Shënjtërimi i Nënë Terezës, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë aktivitete të përbashkëta

Dita

Ky 4 shtator do të jetë  një ditë e rëndësishme për krenarinë e kombit shqiptar, figurën e çmuar të Nënë Terezës. Pikërisht në 4 shtator, në Vatikan, do të  zhvillohet ceremonia e shenjtërimit i Nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu).

Për të nderuar siç duhet këtë ngjarje të rëndësishme institucionet e vendit kanë organizuar një sërë aktivitetesh.  Ministria e Kulturës dhe  Bashkia e Tiranës po organizojnë aktivitete  të cilat jo vetëm do nderojnë, por edhe do të ofrojnë mundësinë që publiku të shohë nga afër kryqin, rruzarjen dhe shalli i saj.

Nën moton  “Një javë në nderim të Shënjtores” Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të përbashkëta.

Ndërkohë që në datën 2 Shtator kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një vizitë në shtëpine e Motrave të “Nëne Terezës” . Qëndër kjo e rëndësishme e ndihmës sociale për qytetin e Tiranës, e çelur nga vetë Nënë Tereza dhe me një kontribut të rëndësishëm për të moshuarit dhe qytetarët e tjerë me gjëndje të vështirë sociale.  Në këtë takim Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, do të nderoj misionin e Nënë Terezës në Tiranë me titullin “Nënë Terëza Simbol i Qytetit të Tiranës”.

Në datën 2 shtator qyteti i Tiranës do të dekorohet në prag të kanonizimit të Nënë Terezës me Flamuj Kombëtar, me flamuj të Bashkisë së Tiranës dhe me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës.

4 Shtator 2016, ora 09:15     Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza” me një ceremoni të programuar dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe qytetarëve të Tiranës.

Ora 09:30     Koncert në nderim të Nënë Terezës  nga orkestra e TKOB.

Ora 10:00    Lidhje televizive nga sheshi “Nënë Tereza” me sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit për të ndjekur meshën e Papa Françeskut ku do të bëhet dhe deklarimi zyrtarë i Shënjtores Nënë Tereza.

6 Shtator 2016, ora 11:00 Në prani të drejtuesve të lart të Komuniteteve Fetare në Tiranë, Kryetari i Bashkisë do të prezantoj konkretizimin e titullit të miratuar përpara disa viteve Simbol i Qytetit të Tiranës (Vendim Nr.137, dt. 30.07.1999, Për Miratimin e Titujve Vlerësues të Bashkisë Tiranë), i konkretizuar aktualisht në formën e një medaljoni me portretin e Nënë Terezës në njërën anë dhe datën e deklarimit Shënjtore në anën tjetër dt. 4 shtatore 2016.

6 Shtator 2016, Rivendosje e Pllakes Perkujtimore në ish banesen e familjes ( nënës dhe motër ) së Nënë Terezës në Tiranë.

7 Shtator 2016, ora 19:00 Premjera e film dokumentar që i detikohet Nënë Terezës mbi jetën dhe veprimtarinë e saj në Kalkut, realizuar nga kineast Italian, premiera e të cilit do të shfaqet në instalacionin “Reja” e vendosur përpara Galerisë së Arteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *