(Boshllëku që lë pas mungesa e tij. Nderim e mirënjohje profesor Kristo Frashërit.)
Bota akademike dhe i gjithë vendi e përjetuan ndarjen nga jeta të profesor Kristo Frashërit, shkencëtari, mendimtari e historiani i përmasave të jashtzakonshme, që arriti majat e shkencës historike dhe u bë një figurë emblemë e historisë kombëtare, një autoritet shkencor i padiskutueshëm e i paarritshëm, i njohur e i respektuar brenda dhe jashtë. Ai i dha historiografisë shqiptare vepra që askush më parë s’kish mundur t’i realizonte, e pajisi atë me një mendim të ri, bashkëkohor, të aftë të përballet me sfidat e kohës dhe t’u japë përgjigje problemeve të ndërlikuara që shtruan ndryshimet e vrullshme me ndërrimin e sistemit.
Ai është ndoshta i vetmi historian që ka njohur në detaje çdo ngjarje e çdo figurë historike, nga të gjitha periudhat e historisë, që ka thënë me kompetencë fjalën për ta. Jeta e tij është një shembull i rrallë heroizmi në fushën e vështirë të shkencës e të kërkimit shkencor. I pajisur me cilësi të rralla, me vullnet të hekurt, me karakter teëfortë, me dashuri ndaj vendit e ndaj historisë, iu përkushtua si rrallëkush, studimit të historisë së vendit dhe me punë sistematike që s’u ndërpre deri në ditët e fundit të jetës, arriti të ndërtojë e të lërë trashëgim një kolanë të plotë studimesh shumëvëllimshe e shumëdimensionale, që ndriçojnë problemet më të mprehta të historisë së shqiptarëve, të jetës së tyre ekonomike, shoqërore e kulturore, nga lashtësia deri në ditët tona. Në këtë mënyrë, ai u rendit me dinjitet në plejadën e njerëzve të ditur të kohës, që e nxorën shkencën shqiptare nga spontaneiteti e nga mediokriteti, e çliruan nga thashethemet, nga intrigat e nga meskinitetet, e vunë në shinat e evropianizimit e të modernizimit dhe me këto e kthyen vendin në qendër të studimeve albanologjike dhe i dhënë fund monopolit dhe diktatit të të huajve. Këtë mision e këtë detyrë historike në fushën e studimeve historike, profesori e realizoi jo me kritika të pafundme, me vend e pa vend, për kolegët e për të kaluarën, siç bëjnë sot disa historianë demagogë, por duke dhënë i pari shembullin konkret se si duhet shkruajtur historia e popullit tënd, e vendit tënd, si duhet çliruar ajo nga kthetrat e spekulantëve. Sidomos në këto vite të mendimit të lirë, pas ndërrimit të sistemit, opinioni është mahnitur nga puna e profesorit, nga veprat që ndiqnin njëra-tjetrën, njëra më e mirë se tjetra, të gjitha të përshkuara nga një mendim bashkëkohor, nga realizmi e nga objektiviteti shkencor. Askush s’ka arritur që ta mbyllë jetën me një bilanc të tillë pune, me aktivitete që gjallëruan e pasuruan jetën shkencore në vend; me vepra e botime që s’i kishte parë kurrë më parë vendi.
Lashtësia dhe mesjeta, periudha sa të vështira aq dhe interesante, epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, heroit tonë kombëtar, kryengritjet e mëdha antiosmane; Pavarësia dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, në të cilën ai ishte pjesëmarrës në rreshtat partizane, si dhe periudha pas saj, e krahas tyre dhe Kosova e Çamëria, dy preokupimet e mëdha të profesorit, kanë patur fatin që të trajtohen siç e meritojnë, nga penda e tij e artë. Eshtë fat i madh për këtë vend që gjenerata të tëra u rritën e u formuan me veprat e profesorit; me to u përgatitën breza të tërë historianësh, mësues e studiues të historisë; me to brezat e rinj në shkolla mësuan historinë e vendit, u ushqyen e u edukuan me patriotizëm, me dashurinë për vendin e për historinë; kurse opinioni i gjërë brenda dhe jashtë është njohur herë pas here, përmes botimeve e referimeve shencore, në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, me analiza të shkëlqyera mbi zhvillimet në të kaluarën e në ditët tona.
