Po tani, a rrezikojmë? Dy viktima nga koronavirusi në Itali, 20 të infektuar

Ornela

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua që banon në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 20, 16 në Lombardi, 1 në Veneto dhe 3 në Lazio.

Që prej ditës së djeshme një 38 vjeçar, gruaja e tij shtatzënë dhe një person tjetër ndodhen në gjendje të rëndë.

Transportuesi apo bartësi fillestar i virusit, ende nuk është identifikuar por dyshohet se ai është një mik i 38 vjeçarit i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.

Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar gjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaftë biznese kanë ndërprerë punën.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur infektimin. Po ashtu rreth 250 persona, mes të cilëve 70 mjek po mbahen nën vëzhgim dhe i janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se kanë kontaktuar tangent me koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Njerez, blini ushqime rezerve, alkol dhe difenktante, sepse asnjehere nuk i dihet! Situata mund te dale jashte kontrollit! Dhe pastaj eshte teper vone per masa mbijetese!

  • Po u hap ne Itali rreziku i hapjes ne Shqiperi eshte 100%.
    Ketu futen dhe derri dhe dosa dhe dozat e kancerit me traget, jo me virusi.
    Ndajeni mendjen, pergatituni per beteje me koronen.
    Njerezit mund te testohen negativ, por mund te jene bartes te virusit. Jo te gjithe i shfaqin siptomat. Jo te gjithe semuren. Varet nga sistemi imun cdo gje.

  • Lerini idiotesite e mediave te rockefellerve. Komamdojne te gjithe boten ata. Nuk ekziston koronavirusi. Edhe asnje vitus tjeter nuk ekziston. Jane vetem nje genjeshter e masonot Luis Pasteur viruset. Nuk eshte üare as me asnje mikroskop ndonje virus. Kete e ka pohuar vet ai ne shkrimet e veta qe u publikuan nje shekull me vone ne Paris.

  • Lerini idiotesite e mediave te rockefellerve. Komamdojne te gjithe boten ata. Nuk ekziston koronavirusi. Edhe asnje vitus tjeter nuk ekziston. Jane vetem nje genjeshter e masonit Louis Pasteur viruset. Nuk eshte pare as me asnje mikroskop ndonje virus. Kete e ka pohuar vet ai ne shkrimet e veta qe u publikuan nje shekull me vone ne Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *