SHËNM: Kujt i intereson kjo klimë dhune në Parlament?!

anazapta

Edhe pse ajo çfarë po ndodh në jetën politike të Tiranës dhe posaçërisht të enjteve në parlament, është krejt e dukshme, qartësisht e dallueshme, tifozeria politike bën që ta viktimizojë njërin krah e ta demonizojë tjetrin, respektivisht sipas preferencave, pa u futur kurrë në një analizë, që jo doemos duhet të jetë e thellë dhe e komplikuar. Opozita akuzon mazhorancën se po ushtron dhunë ndaj saj, ndërsa mazhoranca akuzon opozitën se dhunën po provokon ajo me gjuhën e dhunshme që po përdor. Si i bëhet që të dilet nga ky qerthull akuzash?! Si i bëhet që t`i japësh të drejtës vendin e vet, ngado ta ketë realisht ajo, në këtë apo atë krah?! Asnjëanësia nuk duhet të jetë që dhunën e gjuhën e saj t`ua ndash propocionalisht dy palëve për hir të një ekuilibri, por që të gjesh metodën e duhur, të padiktuar nga asnjë lloj emocionaliteti për t`i dhënë dum se kush është e kush nuk është gabim. Ekulibër ka vetëm në një pikë: që nga dy kahjet, has deputetë kokëkrisur që nuk e kanë për gjë të përlahen me fjalë, duar e shqelma. Por çështja është tek fryma, tek ai skicimi që është bërë ftohësisht, pa hyrë në sallën e kuvendin, tek ajo llogaria e detajuar, se çdo të fitohet në shumatoren finale të ndodhive të atyshme. Një pyetje e shtruar e sqaron gjithë këtë ngërç: në fund, kujt i intereson kjo klimë dhune në parlament?! Mazhorancës më pak se akujt tjetër. Kush është në pushtet, kur nuk preferon trazira. Përkundrazi, bën çmos të krijojë një klimë paqeje që i garanton komoditet në qeverisje, përkrahje të vetëvetishme në popull dhe jetëgjatësi, sigurisht. Një situatë e tillë, natyrshëm që nxjerr të fituar opozitën, pasi dhe sikur punët e qeverisë të shkonin mbroth, një klimë dhune do përçojë atë lloj stresi e parrehati psikologjike në popull, sa penalizimi shkon ndaj atij që ka pushtetin. Dhe tani, jeni të lirë të nxirrnin përfundimet. Nëse jo për këtë, për ç`tjetër gjë një pjesë e quajnë Berishën politikan të zotë?! /E.H.

Share This Article
13 Comments
  • Ku e kane bere kete foto…tek KOPESHTI ZOOLLOGJIK ndoshta…shihet ‘DERRI I EGER’ qe hyn ne MERCEDES.

    • Shikojeni kurrizin e kriminelit, duke e zmadhuar foton,
      sesi dallohet nen xhakete JELEKU ANTIPLUMB,
      qe mesa shihet ende nuk po e heq.
      Si duket, nuk ka per ta lene kurre pa veshur
      derisa te ndahet nga kjo jete.

  • DIHET KETIJ VARIT TE MBULOJ ZULLUMET ETJA DHE VJEDHJET MARAMENDSE QE KA BER DHE VRASJET KJO GJE DIHET QE SALI QENI DO TIFSHIHET ME MAKINACJONE

  • .., kujt i intereson kjo klimë dhune në parlament?! Mazhorancës më pak se akujt tjetër. /E.H.

    Hahahaha…viktima eshte i minorances dhe jo mazhornaces,apo jo?
    Lere Berishen se e dijm se kush eshte,por kap problemin konkret dhe jo perralleza.Un them Ujku,ti kerkon gjurmet.Srazimiri shkon nga salla ne koridoret e kuvendit per nje cigare a nje kafe,disa tipa i shkojn nga pas dhe e godasin.Kush eshte fajtori???Bota meson filozofi per te arritur tek konkretja,tek e thjeshta dhe e verteta,ju filozofoni per te verteten qe eshte e qarte edhe per nje femi.Fakti eshte,ata qe goditen Strazimirin jan kriminelat,qe tani ja vertetoi akuzen.Meruni me Arben Ndokat qe kan qelbur Shqiperine kudo dhe mos i ngatrroni gjerat me hijet e se kaluares.Mos mbroni gangsterat,se do ti kemi ne qafe brez pas brezi.

  • Pyetje me vënd ermir djali !? Kujt i intereson më shumë dhuna? Ja u them unë,-pa asnjë diskutim saliut sepse dhuna është “kultura nr.1 e shpellarit” d.m.th e këtij gomarit qe sapo i përmenda emrin? Çfarë sysh të mprehtë paska komentuesi “edi”? Ka vënë re derrin e egër që hyp në “mercedez”. Unë nuk e vura re hiç ?

  • Po nje njeri qe del nudo plazheve,a do te kerkoj njerez te ndershem per te qeverisur,cdo dite po vertetohet, mblidhuni te gjithe imoralet, felliqesirat,kriminelet, hajdutet dhe komunistet enverist te rrezojme Saliun.dhe ja dolet. Ju lumte.

  • Mire Saliu qe eshte GOMAR me zile,por me gamar jan ata qe e mbeshtesin ate.Po si ka mundesi qe keta hajvan nuk duan ta dine se SALIMILLOSHEVIÇI ne keto 23 vite ka bere kerdine duke vjedhur e vrare ne kete vend sa edhe Gjermani ne L2 boterore nuk e beri???Por ky dhe keta legen nje turi kane si derrat ne pyll.Ptyyyyy qelbesirat e mutit..

  • Mete,,, thoi Rames tat, tani qe ka gjithe shtetin, dmth te gjitha te dhenat dokumentare per krimet dhe vjedhjet e Sales, ti provoj dhe ta coj ne burg per gjithe jeten.
    Ndryshe mos te beje llap llap koti.
    Apo dhe per mos berjen e asnje te vetme akuze me dokumenta shkresore ndaj Berishes si ndaj Imamit, prap fajin e ka Sala?

  • Popull qe e ka mendjen tek e rrahura, dhuna……..shih si eksitohen injorantet nga akte te tilla….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *