Shenjtorët “shqiptarë”

Dita
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Shqipëria, me një popullsi të lashtë, më e lashtë se vetë lashtësia, me një popull me histori mbi 2000- vjeçare, një popull me origjinalitetin e vet, mbushur me shumë shenjtorë, të cilët dhanë jetën e tyre në shërbim të njerëzimit e veçanërisht të këtij populli. Në historinë e popullit tonë  mijvjeçare ka ngjarje e figura aq të shqura sa denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shënjtorë. Me rastin e festës së bukur të Lindjes së Krishtit, po botojmë shkrimin e mëposhtëm, na njeh shkurtimisht me disa prej tyre dhe njëherësh urojmë të gjithë besimtarët e krishterë gëzuar Krishtlindjes dhe një vit plot mbarësi e lumturi paçin në familjet e tyre!

Shën Asti

Shenjtor i krishterë i Shqipërisë. Njihet si peshkop I Durrësit në kohën e perandorit Trajan (sund. më 98-117 të e. Re, një nga 70 nxënësit e Jezu Krishtit. Simbas gojëdhënës, u arrestua nga guvernatori romak i Durrësit, Agrikola, dhe u torturua për vdekje rreth vitit 98 të e.r), ngaqë nuk pranoi të adhuronte perëndinë Dionis. Kremton më 6 korrik ose më 4 qershor.

Shën Lefteri (ose Elefteri)

Shenjtor i krishterë i Shqipërisë. I emëruar peshkop I Mesinës dhe i Ilirikut kur ishte njëzet vjeç, me sa dihet u ngul me banim në Vlorë. Simbas gojëdhënës, ishte tërhequr në Romë ku u martirizua rreth viteve 117-120 të e. r., bashkë me të emër Anthia dhe me njëmbëdhjetë shokë gjatë një fushate kundër krishterimit në kohën e perandorit Hadrian (sund. 117- 138 të e. r.). Kremton më 18 prill.

Shën Vlashi

Shën Vlashi Shenjtor i krishterë që u martirizua në kohën e perandorit Licin. Kulti i tij u përhap në Europë në shek. VIII. Mbivendosen tek ai dy figura: njëra armene, tjetra ballkanike, ky i dyti i torturuar dhe i martirizuar në Durrës. Qysh në shek. XIV përmendet në Shqipëri një manastir kushtuar atij në malin Tomorr. Një tjetër manastir i tiji, në Shënavlash pranë Durrësit, ishte vend pelegrinazhi ku shkohej me shpresë për të shëruar sëmundjet. Kisha të kushtuara atij ka pasur në Shkodër (shek. XIV), Kthellë, Skuraj, Gur i Bardhë, Gjonëm, Mazhë, Mëner, Bishqem, Gjuricaj, një kishë ortodokse e shek. XIX në Dhuvjan etj. Kremton më 11 shkurt.

Shën Niket Dardani

Niketë Dardani ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Niketë Dardani ose Shën Niketa i Remesianës është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Ai konsiderohet si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe festa e tij është caktuar 22 qershori së bashku me shenjtin Paulin i Nolës.

Shën Marena

Jetoi në kohën e Perandorit Aurel. Është shenjtore e krahinës së Mokrës dhe rrethinave të saj. Dy kanë qenë cilësitë e saj: shpëtimi dhe drejtësia. Që në moshë të re bëhet e krishterë në kartelën e Llungës (Llëngës), hyn në besën e Krishtit. Me punën e saj me njerëzit, në bisedat kokë më kokë për vlerat e krishterimit, ndërgjegjëson mokrarët dhe i bën ata që të përqafojnë krishterimin. Për këtë arrestohet dhe torturohet në mënyrë çnjerëzore, deri në vdekje. Për këtë zejtarët, rrobaqepësit, kasapët, e mëdhenj e të vegjël, blegtorët e tregtarët e qytetit, me kontributin e tyre, i ndërtuan tempullin, pranë manastirit të krishterë shenjtores Marenë. Besimtarët e Shën Marenës janë të gjithë banorë të Mokrës dhe rrethinave të saj. Kremtimi bëhet më 29-30 korrik.

Kostandini i Madh (272 – 237)

I ati Kostanc dhe e ëma Helena e shenjtë janë figura me rëndësi në historinë botërore. Kostandini i Madh ishte Perandor i Perandorisë Romake (Lindjes dhe Perëndimit), gjatë viteve 306-316) ndaloi përndjekjet fetare dhe i hapi rrugë Krishterimit si dhe ndërtoi shumë institucione fetare të krishtere, midis së cilave kishën e Shën Pjetrit në Romë. Kostandinit të Madh i takon merita që dita e diel të jetë ditë pushimi në mbarë botën. Figura e shenjtorit Kostnadini i Madh dhe e shoqja Helena gjenden të pikturuara në afresket në hyrje të manastirit të Shën Marenës në Llëngë, nga piktori me famë Kostandain Shpataraku.

Shën Jeronimi

Shenjtor i krishterë nga Ilirikumi, teolog dhe një nga “katër doktorët” e mëdhenj në teologji të Kishës Perëndimore, së bashku me Augustinin, Ambrozin dhe Grigorin e Madh. U lind në Stridon të Ilirikut më 347 të e. r. dhe vdiq më 420. Jeronimit papa Damas i kërkoi të përkthente në latinishte Ungjijtë nga dorëshkrimet greke (të Të Shtatëdhjetëve) dhe hebraike. Jeronimi i kushtoi jetën kësaj pune. Teksti ungjillor i përkthyer prej tij, i njohur si Vulgata e Shën Jeronimit, mbijetoi derisa Koncili i Trentit e njohu si versionin zyrtar të Kishës Katolike. Me rëndësi të veçantë historike janë Epistolat e tij, në të cilat përshkruhet gjendja e Ilirisë nën dyndjet barbare etj. Kremton më 30 shtator.

Shën Terini

Shenjtor i krishterë nga Shqipëria i njohur si “Shën Terini i Butrintit”. U masakrua në shek. III të e. r. gjatë një vale përndjekjesh kundër të krishterëve, me gjasë në kohën e sundimit të perandorit romak Dec (sund. 249-251 të e. r.). Kremton më 23 prill.

Shën Donati

Shenjtor i krishterë nga Shqipëria. Jetoi në kohën e perandorit Teodos (sund. 379-395 të e. r.), me gjasë në Butrint, duke qenë peshkop i Paramithisë në Epir. I mvishen shumë mrekulli. Vdiq rreth vitit 387 të e. r. Trupin ia dërguan në Kasiopi të Korfuzit më 602 për ta shpëtuar nga një dyndje barbare e asaj kohe. Në Mesjetë ka pasur kult mjaft të përhapur. Kremton më 30 prill.

Shën Nifoni

Shenjtor i krishterë i Kishës Lindore, me origjinë shqiptare. Një pjesë të jetës e kaloi në Arbëri, gjatë periudhës së qëndresës dhe luftërave të shqiptarëve kundër pushtimit osman. U takua dhe bashkëpunoi me Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, në oborrin e tij, ku tregohet se edhe u dorëzua prift. Më 1486 u bë patriarku ekumenik i 134-t i Kostandinopojës: patriarku i dytë shqiptar në Konstandinopojë. Dy vjet më vonë dha dorëheqjen nga kjo detyrë, ndërsa mbas nëntë vjetësh (1497) ktheu në fronin ekumenik ku qëndroi vetëm një vit.

Shenjtët Flor dhe Laur

Flori dhe shoku i tij Lauri, që i quajnë edhe “vëllezër binjakë”, si edhe bashkëpunëtorët e tyre Prokul dhe Maksim, u martirizuan në Ilirik ngaqë ndihmuan në ndërtimin e një kishe të krishterë. Mbas torturave, u hodhën në pus dhe u mbytën. Disa burime e lidhin vdekjen e tyre me vendbanimin e lashtë Ulpiana, në jug të Prishtinës, në Kosovë. Kremtojnë më 18 gusht.

Shën Naumi

Shenjtor i krishterë i Kishës Lindore. Ka themeluar manastirin e dëgjuar që mban emrin e tij dhe që sot gjendet në kufirin shqiptaro-maqedon, në brigjet e Liqenit të Ohrit. Kulti i tij u përhap në gjysmën e parë të shek. XVIII me lulëzimin e Voskopojës dhe formimin e Kryepeshkopatës së Ohrit. I mvishen shumë mrekulli dhe manastiri I tij konsiderohej si vend me shpresë shërimi për sëmundje. Figura e tij shihet në afresket e kishave të Voskopojës, të Shipskës dhe të Vithkuqit. Kremton më 23 dhjetor.

Shën Jan Kukuzeli

Shenjtor i Kishës Lindore, nga Shqipëria. U lind në Durrës me gjasë rreth vitit 1280. Në moshën e djalërisë kishte, siç thuhet, “një zë engjëllor”. Ndoqi studimet në një shkollë perandorake të Kostandinopojës dhe më pas shërbeu si drejtues kori në kapelën e pallatit perandorak. Muzikant i madh i kohës së vet, u quajt “mjeshtër” dhe “burim i dytë i muzikës bizantine” mbas himnografit Shën Roman. Kreu një reformë të madhe në tejshkrimin e muzikës bizantine duke përpunuar e hartuar një sistem të vetin të njohur si “sistemi kukuzelik”. Figura e tij gjendet e pikturuar në afresket e manastirit të Ardenicës. Kremton më 1 tetor.

Shën Nikodimi

Jeta dhe martirizimi i Shën Nikodimit përshkruhen edhe në Akoluthinë e botuar për të në Voskopojë, në një kodik të shek. XVIII që ndodhet në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë etj. Legjenda e Shën Nikodimit thotë si ai vinte nga një familje e mirë besimtarësh dhe nuk u konvertua në fenë myslimne. Tri ditë tortura nuk e thyen Nikodimin. Kur e panë vendosmërinë e tij të çeliktë, turqit ia prenë kokën më 11 korrik 1722. Eshtrat e martirit, ndërkaq janë ruajtur pa u cunguar dhe besimtarët kanë përhapur fjalën se ato kanë veti shëruese.

Gëzuar Krishtlindjet!

Po ç’janë Krishtlindjet!?…

Krishtlindjet (Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat, ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit midis 24-25 dhjetorit, ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August. Jezusi besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Ditëlindja e Krishtit është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Në vitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

 

Nënë Tereza (1910 – 1997)

Nënë Tereza (Anjezë Bojaxhiu e thirrur në familje “Gonxhe”), shqiptare e lindur në Shkup. Hyri në Urdhrin e Motrave Irlandeze të Loretos kur ishte 18 vjeç dhe dha mësim në shkollën misionare për vajza në Kalkuta, ku jetoi nga viti 1936 deri sa vdiq. Më 7 tetor 1950 hapi urdhrin e saj “Misionaret e bamirësisë”, që synonte ngjalljen e dashurisë dhe kujdesit për njerëzit e braktisur. Ka marrë disa çmime dhe tituj nderi, si: Çmimi i Paqes Papa Gjoni XXIII (1971), Çmimi Nehru për Mbështetjen e Paqes dhe Mirëkuptimit Ndërkombëtar (1972), si dhe çmimet Templeton dhe Magsaysay. Më 1979 u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për veprën e saj humanitare. Në vitin 1990 vizitoi Shqipërinë dhe një vit më pas hapi këtu një degë të Urdhrit të saj. Pas vdekjes u lumnua nga Papa Gjon Pali II. Kremton më 19 tetor.

Thënie të Nënë Terezës

  • Njeriu është i pa kuptuar, i palogjikshëm dhe egoist. Por, pa marrë parasysh – duaje!
  • Nëse ju bëni mirë, ata i përshkruajnë qëllimet tuaja egoiste. Pa marrë parasysh – bëni mirë!
  • Nëse ju i përmbushni qëllimet tuaja, ju do të gjeni miq të rremë dhe armiq të sinqertë. Pa marrë parasysh – arrij qëllimet tuaja!
  • Të mirën që ju e bëni, nesër do të harrohet. Pa marrë parasysh – bëhuni të sinqertë!
  • Ndershmëria dhe sinqeriteti do të ju bëjnë të dhembshur. Nuk është e rëndësishme – krijoni atë!
  • Nëse ju ndihmoni njerëzve, mund të pësoni keq. Pa marrë parasysh – ndihmoni atyre!
  • Nëse botës i’a jep më të mirën prej vetes, bota do t’a kthejë me shqelma. Pa marrë parasysh – Jepe më të mirën prej vetes!
Share This Article
9 Comments
  • Keto argumente shum do.me,thense deshperojne pa mase vjedhesit e historis sone,dhe armiqt zgjebarak te ardhur ne trojet e ilirve.

  • Mire ke bere ti qe i ke kujtuar keta shenjtore te krishterimit. Por sot shqiptaret nuk jane edhe aq te interesuar per ta. Ata kane me shume deshire te festojne ditelindjen e sulltan Muratit se ate te Nene Terezes.

  • Bravo vertete , eshte dicka e mrekullushme ti sjellesh ne kujtes ktij Kombi te bastardizuar nga
    funderinat e njerzimit se ky komb dikur ka qen i nderuar dhe i Lavdishem , qe ka hecuar krah kombeve te medhenj te ktij kontinenti deri ne momentin kur mortaja turke ra ne kte vend .
    Lavdi shenjtoreve te krishterimit …

  • Shën Albani – shënjtori i parë kristian i Britanisë. Shën Albani – shënjtori i besës se mbajtur . Alban ishte një qytetar romak pagan dhe jetonte në qytetin romak 2000 vjeçar Verulamium, rreth 35 km. në veri të Londrës – ish koha kur Britaninë e kishin pushtuar romakët që ende i ndiqnin e i vrisnin itharët e Krishtit. Tek Albani, që kishte dhënë ndihmesë në fushatat luftarake të romakëve, kërkoi strehë një prift i krishterë që ndiqej, Shën Amphibalus. Gjatë kohës që prifti qëndroi fshehur tek ai, Albani nisi të admirojë përkushtimin e priftit dhe kështu u pagëzua i krishterë. Kur erdhën ushtarët për ta marrë e dërguar në gjyq Shën Amphibalusin si përhapës i krishterimit, gjetën Albanin veshur me rrobat e priftit. E morën dhe e dërguan tek gjykatësit. Gjykatësi e njohu Albanin dhe e kuptoi gabimin që kishin bërë ushtarët të cilët i kishin sjellë përpara një ushtarak romak që i kishte shërbyer perandorisë. Në fillim desh ta linte të lirë, por ndërkohë mendoi që nepërmjet Albanit ta gjente e dënonte priftin. Albani nuk pranoi ta dorëzonte priftin, ndaj gjyqi i priftit u kthye në gjyq të tij. Para gjykatës ai foli hapur se tashmë ai ishte kristian i devotshëm dhe nuk e dorëzonte priftin. Jetës së tij i jepte kuptim duke mbrojtur mikun e jo duke e dorëzuar atë. U përpoqën ta bindnin që të hiqte dorë nga kristianizmi dhe të dorëzonte priftin, por nuk ia arritën ndaj vendosën ta thyenin me tortura. Por, asnjë torturë sado mizore nuk e theu besimin e tij, bile edhe besnikërinë e tij në besën e dhënë. Atëherë gjyqtarët e dënuan atë me vdekje. Duke e dërguar në vendin e ekzekutimit atij i shkuan pas gjithë banorët e qytetit. Njerëzit e kishin njohur gjithnjë si njeri të mirë dhe e admironin edhe për trimërinë e devocionin që tregoi në gjyq. Emri i tij tashmë ishte bërë një kauzë, një besim, një virtyt. Në shkrimet me karakter fetar përshkruhet pak a shumë kjo legjendë-mrekulli: për ta ndihmuar, banorët e qytetit e prishën urën mbi lumë, përmes së cilës duhej të kalohej për të shkuar tek vendi ku bëheshin ekzekutimet. Lumi ishte i rrëmbyeshëm e përmes tij nuk mund të kalohej. Albani, i bindur në fatin e tij si martir, me fytyrë drejt qiellit iu lut Zotit ta ndihmojë që të gjendej sa më shpejt pranë tij. Atëherë ndodhi një mrekulli. Lumi u shter dhe mundën të kalonin nëpër shtratin e tharë. Duke e parë këtë mrekulli, ekzekutuesi i tij hodhi poshtë shpatën dhe iu lut Albanit të dënohej edhe ai me të ose në vend të tij. Albani nuk pranoi. Si u ngjitën në kodrën Holmhurst, Albani u lut sërish me fytyrë drejt qiellit që të kthehej uji i lumit që i jepte jetë luginës e tokave përreth. Dhe uji u kthye. Albanit i prenë kokën me urdhër të perandorit Severus, që në atë kohë ndodhej në Britani. Ishte 22 qershor i vitit 209. Shën Albani konsiderohet i pari shenjtor i krishterë Britanisë, por mbase i mbarë botës latine. Ka dhe burime që e shtyjnë këtë ngjarje një shekull më vonë, në vitin 308 dhe me urdhër të perandorit romak Diocletian. Përtej aspektit fetar, a nuk vihet re një tipar i veçantë në shkrimet e shenjta e rrëfimet mbi jetën e vdekjen e Shën