Shënohet rasti i parë me koronavirus nga të riatdhesuarit

Leda Hysa

Shënohet rasti i parë me koronavirus nga të riatdhesuarit. Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar të ardhur nga Greqia i cili pesë ditë më parë ka hyrë nga pika kufitare në Kakavijë.

Ai u karantinua në një prej hoteleve të kthyer në karantinë të Përmetit, pasi u vendos kushti që të qëndrojnë në vetë-karantinë për 14 ditë për të mos shkuar tek familjarët për shkak të rrezikut.

Nuk dihet ende se me sa persona mund të ketë pasur kontakt emigranti, kur ka bërë rrugën nga Greqia në pikën kufitare të Kakavijës dhe drejt Hotelit në Përmet.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *