminister-prokuror-gjykates te them Jo Jo Jo.
Duhet qe te gjithe te protestojme para presidences prokurorit ,gjykatave per shkeljet flagrante te ligjit.
Ilir meta ka ministrine e drejtesise dhe nuk shkeputet kollaj nga e kaluara kriminale,dhe do te perpiqet te vonoje reformen por nuk mund ta ndali dot,
edhe sikur te qaje me denese.
Ju mirekuptoj per pritshmerine e madhe , por kryeministrin e duam te tille
dhe jo sic bente e.hoxha dhe kokra e malokut.
Ki durim se shteti eshte vene ne levizje dhe shpejt do ti shohim frytet.
Qenka vertet Saliu i dyte i adhurueshem nga populli kokepalare.
Une do e filloje jo mire komentin tim; U merzita shume para votimeve 2013,kur morem vesh bashkepunimin me Lsi ne , por kur na sqaruan me urtesi dhe modesti,mu mbush mendja qe ishte nje veprim i zgjuar i Kryeministrit Edi Rama. E mori qeverine ne buze te gremines,me borxhe te medha !!!.Gropa i shume shume e madhe !!!,duheshe mbushur,e cila nuk mbushet sa te jem une gjalle !!!.Qeveria Edi Rama,per dy vjet ka bere pune shume te madhe !!!. Me vjen keq edhe vete simpatizantet e Ps-se nuk mund ta kuptojne!!!,njekohesisht shfrytezojne rastin edhe keta maskarenjte,qe shkateruan cdo gje !!! Qeveria Rama ndryshoi Opinionin e Shqiperise ne Europe dhe me tej,duke lare borzhet e qeverise se meparshme,dhe duke krijuar besim te plote ne politiken e jashme !!! Te mos zgjatem shume; nuk duhet kthyer kurre mbrapa d.m,th,pd !!! Ta ndihmojme qeverine Rama-Meta ,ne cdo qytet te vendit !!!, te votojme PS !!! kudo !!! qytet,fshat !!! Keto votime kane shume rendesi te madhe !!! Ti zhdukim nga cdo post qe kane, se vetem sabotime mund te presim prej tyre,nuk ju intereson asgje !!! edhe po te kete viktima !!! , vetem Posti dhe te sjellin prap anarshi , remuje qe te kene mundesi te pervetesojne sa me shume,se nuk ju mjaftojne ato per 20 vjetet e kaluara !!!
Tani qe iku shpetimi bej fresk edit dhe dritanit se sa dole nga bankat e shkolles u punesove ne bashki te duhet dhe ndonje cope toke ne bregdet qe te zvendesosh leket e hummbura nga disko qe te prishen ne ujin e ftohte.
Nje km nuk lavderohet per çfare ka bere, sepse per ate eshte votebesuar,….por kritikohet per çfare nuk ka bere sipas premtimeve elektorale…..Km aktual eshte pak nga te gjitha,…dhe te gjitha nga pak….fiks….asgje…Eshte nje devijim i vogel prej origjines, ..para nje pasqyre te paster ,eshte zor t’i behet dallimi me para ardhesit….Populli e votoi ne radhe te pare qe te bente drejtesi…..e cila nuk shihet asgjekundi…..Populli iu pergjigj me 21-janar, por ky i ricikloi pergjegjesit e asaj tragjedie, te cilet kane zene pikat kyçe ku gjobitet dhe plaçkitet populli…..Konçesionet e shumeperfolura…kane ndrruar “tutor”…..Ky km iu versul popullit per dritat qe ishin pergjegjesi e para-ardhesit,…pastaj i leshoi zagaret e “drejtesise”, per t’i nxjerre nga burgu, duke shpene keshtu popullin ne limitet e mbijeteses….Keto e shume e shume anti-premtime, shkaktuan neo-eksodin e shek 21….Shkaku kryesor….humbja e shpreses, dhe varferia….Bijte e eterve vrapuan per fajesuar “armiqte ” e jashtem dhe te brendshem……Europa investoi shume tek ky km, duke u nisur tek disa simbolika,…por qe u kthyen ne nje zhgenjim te madh pasi ky aktroi si nacionalist folklorik ,dhe “diten”behej me katolik se Papa, kurse “naten” ngrinte bytht perpjete…..Europa nuk i sakrifikon vlerat dhe qyteterimin e saj per askend, aq me teper per shtete e popuj qe jane ne drejtim te “paditur”…..
Z.Meta,ju lumt per shkrimin.Rama eshte kryeministri me i mire ne keto 100 vjet,pas I.QEMALIT dhe M.SHEHUT,duan-sduan kundershtare e PS,ku doemos ka dhe duhet te ket te tille,pasi dhe ne nje familje prej 5-6 vetesh,babai ben gabime plot,sidomos ne kete vend qe kan drejtuar HORRAT,vjedhesit,kriminelet,shitsit e tokes e detit,shkaterrimin e prones e tani thone:Ka papunesi.Po ku te punojne ?Te ekonomia qe u shkaterrua se ishte komuniste? Oh çmarrezi eshte bere ne keto 25 vite sodomos nga e djathta kriminele e ketij vendi dhe nuk u ka hyre asnj gjembe ne kembe se nuk ka drejtesi tek ne.
I jashtezakonshem! I mrekullueshem!
Ka disa kritizere qe deklarojne se s’ ka me PS. Sa te liq! Sa te tmerrshem! Sa cinik!
Po pse ç’ duhet te beje sipas tyre kryeministri, te beje mbledhje pa fund partie. Te beje mbledhje te organizatave baze nje here ne muaj si dikur? Apo mbledhjet e KQ ne çdo 3 muaj si dikur?
Duhet te humbase kohe neper mbledhje pa bereqet!? Jo. Fitoi. Udheheq mandatin qe i dhan shqiptaret. Nisja shume e mire.
Reforma.
Vini re.
Reforma ne qarkullim si e ka dhene efektin. Ka shume me pak ngjarje. Ne ekonomi rezultati do duket me me vonese. Do kohen e saj, sidomos per gropen qe u krijua…
Edhe une nuk i heq nje presje shkrimit . Komplimente !
Edi Rama , nuk do ta teproja ,eshte idhudh i te gjith njerzve
te ndershem dhe hallexhinj qe jane lodhur nga perdhunimi
sistematik i te gjitha qeverive antikombtare qe ka konsumu
pushtetin ne shqipri.
Si mund ta ndihmojm Edi Ramen , per te ndihmuar me shume vehten tone !!!???
Te denoncojme te gjitha rastet e korrupsionit dhe abuzimet te administrates shtetrore,( ps.lsi,pd)
sepse ndyrsinat qe jane mesuar te vjellin do tentojne tja vene gjitmon bastunin neper rrota ,
Edi Rames.
O burra shqiptare ne sulm , te ndihmojm qeverine sepse ujku i vicidolit po skërmit dhembet,
per ta djeg , e grabit nga e para Shqiprine tone kancerosur nga mafia pd=lsi.
Po kallojme ne mystisizm ne keto zgedhje? Me hoxhe e me xhind?allah allah! Jésus mari Cfare do shohim tash?