Albanit? Atë të besës që e kishin iliro-arbëreshët e hershëm dhe e ardhur kjo besë deri vonë si tipar themelor i shqiptarëve. Ndoshta në këtë drejtim mund të hamendësohet, aq më tepër që ilirët ishin paganë dhe dihet se kishin një qytet me emrin Albanopol, që do të thotë qyteti i Albanëve ose i Albanit, siç kemi edhe Adrianopolin. Ky qytet dhe tërë Iliria kishin rënë prej dy shekujsh nën sundimin e romakëve, pra konsideroheshin pjesë e perandorisë dhe ilirët pjesëtarë të saj e mund të lëviznin në tërë skajet e perandorisë. Nuk rezulton në gjeografinë e Ptolemeut ndonjë qytet tjetër me këtë emër. Shën Albani është shenjtori i parë kristian i Britanisë. Me këtë emër u shënuan kisha, por edhe qytete apo territore. Në shtetin e New York-ut ka një qytet Albany, që shumë thonë nuk ka lidhje me trojet tona iliro-arbërore, ama dihet se ka ardhur nga emri i qytetarit romak pagan që u bë shenjtor i parë i Anglisë. A ka shkuar ai apo paraardhësit e tij qytetarë romakë nga trojet iliriane në Britani dhe veç Albanopolis a ka patur të tjera qytete me këtë emër në perandorinë romake e për më tepër a është përdorur ky emër në Perandorinë Romake në atë pjesë që u përkiste latinëve?! Shumë gjëra në histori vijnë me supozime sakohë që nuk gjenden shkrime apo objekte që e mbështesin një ide. Edhe emri i qytetit të lashtë anglez Verulamium ku jetonte Shën Albani është venë prej romakëve, por nuk dihet etimologjia e tij. A ka shpjegim në latinisht? Në shqipen tonë të vjetër tingëllon si në veri të lumit. Dhe vërtet ai qytet e kishte një lumë pranë të cilit u krye martirizimi dhe ndodhi mrekullia. Ky qytet romak tanimë ka vetëm rrënoja dhe një muze me emrin e tij, por pranë tij është ndërtuar qyteti me emrin e Shën Albanit. Në vendin e ekzekutimit është ngritur katedralja madhështore me emrin e tij. Dhe më tej edhe në Amerikë në shtetin e New York-ut është emërtuar një qytet, Albany. Por ka edhe qendra e institucione, qyteza, kisha, urdhra fetarë, shkolla, sheshe e rrugë me një emërtim të tillë, Saint Alban, duke e bërë atë një nga emrat më të njohur e më të përhapur. Në fund të fjalës është me origjinë nga brigjet iliriane apo jo, Shën Albani mbetet shenjtori i besës, virtyt që është tipik në histori për iliro-arbëresho-shqiptarët ku histori të tilla besnikërie për të mos e dorëzuar mikun është e ngulitur jo vetëm në gojëdhanat e rrëfimet popullore, por edhe në Kodet zakonore të shqiptarëve, të atyre pra që tërë bota i njeh si albanë.

    Copy the BEST Traders and Make Money : http://bit.ly/fxzulu

    • Pjesez impresionuse qe na ben krenar si shqiptare te jemi pasardhesit e shenjterive te Tilla qe njifen ne boten mbare .
      Flm Templar…ishte kenaqsi te lexoja

  • C’i kini keto budallalleqe,mburje pa sens e pa llogjike,flet robi per “bese” kur ate as qe e njeh,pale per t’a pershfaqur.Tere popujt e botes,kane ne themel te qenies se tyre BESEN,sidomos ato kombe apo popuj qe kane luftuar e pushtuar territore te tjera te gjera e te pamata dhe qe i kane qeverisur me dinjitet,per kete do ta filloj nga fundi me Osmanet,Sllavet,Mongolet,Hunet,Gotet-visigotet-ostrogotet,Franket,Normanet,Romaket,Maqedonet……!- PO; keta ishin popuj(kombe)me bese dhe te beses dhe jo ne te vetquajtur “ILIRE”,qe dhe fjalen “bese” e kemi te huazuar nga Thraket,turp turp dhe vetem turp,per keto genjeshtra qe i hane vetem injorantet dhe ata qe i servirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *