Sot bëhen 17 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit maqedonas.
Kjo ujdi është e ndërtuar mbi pesë parime themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.
Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.
Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit
- Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
- Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
- Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
- Ndërtim i shtetit demokratik
- Zhvillimi i pushtetit vendor
Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit
- Ndërprerja e armiqësive
- Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
- Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
- Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë
- Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
- Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).
o.j/dita