Të gjitha këto e bënë profesorin një figurë të njohur, të dashur e të respektuar; kurse veprat e tij të kërkuara e të lexuara, si rrallë herë, nga një rreth i gjerë lexuesish, nga të gjitha shtresat e profesionet. Kjo është dhe arsyeja që vdekja e tij u përcoll me dhimbje të thellë e me nderim të veçantë nga bota akademike e intelektuale, nga i gjithë vendi. Ne brezi që kemi patur fatin të punojmë me profesorin, që në fillimet e punës në fushën e historisë, në Universitet e në Akademinë e Shkencave, kemi ndjerë nga afër përkujdesjen, mbështetjen dhe inkurajimin e tij, ndaj dhe mirënjohja për të si pjesë e një marëdhënieje të veçantë, të krijuar në vite, do të jetë dhe pjesë e kujtesës që do të na shoqërojë deri sa të jemi gjallë. Ne jemi krenarë që kemi qenë bashkëkohës, nxënës e kolegë të profesorit, që i përkasim shkollës që themeloi ai në fushën e historiografisë, që jemi formuar e frymëzuar nga mendimi, nga vepra e nga puna e tij kolosale.
Unë do t’i kujtoj përherë me dashuri e me nostalgji takimet e bisedat thuajse të përditshme së bashku me prof. Myzafer Korkutin, në Akademi, në Institut e në kafen afër shtëpisë, por dhe në shtëpi kur gjendja shëndetësore nisi të rëndohej. Korkuti dhe bashkëpunëtorët e tij në Akademi kanë një meritë të madhe që bënë çmos që veprat kryesore të profesorit të botohen sa ishte gjallë, që ai të ndjente kënaqësinë që ndjen autori kur vepra shkon në destinacion, tek lexuesi, që në këtë rast i priste me padurim. Takimet, bisedat e diskutimet mbi çështjet e historisë kanë qenë për ne një shkollë më vete, një shkollë e vërtetë. Ai ishte një bashkëbisedues i këndshëm, që të terhiqte vëmëndjen e të mahniste me kulturën, por dhe me mënyrën e komunikimit e të shpjegimit të gjërave. E gjithë jeta e profesorit, e pasqyruar dhe në kujtimet e botuara para pak kohe nga Akademia e Shkencave, përbëjnë një objekt të veçantë studimi e përfitimi, sidomos për gjeneratat e reja të historianëve. Ai ishte i lidhur ngushtë me jetën, me njerëzit, me preokupimet e me hallet e tyre. Shkrimet dhe analizat mbi dukuritë e jetës shoqërore e politike priteshin me shumë interes nga njerëzit, që dëshironin e uronin ta kishin edhe shumë e shumë vite të tjera, pasi ato u ngjallnin shpresën e lëkundur për shkak të politikave që u ndoqën në këto vite të tranzicionit, për të ardhmen e vendit, të cilën profesori gjithsesi e shikonte me optimizëm.
Unë kam patur lidhje e komunikim të vazhdueshëm me profesorin. Edhe pasi u largova nga vendi, ato nuk u shkëputën e nuk u ndërprenë. I telefonoja vazhdimisht nga përtej oqeanit; pyetja e parë e profesorit gjithnjë ishte: “Kur do të vish”. Sa më shumë kalonin ditët e vitet, aq më shumë e ndjente nevojën për t’u parë e për t’u çmallë, me shokë e me miq, të vjetër e të rinj. Shtëpia e profesorit nuk pushonte nga vizitat e tyre, një traditë e krijuar që kur ishte gjallë gruaja e tij, Neta e dashur, një grua e rrallë që u nda nga jeta gati njëzet vite më parë. Vinin këtu për ta takuar e për të biseduar me profesorin njerëz të njohur e të panjohur, nga Tirana e nga rrethet, nga Shqipëria, nga Kosova e nga diaspora.
Atë mëngjez, sapo mora lajmin, ashtu i tronditur siç isha, gjëja e parë që bëra ishte telefonata në familjen e profesorit, për t’i shprehur ngushëlliimet e rastit. Por, ajo është pak, fare pak nga sa dëshëroja. Do të doja të ndodhesha aty, pranë tij, për të hedhur një grusht dhe mbi varrin e profesorit dhe mikut tim, këtij historiani të madh të kombit, këtij shenjtori të historisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit e për të ndarë dhimbjen me kolegët e miqtë e tij të shumtë. Por, në kushtet që ndodhesha shumë larg vendit, ajo mbeti vetëm një dëshirë e një brengë. Unë jam i bindur se me kalimin e viteve, ne të gjthë do ta ndjejmë akoma më shumë nevojën për Kristo Frashërin. Por do të jenë veprat e tij që do të na vijnë në ndihmë, për të qetësuar disi shpirtërat tanë, për të plotësuar disi mungesën. Ato do të na mbajnë në kontakt të vazhdueshëm me profesorin; përmes tyre do të kujtojmë vitet e shkuara, të mbushura me punë, me disku-time e me debate, për çështjet e historisë por dhe për zhvillimet e sotme. Preokupimi i vetëm e i përhershëm i profesorit ishte që t’u lihej brezave një histori e vërtetë dhe jo e sajuar, një histori objektive, e papolitizuar dhe e padeformuar, por këtë e bëjnë njerëzit idealistë e të ndershëm, siç ishte ai. Profesori punoi gjithë jetën, e megjithatë pasuria e vetme që la janë veprat e botuara, tashmë pronë e masës së gjerë të lexuesve, e vetmja pasuri që lënë zakonisht njerëzit e mëdhenj. Ai kishte shokë e miq të shumtë, por nuk kishte armiq. Ai kishte kundërshtarë në debate për pikëpamjet mbi historinë, një gjë e natyrshme dhe e dobishme për shkencën, pa të cilën ajo nuk bën dot përpara. Por, këto ditë të dhimbshme, edhe ata kanë ulur “armët” në respekt e në nderim të profesorit, të veprës së tij, e cila të paktën një gjë u ka mësuar, që dialogu e debati nuk bëhen me sulme e me sharje, por me argumente shkencore, logjike. Vetëm kështu arrijmë të kuptojmë, të njohim e të çmojmë njëri-tjetrin, por dhe të bashkojmë forcat për ta çuar përpara shkencën historike.
Mesazhi që percjellë vepra shkencore e profesorit është i thjeshtë por njëherësh dhe i madhërishëm: ”Duajeni këtë vend të bekuar, theksonte vazhimisht profesori; mos rreshtni së punuari e së luftuari për ta forcuar e begatuar atë, se është vendi ynë, është vendi i të parëve tanë; duajeni dhe çmojeni historinë se është historia e jonë, e të parëve tanë. Ajo na ka mbajtur gjallë edhe në momentet më të rënda me të cilat na ka përballur jeta”. Këto porosi, e tërë vepra shkencore e profesorit do të frymëzojë brezat e rinj për punë, për krijimtari, për përkushtim e angazhim në frontin e dijes, në veprimtarinë prodhuese e krijuese, intelektuale e shoqërore, që ky vend të forcohet e të begatohet siç e meriton populli i tij i mrekullueshëm, nga gjiri i të cilit kanë dalë njerëz të mëdhenj. Njeri prej të cilëve, padyshim ndër më të mëdhenjtë është dhe historiani, profesori dhe akademiku Kristo Frashëri.

Fjala qe vjen e lehte si pellumbi, trondit boten-thote Nice. Edhe ky burre i urte ishte sinonim i kesaj fjale dhe i ketij mendimi.
KRISTO FRASHERI NUK ESHTE “SHENJTORI” I HISTORISE, POR NJE NGA FALLSIFIKUESIT KRYESORE TE SAJ ME URDHER NGA PARTIA E PUNES, ASHTU SIC JANE TE GJITHE KALEMXHINJTE E ENVERIT QE KRIJUAN TELENOVELAT IMAGJINARE PER LANC-IT KRIMINAL, I CILI MBOLLI “MURTAJEN” BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
Prandaj edhe enveristi Xhelal Gjecovi qe ka mbushur librarite e Shqypnise me telenovela romantike per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes ne bashkepunim me Luan Omarin qe nga njera ane ka mohuar dhe sikterosur babane e tij dhe nga ana tjeter ne bashkepunim me spiuninin e Sigurimit Xhelal Gjecovin publikojne libra duke i kenduar elegji permortore ANTIKRISHTIT Enver Hoxha dhe LANC-it te tij kriminal qe vrau me pabesi pederasti aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit duke e hedhur Shqypnine pas Lufte ne Kthetrat bolshevike te Moskes dhe Beogradit.
prandaj:
Kalemxhiu i Enverit Kristo Frasheri do te mbetet per Boten Demokratike dhe Antikomuniste si nje SERVIL i Partise se Punes dhe FALLSIFIKUES i rendomte i historise sone kombetare.
“SHENJTORI I HISTORISE”?
Po kush eshte atehere “TERMINATORI I HISTORISE” qe e ka bere historine tone kombetare si nje “LETER HIGJENIKE” te shkruar ne WC-te e Beogradit dhe te Moskes nga kalemxhinjte komuniste te Enverit?
ne bote ka dy lloj intelektualesh, nje sy ky lart dhe ata qe vodhen, shiten vendin, dhe nje te nderuarit prof, KRISTO FRASHERI…….
Qendrimi tjeter mbetet, ne krah te interesave antiatdhetare.
nderim per kete akademik, nderim per kete njeri, te zgjuar, te ditur, te urte, te sjellshem, me gjuhen e vendosmerine ne faktet historike dhe veprat qe la pas……….
PO TE VERTETES!
Ai qe fyen je ti more i paudhe. Nga e mesove qe intelektuali vodhi dhe shiti Vatanin, kur hajdutet dhe vrastaret jane Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG feudal te familjes Hoxha, ashtu sic ka mbetur deri me sot?
Per te mbajtur te gjalle keter kete Kauze te Partise se Punes Mafies se Kuqe me pushtet i duhen edhe historiane servile kalemxhinj komuniste si Kristo Frasheri qe e kane shtremberuar te VERTETEN e historise sone kombetare me urdher nga BOSI vrastar dhe lakmitar.
tani cdo kokerr injoranti i thote vetes intelektual…
Ky tipi qe vuan nga diareja e gojes nuk ka lexuar asnje veper te K.Frasherit e megjithate ka guximin e patundur te kepuse pallavra ne mes te dites…
CFARE MERRENI ME MASHTRUESA TE HISTORISE.
Ju qe flitni me perbuzje, urrejtje dhe villni ndyresi qe i keni ke koke, nuk keni lexuar asnje veper te Profesor Kristo Frasherit. Ju keni mesuar ne vc nje fjalor qe u shkon per shtat se ate pakulture keni.Kristo Frasheri eshte figure e madhe e kombit shqiptar. Por fatekeqsisht disa sharlatane qe nuk e duan atdheun me shpirt por me stomak, kane mohuar e mohojne ata qe cmojne dhe sakrifikojne jeten per kombin.Te tille jeni edhe ju qe nga fjalori dukeni se sa kulture historike keni. Gjtihe figurat e medha kane kaluar tri shkalle, ate te ngritjes lart, te zbritjes poshte dhe te rivlersimit dhe venies ne panteonin e lavdishem. Kete rruge do te kaloje padyshim edhe Profesor Kristo Frasheri,akademik. Sa kohe qe kalon gjithnje e me shume do te ndricoj mendimin shkencor i tij.
Per Figura te tilla,mire eshte qe ti ndalni komentet.Tu hiqet mundesia ketyre njerezve pa bythe,qe te nxjerrin jashteqitjen nga goja.tu hiqni te drejten te na peshtitin gazeten tuaj,se K.Frashrit keta bytheca nuk kane cti bejne.
Intelektiual dhe arben!
Jeni aq te peshtire sa edhe ajo qe ju ka nxjerre nga ajo vrime nuk do tju njohe!
Jeni aq pak sa qe here pas here mendoj se ju mbulojme me M…ut brenda disa sekondash, qe era e qelbur mos ju hiqet dhe tju perndjeke gjate gjithe jetes!
KRISTO FRASHERI ESHTE KORAB!
Po, i nderuar gegetoska. Profesor Frasheri eshte Korabi yne. Si titan na e mbrojti edhe Kishen tone ortodokse per 26 vjet me radhe.
Lum si ne per “intelektualet” qe kemi. Me siguri per kete “studiues” dhe “analist” kaq te thekur, figura emblematike e historise Shqiptare , eshte Uran Fashisto-ballist-Butka
Edhe per Kristo Frasherin flasin keshtu disa komentues?! E po, dreqi e mori, kjo bote shqiptare paska me shume gjarperinj e hardhucka se sa njerez! Do zvarriten e do flasin sa te mundin, por ne fund do te fillojne te hane veten e tyre si ai gjarperi e fillonte duke gllaberuar bishtin e tij. Natyra i ka bere te gjitha.