Ethet hemoragjike ose “Etheve të Minjve” është një nga sëmundjet që ka prekur së fundmi edhe vendin tonë. Fatkeqësisht, ajo ka shkaktuar dhe viktimën e parë: një 32 vjeçar nga Erseka.
Drejtoresha e Infektivtit në QSUT, Najada Como, tregon për Report TV se deri tani janë paraqitur 2 raste me këtë sëmundje.
Como shpjegon se kjo sëmundje shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe mund të transmetohet edhe përmes ushqimit. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe dhe dhimbje muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.
Gjithashtu, ajo bën të qartë se infeksion nga virusi Hantavirus, që është ethja hemoragjike, ka specifika për kohën që jemi dhe rezulton në një numër të pakët rastesh, por që është sëmundje me vdekshmëri shumë shumë të lartë.
Como shton: “Mosha rreth 18 -40 vjeçare është ajo që sëmundja prek më shpesh, kryesisht më shumë tek meshkujt”.
Mjekja bën thirrje që qytetarët sapo të shohin simptomat e para të drejtohen tek spitali rajonal i zonës ku banojnë dhe më pas rasti referohet zyrtarisht në QSUT.
Najada Como paralajmëron: “E vetmja masë që mund të marrës është që ushqimi që ti konsumon të jetë i kontrolluar, të jetë jo i kontaminuar, të mos jetë i lënë nëpër fusha dhe të kalojnë brejtës të ndryshëm. Në këtë rast je krejt i mbrojtur për të mos u rrezikuar nga Hantavirusi”.
Nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta, vdekshmëria është mbi 60%.
e.ll./dita

Najada drejtoresh?????quo vadissss