Vetëm 43 vjeç, shënohet viktima e katërt nga Covid-19 në Shqipëri

J L

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

j.l./ dita

Share This Article
19 Comments
    • Boll me derdellitje patriotike ti, pa shiko t’i besh derman vetvetes.

      Mbyllja ne shtepi dhe strukja poshte krevatit eshte “zgjidhje” provizore sa per te shplare gojen, sepse aty ne thellesite e bunkartit askush nuk e ka parashikuar dhe as programuar te beje non-stop furnizimin tend dhe te miljiona qytetareve ne te kater anet e vendit me mjetet me te nevojshme ushqimore e sanitare.

      Zgjidhje afatgjate eshte disiplina e hekurt dhe ndermarrja vetjake e masave parandaluese, ku higjena personale dhe ruajtja e distances qofte dhe nga pjestaret e familjes duhet te jene te detyrueshme per gjthkend.

      Deri sa te shpiket vaksina dhe trupi i njeriut ta fitoje vete imunitetin shtimi i numrit te viktimave do jete i pashmangshem. Nuk eshte as hera e pare, dhe as e fundit ne historine boterore.

      Me te kujdeshmit dhe me te fortet do e perballojne, ata me te pakujdesshmit dhe me te dobtit do hasin veshtiresi.

      Hajt rrofte partia ishallah !

      • Hajt more se nuk foli njeri me derdellitje patriotike. Kur t’i bjere me koke atyre te shtepise tate, hajde na fol per me te fortit dhe me te dobtit.

        • Ruaj sumatricen marije se do e hash karonen me gjithe mrroklla dhe pastaj mos me besh me faj pse s’te paralajmerove.

  • Me ka bere pershtypje ky rasti sot! As i semure, as i moshuar.
    43 vjec!
    Nuk kam lexuar ne asnje vend te botes, rast te tille.
    Jemi te sigurte qe aty ne Infektiv po kujdesen si duhet per te semuret????

      • Nuk e kuptoj këtë maninë e njerëzve për të quajtur mashtrues ata persona që hedhin hipoteza të ndryshme.

        Çdo studim shkencor apo çdo shpikje fillon me ngritjen e një hipoteze e cila mund ose nuk mund të vërtetohet në fund.

        Edhe emrat më të mëdhenj të shkencës kanë dështuar qindra herë në hipotezat e tyre derisa më në fund kanë arritur të vërtetojnë një teori.

        Prandaj edhe gazetarët, opinionistët, mjekët, studiuesit apo njerëzit e thjeshtë janë duke u përpjekur të gjejnë origjinën e virusit dhe shkaqet e mundshme.

        Nëse shajmë dhe baltosim njerëzit që marrin mundimin dhe kurajon për të dyshuar dhe hulumtuar, kush do ta kërkojë të vërtetën?

        Askush nuk na detyron të besojmë një teori të caktuar. Por sa më shumë teori të dëgjojmë nga burime të ndryshme, aq më shumë pasurojmë njohuritë tona dhe kemi mundësi të krijojmë opinionin tonë personal.

        • E verteta eshte se kapitalizmi deshtoj. Rrofte Kina. Rrofte komunizmi. Ku eshte Europa e bashkuar Kur Italia Po shfaroset? Ku eshte mbreti dollari American? Rrofte solidariteti. Proletare te gjithe botes bashkohuni. E Di kjo eshte teori e vjeter. Por ja qe. Vete kapitalizmi sot. Po i qurravitet per ndihme.

        • Mos po ngaterron gje ti hipotezen me akuzen pa fakte? Shikoje iher qe te mos lodhesh te shkruash nje carcaf.

  • Po ç’eshte kjo? Tani Shqiperia nxorri edhe nje patologji te re, obezitetin. Na gajaset fare, per here te ore qe po e degjojme ne keto muaj. Mos flisni broçkulla aman. Edhe ne Itali kane nderruar jete njerez te shendetshem. Keshtu ndodh fatkeqesisht

  • Bota nuk do jete e njejta pasi te dalim nga ky izolim, do jete me e pergjegjshme. Cfare ka ndodhur? Drejtuesit e larte te te gjitha shtetetve po ndjejne detyrimin dhe pergjegjesine ndaj popullit te tyre. Eshte pak e çuditshme që një rrezik global si një virus virulent të kete më shumë fuqi se sovranitet që njerezit i kerkonin nëpër protesta dhe forma të tjera të kontrollit mbi pushtetin. Kjo qe po ndodh si ndjenje pergjegjesie dhe kujdesi ndaj të drejtës se pare qe eshte e drejta e jetes; duket si nje kombinim per te kerkuar njeheresh e gjithe shoqeria globale dhe popullate e pothuaj gjithe botes llogari. Pushteti dhe ekonomia, shkenca dhe kujdes shendetesor a jane per njerezimin dhe në sherbim të tij? A jetojme ne nje shoqeri qe drejtohet nga humanizmi apo thjesht nga fitimi dhe nuk pyet per fatet e tjera njerezore të shtresave të uleta? Te barabarte në vdekje por ama në kushtet e njekohesisë, kjo nuk kishte ndodhur. Madje as ne luftrat botrore sepse gjate tyre, drejtuesit mbroheshin nuk ishin në vijen e parë te frontit. Kjo sjellje qe quhet:” Te gjithe te mbrohemi duke mos u takuar me njeri tjetrin”, pra ky qendrim global antisocial duket dhe eshte paradoksal ,por mund te lexohet edhe si nje: “Stop i marrezise njerezore” qe kishte mberthyer boten dhe njeriun i etur ose i detyruar per te jetuar nen ngasjen e pasjes dhe jo të qënies çka ishte parashikuar nga Erich Fromm. Natyra na goditi me një virus fal dajllëzisë së njeriut, duke patur me shume kujdes ndaj vetes. Po pastrohet nuk i priten druret per ca kohe, nuk i ndoten ujerat apo qielli dhe ajri…Duket si nje dialog mes njerezve qe flasin dhe mendojne dhe natyres qe nuk flet nuk mendon por ndjene…Balzaku thoshte mos dil kunder natyres se ajo hakmerret…Mendoj se pavaresisht se si dhe pse erdhi, edhe ne keto kushte ka dicka qe duhet pare dhe gjykuar ne aspektin e mesimeve qe dalin. Ne kete jete asgje nuk ndodh per tu harruar. Kjo ndalje e vrullit te pakontrolluar në gjykimin tim mund të shprehet me keto fjale: Bota kishte nevoje te reflektonte sepse zgjohej pasi kishte rene ne gjume pas mesit te nates, dhe shkonte te flinte pasi ishte drobitur ne lojen e fitimit hedonizmit dhe mizerjes per shumicen e njerezve. Po kthehemi te ajo filozofi e disa autoreve qe perpara ligjit vinin moralin..Nuk e paramendoja por dje po lexoja Hobsin serish, se di nuk mendoj se ishte rastesi…Njeriu per njeriun ujk dhe te gjithe kunder te gjitheve…keshtu si metonte ai ka ndodhur gati per dy shekuj po thuaj…Covid 19…autoriteti i sotem ne shoqerine globale…ti zvoglove cdo autoritet…Sa sureale duket aq e pakundershtueshme eshte…!

  • S’dua ta besoj!
    Dhimbje e madhe për familjen e të afërmit.
    Ngushëllime gruas e familjes.
    Ta kujtojme Fatosin e mire.
    I paharruar kujtimi

  • Nëse ka akoma njerëz që nuk kanë frikë nga virusi, le të shikojnë filmin “Contagion”
    Çdo detaj identik me atë që po ndodh sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *